Berisha e fitoi PD-në, brenda selisë ç’blinduan dyert, por jo kokat!

25 Mars 2022, 19:34Blog Andi Bushati

Berisha e fitoi PD-në, brenda selisë ç’blinduan dyert,

Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikthye aty, duke “marrë” paqësisht atë që kishte humbur me dhunë në 8 janar. Për herë të parë ai shtrëngoi duart me dy nga kundërshtarët e tij të mëdhej, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, pasi gjykata e Tiranës i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën për të udhëhequr nga sot e tutje partinë. 

Të gjitha këto, të vendosura në sfondin ë rezultatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe largimit me turp të Lulzim Bashës, flasin për një fitore dërrmuesi të liderit historik brenda partisë së tij. Në diçka më shumë se gjysëm viti, ai u shndërrua nga një “lebroz” i goditur pas shpine dhe i tradhëtuar nga të tijët, në një politikan të ringjallur, për shkak se padrejtësia që iu bë, i la në hije shumë nga mëkatet e së shkuarës.    

Pra, duam apo s’duam, na pëlqen apo jo, Sali Berisha është fitimtari i një krize, të ciliën e planifikoi dhe e loboi Edi Rama, e nënshkroi sekretari Blinken me peshën e rëndë të SHBA-së dhe e bastardoi deri në parodi ambasadorja e këtij vendi në Tiranë.

Por një pjesë e deputetëve dhe hierarkëve të dikurshëm po tregojnë një miopi proverbiale për ta lexuar këtë tablo. Ndonëse të mbetur pa anëtarë, ndonëse të zhveshur edhe nga vula, ata po i kërkojnë Sali Berishës atë që askush nuk imagjinon ta pretendojë nga secili politikan në glob: që ta shndërrojë fitoren e tij në një humbje, duke u tërhequr nga gara.

Ata vazhdojnë me avazin e vjetër të partisë që ka aleate të madhe SHBA-në dhe e cila e nuk mund të mbajë në gjirin e saj një “non grata”, sepse pa Amerikën është e pamundur që të fitohen zgjedhjet.

Në një farë kuptimi ata mund të kenë të drejtë. Nuk është shumë e thjeshtë dhe komode ti bësh karshillëk hiperfuqisë edhe kur ajo ka zgjedhur për aleat pushtetin. Nuk është as e logjikshme që zgjidhjet për të ardhmen ti kërkosh tek nostalgjia për të shkuarën.

Si dikush që ka qenë kundër Sali Berishës deri në 2013 dhe që nuk e shoh me shpresë drejtimin e opzitës prej tij, personalisht e mirëkuptoj këtë lloj refuzimi që i bëhet ish presidentit dhe ish kryeministrit nga një pakicë brenda familjes së tij politike.   

Por thënë këtë, më duket qesharak pretendimi për të zbrapsur me negociatë dikë që fiton me votë. 

Këtu përfaqësuesit e pakicës që deri dje mbanin vulën, po vijojnë me qëndrime që më shumë sesa opozitën shkatërrojnë karierat e tyre personale. Ata nuk po shërohen dot nga virusi i politikanëve burokratë që duan të marrin vendime pa mbështetje të antarësisë. Ata nuk po e kuptojnë se militantët e PD-së u rreshtuan kundër tyre, pasi nuk besuan në fabulën e ngrënjes së barit, pasi e konsideruan të pa drejtë hipokrizinë e një Berishe minues të demokracisë dhe hajdut të fondeve publike, ndërkohë që, banditët në pushtet, apo Rama dhe Veliaj, qenkeshin kampionët e mëdhej të vlerave atlantike.   

Demokratët u rebeluan dhe votuesit e 6 marsit e ekzekutuan këtë lloj mentaliteti prej zari ambasadash. Prandaj, të kërkosh të arrish suksesin duke përdorur të njëjtat mjete me të cilat më parë ke dështuar, nuk bën gjë tjetër veçse rolin e atij që Ajnshtajni ia ka përcaktuar më së miri epitetin.

Ky është kurthi ku kanë rënë ata pak hierarkë dhe deputetë që duan ta mbajnë Berishën larg PD-së. 

Ndonëse bindja e tyre se Berisha i bën dëm PD-së mund të jetë e respektueshme, ndonëse mosbesimi se ai është në gjendje të ringrejë një forcë fituese ka baza, rruga që kanë zgjedhur për ta penguar atë, me pretekstin se nuk e do Amerika, është qesharake. 

Ajo flet për një medësi aparatçiku që prefereon demokracinë e dirigjuar para asaj të votuar. Ajo tregon se ndonëse kanë ç’blinduar zyrat ata nuk e kanë bërë këtë në kokat e tyre. 

Një rrugë më racionale do të qe që ata të bëheshin partizanë të një bashkimi duke përfshirë edhe Berishën, ti propogandonin idetë, qoftë dhe si fraksion brenda PD-së dhe nëse njeriu i anatemuar prej tyre humbtte në zgjedhjet e radhës, ata të bëheshin alternativa reale për drejtimin e opozitës. Vetëm kështu mund të ishin kandidat për liderë realë dhe jo marjoneta që e kuptojnë politikën si katapultim nga ambasada. Ata duhet të ndërgjegjësohen se kjo shfaqe e shëmtuar u gropos në 6 mars. /Lapsi.al/ 

26 Komente

  1. T
    Taulant

    Shkrim i perkryer . U godit Berisha si i korruptuar dhe u shpallen kampion te anti korrupsionit Rama e Veliaj. Kaq bajat ishte politika e 'deep statet' Amerikan.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dervish Çorraj

      1) Babai Andit - Mehdi Bushati - punetor operativ sigurimi. 2) Daja Andit - Pellumb Kapo - punetor operativ sigurimi. 3) Gjyshi Andit - Hysni Kapo - anetar i byrose politike te KQPPSH, sekretar i komitetit qendror ( mbas Enver Hoxhes), ruhej me eskordë garde. 4) Gjyshja Andit ) - Vito Kapo, anetare komitetit qendror PPSH, ministre, shtetase amerikane. E plot, e plot të tjerë, me Gaqo Nesho, Xhelil Gjoni, etj….. të rrangut të lartë. Për sa sipër, Andi Bushati, është zgjyrë me erë amoniaku kanalesh …

                            1. S
                              Skypion

                              Cfare eshte "argumenti i autoritetit"? Pergjigjen po mundohen ta jap me poshte me komentin mbi shkrimin e nja autoriteti te gazetarise, Andi Bushati. Nje njeri normal nuk mund te mos skandalizohet nga baterdia e fyerjeve dhe sharjeve qe pasojne shkrimet e Andi Bushatit qe publikohen edhe ne kete forum. Jo vetem ne aspektin etik, por, dhe mbi te gjitha, per shkak se analisti ne fjale eshte nder te rrallet me integritet te gazetarise shqiptare dhe realisht i pavarur. Eshte socialist me bindje. Eshte antiberishist i panjolle, ne kuptimin qe keshtu ka qene qe para 30 vitesh dhe vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite. Ka qene keshtu edhe atehere, kur heroi i komentuesve te ketij forumi, i nderuari zoti Baze dora vete, ishte njeriu i Sali Berishes sa u perket mediave, besniku i tij me i madh ne boten mediatike. Qendrimi i Andi Bushati, gjate gjithe kohes, qe kur doktori u shpall nongrata, eshte thjesht i drejte dhe i identik me ate te Fatos Lubonjes, edhe ky antiberishist i oreve te para dhe me bindje socialiste; te dy thone nje te vertete, qe e dime te gjithe; te dy thone qe Sali Berishes, pertej mekateve qe vete ata ia kane numeruar sa here ka qene rasti dhe vendi, i eshte bere nje padrejtesi; qe kjo padrejtesi i eshte bere ne funksion te interesit te regjimit te Edi Rames; te shkaterrimit te opozites shqiptare. Tani, kjo eshte nje e vertete qe e dime te gjithe, porqe keta e thone hapur dhe e analizojne ne menyre shterruese me argumente. Ne nje kohe te tille, te thuash te verteten ashtu sic eshte, eshte nje akt i madh qytetar; vetem me te panjollet mund te bejne nje gje te tille. Eshte kjo arsyeja, se pse sulmohet kaq shume dhe denigrohet barbarisht ne komentet zoti Bushati. Te vertetat qe thote ai, jane pasqyre ku regjimi, protagonistet e ketij regjimi, mercenaret dhe turma e stermadhe e anonimeve trushpelare, shohin veteveten e shperfytyruar, dhe percudnuar deri ne ate mase sa edhe reflektimi i saj ne te tmerrohet nga origjinali te cilin pasqyron. Arsyeja tjeter, se pse ka kaq urrejtje dhe mllef te shprehur nga socialistet per Bushatin, eshte se ai ashtu si edhe Lubonja, kane nje rolin e tyre te jashtezakonshem ne rikthimin e Berishes ne jeten aktive politike; sepse, e verteta e tyre, perputhet ne kete rast me te verteten e Berishes; e drejta qe ata mbrojne, eshte ne anen e Berishes. Pse nuk ka kaq urrejtje edhe per analiste e gazetare te tjere, qe thone edhe ata pikerisht kete qe thone Bushati dhe Lubonja?! Pergjigja e kesaj pyetje, eshte tek ajo qe tham ne fillim te komentit: argumenti i autoritetit! Zoterinjte ne fjale jane autoritete te padiskutueshme ne gazetarise shqiptare. Opinionet e tyre kane shume peshe dhe shume ndikim ne opinionin publik; aq peshe kane sa te gjithe koleget e tyre qe mbeshtesin qeverine, dhe qe jane nje hordhi e tere e pamate, nuk mund te sherbejne as si ekuilibriues, pale pastaj qe te mund ta anojne ate. (P.S: pervecse e peshtire, reagimi animalesk i lumit te komentuesve anonime, ka edhe aspektin e vet qesharako-mjeran: te gjithe jane socialiste, domethene bij komunistesh a besnikesh te tyre njesoj eshte; dhe keta shajne Bushatin se eshte nip komunisti...!!! E vereni se deri ne c'pike jane percudnuar ky soj njerezish qe e quajne veten socialiste?!)

                              Përgjigjjuni
                            2. 1
                              1

                              Te thuash loboi Rama dhe Sorosi eshte mungese arsyetimi logjik .Qe te shpallesh non-grata duhet te jete nje proces i gjate i dy administratave dhe kjo do duket ne vazhdim.Qe te mohosh se Berisha nuk e meritonte do te thote te mos jesh racional .Ti si duket me lobimin e Shkullakut te familja je futur ne listpagese Gazetaruc llogaria dhe pagesa behen ne fund .Do rojme dhe do shikojme,duhet vetem pak durim

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Juli

                                Andi! Nuk e kupton qe kohes se gazetarise tuaj duhet t'i vij fundi.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje mik qe te do te miren

                                  Ore Andi!!! Ti e ke me gjith mend apo ben sikur nuk kupton??? Dikur Amerika e shpalli "bure shteti",per tja futur sa me thelle!!! Lere Edin dhe Veliaj te vazhdojne punen per te cilen jane angazhuar ose detiruar te bejne!!! Une e kam me ty,qe po ben sikur nuk kupton!!! Andi,besome se,ne shekullin e 21,nuk ka shume budallenj qe te hane "trahanane" tende!!! Mere ndryshe se nuk shkon!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arber iliri

                                    Nipi i Hysni Kapos,antiamerikan i hapur .Amerika është ajo superfuqi që po ngre këmbëpërpjetë Putinin jo ju brumbuj të vegjël komunistë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      luli

                                      andi je nje anti amerikan ,je anti vler,je nga krahu i keq,je me ruset kundra amerikes....e tjer e tjer..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Taulant

                                        O Bushat o putinist, prit se nuk ke pare gje akoma; nese non gratta do te behet edhe kryetar, partine e tij nuk do e njoh asnje agjensi perendimore. E nderkohe, sponsorat lindor me ne krye Putinin do te jene zhdukur perfundimisht. Ty do te te ruajme si kujtese per fatkeqesite qe vijne nga diktatoret nazi-fashist.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drejtësia

                                          Bastardi Andi Bushati, duhet te beje nje shkrim ku t'iu pergjigjet lexuesve te gazetes TEMA: 1. Kush e planifikoi PD-ne e Berishes te vinte ne pushtet? 2. Kush angazhoi Forcat e Armatosura te Shqiperise per te sulmuar popullsine e jugut te Shqiperise? Madje te thote se sa i ngjan ky angazhim atij te Bashar al-Assad te Sirise. 3. Kush vrau 26 hallexhinj ne Gerdec, dmth 100.000 hallexhinj shqiptare? 4. Kush vrau 4 protestues, dmth 100.000 protestues ne Bulevard. Pastaj, bastard Bushatit do t'i jepet nje Karte identiteti per kete pergjigje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Koke pacavure..

                                            KY koke pacavure, ha ndjen ndonje ndjese qe gjyshi I tije kriminell vdiq si qen.. Mbeturine nga trute.. Servil ndaj kriminelit pasardhes Sali..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Noel

                                              Ky spiuni Kapo legeni ka shume te drejte Ne kohen e gjyshit legen e babes spiun , Sali komunisti spiun ilante bythen andi spiunit ndersa tani andi legeni kerkon me cdo kusht ti lepije b….n Sali gerdalles Keta spiune komuniste duan te mundin imperialistet e te gjithe botes e te Caine rrugen e historise me shpate ne by…e Te fala Putkin spiunit nga USA

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Balo

                                                Nuk është i Korruptuar Berisha o nipi i dajë Pëllumbit!??Po si i pagoi gjithë këto " revolucione " për t'u kthyer atje ku humbi me mbi 1 milion vota.Maloku nuk njeh turp, do të duhen 1 milion shqelma këtë radhë.... Nuk është Sali Berisha Minues i Demokracisë o i biri i Sigurimsit Mehdi?? Shiko ku e katandisi Partinë Demokratike,me Lul e pa Lul,shiko çfarë u bën zgjedhjeve në Parti dhe në Shqipëri. Nuk është Pengues i Drejtësisë Sali Berisha o nipi i gjysh " Besnikut të Partisë"??? Ja përgjigjia,e këtij borxhliut gjyqtar- kamikaz! Që dogji veten për të larë borxhin ndaj Saliut, anipse ti dhe turma e imbecilëve në media thoni " Vendim i Pa Apelueshëm"! Ti je i vonuar mendor Andi,nuk kemi ç'të të bëjmë...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  Opinion

                                                  Me keto qe shkruan ky birbo tregon se jo vetem eshte pasardhes i diktatures dhe perfaqesues i denje i klanit Kapo(jo i komunisteve idealiste te asaj periudhe).Nje I pafytyre i cili e shikon dhe analizon kohen postdiktature si permbysje te pozites dhe priviligjeve te familjes se tij. Per rrjedhoje asgje parimore nuk ka ne shkrimet e tij. Shikoni se cfare pohon ne shkrimin e mesiperm.Deri ne 2013 kam qene kunder PD dhe Saliut si udheheqes I saj. Me pas ka ndryshuar qendrim se e majta ne pushtet, kete dhe ate pederastin e Gaqos nuk I ka begendisur dhe nuk I ka vleresuar sepse sipas tyre meritojne shume me teper.Ketij qendrimi troc dhe paster I thuhet kolaboracionizem me pushtetin pra jo me parime por me poste dhe privilegje.Ky takem politiken e analizon jo sipas besimit dhe origjines qe kane por sipas interesit ekonomik apo te posteve qe pretendojne.Turp dhe vetem turp ne jete te jeteve.....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    ataa

                                                    Lereni te shkretin se shpreson dhe shikon enderra me sy te hapura, duke shpresuar se do ti rikthehet perseri ajo kohe kur ata ishin te lire, dhe shikoheshin te privilegjuar kudo ndersa neve te gjoret le e rritur ne Tirane nuk pame as vendin tone ,

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje