
Nga Skënder Minxhozi
Nëntë vjet më parë ju tha demokratëve (me veprime të hapura dhe rreshtim publik) se Sokol Olldashi nuk ishte kryetari që ju duhet. Merrni Lulin se ai bën për ju dhe për mua. Në fakt Lulzim Basha bënte vetëm për interesat e atij që e emëroi, Sali Berishës, e jo të të gjithë demokratëve. Koha e tregoi katërcipërisht këtë.
Dorëheqja e dhunshme që ju imponua Bashës tetë vjet e ca më pas, dëshmoi se ai kishte shëtitur nëpër Shqipëri poltronin dhe fanellën e kryetarit të opozitës, pa mundur të fitojë as edhe një betejë të vetme elektorale, tërësore apo të pjesshme. Në të gjitha humbjet, në vend të kritikave të hapura dhe nismave konkrete për të korrigjuar situatën në parti, në vend të alarmit për thatësirën opozitare më të tejzgjatur se ajo e liqenit të Fierzës, Lulzim Basha ka marrë nga Berisha rrahje shpatullash ose heshtje aprovuese.
Sot Doktori, pasi ja doli të largojë delfinin e tij të dikurshëm, ka ndërruar mendje për Lulin, e ka shpallur sërish “deputet”, e jo më “bravë”. Pas epiteteve që Berisha ju ka vënë kundërshtarëve fshihet gjithnjë një lojë simbolesh me disa kuptime. Duke e futur në rresht me të tjerët, Berisha po i jep Bashës mesazhin se ka një mundësi të dytë paqeje me të: të ulë armët e të pranojë fatin që i rezervoi 6 marsi.
Berisha dhe ndjekësit e tij po mundohen të shesin për projekt të së ardhmes faktin se ja kanë dalë të jenë maxhoranca e opozitës, por që me shifra në dorë, është gjithashtu një minorancë jofituese në peshoren kombëtare të votave, siç ka qenë Lulzim Basha për thuajse nëntë vjet. Nëse janë nisur të fitojnë zyrën e Lulit, ja kanë dalë. Nëse janë nisur të marrin zyrën e Ramës, kanë dështuar njëlloj si ai.
Suksesi që Berisha predikon sot dhe që e ndjekin qorrazi ata që i shkojnë pas, ka një domethënie krejt tjetër në gojën e Doktorit, nga ajo që duan të dëgjojnë veshët dhe të kuptojnë trutë e opozitarëve që presin rikthimin në pushtet pas një agonie të tejzgjatur.
Sali Berisha quan sukses faktin që ka mundur Bashën, e indirekt u ka dhënë një mësim (me mendjen e tij) amerikanëve. Donit të më hidhnit në humnerë, ja ku më keni, thotë gjithë ditën Doktori duke shpërndarë buzëqeshje nga selia e PD.
Ajo që po bëhet sikur nuk kuptohet sot në PD, sidomos në krahun e saj berishist, është se prapa kësaj fasade triumfaliste, Berisha ka të tjera objektiva e priopritete në lidhje me rikthimin në krye të partisë, nga ato që kanë mijëra demokratë nëpër Shqipëri. Dhe diferenca e objektivave mes Berishës dhe popullit opozitar ka qenë aty prej vitesh, paçka se ai sot bën të paditurin në mënyrën më të paimagjinueshme.
Prej nëntë vjetësh Sali Berisha tregoi hapur, me prova dhe qëndrime publike, se nuk e ka asfare problem të rrijë në opozitë. E pati pranuar zanatin e sherrxhiut të rrjeteve sociale dhe të hokatarit politik, deri ditën kur e nxorrën nga strofulla me pahir. Aty u shfaq papritur brenga e Doktorit për mosfitoren e zgjedhjeve, për shkatërrimin që i ka bërë partisë Basha dhe për fatin e konservatorizmit shqiptar.
Kjo ndodh sepse Sali Berisha ka prioritete të ndryshme nga ato të opozitës, sepse ai sot e do PD si një çadër, si një transhe lufte për t’u përballur me amerikanët, e jo si një alternativë pushteti. Ai ka sot vetëm ëndrrën për t’u faktorizuar nga pozita force në tryezën imagjinare me amerikanët, e jo që të fitojë diçka me partinë e përçarë që ka në duar. Jo më kot po dëgjohet emri i Dodikut nëpër ambjentet afër Doktorit. Berisha dëshëron të negociojë me SHBA nga maja e opozitës shqiptare, e jo si një gjysëm pensionist pa asgjë në dorë, ndërkohë që e di fare mirë se pushtetin nuk e merr dot. Ja thanë edhe zgjedhjet e 6 marsit kur në Shkodër, aty ku foton e tij e mbajnë në xhep edhe kamarierët, kandidati i tij mori plot 18 mijë vota më pak se Voltana Ademi, e cila në vitin 2015 kishte kundër edhe LSI, të cilën sot Berisha e ka në krah.
Deri më sot lufta me amerikanët ka qenë e lehtë për Berishën. Për një arsye shumë të thjeshtë: ka qenë vetëm një pensionist politik që fliste dhe sillej si një njeri pa poste e grada, që sulmonte e mallkonte cilin t’i vinte në mendje pa i hyrë gjemb në këmbë.
Nesër, kur të hyjë në zyrën e tij (ai, ose Lulzimi i tij i rradhës), halli personal i Berishës do të jetë edhe halli zyrtar i PD, sepse vetë Berisha do të jetë drejtues i partisë, me tagër përfaqësimi të siglës zyrtare. Ndërkohë që vetë amerikanët më shumë se një herë kanë thënë se nuk duan të kenë të bëjnë me Sali Berishën, duke paralajmëruar edhe ata që i shkojnë pas.
Nga pozita e kreut faktik të partisë, Berisha do të jetë një barrë, më shumë sesa një aset, një pengesë drejt pushtetit, më shumë sesa një shtytje për të kapur majën në 2025, për të gjithë opozitën shqiptare. Lehtësia me të cilën ata që janë mërzitur me Bashën, po e marrin rikthimin e Doktorit në majë të kalit, është një shenjë hipokrizie e miopie ekstreme njerëzish të mësuar që për çdo problem a sfidë, ti hedhin sytë nga zyra e Sali Berishës.
Kulti i individit që ai ka rrënjosur në PD mesa duket do të vijojë ta mbajë lidhur këtë parti me të shkuarën, duke dhënë mesazhin më të gabuar për të gjithë klasën tonë politike, e cila ka nevojë për rotacionin, jo për stanjacionin. Mjafton të shohim jo më larg se Kosova, për të kuptuar sesi duhen bërë ca punë në demokraci.
"Partia Demokratike e Shqipërisë" tani ndryshoi siglën por edhe emrin në " Partia e Debilave të Shqipërisë"!
Me thene te dreejten,Saliu doli me i forte se Amerika,Europa dhe mazhoranca ne shqiperi.Edhe pse ai ka bere krimet me te zeza,perseri ai nuk do t'ja dij fare as per nje.Bravo i qofte qe ka blere SPAK,kryeprokurorin,kryetarin e gjykates se larte dhe gjithe drejtesine ne shqiperi. Kete qe po bene Berisha,nuk e bene njeri tjeter. Do thot dikush se Berisha ka para te madhe dhe i blen njerzit,por ama edhe te tjeret kane para me thas,por nuk e bejne dot kete qe bene Berisha.
Ne fillim pordhi Neri, pastaj dhe Skenderi, ndersa Mingjozi dhjeu ne brekë. Dava legeni me ADN spiuno komunisti
I nderuar zoti Minxhozi, Axhenda e PD eshte axhende e Berishes dhe axhenda e Berishes eshte percaktuar qe kur u komandua nga nomenklatura e Ramiz Alise per te udhehequr PD-ne. Kaq, Filmi mbaroi, Perdet u ulen. Kjo PD dhe ky Berishe jane GRUPIM jashtedemokrat, me mision per te mos lene te ngrene kokë kapacitetet HISTORIKE demokratike te popullit shqiptar te Shqiperise shteterore. Pse, medon ti se demokracia eshte Luli, apo lulucerit rreth e rrotull tij? Gabohesh. E gjithe PD-ja, ashtu si u sajua, ashtu si erdhi ne pushtet, MASAKROI popullin shqiptar ne '97, ne Gerdec dhe 21 Janar. PD-ne e shpeton vetem nje axhende: per te miren e saj dhe te Shqiperise, te SHKRIHET, dhe te riformohet nga e DJATHTA HISTORIKE.
Qe Berishes i shkojne nga pas ish ministra,ish doganiere, ish,nepunes shteti kjo kuptohet se Ai u ka dosjet si LSI Bllakos e Kokes dhe ne nje moment delikat ua nxjer dhe i gjen si gjeti ata te lsi,po te rinjte si Kellici,Hoxha e te tjerenuk i kuptoj pse i shkojne nga pas Saliu nuk pjerdh fare po fare per ata dhe po iu shkel interesi u ve trimat qe mban nga pas e i ben pete.Ata do e kuptojne gafen qe po bejne po do te jete shume ,shume vone
Boll o Minxhoz Ke 30 vjet qe Vetem te Keqen mbeshtet
Me kryetar Sali Berishën, ose me njeriun e Sali berishës. PD-ja nuk vjen në pushtet. Ai dhe të tjerë, që do të dalin më vonë do të dënohen si agjentë të rusisë në ballkan. Ai dhe të tjerë i kanë bërë dëm të madh çështjes shqiptare -sidomos Kosovës. Këta njerës që luajnë pro amerikanët, por në të vërtetë janë Antiamerikanë do të largohen nga politika. Këta njerës do të kenë fundin e agjentit Patër Anton Harapi, i cili kur doli në gjyq e pyetën: Mos të kanë bërë, presion, që deklaron se je agjent i shumë agjenturave të huaja? Patër Anton harapi u përgjegj: Jo. Jam agjent i shumë agjenturave. Ka dokumenta me firmë e me vulë , që e vërtetojnë këtë. Për Sali Berishën pyetja shtrohet: " AGJENT I KUJT AGJENTURAVE NUK ËSHTË" dhe " NË CILËN VRASJA QË KANË NDODHUR NË KËTA 30 VJET NUK KA GISHT SALI BERISHA"?? Problemi shqiptar nuk është Sali Berisha dhe mafjozët e tjerë, që qëndrojnë në pushtet duke mbështetur njeriu tjetrin, POR NJERËZIT QË I NDJEKIN PAS. Kur udhëheqësit e tyre do të dënohen këta njerës ku do të shkojnë? Ata do të thonë si në diktaturë kur kapeshin me presh në dorë e thonin: "PËR NDER MA KAN HEDH ZOTI HETUES. NUK E KAM DIJTË"! Po a e dinë këta njerës që ndjekin pas Sali Berishën? Natyrisht e dinë se bashkë kanë vjedhur e vrarë. Kjo farë e keqe duhet të largohet nga politika shqiptare përgjithmonë. Brezat e ardhshlm do të thonë: "Ishte një kohë, (ma e zeza e historisë së shqiptarëve), që nxorri në sipërfaqe tradhëtarë, kriminelë e sabotatorë të çështjes kombëtare! Këta njerës dëbuan me genocid historik paqësor gjysmën e shqiptarëve, shkatërruan vendin dhe i hapën rrugën veprimtarisë pa kufi të agjenturave të hauaj.
Sali Berisha mbijeton nga media dhe analiste te paguar.Nqs keta te fundit do te ishin te ndershem brenda 24 oresh Saliu ishte futur ne dhe.