Pyetjet e mbyllura dhe Ballkani Hapur!

7 Prill 2022, 15:18Blog Lutfi Dervishi

Gjashtë në dhjetë shqiptarë janë dakord për Ballkanin e Hapur, por nëse nga të anketuarit do të gjenden vetëm gjashtë persona që të kuptojnë dallimin mes Ballkanit të Hapur dhe Tregut të Përbashkët Rajonal, kjo do të ishte një arritje historike në procesin e integrimit në rajon dhe në procesin e integrimit të rajonit në BE!

Së pari a ka dallim mes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Ballkanit të Hapur?

Në fakt ka disa dallime, të rëndësishme apo jo këtë ja lemë në dorë lexuesve qoftë edhe atij  lexuesi që ka plotësuar pyetësorin.

Dallimi i parë është emri: një proces quhet Tregu i Përbashkët Rajonal dhe tjetri quhet Ballkani i Hapur.

Dallmi i dytë është mbështetja: Tregu i Përbashkët Rajonal mbështetet nga 6 qeveritë e rajonit (Shqipëria, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Ballkani hapur mbështetet nga gjysma e vendeve të rajonit (Shqipëria, Serbia, Maqedonia)
  
Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) mbështetet nga Procesi i Berlinit dhe Brukseli. Jo vetëm me fjalë, por edhe me fonde. 1 Miliard euro mbështetje si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR) e mbështet BE, por e mbështet edhe SHBA!

Për TPR, jo vetëm që kanë rënë dakord në parim të gjashtë qeveritë e Ballkanit, por edhe kanë miratuar një Plan Veprimi prej 25 pikash. Data? Jo shumë e largët: 10 nëntor 2020 në Takimin e Sofies në kuadër të Procesit të Berlinit!

Çfarë është Tregu i Përbashkët Rajonal? Përgjigja me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.

Çfarë është “Ballkani Hapur”? Përgjigja me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.

Pyetja është: Kur kemi Tregun e Përbashkët Rajonal, për çfarë na duhet “Ballkan i Hapur” që na ka futur në “sherr” edhe me Kosovën?

Përveç egos personale nuk gjej dot një përgjigje tjetër.

Gjithkush mund ta ketë një përgjigje të veten për këtë pyetje, por ndoshta ja vlen të futet në “këshillimin kombëtar” të radhës pyetja:

A ka dallim mes Tregut të Përbashket Rajonal dhe Ballkanit të Hapur?

Dhe meqë jemi te Këshillimi: qeveria dhe opozita këshillohen/ bashkëbisedojnë/ konsultohen me njerëzit gjatë fushatës elektorale për çështjet që i konsiderojnë me rëndësi.

Partia që fiton miraton programin në Parlament dhe nis qeverisjen. Këtu duket se ka një dëshirë si nga forca që del në opozitë ashtu edhe nga ajo që fiton që fushatën ta bëj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve!

Ka një kohë për gjithçka thuhet në librin e shenjtë. Problem është kur ngatërrimi i kohëve kthehet në modë.

Nëse qeveria e konsideron jetike, e konsideron si oksigjeni këshillimin me të qeverisurit atëherë të kalojnë në referendum çështjet për të cilat është në dilemë.

Çështjet që kalojnë në referendum diskutohen, analizohen, shqyrtohen dhe njerëzit janë të informuar se për çfarë do të thonë po dhe për çfarë do të thonë jo.

Dyshoj shumë se të gjithë që kanë plotësuar pyetësorin kanë qenë të informuar për Maqedoninë e Veriut, për Ballkanin e Hapur apo për secilën nga çështjet e tjera?!

Nuk ka pse t’i biem nga Kina. Nëse kemi merak hashashin pyetja mund të bëhet e drejtpërdrejtë.

Do të vijojmë luftën ndaj hashashit apo do të nisim luftën ta legalizojmë?

Pyetjet e mbyllura në gazetari janë pyetjet që të çojnë te përgjigjet po ose jo. Por pyetjet duhet të kenë kuptim përndryshe ngatërrojmë luftën ndaj hashashit me luftën për hashashin ose Ballkanin e Hapur me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Tamam sikur të ngatërrojmë Niçen e Shijakut me Niçen e Gjermanisë!

9 Komente

  1. A
    Albi

    shume e sakte! Rama po i sherben Vucicit... por keshtu eshte kur Ministret e ngatërrojne Ramen me Zeusin....

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y-3

      or ti Alb, per cfare po i sherben Edi ! Aleksandar-it ??? edhe Luti perpiqet te "shpjegoj" veten Tregun e Përbashkët Rajonal, sepse Ballkanin e Hapur sekupton dote. Luti ben edhe nje paradoks duke shtuar se per te duken te njejta (me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.) po perse jane ata ne Kosove kunder sipas Lutit kur qenkan te dyja po e njejta gje? Lutfi, merr me shume Info. se cfare eshte Ballkanin e Hapur

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        Y-3 do te dish se cfare eshte ballkani i hapur..?? me tre fjale :Pushtim ekonomik nga Serbia

        Përgjigjjuni
      2. Y
        Y-3

        or ti Alb, per cfare po i sherben Edi ! Aleksandar-it ??? edhe Luti perpiqet te "shpjegoj" veten Tregun e Përbashkët Rajonal, sepse Ballkanin e Hapur sekupton dote. Luti ben edhe nje paradoks duke shtuar se per te duken te njejta (me një fjali: një treg që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve.) po perse jane ata ne Kosove kunder sipas Lutit kur qenkan te dyja po e njejta gje? Lutfi, merr me shume Info. se cfare eshte Ballkanin e Hapur

        Përgjigjjuni
      3. S
        Safete Qalliu

        O Lut, o karagjoz. Je bërë, shumë kurajoz Paratë e Sali Berishës Të frymëzojnë, Ndersa ne, lexuesit. Ty, si Dr. Luti, Të mallkojmë, Je bërë legen, i pa fytyrë, Karakterin E ke zgjyrë. Luto, ruaj bythën, se Saliu do të shkojë në burg, mbasi po i thotë BURGUT HAPU. Po ti ? ……

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSO-E

          Ka zgjedhur te rrije ne opozite dhe keshtu eshte me I mbrojtur, me imunitet gazetari hileqar!! Te gjitha ne shkrim I thote sipas menyres se vet, Jo si Jane ne realitet dhe ne kontekstin e kohes. Punon vetem me hapesiren!! Kohen si dimension I bie me instiktin e vet!?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Legalize it, don’t criticize it!

            Futja kot Lutfi

            Përgjigjjuni
            1. a
              arian

              ore o ju gazetaret shume te ditur e mbani veten.pyetjet dhe peergjigjet i beni deri aty ku ju intereson juve dhe pastaj i beni njerzit mish mash.kur jeni kaq te zot hyni ne gare dhe fitoni e na drejtoni po skeni mendere sidomos ti lufti

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Tema pse nuk boton komentet e mia??

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje