Komedia fshatareske e Saliut!

30 Mars 2022, 13:42Blog Spartak Ngjela

Komedia fshatareske e Saliut!

Saliu, me një zjarr të shtirur dhe me frikë në fytyrë e me buzë të çarë, ka filluar luftën me retorikë denoncuese antikorrupsion. Por, të gjithë e dinë se, edhe vetë Saliu është i korruptuar. Atëherë? Asgjë: kjo është një komedi fshatareske, por gjithsesi, një komedi është.

l.

Por, komedia vijon, sigurisht. Dhe, si komedi, kjo është një komedi me shumë akte që ecën bashkë me frikën e Saliut. Pse? Ja...

Shumë shpejt Saliu pritet të jetë në një goditje serioze në opinionin publik, sepse po rezulton që ai, në vitin 1997, si President i Shqipërisë, ka emëruar ndihmës gjyqtarin Agron Zhukri që dha vendimin e regjistrimit në gjykatë të pseudo kongresit të tij fantazmë. Gjyqtari qenka vetëm me tetë klasë dhe me falsifikime kudo. Komedi korruptive berishiane, kuptohet.

Por,  a do ta arrestoje SPAK- u gjyqtarin  Zhukri? Të shohim, por këtu do të vijë e të bëhet edhe më me vlerë komedia Berisha, sepse ky gjyqtari fals paska qenë i afërt i familjes Berisha. Turp.

Se mos është vetëm ky. Ku i numërohen bëmat primitive Sali Berishës!

Do qeshin të gjithë. Por Saliu nuk shpëton dot nga halli. Dhe komedia do të vijojë...

Sepse, edhe pse vetë është nongrata në Amerikë për korrupsion, me të gjithë familjen e tij, i korruptuari i identifikuar nga FBI, Saliu, po lufton korrupsionin për të vendosur drejtësinë në Shqipëri me gjyqtarët e tij në falsitet, të cilët doli t'i mbronte para disa ditësh, përse këta ishin shkarkuar se nuk e justifikuan dot pasurinë e tyre!!!

E kuptoni që në Shqipëri nuk ka as drejtësi dhe as opinion publik!

E kuptoni ku jemi? Gjendemi ende në mesjetën otomane. Kjo që po shohim me Saliun, ka qenë thelbi i orientalizmit otoman që ende nuk ka ikur nga Shqipëria, por që, ne fakt, Saliu është një përfaqësues i denjë i këtij lloj orientalizmi mesjetar.

E shikoni kush e ka drejtuar Shqipërinë! Se mos janë vetëm këto!...

Që kjo është një komedi, këtë  e kupton gjithkush qe di të mendojë, por çfarë do të bëjë politika amerikane, akoma do t'ua lërë nëpër këmbë shqiptarëve këtë bastard që nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe punon kundër interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor?!

ll.

Por ka edhe më në këtë komedinë Berisha.

Saliu në vitin 2005 fitoi zgjedhjet me devizën e tij të thekshme e gjithë pasion kundër Korrupsionit të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano.

Dhe shqiptarët e votuan. 

Por mbasi fitoi pushtetin, e "harroi" Nanon, dhe filloi jetën e vet prej të korruptuari si kryeministër. Një komedi, për ta vënë në skenë është edhe kjo, sigurisht. Le që, në fakt, kjo në skenë të hapur po luhet si komedi, por paratë e biletave po i paguajnë shqiptarët.

Kurse, për të gjitha pronat që ka Saliu,  edhe paratë e tij të shpërndara nëpër banka ndërkombëtare, që tani kuptohet se janë identifikuar nga pushteti gjyqësor amerikan, shqiptarët po presin që t'i konfiskohen nga SPAK-u. Dhe dihet që SPAK-u po drejtohet nga ekspertiza juridike amerikane.

E pra, shqiptarët po presin që SPAK-u të nisë luftën ligjore kundër korrupsionit shtetëror të të dy krahëve të politikës.

Interesi amerikan dihet që është i madh në Shqipëri, por edhe interesi i Shqipërisë dihet hapur se është te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atëherë, çfarë pritet në këtë kohë lufte gati botërore, kur duhet që Shqipëria të jetë e bashkuar në aksin Tiranë Prishtinë? Pse, korrupsioni shtetëror do ta bëjë këtë? Kurrë...

Por ja, ka edhe më në komedinë Berisha .

lll.

Në 2016 Saliu u rraskapit nga frika e brendshme se politika amerikane nisi, me ligj të veçantë në Shqipëri, reformën në drejtësi.

U tremb Saliu, dhe filloi të gënjejë duke folur marrëzira. Dhe ishte në ankth patologjik sikurse edhe po vijon me frikën e tij.

Por jeta e frikës do t"i vijojë, sepse bomba i plasi në të gjitha pronat e tij e të familjes së tij, të gjitha të marra me korrupsion.

 Departamenti i Shtetit amerikan e shpalli Berishën person nongrata në Amerikë për korrupsion masiv.

Frika iu bë edhe më e madhe, por komedia që po dërdëllis Saliu si mbrojtje, është krejt një marrëzi që mund ta thonë vetëm regjimet komuniste, si ai i Enver Hoxhes që thosh se "presidentët në Amerikë i blen borgjezia": "Non grata, thotë Saliu, nuk më ka nxjerrë Amerika, por miliarderi Soros".

Dhe po vijon xhirimin e tij në vakum me gënjeshtra për të mbajtur në këmbë arradhën e tij të korruptuar që të tregojë forcën në Shqipëri.

Por, në këtë kohë, të gjithë të korruptuarit e mëdhenj, të trembur nga koha, politikanë dhe gazetarë, janë gjithë shpresë që Saliu, me dokumentin fals të gjyqtarit Zhukri, të marrë Partinë Demokratike.

Asgjë. Po lodhet në vakum i shkreti, por komedia e tij vijon.

Dhe filloi sërish komedinë skenike se nuk po di si ta marrë Partinë Demokratike, në një kohë që nuk është anëtar i saj.

Peandaj po del sërish nëpër Shqipëri dhe po flet nëpër foltore. Nuk thotë dot asgjë, por i duket se po e "tremb" Amerikën, sepse kërkon t'i thotë asaj që popullin shqiptar ai e ka me vete. Kurse politika amerikane qesh e tallet me frikën e tij. Pse, nuk ka informacion politika amerikane që ky flet nëpër dhoma të mbyllura me njerëz të paguar dhe me bandat e tij lëvizëse?

Por ama, Saliu nuk po bën dot mitingje,  se e di mirë që nuk i mblidhen njerëz, dhe po vijon të flasë nëpër dhoma, dhe përditë përpara 80 ose 100 personave, dhe ditë për ditë me të njëjtin fjalim e me po ata individë: të korruptuar të trembur, të paguar dhe të gënjyer që mendojnë të zhvatin diçka në të ardhmen.

Po, ku e keni fitoren e Saliut,  o të mjerë?!!

Komedia vijon, sigurisht...

Por ja cili është thelbi i kësaj komedie...

Vetë Saliu është i akuzuar për korrupsion nga pushteti gjyqësor amerikan, me të gjithë familjen, dhe ai vetë, personalisht, ka nisur "luftën" kundër korrupsionit në Shqipëri. Dhe shqiptarët e mençur po qeshin. Kurse larushanët injorantë të Saliut kërkojnë hapësirë për dhunë. 

Komedi...

Pse, këta laraganë injorantë do ta trembin politikën amerikane!

Prapë komedi...

Se komedia Berisha, do të  vijojë me akte të tjera. Keni për ta parë, për aq kohë sa SPAK-u do ta lërë të lirë.

 

 

28 Komente

  1. A
    Anna

    O Taku,me keto shkrimet alla sinoptike,qe nuk po te dalin kurre,tregon se nuk ke nuhatje politike.Ke vite qe na thua do rraset Sala mrena,po hiç.Na the qe Meta do futet mrena,po hiç.Na the qe Saliu nuk e merr kurre Pd-ën se Luli keshtu e ashtu,e duan amerikonet e terci verci,po Luli iku,e mori maloku Pd-ën.Keshtu o Tak analist- parashikusi nuk po te del gjo.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ananananananana

      Populli shqiptar,eshte popull pa "mekanizmin" e trurit, dhe kjo mungese, forcohet dita dites, shqiptaret i duan gjerat gati, i duan me cilesi, duan jeten e mire, por duan edhe te rrine gjithe jeten "pa levizur as edhe nje gisht".....se nuk e duan punen. E si te mos mjaftonte, jemi dhe popull ironik, e perdorim ironine 24 ore, duke prodhuar hutim te pergjithshem ne shoqeri. Mjeran, nga te 4 anet. Ja, kete qe thash, e verteton Anna

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Me pak falen, Taku i quan shqiptaret turq fshatare duke harruar qe Turqia vete ka droma kurse Shqiperia vetem toma...., lol Taku ky komunist si Saliu .....

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Gjithë këtë analizë,për një fshatar të komplesuar që pas 30 vjetësh shkon shtrembër kur hecën në asfalt ? Jeni kurajozë të admirueshëm.

          Përgjigjjuni
        2. z
          zymbyli

          O Avokat ti mire ben qe shkruan ndonje limonade here pas here edhe pse nuk te merr kush seriozisht se asgje ska dale deri me tash nga parashikimet e tua

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doda

            O taku je komplet i goditur je per gjyna , te ngeli mendja amerika amerika , nese Enver Hoxha ka then qe presidentet i blen borgjezia pse po çuditesh or trap presidentin amerikan grosistet e drejtojn kush e drejton , Obamen kush e drejtonte , lufta ne Irak me kerkes te grosisteve te naftes filloj ata e detyruan presidentin te hapte luft , ata e drejtojn presidentin si te duan nuk e pjerdhin fare , po kungull i pjekur ne hije ngele o njeri , kta qeveritaret tan nuk i drejton si kukulla ambasadorja amerikane , kta jan te pa varur o taku lajthitur , i pa varur president ne kte bot ishte vetem Enver Hoxha qe nuk pirdhte as per amerik as per europ as per Rusi , te pelqen apo jo ty kjo esht e verteta dangall .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saleh Sheçer Rrahmi Berusha

              Oj Dod. Oo nuk pirdh in ata per ne oj Dod se po te donin na dilnin matane per gjysem ore. Na mbyten injorantet e Enverit dhe Salehut

              Përgjigjjuni
            2. D
              Doda

              O taku je komplet i goditur je per gjyna , te ngeli mendja amerika amerika , nese Enver Hoxha ka then qe presidentet i blen borgjezia pse po çuditesh or trap presidentin amerikan grosistet e drejtojn kush e drejton , Obamen kush e drejtonte , lufta ne Irak me kerkes te grosisteve te naftes filloj ata e detyruan presidentin te hapte luft , ata e drejtojn presidentin si te duan nuk e pjerdhin fare , po kungull i pjekur ne hije ngele o njeri , kta qeveritaret tan nuk i drejton si kukulla ambasadorja amerikane , kta jan te pa varur o taku lajthitur , i pa varur president ne kte bot ishte vetem Enver Hoxha qe nuk pirdhte as per amerik as per europ as per Rusi , te pelqen apo jo ty kjo esht e verteta dangall .

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jk

                Ti Doda hiqesh si Enverist, per tu fshehur si kulish i Saliut. Te flasesh per diktatin amerikan sot eshte sherbim qe ti mendon se i ben Saliut. Enveri e kundershtonte Ameriken si kominist ndersa Saliu si hajdut hibrid me spiunin.

                Përgjigjjuni
              2. 1
                1

                Fjalia e fundit :"per aq kohe sa spak do ta lere te lire" eshte me me kuptim.Dy gjera jane ose ata kane frike ose jane te paafte.Basha per 9 vjet do mbahet mend vetem per 9 shtatorin.Prokurori qe do arestoj Saliun do mbahet mend per shume kohe

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gri

                  Avokate eshte krejtesisht Ok! Ne date 8 Janar 37 skllevrit e Rithelimit te djere ne breke rriniin tek porta e jashteme e PD per tek bregu i Lans. PD ka mbaruar. E vetmja shprese qe ka mbetur eshte Alibeaj me 5 deputet ( pa dhe kurre me LB, bashkepuntorin 15 vjecare te SSB). Aliabeesj mbetet i vetmi shans i PD Pas kesaj me SB ne krye ajo do jete 10% forever. Ne mbrojtje te korrupsionit familjar! Sigurishte do kete anetar te tjere si Shkullaku, Bushati, Vetja, Palla "qytetari etj. Per tashme publiku i ka njohur. Shqiptar perpiquni te ngrini nje opozite te Re. Rama sillu mire se paku deri ne 2030!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lul basha

                    Oooo doli prapee Avokoti , Ej po ky ks humb çdo sens realiteti, edhe familje nuk ka qe tja vere ne dukje. Eshte bere so mos me keq. Rrofshin tifozet qe e ushqejne me levdata.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      The truth

                      Lidheni te shkretin dhe bejini ndonje qetesues. Ndihmojeni o Mero, nderhy tek kryerilindasi se boll ka vuajtur burgjeve I shkreti. Eshte e denueshme te perdorni nje te semure per te bere humor ne media.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xha Jaho

                        Meqenese je i vertete “the truth “ mos ki frike na e thuaj te verteten se je nje bashibozhuk i Sali Berishes dhe qe jep jeten per kete kriminel

                        Përgjigjjuni
                      2. s
                        stavrikita

                        shqiperine;;;;;po'''erdhi;;;;saliu'''''''do''''''zhduket''''''si'''''komp

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miliarderi Sali e ka prejardhjen nga mbreteria e V

                          Njerezit me bisht e duan Sali baben akoma se keto 30 vitet e hajduterise nuk ishin te mjaftueshme. Nga fshatar i varfer sot eshte miliarder bashke me pjellen e tij bastarde. Hajduti nuk ka ngjyre i kuq blu apo tjeter lloj. I do treguar vendi. Shkruan avokati por te pagdhendurit nuk flasin per vampirin por merrem me autorin Reforma ne drejtesi vazhdon por nuk paskan te mbaruar plepat e sali kafshes.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dajti

                            Pa u cliruar sistemi i drejtesise nga krimineli Sali Berisha,do te kemi vendime si ky i ketij gjyqtarit Zhukri,me reformen ne drejtesi kemi bere nje vere ne uje.

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              19

                              Taku je njesh kta maloket qe te shajne jane analfabet dhe kriminele .te gjithe jane salista te thekur se normal i ka bo me lek maloku.dhe ashtu do lefin .yt rrace e poshter .

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                redaktori

                                Ja dhe Rrake-Takja Avokati leshit qe nuk ja mba mend askush emrin kilometrik te partickes fundit. Ate me Pronesi me Drejtesi e me Ngjaleri ku Takja ishte kryetar, sekretar dhe anetar njekohesisht.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aqifi

                                  Taku flet te verteten ne shqiperi te gjithe kane vjdhur po qe shkruani mos u ka prekur taku ne kallo

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    ilir

                                    Nje parti nuk eshte procedure o Spartak mavria

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hajtme

                                      O qelbesire qe shan gjysmen e kombit. per ty 19 e kam. Mbaje takun e gjithe sorollopet po pjeses tjeter te kombit ti hash mutin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Ministria e KomshiKulturës

                                        Hidhini per te ngrene këtij prostati anglosakson o ripjellës se latë nam. Mbrëmë hëngri dyllin e veshit vetëm. Sot vetëm një grusht qime nga kaviteti anal I Ymerit të marinuara në pështymë kavanozi. Ka spazma të sqetullave dhe kontraktim të gabzherit. Se ka të gjatë kështu .. bëni sevap

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Miri

                                          Tak Ngjela për zgjedhjet e 6 Marsit: Bashkine e Durresit dhe të Shkodres i fiton Lulzim Basha se ka Ameriken me vete. O Avukat asnje parashikim nuk te ka dale. Edhe parashikuesit e motit jane me te sakte se ty o i rrjedhur!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Belind K.

                                            E lexova me kujdes shkrimin! Ajo qe me mbeti ne mendje eshte kjo: Ne Shqiperi nuk ka as drejtesi dhe as shoqeri civile! Spaku ben pjese ne drejtesi dhe per kete zere se nuk ben fare drejtesi! Drejtesia ka tridhjet vjet dhe merret me Saliun e Shiqeres dhe perfundimi: nje vere ne uje! Deri aty sa Saliu ka nen kontroll gjykatenve Tiranes, te Apelit, Kushtetuesen etj! Perse nuk merret Spaku me Saliun - provat jane te gjitha aty! Saliun nuk e prek dot Spaku, prandaj tallet me Ameriken shqiptaret! Deri kur Z. Ngjela?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              po

                                              taku o njeres eshte vegel e gjatoshit direkt dhe indirekt e sales e metes se po te mos qe vegel e mafies nuk e thret njeri neper emisione taku i di mire te tera po si qelbesire qe eshte i ben gojore qelbesirave iu krimbte shpirti te madhit enver qe nuk i futi nje 80 leksh ketij lubonjes pjeprit e shume te tjereve po qe i zgjuar i la keta krimba qe tia ngrene emrin shume me lart se ce ngriti vete

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 2
                                                25-25

                                                Taku ka roitur dhe nuk i mbledh dot.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Taku Plaku flet nga oxhaku

                                                  I korruptuar i identifikuar nga FBI??? Fantastike. Po Delinen e Rames e harrove mo Taku plaku. " po pengon Shqiperine ne Ballkanin Perendimor?"" po pengon gjoja aleancat me serbet te cilat nuk kane funksionuar kurre ne historine tone. E ti Taku plaku historine e njeh me mire se ne. Me serbet nuk po mbyllim dot problemin e Kosoves, toke shqiptare e mbushur me shqiptare e jo me te bejme aleanca. Pjesen tjeter te artikulli nuk e lexova dot, ishte derdellitja jote e zakonshme ose uzuale per t'ia futur shqipes kot. Cudi, ti dhe Mero, lindet, u rritet e u plaket duke u marre me bemat e Saliut. Po bemat e kryeministrit kur do na i tregoni ndonjehere. Fakti qe Sala juaj i korruptuar nuk arrestohet deshmon qe kryeministri nuk po ben punen e tij, ndaj grinduni me te qe t'ju ngope nepset. Sa per Salen lereni rehat, po jo per gje po nuk e arrini dot....

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje