Bashkim, Bashkim, Bashkim
- Pasi u rrahën,
- Pasi u pështynë,
- Pasi u plagosën,
- Pasi shitën njëri-tjetrin
- Pasi tradhtuan me “komshiun”
- Pasi u divorcuan me gjykatë
Kërkojnë të ri-martohen dhe bashkohen me njëri-tjetrin.
Unë nuk e besoj kurrë që një bashkim është i shëndetshëm për çiftin e “divorcuar” Basha-Berisha.
Nëse divorci ishte i vërtet, atëherë krijimi i familjeve të reja do ishte shpëtim.
Por, nëse divorci ishte fiktiv për letra, sa për t’ia treguar ambasadës Amerikane dhe për të justifikuar rikthimin e Berishës atëherë pse jo, vazhdo bashkohuni.
Bashkim mund të ndodh vetëm në dy raste:
1- Nëse lufta Basha-Berisha ishte lojë për të gënjyer amerikanët
2- Nëse ata që u rrahën me njëri- tjetrin janë pjesa më e pamoralshme e shoqërisë.
Unë s’dua ti besoj asnjë nga këto dy variante prandaj po analizoj faktin që:
- Lufta ishte e vërtet
- Demokratët kanë shumë moral
Atëherë nëse demokratët kanë kaq moral dhe u ndan për një parim të rëndësishëm pse duhet bashkohen?
Pluralizmi politik mundëson që secili mund të ngre partinë e vet dhe garojë duke i dhënë oksigjen prurjeve të reja.
Ajo parti u zvogëlua, duke qenë bashkë dhe jo duke qenë veç. Bashkë humbën 2013, 2017, 2021.
Gjithsesi të mos tregohemi aq naiv.
Miliona çifte nuk divorcohen për shkak të pasurisë dhe Partia Demokratike, ka një hipotekë me 32 godina, 100 makina dhe një buxhet 3 milion euro në vit.
Unë kuptoj hallin e Doktorit që emrin e logos e kishte “shtëpia” sepse realisht nuk kishin as zyra dhe mbledhjet i organizonin te kafenetë e rrugicës “Salës”.
Natyrisht pa zyra, pa logo, pa buxhet, pa logjistik nuk garonin dot me kundërshtarët, por pas këtij bashkimi askush nuk afrohet më në një familje e cila quhej: Basha-Berisha dhe tani po bëhet Berisha-Basha.
Këta po bëjnë sikur po ruajnë shtëpinë dhe familjen pasi janë bërë faqja e zezë duke nxjerrë tradhtitë e njëri-tjetrit. Pas kësaj futën në konflikt të dhunshëm edhe antarët e partisë.
Pafytyrësi e madhe! Në mëngjes shkojnë në gjykatë, dhe pasdite në negociatë.
Çfarë do bashkojë Sali Berisha kur e ka shkarkuar kyresinë dhe gjithë drejtuesit përfshirë Lulzim Bashën, në një stadium me 5900 vota?
A i shkarkove? Ku do i ngarkosh tani?
S’ka bashkim me ata që dje divorcuat në gjykatë.
Çështja është që, ju bashkimin po e bëni nga halli pasurisë dhe jo i Shqipërisë!
Bashkim çelësash dhe bravash me pak fjalë….
Kreshnik shejtan budallai....Cthote Berlini o ish zv kryetari kld.....pra ti nuk do opozite por Bjellorusi....
Opozite leshi qe e quajne veten demokrate por qe puthin foton e Saliut si komunistet fotot e Enverit.
Semi u kenaqa ketu me motren tende e di ti …..
Edhe plehrat kure behet Riciklimi, ndahen.. Keta Jane plehra qe nuk ju behet Riciklimi...
Plere qe nga komunista nuk ricikllohen kurr me emrin socialista jeni ju kelyshet e qelbur te enverit bashk me ket qorrin qe flet
Shoqi Kreshniki, Partia mendon te te ktheje ne detyre. Ne vend te Lulit. U porosit edhe xhela e flokeve. Disa kova tek Kastrati me çmim " të bordit"....
NE 3O VJET QE ESHTE berisha NE POLITIKE KURRE NUK PATI HALLIN E SHQIPERISE. E KEQJA ESHTE SE AS ATA QE I SHKOJNE PAS NUK E KANE KETE HALL. PRESIN THJESHT NJE KOCKE PER VETE.
Sali plehu mund ta shpetoje Shqiperine duke e djegur edhe nje here si gjithmone.
Ty te raft kokes na i bomb nga ato te putinit e te djekt e percelloft nga jamet ke koka.Akoma me teza idioteske te fatosit ngelet ju...pyyy rac e qelbet bolshevike.