
Nga Ylli Pata
Mbyllja e muajit mars, që pati si thelb të tij zgjedhjet që sollën trazirat në Partinë Demokratike nuk ka sjellë asnjë gjë të re përveç largimit të Lulzim Bashës.
Njerëzit e Foltores, të cilët morën kurajo nga rezultati i 6 marsit, ata po përjetojnë një krizë edhe më të madhe se ata që pësuan organet e krijuara nga Lulzim Basha pas shizmës me Berishës.
Foltorja dhe Komisioni i Rithemelimit tashmë nuk ekzistojnë, pasi menjëherë pas 6 marsit e sidomos pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në PD ka nisur një revansh i Sali Berishës dhe njerëzve të enturazhit të tij, të cilët publikisht nuk kanë qenë pjesë e Foltores.
E çfarë është më e çuditshmja, i gjithë ky revansh bazohet në një vendim të një gjyqtari të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, si Agron Shukri, i cili është një vendim totalisht absurd.
Përveçse një person me konflikt të pastër interesi me Sali Berishën, pasi ka qenë familjarisht pjesë e aparatit ekzekutiv të tij, vendimi që ka marrë Zhukri nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë e një organizate politike.
Vendimi nuk ka bërë asnjë verifikim të anëtarëve të “Kuvendit” të 11 dhjetorit të vitit të shkuar në Air Albania. Asnjë pjesë e këtij vendimi nuk merret për të shpjeguar se a janë njerëzit që janë ulur në shkallët e atij stadium, anëtar të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Së paku, a janë depozituar në gjykatë firmat e anëtarëve? i verifikoi kush? A i ballafaqoi kush provat e dërguara nga njerëzit e Berishës? Normalisht askush sepse nuk ka dokumentacion të tillë. Pasi nuk ka një hetim të kryer nga Zhukri. Një vendim që ka sjellë një precedent deformues për çdo organizatë, e ku mund të kontestohet çdo forum drejtues i saj, thjesht nga një grup kundërshtar.
Megjithatë, për këtë duhet pritur një vendim i Gjykatës së Apelit, e këtu në aspektin ligjor, Foltorja ka shkaktuar traumën më të madhe ngaqë deri më sot kanë folur se nuk ka rëndësi selia, vula apo simboli.
Pasi problemi më i madh i PD-së është se nuk ka qenë Lulzim Basha pengesa për një bashkim, as ambicjet e dy palëve për të hyrë në grupin drejtues të Partisë Demokratike, duke përdorur Berishën.
Thelbi është se e gjithë kjo zhurmë ka ndodhur thjesht e vetëm që Sali Berisha të marrë kontrollin e Partisë Demokratike. Një kontroll që Berisha po synon ta marrë me një revansh dhe jo një rikapitulim apo rithemelim. E kjo shikohet thjesht në logjikën e 11 dhjetorit. Kur u ngrit një “Komision Rithemelimi”, i cili caktoi edhe njerëz me detyra të posaçme. Kryetar i kësaj structure u emërua Belind Këlliçi, i cili sot nuk ka asnjë peshë në zhvillimin e pas 6 marsit. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, drejtuesit e PD-së bënë të ditur se do të zhvillonin një negociatë me njerëzit që e Foltores për të gjetur pikat e përbashkëta për ribashkimin. Deri tani pikë e përbashkët mes dy palëve, nuk se është parë. Pasi pala e Foltores ka vetëm një kërkesë: rikthimin e Sali Berishës. Po ku ta rikthejë, si ta rikthejë edhe me çfarë mekanizmi ta rikthejë?
Nëse Berisha do të kishte një synim politik për të larguar Bashën, e këtë ta konsideronte fitore, do të kërkonte një shkrirje të dy palëve; kryesisë së PD-së dhe Komisionit të Rithemelimit. Por ç’ndodhi në PD? Njerëz të afërt të Berishës vendosën të heqin dyert e “blinduara”, vendosën të rinovojnë selinë e PD-së, po me çfarë fondesh? Kush organ i PD-së ka miratuar e alokuar fonde për këtë aksion? Asnjë! Kemi të bëjmë me ngjarje që janë një material për organet e drejtësisë, nëse ka të tilla.
Megjithatë le të shtrojmë argumentet politike të çështjes. Duke ju bazuar edhe propozimeve të disa depuettëve si Grida Duma apo Saljanji që kërkuan largimin e Bashës dhe bashkimin me Foltoren. Po kush është Foltorja sot apo Komisioni i Rithemelimit? Ne kemi parë që në seancën e parë të Parlamentit pas largimit të Lulzim Bashës, dy palët e PD u përleshën në Kuvend për cicmice, për inate. Pse? Sepse ata nuk mblidhen dot në një sallë dhe të bien dakord për një shtrat politik dhe organizativ të përbashkët.
Të paktën në një muaj, palët e PD-së jo vetëm nuk janë më afër, por po tregojnë se e urrejnë njëri-tjetrin më shumë. Kjo është parë në largimin e njerëzve nga administrate e PD-së apo nga ngjarjet e rënda siç ishte tritoli i vënë në pronën e kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, Xhemal Bushati. Asnjë fjalë nuk tha Sali Berisha pas tritolit ndaj një kandidati të PD-së, asnjë fjalë nuk tha asnjë anëtar i Foltores, porn ë komentet mediatike thjesht kundërshtonin argumentet se dhuna është nxitur nga mënyra sesi Sali Berisha bëri politikë këto 6 muaj.
Gjërat, edhe pse me një ndryshim të madh që është largimi i Lulzim Bashës, në PD realisht nuk ka ndryshuar asgjë. Kurse tek krahu i Sali Berishës ka ndryshuar gjithçka- Foltorja politikisht nuk ekziston. Është thjeshtë Berisha, e tek tuk Flamur Noka, apo edhe Tritan Shehu.
TemA
O popull ii neveritshem pa dinjitet e fis xhungle ! Meritokeni varferin dhe poshterimin qe ju ben kjo familje antishqiptare !Sa posht keni ren ..Akoma me sali berishen neper kemb ..YYYYYdheu ju mbuloft turpi historis ..prisni sa te vdes e tju corbos akoma me thell der atehere e pasi ne ate vend mos ngel kemb shqiptari ...Hikni merni rruget e poshterimit e haroni emrin e Atdhe ..ose rini aty e pasuroni tradhtin e hajnin ......
Koment i shkelqyer. Sa poshte ka rene ky popull me Salin neper kembe.
Dyndja e malokëve dhe përdorimi i tyre si vegla qorre të korrupsionit (drejtësi), ushtri qorre (në votime), si mburojë në mbrojtje të (berishës),si shkatërrues të strukturës sociale (zaptimet e tokave) etj, ka shkaktuar dame të pariparueshme dhe pakthyeshme pas dhe e ka shëndërruar shtetin shqiptar në anarki ku nuk rrespektohet asnjë ligj dhe vend ku nuk mund të jetohet me dinjitet. Ngado i rrethuar,tradhëtitë më sulmojnë, do zhdukem nga ky vend ku veç veset triumfojnë, dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë, ku duke qenë i lirë të mund të jetoj me nder. Mizantropi.molier
Pune shpendesh... patash e rosash...
Me pelqen fotografia: Berisha - Vokshi nje cift korbash per te trembur naivet dhe injorantet.
Bravo.Nje radigrafi e vertete.Mjere ata trushplar qe i shkojne pas Sali Berishes. Saliu eshte fatkeqesia e shqiperise.
Me mire Mero jepi hapesire ne gazeten tende Frrokut dhe Ngjeles se ketij debilit Pata. Te pakten me ata lexuesit argetohen dhe shohin degradimin e tyre te perditshem, kurse me yll paten kuptojne sa medioker jane gazetaret e Tema.
ku bir kurve serbie duhej terheq zvarre makines se Plehrave ne gjithe Shqiperise dhe pasanej kufoma i duhej hudh qenve te rruges per ushqim shpirtnot
O zot si s'ju nda ketij kombi ky qelbesire qe kutrubon, po i mbeti rrodhe neper kembe ? Mallkuar qofshin dhe gjitha ata, qe i vene nga pas dhe kontribuan ne ringjalljen e tij. Plehra !
E cuditeshme si nuk del nje gazetar apo nje analist ne shqiperi ti thote te verteten ne sy sales ti thote ti je kriminel je hajdut je shkaterues i demok.dhe drejtesise ne shqiperi.Vetem nje gazetar kosovar ja tha keto plus edhe faktin e te qenurit bashkepunetor i Milloshevicit.I lumte goja trimi eshte trim .Ketej kufirit ska analist gazetar as prokuror qe te mari dosjen nga Amerika dhe te pakten ta therrase e ta pyesi kriminelin sale.Vente dore perendia.