Moshatarët e tij enden spitaleve, Berisha po tollovit shqiptarët për t’u rikthyer sundues autoritar

25 Mars 2022, 17:10Blog Rexhep Qosja

Moshatarët e tij enden spitaleve, Berisha po tollovit shqiptarët

Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për të: për energjitë e tij, për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, të tejpërtej dëgjuara.

E di se me atë panegjirik nuk do ta shpëtoj prej veprimit kundër vetvetes, por unë do të përpiqem ta bëj të amshueshëm në historinë shqiptare përplot të Papritura e Fatkeqësi.

***
E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili, në emrin e SHBA-së, e shpalli person të padëshiruar në SHBA dhe po sillet e po vepron si të mos ishte i shpallur i tillë! Dhe, në këtë betejë angazhoi edhe avokat francez, edhe gkykatës francez! Edhe shtet tjetër!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim! Dhe, me këtë betejë politike kundër ambasadores amerikane, ai në të vërtetë po bën betejë politike kundër SHBA-së duke mos menduar aspak se SHBA me UÇK-në dhe me NATO-n jo vetëm ndalën gjenocidin që bënte Serbia e Millosheviqit duke dëbuar afro 1 milion shqiptarë prej Kosovës, por edhe e çliroi Kosovën prej okupimit shekullor serb duke e bërë çka është sot: shtet i lirë e i pavarur.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë që ia mohoi veprimtarinë pasi u shpall person i padëshiruar në SHBA! Dhe, e “filloi” këtë betejë politike me puç partiak!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër krijesës së tij politike, birit të tij politik, kryetarit të PDSH-së, Lulëzim Basha, të cilin më në fund e detyroi të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDSH-së.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike për t’u dëgjuar zëri dhe mendimi i tij si dikur! Dhe, po i dëgjohen!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër bashkëpartiakëve të padëgjueshëmdhe krijoi parti të re të quajtur, çfarë çudie, kur Shtëpia e Lirisë, e kur Foltorja!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike, po bën çmos, s’po lë gur e dru pa lëvizur, për ta fituar atë betejë politike kundër kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Edi Rama, duke çuar në këmbë kundër tij të rinj e të moshuar, gra e burra, me pretekst ngritjen e çmimeve të shportës e të naftës megjithëse ai, Edi Rama, nuk ishte ngritësi i tyre!

E filloi dhe po i vazhdon të gjitha këto beteja politike për Shqipërinë Autoritare në të cilën do të jetë çka ishte, shumë vite, dikur – sundues autoritar.

36 Komente

  1. a
    american22al

    Ke sh te drejte por me manjaket e psicopatet qe ndiqen nga e njenjta nivel turme nuk ke cfare te presesh ..!!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Berisha ,eshte forma e mallkimit qe zoti ka derguar per ndeshkimin e kombit shqiptar per spiunlliqet,krimet,persekutimin,pushkatimet,gjakosjen shpirterore,burgjet,denimet e padrejta,servilizmin ndaj diktatures,prostitucionin,drogen, korrupsionin,vjedhjet,grabitjen e pronave,dhe çdo te keqe qe e ka mberthyer.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      E drejte, por nuk mund ti vihet faji vetem Saliut ketu. Ai gjen nje turme injorantesh te cilet nuk jane me te mire se Saliu nga mendesia. Shpresojme qe shumica e shqiptarve ta lene te ngujuar ne kullen e tij te PD'se apo SHL'se.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        TRE KATIGORI JAN QE E MBESHTESIN 1) INTERASACHINJT 2)SERVILAT 3)ATA QE GENJEN ME NJI THES MJELL

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Keta lloj te semuresh mbyllen vetem ne nje spital.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Vetem ne Shqiperi mund te beje vaki nje mynxyre e tille!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar objektiv.

            TI o gjeniu i pakuptuar i shqipeve te turqizuara dhe me highlighte sllave mund t'i kesh mire te gjitha keto qe thua, po e di ku e ke dhjere mender fare? Aty ku i permend moshen ketij Saliut dhe faktin qe moshataret e tij enden spitaleve. A ke harruar qe i bie qe edhe zotrote duhet te ishe duke bredhur spitaleve dhe t'ia kishe lene gam-gamet me kohe te tjereve. Jo per gje, po meqe fute moshen per argument ne nje diskutim qe nuk e pranon. Se i bie qe edhe Bideni duhet te ishte duke bredhur spitaleve para se te bente cdo gje tjeter. O prEfesor, e paske menderosur fare.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Mosha e profesorit nuk e ndalon ate per te bere analiza, as te shkruaj libra, por jo te trazoj kombin sic ben Saliu per bythen e tij dhe familjes se tij.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje qytetar objektiv.

                Aron, e kam fjalen qe nuk duhet t'i dale koha se duhet te endet spitaleve. E kisha fjalen qe mosha nuk eshte argument. Kaq! Se psh mund te themi qe per shkak te moshes edhe Rexhepagiqi mund te kete rrjedhur.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tani

                O debil, prof. Rexhepi nuk po del rrugve me maske antigaz si nongrata duke bere protesta dhe urdheruar njerez per te thyer dyer e xhama dhe qe po tollovit dhe ata pasues te mjere qe ka.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani

                  O debil, prof. Rexhepi nuk po del rrugve me maske antigaz si nongrata duke bere protesta dhe urdheruar njerez per te thyer dyer e xhama dhe qe po tollovit dhe ata pasues te mjere qe ka.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tan Trapi

                    O idiot, po prof.Rexhepi eshte 86 vjec dhe sipas vete prof.Rexhepit duhet qe tashti ai te mos bente gje tjeter vec te vertitej spitaleve duke mbajtur shurren.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Progoni i P

                    KY, vasali shpirtëror e material,flet me mendjen e shpirtligësisë dhe të inateve personale Vitaliteti mendor dhe fizik i Berishës, ndonëse, sipas meje, është edhe mëkatar politik, është për lakmi. Përcmimet e "akademikut provincial" janë autoidentifikim i mjerimit moral e i turbullimit shpirtëror të tij. Me këso banalitetesh, academiku i trajton lexuesit si dele. Të bëjmë një prapabarritje në historinë shtetërore dhe do hasim në mjaft figura brilante në moshat, kohërisht, të shtyra. Rreth spitaleve sorrollaten shumë fatkëqinj edhe në moshën e lulerisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. 3
                      300evro

                      Jevgjite surrat tenxhereje oriental te vehteshpallur Hélène, s'lene rast pa vjellur helmin e tyre aziatik ... Vazhdo turku-ordhodhjaks se s'ju plas dardaneve europiane se c'mendojne turqit e krishter te Albanise

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbër

                        Qënke rëndë fare. Bëje shpejt një vizitë te psikiatri

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pjetër Cara, Mirditë-Durrës

                        Përshëndes qytetari Objktiv! Redakto mesazhin dhe mos shkruaj në këtë mënyrë me shprehje të tilla jashtë etikës së kulturuar, se nuk je duke kuvenduar me kalamajtë e lagjes. Unë dhe profesor e akademik Rexhep Qosja jemi në moshë të thyer rreth të 85-save. Pavarësisht që i plotëfuqishmi na ka mbajtur me hatër dhe jemi të freskët për t'u marrë me krijimtari letrare apo në ndonjë rast me probleme shoqërore, të cilave nuk mund t'u shmangesh pa i parfumosur me erën e keqe të politikës vulëhumbur. Qofsh mirë familjarisht! Pjetër Cara, Mirditë-Durrës.

                        Përgjigjjuni
                      3. L
                        Lugu gjat

                        Pershendetje I madhi QOSE. Por ai I tille ska qene ai eshte shpirti i ligesise

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lako Deshnicari.

                          Se sa 'qytetar objektiv" mund te jesh o miku im, kete mundta dish vetem ti, por po te jesh tamam sikurse thua, te pakten nuk ke perse e ofendon tjetrin pse i kathene atij tjetrit "je plak" dhe e krahasoke kete ttjetrin, alias Berishen me Bajdenin ne Amrike, etj. Medemek, zoti Sali, mund te ishte lehtesisht dhe President i Amerikws po te kish pasaporte amerikane. Dhe ti e ke fjalen per kete lloj Saliu qe Amerika e njeh me pak seç e njohin Shqiptaret. Profesor Qosja, besoj se eka fjalen qe Saliu i mundur keqaz dy here nw zgjedhje tw pwrgjithwshme dhe 2-3 herw nw ato lokale, dhe me vrasjet, djegiet, arbitraritetet brenda Partise, ndihmat ndaj Millosheviçit, shitjen e Detit, korrupsionin e gjalle, lere pastaj "non graten", etj, do bente mire qe ngrohte divani ne shtepi dhe te pinte nje kafe me Lirine, per te qene minimalisht nderuar si njeri e familjar, por nuk mund te jete ai e ardhmja e Shqierise. Nw mot eshte 79 vjeç dhe kur te behen zgjedhjet parlamentare me 2025, eshtw 81 vjeç. Nese e ke babane gjalle, dhe e uroj, nuk e di sa mund t'i besohej me atij qeverisja e familjes. Ndersa Prof Qosja, ne ate fron intelektual qe eshte, nuk i prish pune askujt edhe sikur te jete 100 vjeç. Respekte o mik.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje qytetar objektiv.

                            O Lako, respekte edhe per ju. Po te lexosh me vemendje komentin tim do ta kuptosh qe eshte njelloj si komenti juaj por i koncentruar. Ju keni harxhuar me shume llafe per te thene po ate qe kam thene une. Qe te mos ngaterohesh perseri, Berisha i ka te gjitha te zezat qe thote Rexhepagiqi, DAKORD? Por jo per shkak te moshes se Saliut, aq me shume qe edhe vete Rexhepagiqi eshte ne ate moshe, pra e kam pasur fjalen vetem qe MOSHA nuk eshte argument, randaj kam futur ne loje e Bidenin. Se ju doni ta kuptoni sikur une kam thene qe po te ishte edhe Saliu ne Amerike do te ishte president, kjo vetem tregon qe edhe juve ju ka shuar truri pak mbrapsht. Sjellja e Bidenit ne diskutim prej meje ka dashur vetem te thote qe nga fakti qe je i MOSHUAR, nuk dmth se duhet te jesh vetem per spital. Kaq! Po te shtoj per dijeni (se nuk e di ku jeton) ne Amerike, n cdo kontrate pune garantohet qe nuk mund te kete diskriminim per shkak te moshes. Ne Amerike nuk te nxjerr njeri ne pension me zor, pavaresisht nga mosha. Legjislacioni perashikon moshen kur po te duash vete, pra po te duash vete je i lire te dalesh ne pension. Shendet!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Migjeni

                              Cam o Cam I Evit .me gjethe fiku.apo me hither

                              Përgjigjjuni
                          2. G
                            Gerdeci

                            Z. Rexhep, je nje nga mendimtaret me te medhenj te Kombit! Je nje atdhetar i vertete dhe patriot shembullor. Respekte, respekte, respekte!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              F. Qirici

                              Ce o ketij nuk i kaluaka mosha??? Po mendimtar i madh mbetet ky??? Ce o Alzheimer nuk e ze kete? A nuk trulloset edhe ky na pleqeria?

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Progon P

                                TI dhe REXHOJA i nonës jeni mendimtarët më të mëdhenj të kombit. Patrioti shembullor, or Gadec, ka urtësinë armë; zgjedh fjalët; nuk ia fut si pela kaut argumente ordinerësh e gomarllëqe. Ky bën VASALIN partiak.

                                Përgjigjjuni
                              2. N
                                Na ndrico ti mendjen prof

                                Ne fakt Qoset nuk i ndreqin e as i prishin pune askujt...Qose shko ne spital per vete se Sala di cfare ilace te marre pa shkuar ne spital. Sikur karriera e tij te jete komplet e gabuar, nese ia del te forcoje opoziten, i ka bere nder atij shteti ku gjithcka mban ere kryem... Paturpesisht e pandershmerisht.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Buda

                                  Perbindeshi i Vicidolit, dhenderr i Serbise, Sali Berisha nuk do te lere gure e plumba pa perdorur qe te realizoje detyrat qe i kane ngarkuar padronet e tij.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Progoni

                                    BUDA - lala "Dhëndri i Serbisë" o mik, iu drejtua Petinit shqip - e identifikoi me Hitlerin, ndërsa DASHNORI i SERBIT, me "OPENGA BAKLLANG" na e bëri transparente - se (për ne "shqiparët" e kallpit Ramas, nuk e PASKËSHIM ARMIK PETININ, ani se ai ka një mllef të madh (vullnet) të na shfarrosë (pos Ramës) si pjesëtar të kombit ARBNOR-SHQIPTAR.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      dyshuesi

                                      Buda edhe une dakort jam qe Saliu ka probleme por kam frik se nuk e ofendojme po ti themi " Sali serbi". Pse do thuash ti ? Kam hallin e grurit dhe te misrit. Buka vlla buka.....

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      The One

                                      Tungjatjeta i nderuar, I ke vene pikat mbi “i” me kete shkrim, por duhet te mbash parasysh qe emigrimi I trurit ka preke e boshatise Shqiperine me shume se vendet e rajonit. Kush ka ngelur aty eshte nje shtrese e pregatitur nga universitete si UFO apo si motrat e saja. Cfare pret nga ata?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miri

                                        Shoku Qose, Ndonje mekat a ka Edi Rama qe po mbreteron për 9 vjet në Shqiperi apo akoma “fajin e ka Saliu”?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          dardan

                                          Profesor i madh Qosja, ju e dini mire qe komunistet nuk dorezohen vdesin ne kembe.... Ky eshte SALI NON GRATA....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Një

                                            Herë them gjynah shqiptarët që u ka rënë sala në qafë e herë them vetë e deshën, siç shtruan le të flenë. Ju ka lënë aq mbrapa, me breza të tëra injorantësh me master universitesh që hiqen si profesionistë, o zot na rujt! mbrapa botës jeni

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nje qytetar objektiv.

                                              Sala na la aty ku na gjeti, dmth aty ku na kishte cuar Enveri, mbrapa sa te duash.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. N
                                              Nina

                                              Bravo, profesor Rexhepi! Ne Shqiperi bejme tifozllik dhe pazare me jetet tona.Nuk e kuptojme qe Saliu u ngrit nga gjumi vetem per te mbrojtur veten nga denimi i merituar qe duhet te marre dhe per te cilen Amerika e sinjalizon me "non grata", por duhet te shkaterrojme nje komb te tere( sepse kemi Kosoven qe mbrohet nga Amerika).Berisha duhet ta djegi te tere Shqiperine dhe nuk ngopet.Mjer ne ku kemi perfunduar nga i njejti person per 30 vjet dhe akoma kemi shpresa prej tij.....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Beni USA

                                                Hahaha nuk i rihet pa hungelire dhe ketij kufomes QOSIQ

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                                  Qosja eshte perqares i madh. Misioni i tij eshte mohimi i personaliteteve properendimore.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Teli

                                                    Po mire more llapaqene, mos duhet te ndihet fajtor Berisha qe nuk eshte bere per spitale, por eshte I shendetshem , vital dhe Plot energji? . A duhet konsideruar Faj ky Fakt? Sado qe mund ta keni inat, fakti qe Berisha ne kete moshe me forcen fizike, intelektin, kurajon, energjine dhe LARGPAMESINE e tij ,I ka te rralle shoket dhe jo vetem ne shqiperi. Per kete meriton Respekt.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje