Atentati ndaj rinovimit të PD-së, me vendim gjykate

28 Mars 2022, 11:10Blog TEMA

Atentati ndaj rinovimit të PD-së, me vendim gjykate

Nga Blendi Kajsiu

Vendimi i Gjykatës së Ti ranës që njeh kongresin e 11 dhjetorit të Sali Berishës dhe mundëson rikthimi i këtij të fundit në krye të PD-së është një atentat që i bëhet rinovimit të Partisë Demokratike. Një PD që nuk është pronë e një individi, ku kryetari kritikohet haptas dhe jep dorëheqjen reale pas dështimit elektoral, ku komandohet kryetar një djalë i ri i formuar, inteligjent dhe i papërfolur për korrupsion, ku ka debat real dhe përplasje idesh e fraksionesh, nuk i intereson as Berishës dhe as Metës e Kryemadhit. Aq më pak i intereson Edi Ramës, që e ka transformuar PS-në bunker personal.

Pikërisht kjo PD post-berishiste po lindte pas dorëheqjes së Bashës. Për herë të parë që nga themelimi i saj në Partinë Demokratike kishte debat të hapur dhe demokraci reale. Për herë të parë në historinë e kësaj partie, Grupi Parlamentar kthehet në një institucion që nuk është zgjatim i kryetarit. Hera e parë që ky i fundit jep dorëheqjen reale përballë dështimit elektoral. Për herë të parë në historinë e kësaj partie antikomuniste vjen në krye një dajë i ri si Enkelejd Alibeaj që përfaqëson shtresën e të persekutuarve, një jurist i shkëlqyer i Shkollës së Magjistraturës, një djalë inteligjent dhe me integritet, nga politikanët e rrallë të pa përfolur për korrupsion.

Për herë të parë në historinë e saj PD-ja po ndahej nga trashëgimia berishiste që e ka dënuar atë të jetë përjetësisht parti e dytë. Largimi i Bashës ishte ndarja me produktin e fundit që kish prodhuar berishizmi brenda saj. Ardhja në krye të PD-së e Enkelejd Alibeaj shënonte një mundësi të artë për transformimin e kësaj partie në alternativë qeverisëse duke krijuar një identiet politik të ndryshëm nga PS-ja. Në vend të Berishës ish komunist, të përfshirë familjarisht në korrupsion dhe non grata, PD-ja tashmë kish një kryetar nga familje fisnike dhe e persekutuar prej komunizmit, jurist tejet profesionist, inteligjent dhe me integritet, i papërfolur për korrupsion.

Kjo ishte e papranueshme për dinozaurët tanë politikë, që e mbajnë dhe riprodhojnë pushtetin me filozofinë “një mut jemi të gjithë”. Një Parti Demokratike e rinvouar, nxirrte jashtë loje jo vetëm Berishën, Metën dhe Kryemadhin, por edhe Ramën. Ndaj procesi i rinovimit duhej shtypur që në filiz. Shpresa duhej çrrënjosur sepse vetëm dëshpërimi dhe mungesa e alternativës mund të mbajnë gjallë sistemin tonë të kalbur politik.

Këtu hyn në lojë vendimi i Gjykatës, që më shumë se juridik ishte politik. Ai jepet pikërisht në momentin kur PD-ja hyn në një proces rinovimi duke u ndarë përfundimisht nga berishizmi. Kur ajo shënon disa standarde demokratike, që nga dorëheqja e kryetarit Basha dhe vendosja e një kryetari të ri që nuk është zar i askujt, dhe deri te debatet e brendshme, që tronditin bunkerët politikë kutërbues që janë Shtëpia e Lirisë dhe PS-ja.

Të kuptohemi, nuk kemi të bëjmë me konspiracion. Bashkëpunimi mes dinozaurëve politik është logjik, i hapur dhe aspak konspirativ. Gjykatësi në fjalë nuk e mori vendimin pro Berishës thjesht sepse është mik i këtij të fundit. Në traditën tipike të drejtësisë sonë të vjetër dhe të pareformuar, produkt i dyshes Berisha-Meta, gjyqtari në fjalë e di mirë se vendimi i tij jo vetëm nuk i prish, por i bën punë pushtetit. Ndaj ai mund të merret në mënyrë skandalozë, jo vetëm në konflikt të pastër interesi, por edhe në mungesë të palëve.

Ndryshe nga analistët tanë të ndritur, gjyqtari në fjalë e kish kuptuar shumë mirë se pushtetit i duhet një PD e berishizuar dhe jo e rinovuar. Me këtë vendim, ai vret dy zogj njëkohësisht. I bën nder edhe mikut të tij Berisha edhe pushteti Rama që mund të rrijë qetësisht në pushtet me një PD ku kryetari plak është non grata për korrupsion familjar.

Klouni Berisha dhe gaztori Meta janë ata që i duhen pushtetit socialist për të vazhduar të vjedhë fondet publike me skema si ajo e inceneratorëve. Opozita e rrugës, çjerrjet dhe denoncimet e tyre ndaj “kriminelit” Rama e rrezikojnë shumë më pak këtë të fundit se komisionet hetimore parlamentare që me qetësi dhe fakte i tregojnë shqiptarëve skemat skandaloze të vjedhjes së pasurisë publike.

Komisioni hetimor i inceneratorëve e tronditi qeverinë Rama sepse e vendosi opozitën në normalitet, duke i treguar opinionit publik jo vetëm babëzinë korruptive, por edhe mungesën e profesionalitetit të një pushteti që mburrej se ishte modern dhe kompetent. Ishte ky komision që ushqeu revoltën dhe protestën qytetare që u shfaq pak kohë më pas në rrugë nga shoqëria civile. Një qeveri që vjedh haptas nuk ka moral t’i kërkojë sakrifica publikut.

Ndaj ishte e nevojshme të zhvendosej menjëherë vëmendja nga skemat e korrupsionit qeveritar dhe nga protesta sociale. Duhej rikthyer cirku politik me opozitën e denoncimit dhe jo të alternativës, të rrugës dhe jo të Parlamentit, të protestave që prodhojnë trullosje, lodhje dhe refuzim tek opinioni publik. Duhej opozita që është në konflikt të hapur me faktorin ndërkombëtar, që refuzon reformën e drejtësisë, sepse ajo mund të eliminojë gjyqtarë, të cilët japin vendime që i bëjnë punë pushtetit, në qeveri dhe opozitë.

Me pak fjalë, duhej rikthyer anormaliteti i thellë politik, nëpërmjet të cilit legjitimohet pushteti aktual. Në këtë pikë interesi i “politikanëve të fortë” Rama, Berisha dhe Meta përputhej. Midis forcës dhe drejtësisë, gjyqtarët tanë rrallë zgjedhin këtë fundit, sidomos kur nuk kanë kaluar vetingun. Ndaj atentati që iu bë rinovimit politik të PD-së nuk është aspak konspirativ. Ai është produkt i një sistemi që mbahet gjallë vetëm duke riprodhuar batakun politik ku ndodhemi.

 

27 Komente

  1. I
    Iliri

    Shume mire qe shkruan ky kajsia por ngaterron kekun me byrekun.Cfare pune ka Rama ne kete historine e pd.Aq me teper qe e quan dhe kriminel ke ka vrare Rama nje pyetje per kajsin.Ky do te tregohet i moderuar por nuk eshte realist.Edhe Alibeaj nuk eshte se ka shkelqyer se dhe ky me gjuhen e Berishes ka folur dhe pervecse per tu dukur me leksikun e tij prej aktori nuk ka thene gje me shume se Berisha

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Gjullurdia e kesaj corbe nuk paska te sosur

      Përgjigjjuni
      1. p
        prof.ass/[email protected]

        Blendi Kajsiu, qe te thuash e shkruash qe Enkelejd Alibeaj eshte "super Star" sipas epiteteve dhe krahasime qe ke perdorur ne shkrimin me siper, eshte llogjike idjote totalisht. Enkelejd Alibeaj eshte me shume cene, por Ti nuk do tja vesh ne dukjhe se keshtu e ke marre "orientimin" per kete shkrim. Te shkruash akoma pas 30 e ca viteve qe eshte nga radhet e ish te perndjekurve Politik te rregjimit Komunist, pa permendur se eshte ne PD si produkt direkt i Sali Berishes, nderkohe qe ka nje shume te aferm familjar (Vellain) ne burg ne nje nga Shtetet e BE per trafik e grupazh droge. Pra; Zoteri Blendi Kajsiu clirohu nga "TIFOZLLIKU" per PD dhe per cdo Parti tjeter qofte, edhe pse ne shkrim rrekesh te godasesh Edi Ramen dhe PS me shume se te keqen me te madhe te Shqiperise post-Komuniste; Berisha Meta dhe bishtat e tyre paramilitare ne grupimet politike qe i kane Private. Per kete piken e Paramilitareve, do te shtjelloj dhe nje lidhje qe i pelqen dhe Alibeajt, sepse njeh dhe ka afrimitet nje dyzine paramilitaresh qe strehoen ne ish_SHQUP, qe punojne per Sali Berishen sigurisht dhe jane super pasuruar nen mbrojtjen e Tij, duke kercenuar, vjedhur, pushtuar e deri vrare njerez keto 30-vite. Rastii vrasjes ne mes te Elbasanit me 22 Prillit 2021nga nje paramilitar qe del i armatosur me kallashnikov nga 2 mikrobuzat e PD, a thua e ben PD e kujtdo qofte, Parti Demokratike apo Parti Paramilitare. PD e Sali Berishes dhe bishtave te Tij nga Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj etjere, etjere eshte e mbajtur ne kembe keto 3 dekada e ca (biles qe ne fillimet e 1991) nga bandite te formatit paramilitare ne cdo qelize, qe kane bere vetem krime dhe vjedhje ne kete Shqiperine tone te vogel e te varfer, nen emrin Sali Berisha dhe Parti Demokratike. Persa kohe nuk kemi vertete nje Opozite demokratike, qe ka ne filozofine e saj dhe ne strukturat e saj Paramilitarizmin (nese do te nis me Email nje Liste mbi 500-emra paramilitaresh filo-Berishiste, 97% nga Fush-Kruja e siper jo "rastesisht"...), ku ne krye ka dy super-kriminele e super-hajdute si Sali Berisha dhe Ilir Meta sebashku me familjet e tyre biologjike dhe Politike, do pranojme te keqen me te vogel PS.!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mallakatera

          Qe rasti erdhi per tu ndare njehere e mire Pd-ja nga berishizmi famekeq, ke shume te drejt ; por te glorifikosh nje familje kolaboracioniste si ajo e Alibeajt, i ben te dridhen eshterat e keshilletareve te Hekalit, qe edhe memorialin e tyre ja u prishi ky pasardhesi i asaje familje “ fisnike”.qe sipas teje qenka me i godituri , per te udhehequr ndoshta shqiperine ne nje te neserme te afert.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te fala llazi USA

            Ore Blendi ti ishe mire, djal inteligjent Alibeja, nje nip krimineli, po ti dashke nje mut te hashe, legen, qenka dhe jurist i shelqyer, kur aji ka mbaruar shkoll per Hoxhe dhe atje ber lenden e juruspundences.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xeni

              Te paska marre me vete Basha ne boten e tij VIRTUALE. Po sI mund te genjeje robi ne kte forme more aman. Basha - intelektual, I papelyer, qe lejon fraksionet. ,,,, - dhe jetuan te lumtur .!!!!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Myslimani.

                E sakte 100%

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Zoti Blendi, I behet mire vendit te kuptoni ju gazetaret se: 1. Klanet e sotme te PD-se, te gjitha, por TE GJITHA, jane pjelle e dekompozimit te PD-se. 2. PD-ja U URDHERUA te krijohej, qe do te thote qe ne embrion ishte nje organizem ARTIFICIAL. 3. Kapacitetet e verteta demokratike te Shqiperise ISHIN dhe JANE jashte PD. 4. PD-per shkak se eshte e tille, eshte identifikuar me organizate paramiltare qe perdori ushtrine kunder popullit ne '97, qe vrau popullin ne Gerdec dhe vrau komplet lirine ne 21 Janar. 5. Prandaj fati i PD-se eshte dekompozimi i saj, nuk ka rendesi kush vjen apo komandohet ne krye te saj.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emiljano

                    Asnje presje plako

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Skypion

                      Gjithe kete periudhe kohore, qe mban vulen e "Foltores" se Berishes, kam lexuar pothuaj cdo shkrim te analisteve dhe gazetareve te njohur. Kjo, jo thjesht per nje kureshtje banale qe nxitet nga nje zhvillim spektakolar politik; por ishte, dhe vazhdon te jete ende, nje mundesi ideale per te njohur me mire ata qe konsiderohen si opinionberes, te cilet jo se nuk i njoh deri diku, por ky zhvillim i paprecedente politik me sherbeu si nje pasqyre magjike, ku munda te shoh portrete e surreter, ashtu sic ato jane ne te vertete, e jo ashtu sic duan qe ne ti shohim. Portretet jane si ujet e paket ( Lubonja, Bushati); kurse surreterit kaq te shumte jane, sa lemerisesh. Per portretet, natyrisht qe nuk do te flas, ato flasin vete me profesionalizmin dhe integritetin e tyre te panjolle, qe i sherbejne ashtu sic duhet interesit publik ne radhe te pare, qe shpetojne nderin e gazetarise dhe intelektualizmit shqiptar, ne radhe te fundit; keta nderojne veten, por na nderojne edhe ne. Per surreterit, kam shume per te thene, megjithate do te them pak. Ajo qe kam vene re tek ta, eshte se ndonjehere, nuk mjafton te kesh zgjuarsine dhe instrumentet e nevojshme te dijes, per te njohur dhe kuptuar njerezit e liq dhe te keqen buron sojesh, ne te gjithe shemtine e saj. Perfundimi ku kam arritur eshte, pothuaj, i tmerrshem: ne mos mundesh qe te jesh i lig edhe ti, mesepaku duhet ta provosh qe te behesh sadopak i tille (ne mendje, natyrisht), qe t'i njohesh dhe kuptosh te liqte. Kete ligesi kaq te madhe e kam vene re tek pothuaj te gjithe analistet e majte, me perjashtimet qe thashe me siper, dhe paperjashtim tek gjithe analistet qe mbeshtesin qeverine socialiste, ku ka edhe te djathte te zvetenuar, dhe shume lumpengazetare. Ligesia ne analizat qe bejne mbi levizjen politike te Berishes shkon ne skajet me te erreta dhe te paimagjinueshmet te mendjes njerezore; ka raste madje, qe i kalon edhe keto skaje. Dhe ti thua me vete: si mundet valle, qe ky apo ai analist, i cili deri dje te eshte dukur krejt normal, pavaresisht anesise qe mund te kete, te nje gjepure kaq te madhe, te kepuse brockulla qe nuk ka kandar qe t'i ngreje?! Te jete i marre valle?! - Jo nuk eshte. E perderisa ky nuk eshte i marre, eshte i lig, shume i lig. I dehur mbase nga ndonje sukses - sukses , ne kuptimin qe ia jep mendja provinciale shqiptare - per shkak te ndonje angazhimi jashte shteti, zoti Kajsiu mendon se duke vene bast fytyren e tij te ndritur nga ky sukses imagjinar, mund te jape edhe ai kontributin ne fushaten totale qe ka shperthyer per te penguar, me cdo menyre e cdo mjet, Sali Berishen. Duke vepruar keshtu, e humbi edhe ate fytyre qe kishte; dhe kete , i pari qe e vuri re, ishte nje nder dashamiret e tij, Andi Bushati, i cili, neveritjen e zhgenjimit per kete "intelektual te ri idealist", e kishte shume te veshtire te mos e shprehte. Duke vene kete bast, zoteria ne fjale, humbi edhe ate fytyre qe kishte, aq sa kishte; dhe tani i ka mbetur vetem surrati , qe nuk ndryshon aspak nga ata surreterit qe i shohim perdite ne media, duke profetizuar, share e mallekuar pa pushim , sikur te ishin pushtura nga nje prezence e tmerrshme dreqesore.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli

                        Skyp, apo SHQUP, cfare je ti, ata portretet e: pakta si Bushati e Lubonja, a mund te shpjegojne dot qe: si ndodhi qe PD u sajua brenda dites? Kush e sajoi? Pse e sajoi? Kush u komandua ate dite qe ta udhehiqte ate sajese? Cfare bilanci ka ajo sajese pervec angazhimit te ushtrise kombetare dhe tropojaneve per te vrare popullsine e Vlores, Gjirokastres e Permetit; per te vrare nje fshat te tere-Gerdecin, per te vrare nje popull te tere me 21 Janar? Nuk e kuptoni dot qe PD po paguan pikerisht haracin qe u sajua si organizem per te perjashtuar kapacitetet demokratike HISTORIKE te popullit shqiptar? Nuk e kuptoni dot qe PD, qe kur u krijua, ishte thjesht nje repart paramilitar? Nuk e kuptoni dot qe me komentet tuaja te paguara, ndyni gazeten jo vetem TEMA, por toksikoni nje popull te tere?

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Një qytetar

                          Rrofsh o Fahri Balliu, dmth, Skypion! Ti or vëlla, pasi i fut një paçe me pak uthull të përzier me nja dy thelpinj hudhra, merr më pas frymë thellë dhe i jep jetë një komenti të tillë që pataks politikisht të madh dhe të vogël. Ti, or vëlla, harron se doktori me njohuritë që i kanë mbetur në lëmin e mjeksisë është kthyer në një pacient që ka nevojë të jashtëzakonshme për kontroll mjeksor. A, nëse ke parasysh aftësitë e tij për poshtërsi, të cilat ai i shet për politikë të madhe tek blerës si puna jote, këtu puna ndryshon, ti ke plotësisht të drejtë t'a thërrasësh "Doktor", pasi ai vërtetë është doktor në poshtërsi, shkencë që ai e ka mësuar nga shoku Ramiz Alia, udhëheqësi i policisë personale sekrete të Enver Hoxhës. Shoku Ramiz, mesa duket, edhe ty Fahri duhet të ketë patur në listë në kontigjentin e tij në redaksinë e të famshëmes fletushkë "Zëri i POPULLIT".

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Taulant

                          Po a nuk ishte ky Alibeaj bashke me lulin dhe slianin qe thurren intrigen babale per tia fut ministrit te brendshem te ps z. Xhafaj?Te gjithe jane horra perfshi edhe ket alibeun

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjirokastriti

                            Bledi Kper shume bashkbisedues te mit ti je nje qorr. Na tregon Alibeun nje pjell te ndyre te bashkpintorev te nazisteve qe po te kish pak dinjitet kish kerkuar falje per krimet e te preve nje falje morale. Si debutet dhe minister nuk mbahet mend per asgje te mir per kete vend. Cop peshqiri per te fshir duart Berisha e Luli o te dhjefsha trut o Kajsi.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luli

                              Po çfare prisnit ju o mjerane? Qe gjyqtari ti thoshte 1900 -es 5004 si jemini ?? O truthare zgjohuni nga enderra se jau ka mpire trurin Merua me gazekaret e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luli

                                Po çfare prisnit ju o mjerane? Qe gjyqtari ti thoshte 1900 -es 5004 si jemini ?? O truthare zgjohuni nga enderra se jau ka mpire trurin Merua me gazekaret e tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Toke e xanun,parti e xanun

                                  Mjafton te shikosh kete foton e thithlopes vokshi qe hante moll per 5 majin me sali komunistin e bllokut,del ne konluzion kush partia e shqupit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Emi

                                    Ky eshte ai ish liberali I Cilit qe na mbushte mendjen qe shteti nuk duhet te nderhyje fare kudo...te jete I padukshem....tani I kam lexuar ca artikuj ku kalon ne ekstremin tjeter...ish I ri atehere ....ska faj...si te jete vakti...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arian

                                      O pjeshkë CA faji te ka komshiu kur ti ke një familje ordinere ?????!!!!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Dhe ky BABALE ështe .

                                        Tokën e XANUN , do t’a RINOVOJË (RIVONOJE) një BABALE , një shkollë ka bërë dhe ky YLL pasardhës në ngjitje , pa leri superlativat , o Bledi , ajo dihet të gjithë MASHTRUESIT e kanë “art” , artikulimin , kështu ju mbushin mëndjen mbështetësve . S’e dëgjon se si shprehet ati shpirtëror i tyre , për 8 janarin një ngjarje jo shumë e largët në kohe , “UNË SHIKOJ PËRPARA “ .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Taras Bulba

                                          Paske qene shume plehere mor Kajsi,per cfare e akuzon Ramen ,ku thua kriminel ,ku thua komisioni parlamentar faktoi vjedhjet ,ai komision ishte i PD e jo i parlamentit ,por edhe ti me kete shkrim sot e fute veten te ai ( kazani i pleherave )

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            The truth

                                            Analist leshi. Intelektuali i shquar Alibeaj ( ku ne Libi e morri intelektin) qe ashtu si ti jeni me nivel (ose beni si lolo) intelektual me te ulet se pjesa me e pardukuar ose shkolluar e shoqerise shqiptare. Pak rendesi ka perceptimi i tyre per Berishen, por shumica derrmuese e shqiptareve e pranon se Berisha ua mori partine me kuvendin e dhjetorit, me referendumin dhe perfundimisht 6 Marsi rrezoj perfundimisht edhe justifikimin tuaj te poshter se keni elektoratin me vete. Tung. Gjykata vetem vulosi ate qe ishte legjitimuar nga votuesi, dhe ne te njejten kohe shpetoi nderin e saj duke mos u rreshtuar ne grupin e lolove ku je ti dhe Alibeaj. Nese pretendoni se jeni me te miret, se doni te shkaterroni trekendeshin e Bermudes, tani eshte rasti: krijoni nje parti te re, nuk do lodheni keshtu as me reformimin, mbrshtetjen e Amerikes e keni pa kufi sic pretendoni, Rama do shpallet non-grata sipas informacioneve qe i kane ardhur Bashes, kryetarin, intelektualin e shquar Alibeun e kini gati, keshtu nuk humbisni kohen per te zgjedhur kryetarin, e pra hidhuni tu shohim. Proven se edhe pa sigel partie mund te fitosh e keni te fresket nga Berisha. E pra cfare prisni, mos humbisni kohen te shkruani artikuj qe nuk i beson kush. Ju jeni me te vertete (sic pretendoni) nje grup imire intelektualesh te shkelqyer, ti, Alibeu, Ina, Gazi, Gonet (Kapllanaj

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Haka Tekizoti

                                              Po pse vetëm ky Kajsia e njeh Alibeajn? "Jurist i shkëlqyer!..." Kaq i shkëlqyer do jetë dhe Kajsia. Epo këta me demek analista synojnë ta bëjnē miletin t'i thonē derrit dajë. Natyrisht, në krahasim me Berishën ai është ndryshe, nuk është vrasës edhe pse në ADN e tij e ka vrasjen nga paraardhësi i vet. Dhe nuk i është dhënë rasti për tē vënë në provë ADN-në.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Drejtesia

                                                Alibeaj djale inteligjent,i pakorruptuar? Po ai shenimi qe behej per Shkelzen Berishen per ceshtjen e gerdecit cfare tregon?po kur ishte minister i drejtesise sa te burgosur politike liroi dhe i perdori? Mos me flisni per Alibeaj se eshte nje krim mbi krimin!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Një qytetar

                                                  O zot sa t'a errëson arsyen urrejtja për shtresën e ish të përndjekurve politikë!! Po mirë, mor zotëri, pse shënimin mbi faksin që ministria e drejtësisë i drejtonte djalit të Berishës, Alibeaj e ka bërë apo dhëndërri i Zhulalit, Aldo Bumçi? Pastaj, për çfarë të burgosur politikë bënë fjalë ti, në kohën e qënies ministër drejtësie Alibeaj, a mos je gjë i marrë nga trutë e kokës? Kush qënkan këto "krim mbi krimin" që paska bërë Alibeaj? Por s'ke faj ti, fajin e ka Tema që shfaq komente të tilla nga individë që urrejtja klasore u ka paralizuar trurin. Ti je thjesht një i çmendur, që vetëm me "Drejtësinë" nuk ke lidhje.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. r
                                                  rexha 10

                                                  Blendi ,munde te shkruash sa te duash ,dhe c'fare te duash ,pore ne lidhje me partite politike ,nuke ka pasur nje parti ketije sistemi te ri qe te vlersonte njeriun e afte nga ana e intelegjences apo nga ana humane .Pore eshte vlersuar vetem nga ana e konkurrences .Konkurusit paraqiten si jenat per te shqyer njeri tjeterin ,edhe ne oren 2 te nates ,vetem e vetem qe te ralizojne qellimet e tyre . Ku e ka pregatitjen FLAMUR NOKA ,KULICI ,DASH SULA , THUTHUQI ,PALMA , BALLA,apo ministra e turizmit ministrja e ekonomise ,e infrastruktures ,Njerzit i vendosin partite neper funksionet shteterore qe kryejne .Parulla eshte c'thote partia bene populli,c'do populli bene partia .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    Zjarri

                                                    Sa te thella paskan qene keto pune mor i dhjefsha t'emen

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje