Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

28 Mars 2022, 19:30Blog TEMA

Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë

Nga Alba Malltezi

Ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha krenohet sot dhe u jep një mesazh të tijëve dhe të tjerëve se “ai erdhi në pushtet edhe pasi bëri 1997…” jo më sot. Si për të na kujtuar të gjithëve se sa e sa herë na e ka vendosur atë këmbën në qafë si ajo macja e gjorë e shkelmuar nga administratori në pallatin në Astir.

Pas vendimit të gjykatës, (ose më mirë të shoferit të Rilindjes Demokratike bërë gjykatës) për marrjen e drejtimit të PD-së nga Foltorja, urryesit dhe agresivët që e ndjekin dhe e adhurojnë, kanë marrë zemër. Mezi presin të sulmojnë, të djegin, të fitojnë. Por kjo është ëndrra në sirtar vetëm e Sali Berishës dhe atij pak grushti njerëzish që disa antishqiptarë përbetohen ta shesin si shumicën e asgjëje, sepse as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk mund të jenë më kurrë ajo macja e gjorë që përfundoi në thesin e zi prej plastmasi në pallatin e Astirit.

Ky grusht urrejtësish dhe agresivësh ngushëllohen dhe me atë që Berisha dhe të tijët iu ofron: “Hë se ndërkombëtarët harrojnë! Më izoluan në 1997, por në 2005 erdha prapë. E prapë kështu do të ndodhë!” Duke harruar se sot e gjithë bota është në alam dhe e përbetuar të mos jetë më tolerante me kërcënuesit e demokracive se siç po e shohim duket e qartë tashmë se ku dëshirojnë, herët a vonë, të shkojnë.

Shqiptarëve, anembanë e kudo, iu ndizet llampa e alarmit sa herë Sali Berisha i afrohet pushtetit, sa herë ai dhe të tijët kërcënojnë se do të marrin në dorë atë që ja hoqën siç e meriton. Nuk ka gjë që i mobilizon më shumë të gjithë, sa ëndrra e Sali Berishës për të arritur sërish në krye të vendit. Duket se në 10 vitet e fundit e vetmja kauzë që bashkon njerëzit që duan Shqipërinë është vetëm një: Të izolojnë sa më shumë Sali Berishën, njeriun që shkatërron me zell shkallët e qytetërimit që shqiptarët me mundim po i ndërtojnë.

13 Komente

  1. s
    shqiptari Boston

    Bravo per shkirimin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sul Koburja

      Sali,nëse të shpëtoi vllehu Fatos Nano i shitur në disa shtete e lobe antishqiptare njësoj si puna jote Ti me grua agjente serbe,ai me grua agjente greke. Koha juaj ka mbaruar,po e kreun sumën vetë,ke me pas fund shumë më te keq se bastardi Nano.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realiteti

        Fiks e kthjellët.kjo monstër duhet te kalonte ne spak per krimet dhe vjedhjet e percarjenne partisë.turp per drejtesine.

        Përgjigjjuni
        1. g
          genti

          po ik mi kare se jeni kryekeput te kapur ,mos na beni moralistin neper portale....

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben.

            Ja dhe ndragheta.com, ka frike se po i mer saliu 5000 m2 toke qe fali ramiu. Ndragheta.com Per ty , per olta xhaxhken, gaz pajen e 1 kategori mashtrusish e hajdutesh, saliu eshte i rrezikshem.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martin

              Departamenti i Shtetit Amerikan ngre alarm, shtypi bucet, SPAK i Shqiperise fle gjume. A mund te na e shpjegoni pak kete fakt zonja gazetare?!

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juliano

                Një shkrim ku i kërkon vërtet vëmëndje shqiptarëve, me atë ç’ka u bëri berisha shqiptarëve. Një shkrim ku na sjell ndërmënd përbindëshin që vrau me dhjetra në gërdec, ku 97 humbën njerëzit e dashur, ku akoma njerëz kërkojnë eshtrat e të dashurve për të pasur një varr, e prap ky përbindësh kërkon gjak. Populli e ka dënuar, pamvarsisht veladonit që dhuronte berisha, për të vrarë e rivrarë me vendimet e drejtësisë të asaj kohe që mos ardhtë kurrë. Ka lajmëruar për luftë brënda sojit, por dhe shqiptarit brenda shqiptarit, e cila e dallon si njeri që mëkatet e tij, kërkon t’ja vejë atyre njerëzve që e shoqërojnë, që ky i quan popull.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  arjana

                  te lumte Alba por ata qe e kuptojne dhe qe kane kurajon te thone jane pak te shpresojme qe do ta kuptojne sa me shume shqiptare te zgjuar dhe te mire

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anisa

                    TE FLASESH PER SALI LUMNESHIN SE I VURA MBUEMRIN E MYFTAR LUMNESHIT , PER NJE HALE PER NJE PLEHR PER NJE RRYQO TE KALBUR KU MUNDOHET TE JETOJ SE KA FRIK NGA VDEKJA , PER NJE FAMILJE TE KORRUPTUAR KU DEL PERBINDESHI SALI LUSHA E PRET SALIUN , DHE KUSH E PRET IMORALI SI FAMILJE PLEHRAT E TROPOJES , KUR SKA PUN SALIU THOT MAR DJEMT E MAMURRSIT QE MAR QEVERIN, IKORE SAL IK SE TI JE NEVOJTORJA E VENDIT JI SE JAM ME PARTIT AS MA NDIEN PER PARTIT SE KURR NUK VOTOJ PER JU, POR TI JE JADHTEQITJA E VENDIT ENVER HOXHES TI I HA MENDER MUTIN , AI E RIMEKEMBI , TI PLEHR E 97 DHE E GERDECIT E SHKATERROVE VENDIN , VETEM KUR DEL NE TV TE VJEN PER TE VJELL JO ME SHUM FAMILJE HAJDUTESH, VRASES, VRAVE HAKLAJT, VRAVE REMZU HOXHEN, VRAVE SKERDILAJD KONOMIN, TI SURRAT GERDALL TE VRAFTE I MADHI ZOT SI VRAVE NE 97 NE VLOR KU VURE VERI JUG NE LUFT, TY TU GRYMT SHPIRTI NE VARR , MIS PAFSH DIT TE BARDH , ARDHT HABERI NE TELEVIZIONE TE TE BIER INFRAKT, VDEKSH SOT NE PROTEST PLEHR E KETIJ VENDI, SHKATERROVE PUNEN E PRINDERVE TAN, MINATORET E TROPOJES VDIQEN SE NUK KISHIN KU TE PUNONIN TI JE FATKEQESI A JETIJ VENDI, TE MARSHIN ME VETE NE VARR ISHALLA O ZOT I MADH.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tamam si thua ti

                      Mjafton nje xhiro ne komentet e Temes e duket kush jane urrejtesit e agresivet zonja Bollino, jane te njejtet qe rendom quhen shpellare, maloke, trushplare, injorante vetem se guxojne te perkrahin Berishen. Ne fakt duket gjithmone gjilpera e tjetrit e jo Trau personal e publik.

                      Përgjigjjuni
                      1. Çimi

                        Bravo ALBA.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          ppa

                          Ishin shume qe ne debatin Basha -Berisha, merreshin me rolin apo pa/aftesine e Bashes; harronin figuren e bishes Berisha, qe pa droje e turp, qarkullonte, fliste dhe krenohej i rrethuar nga banditet tropojane; nderkohe si mashtrues qe eshte gjen ndonje bibe si Garo qe eshte gati te shes gjithcka per t'u paguar; Basha u terhoq, tani merruni dhe shikoni e degjoni bishen qe skermit dhembet, kercenon se do haje se pari pasuesit e Bashes, pastaj Edi Ramen....

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            asi

                            Komentoj por nuk mbrijne tek ju..Mos eshte problemi sistemit ne lidhje me mua..?..Nqs po, te mos tentoj mè.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje