Për ata që i lëpijnë by**ën Berishës dhe pse nuk do marr pjesë në mbledhjen e PD

30 Mars 2022, 22:10Blog TEMA

Për ata që i lëpijnë by**ën Berishës dhe pse nuk

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej 10 vitesh jam angazhuar në diskurin publik me një anësi të dukshme në favor të se djathtes shqiptare! Perplasje të forta me kryeministrin Edi Rama e të tjerë mbeshtetes të qeverisë i kanë karakterizuar keto debate.

Nuk kam asnjë komunist në fis as nga baba e as nga nëna. Nuk po flas per ata që u pushkatuan e burgosen në të dy fiset se nuk është ndonje meritë e imja.

Pra jam i djathtë per zgjedhje personale, per nuanca historike e kulturore e këtë nuk pres të ma çertifikojë askush!

Me ftesë të ish Kryetarit të PD, Lulzim Basha pranova të kandidoj për këtë parti në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Lezhes ku sebashku me koleget e listes të drejtuar nga Prof Mark Marku me një mbeshtetje popullore historike dolem fitues në këtë zonë. I falenderoj me zemer të gjithë demokratet e Lezhes, Kurbinit e Miridites një per një e po kaq qytetaret e tjerë që na besuan. 

Qysh nga pranvera e shkuar e kam  gjetur vetën ditë pas dite të perfshirë në tragjedinë e degradimit të Partisë Demokratike. Aq sa kam ditur e aq sa kam mundur jam perpjekur të jap kontributin tim që ajo të bëhet më e mirë, më demokratike, më properendimore. Per fat të keq tani Partia Demokratike po perjton degradimin e saj komik proces në të cilin nuk dua të jem faktor.

Me 9 Shtator u mor një vendim i drejtë por në formë të gabuar per pezullimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar i partise sonë. PD kishte lindur si proamerikane ne dhjetor 90 dhe duhej të mbetej e tillë. Qysh asaj dite gjithçka ndryshoi, filloi "lufta civile", linçimi, perçarja per interes të një individi. Personalisht nuk u heq asnjë presje qendrimeve të mia. Historia nuk bëhet me ndoshta e sikur por nese do perseritej do sillesha njesoj në sintoni me bindjet e mia, ne interes të vendit tim dhe Partisë Demokratike.

Në keto muaj plot ngjarje e gjeta veten të marr pergjeqesi dhe per tetë javë të isha nënkryetar i kesaj partie, pergjeqesi e nder i madh! Nuk isha tetë vjet si Muhoasllani i Foltores që i lepinte bythen Lulzim Bashes pa u skuqur e pa u zverdhur e që naten e 9 Shtatorit e pershendeti per vendimin e tij ndaj Berishes dhe tani më kerkon mua të mos bëj kinse si i panshem por te dal hapur në mbrojtje të Bashes nën shembullin e ketij "antibashisti" historik që mban qendrim etike e politike plot dinjitet kermilli.

Në mbledhje grupi e kryesie siç shpesh kanë dalë në media nuk ka patur kurrë një moment servilizmi ndaj Bashes, mbase mund të kem qënë me kritiku. Kuvendi i 18 Dhjetorit mbetet per mua një nga ditet më të mira të ushtrimit të demokracisë ku pata rastin të shfaq pikpamjet e mia per berishizmin, Bashen, PD-ne, aleancen me SHBA dhe politiken. Jam krenar për atë fjalim.

Me 8 Janar u gjenda në selinë e PD e cila u sulmua barbarisht nga Sali Berisha dhe një grup pranë tij. Ditë e zezë, ditë tragjike. U dorëhoqa me 7 Mars  nga funksionet politike në PD sepse kuptova që perpjekjet e mia, ligjerimi im nuk ishin në të njejtin krah me një pjesë të rendesishme të elektoratit të PD në zgjedhjet kurth të 6 Marsit ! Foltorja nuk luftoi asnjë ditë per ide, ajo beri beteje per Sali Berishen. Tani ai ka detyrim ta bëjë PD-në fituese, të heqë non graten ose të mundë Ameriken.

Unë mbajta pergjeqësinë time per ato 8 javë drejtues i lartë i kesaj force. Po ashtu i kerkova doreheqjen Lulzim Bashes si shënjë reagimi  pergjeqesie  per rezultatin dhe per ti hapur rrugë një bashkimi të mundshem e kaq të nevojshem. Në bindjen time absolute Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë problemi, personat që e degdisen PD në këtë derexhe dhe kurrë më ata nuk mund të jenë zgjidhja.

Një zgjidhje jashtë të dyve mbi voten e lirë dhe në miqesi me SHBA do ti bashkonte demokratet. Rithemelimi nuk mund të behet me personazhe që u shquan për korrupsion, banalitet, nështrim që u plaken duke qeshur kur qesh Berisha, duke sharë kur shan ai, duke levduar kur levdon ai dhe mbi të gjitha duke rëndur pas tij me llapen jashtë edhe tani mbi të 70 -at në një perqyrrje që të ben shumë të menduar per natyren  e njeriut!! Një ditë të quajnë peng e bravë pastaj thonë bëmë shaka se ashtu ishte një punë, je prapë deputet.

Pas zhukerhanes Foltorja pushtoi selinë e PD-së dhe filloi revanshin aty brënda e kudo në bazë duke zbuar e shperfilluar të gjithë ata që ndejen në PD kur të tjeret iken në sigla të tjera duke bërë thirrje që partia e tyre të mos votohej.

Sot PD po mbledh grupin e saj parlamentar, takim në të cilin nuk shkova. Unë nuk dua të jem në një mbledhje të marrë peng dhe as të shkel mbi qendrimet  e mia të deritanishme. Sot grupi parlamentar i PD po dhunohet, atij po imponohet të ndryshojë aksin e tij gjeostrategjik.

Personalisht nuk mund të ngjyhem me bojen e kesaj njolle. Nuk dua të jem pjesë e një akti që tenton ta shnderrojë partinë në pronë finale të trashegueshme. Nuk dua ti servilosem pronarit, as djalit të pronarit as dhendrit as tarafit.

Por nuk do të largohem as nga PD as nga grupi i saj parlamentar! Vertete që kam deklaruar se dal i pavarur nese Sali Berisha rimerr PD-në siç duket se po ndodh! Po aty është investimi im, i njerzve të mi, i atyre që me mbeshteten në 31 vjet!

Do të rri jo për protagonizem, jo për tu bërë palë, jo për ta demtuar PD-në por per të thënë sa herë të mundem që PD -në nuk mund ta drejtojë një "non grata" që PD nuk duhet të shnderrohet në bastion antiamerikan , që berishizmi është problemi dhe jo zgjidhja që partitë pronë po e vdesin demokracinë në këtë vend dhe po e shkretojnë atë. Ju kerkoj ndjese të gjithve që  nuk po tregohem koherent kesaj here.

40 Komente

  1. 1
    1

    Z.Agron une mendoj se ju duhet te shkoni ne mbledhje te shpalosni keto ide tia thoni Saliut qe ti je nongrata dhe nuk e meriton te jesh ne grup parlamentar te pd te votosh per kete dhe te dalesh .Vetem duke ja thene ne sy si veproi Alibeaj e terbon ate

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Ky sdi me shkrujt jo me u bo politikan haha e shkrun pergjeqesi....malok muti ti dhe kurvat GD...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Zoti Gjekmarkaj eshte nje parveny ne Partine Demokratike. Prandaj, nuk ka asnje fare vlere se c'mendon, c'thote e c'ben. Per kete, eshte i vetedijshem edhe ai vete; i ka hyre kesaj rruge dhe do ta coje deri ne fund, edhe kete jo me fort deshire por, se eshte i detyruar ngase eshte rruge qe e ben te pamundur kthimin pas; me sakte eshte nje U turn. - Une, thoshte me 9 shtator Gjekmarkaj, do te mendohem ca dite per qendrimin ndaj Berishes - po kush te pyeti mo?! - Une, thoshte ky, kur u pane sukseset e para te Foltores, do te jap doreheqjen - po kujt i plasi mo?! Me e lezecmja me kete tip te cuditshem, eshte se kur Berisha u rikthye edhe me vendim gjykate, dmth de jure se de fakto ai nuk kishte ikur asnjehere, jo vetem qe nuk u largua, po vazhdon e perdridhet si ruspi. Ne kosove kane nje fjale per kete lloj burri, nje fjale te perbere: p...mashkull. Per ata qe s'e dine ose e kane harruar, pas humbjes katastrofale te 2017, Gjekmarkaj nuk ka gje pa thene kunder Bashes; e quajti deshtak te paafte te sillte opoziten e pushtet etj etj . Po, ajo qe e diskretiton totalisht kete tip, eshte deklarata e tij, po aty, per rikthimin e Sali Berishes, i cili duhej te merrte frenat e PD-se ne dore. Keto qe po them une jane me ze dhe figure, por edhe me shkrim, nga ato me ate humorin e vjelshem e qesharak alla Hosteni te para gjysem shekulli, tipike te Gjekmarkajt. Atehere, lind pyetja: po pse flet me kaq shume mllef per Berishen, ky fanok zoteri?! Pergjigja: sepse, qe mbrehur aq shume per zanatin e ri te deputetllekut; te jesh deputet eshte gje jo e vogel , perkundrazi, eshte nje shkalle e larte ne pozicionimin social te nje njeriu ne pergjithesi, pertej privilegjeve te tjera materiale kjo; Gjekmarkaj natyrisht qe qe sperhellur te luaje sa me mire rolin e ri te jetes; nderroi edhe look madje, vuri syze, per t'i dhene vetes hije intelektuali, duke tradhetuar provincialin nga fani brenda tij; rolin e kishte menduar qarte: te ishte nje kopje e Ben Blushit, i cili citohej shpesh ne mediat per fjalimet e tij "brilante"; keshtu, edhe kllouni yne, krekosej ne foltoren e Kuvendit, dhe shoket e miqte e tij gazetare ia botonin , duke mos harruar te shtonin: "fjalimi brilant i Gjekmarkajt ne Kuvend...!!!". Shkurt, Gjekmarkaj, e kisht konceptuar si njefare feste deputetllekun e tij. Mirepo, ja ku vjen Berisha dhe ia prishi festen... ia ngriu buzeqeshjen ne buze! Kjo eshte arsyeja, se pse Gjekmarkaj ka kaq mllef per Berishen, madje jam i sigurte qe e urren. I vetedijshem per mllefin dhe urrejtjen qe ka, ky rrufjan don t'ia atribuoje ato, kinse problemit qe doktori ka me ameriken, me te cilin nuk na benkesh kompromise! Ja pra, pse eshte kaq me vend ajo fjala e perbere qe kosovaret e perdorin per burra si Gjekmarkaj: p...mashkull!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten idiotet e Sali Komunistit

          Ja edhe Skypion-Fahri-Balliu. Foli ai, qe Gjekemarkaj e quan bythelepiresi i Saliut. Prandaj të dogji mo? Epo nuk ke faj. Kaq shumë sa ta futi Gjekemarkaj, edhe ti qe je burrekurve të dhemb. Ke marrë persiper të reabilitosh Saliun? Bravo. Po i bën nje sherbim Edi Rames ti, qe ç'te të them. Por ti mos ja ndaj, vazhdo, Rama kete do. Ndihme falas nga idiote si puna jote.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arber

            Sa gjatë i bie ti, kur është fjala për të mbrojtur saliqenin.... Unë nuk do ti bie gjatë, por shkurt fare: të q.fsha rracën!

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gjekmarkaj "pergjeqes" per mosdijen e shqipes

            Përgjeqësì, përgjeqës ... ky kllufi nuk di as të shkruaj shqip e na çan koken me diskur politik.

            Përgjigjjuni
          3. T
            The truth

            “E megjithate ajo rrotullohet” E para, fjala banale b… ne titull dhe me poshte ne shkrim tregon me qarte nga cdo gje formimin tuaj intelektual. Fillimi me ate qe nuk ke qene dhe ske komunist ne fis nuk tregon asgje (ne fakt na kujton ato shprehjet se jam nga familje qe ka mbeshtetur luften. Komunistet kane qene njerez si ti dhe une, ka pasur te mire dhe te keqinj. Gjithashtu nga familje me prejardhje komuniste ose familje te persekutuara kane dale njerez shume te mire ashtu si edhe kunder kane dale nga te dyja anet vrases dhe krimiele. Mund te kesh prejardhje shume te mire dhe te jesh njeri shume i keq ashtu sikunder e kunderta. Ate punen e b.lepirjes e ke bere papushim ne kohen e Berishes dhe e vazhdove ne kohen e Bashes. Ke qene “kritiku” me i madh i Bashes deri diten qe u bere deputet. Respektin qe kane zgjedhesit per ty, provoje si i pavarur ose provoje kunder Berishes ne zgjedhje per kreun e PD. Nuk ke qene asnje dite i pavarur, i sherben atij qe te paguan. Ne fakt humbe edhe pozicionin si analiste i djathte, keshtu qe shiko ndonje burim tjeter. Lere mandatin e deputetit dhe vazhdo lufto per kauzen tende. Do behesh me i besueshem. Nuk jam berishist, dhe ndofta Berisha nuk e kthen dot PD ne pushtet, por me ty, gazin, bashen, alibeun, tabaket dhe xhaferat as e treta nuk del me. Krijoni nje parti te re, mbeshtetjen e USA e keni. Jam 1000% i sigurte profesionin e b.lepirjes qe e perdor shpesh. Mund te arrish edhe me larte, por ne syre e shqiptareve do mbetesh nje b.lepires, me ndryshimin se eshte e parfumosur.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Guxim

              Te lumtë, i ke treguar rrast!

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rubikon Prevazi

              Tregohu serioz, të paktën një herë në jetën tënde, mbasi mbete lapanjos…..

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Ha m..t ha! Copa e idiotit qe shan Berishen a thua se ai u be I keq pas non-grates se Amerikes. Ti Gjekmarkaj e paske shume te veshtire te kuptosh demokracine ne parim pasi thjesht duke thene qe nuk te lidh asgje me komunistet je automatikisht demokrat. Kur langot e PDse vrasin ne bulevard, vjedhin Rrugen e Arberit ne maksimum, hedhin fshatrat ne ere, vjedhin votat brenda PDse dhe ne mbare Shqiperine, talent me te perndjekurit politike si tu doje b..tha, ti ku jeton te kuptosh se ne fakt PDja eshte PPSH she PSja eshte demokratike...? Genje qe ta besosh vete i pari. Legen njeri!!

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zarzuela

                  Bravo Agron je prof me taban

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                    Ata qe kane 5 pare mend,qe jane te ndershem dhe te pa perlyer ne aferat e sali berishes(jane te paket)dhe qe e njohin kete komunist vampir dhe e quajne veten te djathte,duhet te distancohen si GJEKMARKAJ dhe te shpetojne pd dhe Shqiperine. Fatkeqesisht ne ate parti dhe ne kete vend nuk ka burra qe duan Shqiperine,por vetem interesaxhinj e hajdute qe mbushin xhepat e tyre....

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      demokrati

                      Nje Zot e di se cfare kerkon ky.Po je nen kryetar , Zoteria juaj.Perse e zgjodhen?Mungese pergjegjesie, burrerie apo te dyja bashke?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Adi

                        Respekt Agron Gjekmarkaj! Demokracia vazhdon nuk do vdese ne Shqiperi me kapacitete te tilla! Pershendetje. Adi.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DinPak

                          Mire i ke te gjitha ato qe shkruan, Gjekmarkaj, por nje gje fare te thjeshte dhe te qarte habitem se si nuk e ke kuptuar me pare, dhe akoma me keq, si nuk e kupton tani: kjo partia tende qe ti u kujtove vone te antarsohesh dhe deputetohesh, ka mare fund qysh me 1997. Mos harxhoni kohe dhe mund per ta bashkuar por shperndaheni sa me shpejt, te shpetoje Shqiperia dhe ju vete.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tartufi

                            Nevojtoria na thoshte [ Xha Didiu ] hoxha i xhamise se pazarit te Gjirokasters eshte bene mor djem : te shkojme te dhjesim dhe te lahemi me uje sic na porosit profeti jone i ndritur ,,,,, jo te qendrojme aty dhe te merisim eren e mutit dhe te pordheve. Enver Hoxha ka bene nje nevojtore i thashe komunistit Braho Xverkut ,kur me kundershtoi per komunizmat e tij ,pasi kishte dale nga burrgu ku e kishte syrgjynosur Enveri. Braho si duket ju komunistet vini nga populli i mutit dhe nuk e ndjeni eren e tij dhe ku do qe te shkoni dhe ku do qe te jeni dhe si te jeni do ndertoni nevojtore per te merisur aty. Ke bene mire qe je larguar o Markagjon i Mirdites me periudhe te shkurter brenda nevojtores duke merisur ,mutin dhe pordhet e nevojtores komuniste.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fran Çukaj

                              Zotni Agron ! Ju pozicionoheni vetëm tue marrë për bazë çka ka ndodhë mbas 6 marsit , gja që nuk mjafton . Sigurisht që Basha nuk i zotnon elementet bazalë për t'u vlerësua si lider politik . .... Por , ju zotni Agron , nuk keni të drejtë kur fajësoni vedin dhe Bashen për mungesë suksesi në zgjedhjet e 6 marsit . Mbaje mend çka po t'thom : Tanë kohen pd-ja ka funksionua simas formulës : PD = Sali Berisha militantët . Shumica e militantëve të pd-së ishin militantë të Berishës , si në asnjë arti tjetër , dhe kanë përba shumicen e votuesve të pd-së . Ata i kanë mbetë besnikë Sali Berishës edhe pse ka humbë shumë prej tyne . Në kto kushte nuk merret hiç në konsideratë sa p[rej këtne votave morët . Unë Agron ju fajësoj sepse ju nuk arritët të shtoni , qoftë edhe një grusht votash prej votuesve të lirë , "gri" siç u thonë . Ju nuk arritë të merrni qoftë edhe një grusht votash prej korpusit gjigand të abstenuesve të llojit të ri , mrëna pd-së . Ju nuk keni afrua afër vedit pothuajse asnjë prej figurave të shquem të shoqnisë civile . Ndoshta edhe koha kje e shkurtun , por mas 6 marsit , këtë lloj mungese u desh ta analizonit . Mandej Agron , burrat nuk e napin vedin kaq shpejt , ata luftojnë , përpiqen , kërkojnë , krijojnë , etj . etj . Mbetsh me shnet i dashtun Agron !

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                timmi

                                Apology accepted body!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fran Çukaj

                                  Dua me ju dvetë Agron : Sa kolegë (politologë , sociologë , filozofë , statisticinë , apo diçka tjetër ) afruat ju vetë , pranë PD-së ? Sa vota "gri" siguruat ju vetë , prej votuesve të lirë ? Sa prej abstenuesve të Sali Berishës i binde që të aviten tek ju ? Po Salianji , Duma , Tabaku , Basha , Bardhi , ky apo ai tjetri , sa afrime të këtij lloji siguruen ? Këto mungesa do të ishin motiv dëshprimi e vetdënimi , siç po ban ti Agron , por jo votat e mungueme si rezultat i faktit se militantët që Berisha ia pat "dhanë" Lulëzim Bashës , ia muer , tue i thanë se t'i kam pas dhanë "në përdorim" , nuk t'i kam falë . Ju nuk e analizuet 6 marsin , ju nuk u desh të bazoheni te votat , por , edhe nji herë po e them , te e reja që jmu filluat të sillni në PD . Falmeshnet kojshive !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bozhigradi

                                    Mos fole me Fran se i prish bukurine atyre qe ke shkruar me lart. Une nuk e di sa shkolle keni Ju zoteri por nje gje e nxjerr si konkluzion: nqs se je me shkolle te larte, e konkuron logjika jote doktoraturen e folklorist-doktorit, Gjekmarkaj. Por nqs. nuk je me Diplome te nje Shkolle te Larte dhe ke kete argument, jeni shume me lart ne logjike se Gjekmarkaj.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Tomi

                                    E drodhe gjekmutmarkaj, po kush dyshonte. Ti i tille je, nje letyre qe more nje karrike fale servilizmit edhe idete e tua jane nul ee ske pike horizonti. E vetjmja qe dite te beje ti ishte te shaje pushtetin. Dhe fale kesaj edhe te atij mbiemrit kolaboracionist qe mban te futen deputet. Po u dogje shume shpejt. Shko tani bjej nonje vend mesues letdrsie ne fshat, poo ok kujdes se dhe ate sdi ta besh ti, di i pashkolle qe je.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Oh sa kom qesh

                                      Kjo tregon se qenke fis bythe-qiresh si nga nena dhe nga baba. Ne Shqiperi nuk ka familje qe te mos kene ne fis persona qe kane qene njekohesisht edhe me le vizjen Nacional-Clirimtare, me Ballin e pulave apo antishqiptare qe qe bashkepunuan me pushtuesit ne menyre te vecante nga veriu dhe u bene pjese e krimeve te popullit shqiptar. Vete Enver Hoxha ka pasur njolle ne biografi se kunatin e tij Fahriun e pushkatoj Pushteti Popullor si bashkepunetor i gjermaneve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        D.Didani

                                        Bravo! Nuk te kemi kuptuar drejt,sa njeri dhe njerzor ke qene! Buka qe hane tradhetaret dhe servilet eshte harram! Aq me teper qe ti nuk ke nevoje per buken qe sjell politika kurve!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          The truth

                                          Ky eshte Gonia i dyte qe kishte premtuar per doreheqje nese kthehej Berisha dhe behet pishman me pas. I pari ish ai Kapllanaj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            K

                                            Ju e konsideroni veten të djathte ,,dhe keni 30 vjet që shkoni pas komunistit berisha ?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              dukagjin

                                              Refletim i mire dhe i shkte..... por dhe ju boll ja ke lepire b.... SALI non grates... Muho Asllanit nuk i shkojne pas te rinjte vetem disa veteran ndersa fatkeqesisht non grates i shkojne pas shum te rinj dhe kjo tregon qe kjo parti perbehet nga shpellaret.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                piktori

                                                Psh Pr, ndac shkruaj ndac mos shkruaj,per kete milet njesoj eshte, eshte postulat i Berishes,po nuk pate ndonje njolle (sigurimsi),mbi vete jo vetem qe nuk te perkrah po dhe te flak, jo thjesht nga PD po mundesisht dhe me burg, e atehere na ngelet te ngushellohemi me fjalet, e nenprefektit te Lushnjes ne "36,se lulet vetem ne France blihen ,e ne shqiperi i hane "gomeret".

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  PETRIT

                                                  AGRON KE BERE NJE ANALIZE TE SHKELQYER JE DEMOKRAT I PASTER , VAZHO KESHTU SE TI JE PER TU BERE NJE DREJTUS I MIRE I ASAJ PATRIE, SE PER TE TJERET NUK TA MBUSH MENDJEN AS NJERI . GJITHE TE MIRAT

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    labi

                                                    Zoti Gjekmarkaj!Nuk jam as Berishist dhe as Bashist.Jam nje qytetar shqiptar me bindje te majta,por qe mendoj se demokracia ne shqiperi ka nevoje per nje opozite te ndershme,reale dhe jo kriminale,gje qe deri tani,pas 30 vjetesh nuk ka qene e mundur dhe qe kuptohet,pas doreheqjes se vonuar te Bashes,figures se degjeneruar te tij si ushtar i Berishes,kuptohet se nuk mund te perfaqesohet nga arkitekti i shkaterrimit te kesaj partie,te cilen e uzurpoi fill pas themelimit te saj dhe menjanimit te Meksit,sic e dini mire,me ndihmen e grushteve e pistoletave te Izet Haxhise etj etj.Eshte fakt se jo vetem ju por kushdo ne ate parti deri kohet e fundit nuk ka guxuar te kritikoje veprimet etij korruptuese,kriminale,shantazhuese etj etj dhe krimet e tij,qe denohen nga cdo nen i kodit penal,deri me tani nuk denohen e hetohen per cudine e dyshimin e te gjitheve as nga Spaku i Krajes! Keto jane fakte te njohura per te gjithe shqiptaret.Fakti se perse amerikanet nuk po i denoncojne krimet e korrupsionin e tij te madh publikisht i dine ata,por shqiptaret i dine mire,duke filluar nga viti 1992,1996,1997,1998 e deri me sot.Ai e ka shfrytezuar mire faktin se sidomos brenda partise e shtypit te djathte s'e ka shqepur njeri per te dhe kur ndonje ka patur mendjen qe te flase e ka neutralizuar ose me kercenime e demaqskime ose duke e derguar te gjeje Azemin,Pashkon,Olldashin e te tjere... Sot,une mendoj se Alibeaj nuk duhej lene vetem dhe ai ,nga te gjithe ju qe me te drejte mendoni se ai eshte mish i huaj me damken e Non Grates,duhej te merrte pergjigjen hapur,pa frike dhe zyrtarisht ne mbledhjen e grupit tuaj parlamentar,paralelisht me betejen tuaj ligjore.Zerat tuaj te shkeputur vetem sa i bejne veri atij dhe te inkriminuarve te tjere reth tij me Noken ,Paloken,Vokshin,Spahon etjne krye dhe me te indoktrinuarit Kellicaj e ndryshem rreth tij.Vetem nje pergjigje e bashkuar mund te kete efekt ndaj Non grates,pavaresisht se duket se ai tani i ka marre frenat brenda jush.Dhe sikur ai te predominoje sot per sot,kjo do te jete vetem e perkoheshme,sepse me partine socialiste,me shumicen e popullit shqiptar qe prej 30 vjetesh voton kunder partise suaj te inkriminuar deri ne veze eshte e pashprese si me te si pa te gjendja,por me teper eshte 1000% e sigurt qe jo vendin e dyte pordhe te tretin mund te mos e zini me.Per mendimin tim e djathta shqiptare duhet te rithemelohet nga e para,duke afruar te gjithe ata persona qe e meritojne dhe qe jane te ndershem ,te pakorruptuar dhe aktive per te bere nje parti serioze,me program,me parime,me taban dhe jo sic eshte tani me bazament te ndryshkur qysh ne fillim te saj.Eshte koha per te menduar per kete.Dhe ju jeni njeri nga ata qe mund ta beni kete.Zerit te Kadillit duhet ti bashkohen sa me shume intelektuale e demokrate te ndershem!Ai ka nje [pjese,ju jeni dy pjese,po te kemi parasysh dhe pjesen me te madhe indiferente qe jane si kunder tij ashtu dhe kunder Bashes!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Komunisti

                                                      Cfare kujton se Je me i mire se Komunistet???? Partia juaj nga Fekalet e Komunizmit Drejtohet,keni me Shume Sigurimsa dhe fuksa sesa Vota…Po me Mire futju punes se Kishes se pedofileve se spiun i italianeve je…Ti Ke per Ideal At Fishten,Fashistin kolaboracionist dhe Ernest Koliqin…Mos u merr me Komunistet se te dime edhe dhembet e verdhe qe ke nga kallamboqi…Vendin Keto 30 vite ja u lame Fekaleve te Komunisteve .Nuk iken nga PD se te pelqejne leket.Bythelepirja eshte veti e katolikeve,Mjafton te shikosh Nikolle Leshin e Sander hajnin.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kume Peza

                                                        Në një farë mënyre edhe ti b..lëpirës ke qenë, sepse bëmat e Berishës i di mirë çdo shqiptar dhe, nuk ndryshoi pas nongratës. Këto që thua shko përplasja në surrat në mbledhje, jo në shtyp.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. p
                                                          ppa

                                                          Refleksion i sakte, parimor dhe korrekt. Model, pse jo , edhe per menyren e shprehjes ekselente!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. betixho

                                                            Zoti Gjekmarkaj! Dua të veçoj se theksimi Juaj: "Në bindjen time absolute Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë problemi, personat që e degdisen PD në këtë derexhe dhe kurrë më ata nuk mund të jenë zgjidhja. Një zgjidhje jashtë të dyve mbi voten e lirë dhe në miqesi me SHBA do ti bashkonte demokratet. Rithemelimi nuk mund të behet me personazhe që u shquan për korrupsion, banalitet, nështrim".........", që berishizmi është problemi dhe jo zgjidhja".dua ta theksoj edhe unë, se ky eshte problemi dhe se aty fillon edhe zgjidhja.Vetem sipermarja Juaj dhe e gjithe ledereve demokratë, që e kuptojne dhe e analizojnë si të tillë zgjidhjen duhet,te ndermarin analizen e pasojave negative ne Partine Demokratike nene driten e termave te "NON GRATA" te Departamentit te Shtetit te SH.B.A-se.Analiza e hollesishme e te gjitha pasojave nga sjellja e Sali Berishes dhe grupit te Tij mbeshtetes ne rrugen e autoritarizmit,minimit te demokracise dhe pluralizmit Shqiptar,korrupsionit dhe uzurpimit te pushteteve te pavarura.Analiza e vertete,e drejte,dhe parimore ne organizatat e partise do te cojë ne bashkimin e Partise Demokratike rreth ideve dhe kunder personalizimit te Partise dhe zgjidhjen e problemit duke krijuar nje parti jo mbi bazen e autoritetit por mbi bazen e parimeve.Kete inisiative duhat ta merrni Juve dhe mbeshtetesve të kesaj linje te drejte.Ndryshe me statute dhe bashkim fallco nuk do te arrihet gjekundi dhe e djathta do te vuaje pa aftesine e parimeve te munguara.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. r
                                                              ronny

                                                              Ne ato kohe jo te largeta, nuk kam patur respekt per menyren sesi I trajtoje gjerat kur dilje si analist ne ato pak programe qe kam pare se me dukej si nje cirk palacosh cdo program I tille. por duke e lene kete menjane, edhe pse kohe qe he kthjelluar w pjekuruar, dhe per kete te pergezoj, sot me kete shkrim qe e eshte ne nje menyren nje manifest ke qelkuar tamam ne koke. Ne pak rrjeshta ke sintetizuar cfare ishte cfare eshte e cfare do behet kjo organizate nese vertete gjerat do mbeten prape ne duart e nje mostre vertete antikombetare si Saki Berisha por qe ka pas edhe nje taborr lakejsh e hienash te sbpifur qe e kane fjalen Deshtake ne ballet por qe skane rruge tjeter te mbinetojne por vecje te vijne verdalle Hienes plake qe kerkon gjak. Te lumte per kete shkrim tejet te goditur

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Kujtim kola.

                                                                Po zoti Agron! Por duhet te jesh ne mbledjen e grupit parlamentar tja perplasesh ne fytyre te vertetat Sali Berishes, ketij Esad Toptani te kohve moderne. Sa te jete ai neper kembe P.d nuk do reformohet e nuk do vij ne pushtet. Sali Berisha ka qene dhe eshte per 30 vjet nje tumor kanceroz ne trupin e kombit tone.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. l
                                                                  lesh e li

                                                                  Gjek, qendrimi jot me pelqen. Po problemi nuk eshte vetem Berisha. Ne PD ka plot berishiane, hajdut e kriminel. Ajo parti ka degjeneruar dhe prandaj nuk besohet e nuk votohet me. PD ka mbi vete krime, ka skandale dhe aty jane plot njerez qe kane marre pjese ne keto gjynaje. Ju duhet shume pune per te ardhur ne pushtet. Ky popull u njeh mire dhe nuk u beson kollaj.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. i
                                                                    ilir

                                                                    te lumte per fisin,por ske vota or bufon.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Shkodra

                                                                      Pavarsisht degradimit nga tallavaja e figurave letrare pa hesap, ne fermentimin depresiv te ketij provincjalistit, qe shan faren e tij berishiste per te njejtat gjera te ngjashme qe manifestoi deri tani dhe shume te tjere e neverisnin, ajo qe po ndodh ne PD, eshte po e njejta gje qe beri deputet vet kete pallen. Berisha ka votat e tribalizmit. Riardhja e tij ne krye te partise, vetem pas pak muajve, kesaj rradhe pa kukulla, do te sherbeje si motivi i shkelqyer, qe nje tufe oportunistesh te tjere, te rrembejne tepsine, duke shporrur me shqelma ne bythe, injorantet e tjere berishiste qe ishin rehatuar rreth saj me lulaqin ne krye. Keshtu qe fanatiket bythlepires qe e mbeshtesin sot, nuk kane asnje ndryshim nga fanatiket bythlepires qe po shporrin me shqelma ne bythe. E rendesishme eshte kush do te jete afer tepsise, me Saliun dhe kur te ngordhe Saliu. Te tjeret jane Jashteqitje, si per berishistet e rradhes ne krye te tepsise, si per shqiptaret

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. R
                                                                        Remarku

                                                                        Me vjen keq sidomos per Ju, keni gjithë potencialin,a e dini kete?keni nje potencial te fuqishem , perse nuk perballeni? keni aq shumë po aq shumë argumenta sa Sa li Berisha te dali nga dritarja ko nga dera..keni frikë??perse se beni?si ka guxim ky njeri i 97-tes,i 21 Janarit,i Gerdecit??igjithë atyre aferave ??

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. m
                                                                          malsori

                                                                          Bravo Agron qe shkruan por ti duhet tja thuash ne sy keto gjera se maloku i vicidollit nuk zbret nga kali me llafe.Ai duhet te largohet sa me pare qe PD te clirohet nga mbetjet e komunizmit Saliu ashte nje kerrme qe qelp dynjane dhe duhet zhdukur

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje