1 Metë + 1 mm më shumë

6 Prill 2022, 09:57Blog Nga Frrok Çupi

1 Metë + 1 mm më shumë

Është hapur lajmi se njerëzit përgjegjës po mblidhen për të caktuar një njeri që do të jetë presidenti i ri i Republikës, pas Metës. Fillimisht kanë lëshuar një vizatim në ajër dhe që e quajnë ‘arketip i presidentit të ri’. Fjala ‘arketip’ zakonisht përdoret për kriminelët; vizatimi ndihmon njerëzit që ta dallojnë të kërkuarin në ndonjë metro apo në ndonjë manifestim. Por edhe në këtë rastin e presidnetit, fjala ‘arketip’ mund të përdoret njësoj.

Kur thuhet zyrtarisht se ‘arketipi i presidentit të ri duhet të sigurojë që të mos jetë si Meta, por më i mirë’, atëherë këtu duket se po thurim, jo një arketip politik, por një përrallë. Përralla mund të vlente për të vënë në gjumë fëmijët, me siguri.

1.

Pjesa e përrallës:

Ishte një president që tani e tutje as ka për të qenë e as mos qoftë më. Ai ishte rritur nëpër male, ku kishte parë desh e cjep me brirë të mëdhenj…; kishte luajtur edhe me sfurqe dhe me kosore. Kur kishte ardhur në qytet, kishte bërë si kishte bërë dhe ishte futur në një studio televizive për të transmetuar ndeshje sportive. Ca djem aty në studio i kishin ofruar një mikrofon të fikur, sa për provë. ‘Jo- kishte thënë ai- nuk më duhet, unë transmetoj edhe me bishtin e fshesës’. Dhe kështu bëri duke lëvizur nëpër studio.

Pastaj u bë president. (Fëmijën sapo e kishte zënë gjumi, deri në këtë moment)… U bë president dhe shpalli luftën e Ukrainës; luftë ukrainase por pa Ukrainë. Në vend të Ukrainës mori Kushtetutën. Doli rrugë më rrugë, nga një kazan rakie te tjetri, nga një vilë te tjetra, nga një mace te një qen…, dhe deklaroi se ‘do të mbronte Kushtetutën’. Kushtetuta iu bë si një lëmë me fasule në fshat dhe ky natë për natë ndizte zjarre rreth lëmit që të mos i vinte njeri. Po kush, vallë, po ia sulmonte Kushtetutën? Askush nuk e kishte mendjen, askush nuk shihej rreth lëmit.

Megjithatë, presidenti mblodhi sfurqe, sëpata, kosore dhe bisturi, si dikur në fshat. Fillimisht bërtiti me zë të lartë, teksa bënte roje natën, bërtiti e tha se do ‘t’i priste duart’ atij që do të zgjatej për nga fasulet… Më vonë u bë më i egër dhe u bëri thirrje njerëzve të popullit: ‘Rrëmbeni kosore, sfurqe e kmesa…, se po na prekin lëmin e kushtetutës’.

… Ja, kjo ishte përralla e gjumit.

Po pyetja me sy hapur: Vallë cila do të jetë njësia matëse për të gjetur një president pak më shumë se Meta?! Për shembull sa milimetra?, 1 mm? Apo më shumë?. E çë pastaj, pse do ta ketë kosoren 1mm më të gjatë? Prapë një Metë tjetër do të jetë!

Definicioni se ‘na duhet një tjetër jo si një Metë’, është definicioni më i humbur, më i djallosur, më i pashpresë dhe më i ulët në këtë botë. Po si mund ta thonë, vallë? Ja e thanë, po vallë si mund ta masin 1 mm më i gjatë se Meta?

2. 


Pjesa e pamatshme:

Presidenti i Republikës ka përpara hapësira të pamatshme. Nëse do të kufizoheshin vetëm me hapësirat rreth Metës, atëherë do të na mjaftonte një insekt si president, sado i shkathët, por një krijesë e vogël. Presidenti Meta nuk arriti kurrë ta duronte dritën që vjen nga horizonti i kombit dhe i vendit të vet. Gjithë moto e tij ishte përgjysmimi, pjesëtimi, thërrmimi i tërësisë së hapësirave kombëtare. Kjo qe arsyeja që zhvilloi teorinë e ‘popullit të 2 marsit’. Sapo kishte bërë thirrje kosoresh, menjëherë disa njerëz të çuditshëm i erdhën para zyrave në Tiranë, ky doli e bëri veprime sportive si me bishtin e fshesës…, dhe u kënaq me popull të pjesëtuar… Nuk mund të duronte më shumë se kaq.

Tani, vallë, presidenti i ri do të jetë ‘1 mm’ më i gjatë se ky në hapësirë? E çë pastaj, ça u bë më mirë se ishte?

Presidenti Meta, bashkë me ish- presidentin Berisha, fshehurazi prenë një kostum të ri për kombin dhe popullin tonë. Për herë të parë që nga Bibla, një pilar politik shqiptar u shfaq si kallauz kundër Perëndimit, dhe ky u spekulua si ‘kostum kombëtar’. As në kohët më të këqija, populli shqiptar nuk kishte përfytyruar ndonjë ‘president’ që të ngrinte flamurin anti- Perëndimor. Por ja që këta të dy e bënë.

Këta ndërtuan paradigmën: Gjysma e popullit me Amerikën dhe gjysma kundër!.

Nëpër mbetjet e LSI dhe nëpër llafollogjitë e Foltores po lëvrin fjalori më i ashpër dhe më i ndotur kundër qeverisë amerikane, kundër shtetit amerikan, pro- rebelëve të Bashkimit Evropianë, pro zërave në favor të Putin dhe kundër Zelenskyt… Vallë si mund të vizatohet një arketip i presidentit pas këtij, që gjasme mjafton të jetë pak më ndryshe se Meta? Kjo do të ishte asfiksuese. Por edhe ide idiote.

Nuk e shikojnë këta se dhjetëra fëmijë po japin jetën në Ukrainë nën armët mizore të Putin? Mijëra të tjerë janë burra e gra, por prapë jetë njerëzish. E për çfarë? Në  fund të fundit: Për të mos lejuar që vija botërore ‘kundër Perëndimit’ të kalojë këndej Ukrainës…, ndoshta edhe drejt Shqipërisë…

Po vallë ‘içikë më shumë se Meta’ na u dashka Presidenti i ri?… Apo içikë ‘Putin’ këtu me fytyrën e presidentit të ri?

Na duhet rrënjësisht tjetër; ndoshta edhe racërisht tjetër në kuptimin e ‘racës politike’.

Atje po ndërtohet një rend i ri botëror, mundësisht pa hajdutë e kosore në krye të shtetit… Këtu kërkojmë ‘1mm më shumë se Metë’. Po ç’është kjo?…

12 Komente

  1. T
    Tajari

    Titulli duhej te ishte. Nje Metë=me nje mut

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Presidenti duhet te jete si presid.Mattarella i Italise pik.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asnjeansi

        Eh , more Ben , sikur vertet te kishim edhe neve nje president si Mattarella i Italise dhe dhe nje kryeminister si Draghi .... po ec e gjeji ne Shqiperine tone .

        Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Si gjithnje shume bukur Frrok. Une i lexoj me endje per shkak se ka dhe humor brenda shkrimeve. Une, per shkak te punes qe kam bere ne jete, kam lexuar shume autoritete ish ushtarake neper kohe. tek Napoleon Bounoparti kam veçuar per sot dy thenie: 1. Ai thote se burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke. Brilante. Jam mrekulluar kur e kam gjetur. Kete e kuptoj se nuk duhet qe burri i shtetit nuk duhet ta kete zemren ne buze dhe ne xhep si keta drejtuesit tane 30 vjeçare. Mbase me shume se te gjithe ai Meta. 2. Une- thoshte perandori- mund te kem tere te metat e botes, por mos mirnjohes nuk jam. Tani me thoni kush nga keta, qe populli i ngre lart deri ne Olimp, eshte mirnjohes per kete popull. Edhe diçka per ish presidentin Berisha. Shvejku thoshte: "te gjitha rruget ne Buqojevice te çojne". Kete pergjigje Hasheku e vinte ne goje te Shvejkut qe te shkonte ne front, ne Buqojevice ku behej lufta, dhe jo te bente rrumpalle mejhaneve ne prapavije. Berisha nuk ka lene gje pa i bere ketij populli per mbi 30 vjet. Nuk e di per interes te kujt punoi. Legjenda urbane ka plot. Po une do te thoshja vetem nje percaktim. Tek ky skizofren e ka fillesen çdo poshtersi ne kete vend. Ashtu si Shvejkun qe tere rruget e çonin ne Buqojevice, mua tere rruget me Lojne tek ky perbindesh.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ethem Lalaj

        Ok..F.Çupi.Ju ja bëni mirë anatominë Im.Nuk dua ti them Im-President më.Është sikur bretkosës ti thuash lavrak..! -Im sikurse Luli janë idiot politikë,fatkeqët pa tru,por që zbatuan urdhrat e Saliut 100 % dhe tashmë Sb dhe Im duhet të gjejnë vrimë të futen nëse Amerika e ka seriozisht për të nxjerrë nokaut nga politika në Shqipëri. -Tashmë Sb dhe Im janë në grahmat e fundit( sipas meje),pasi non grata e Sb nuk hiqet më nga DASH,por edhe Im është në të njëjtin kandar.Të dy kan vjedhur floririn e Kërrabës,etj dhe DASH nuk ja ka përmëndur sikurse vrasjet në 21 janar,Gërdec,etj. -DASH ka deklaruarë hapt se Sb tashmë është në dorë të drejtësisë.Por fatkeqsia qëndron se SPAK GJKKO kanë lindur të vdekur,Kan frikë nga lepuri që hiqet si Luan që nga 1992 kur kapi drejtësinë me kursin e plepave.. -Presidenti RI kushdo që të jetë..do të jetë 1000 herë lë i mirë se mundësi shpifs Im..një skandal i vërtet që telendisi popullin dhe opinionin nd/Kombëtar. -GjK ngeli në mëndjen e Sb për të shpëtuarë Im edhe njëherë..!

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jimi

          Nje gje duhet percaktuar kjarte ! Ketij vendi nuk i duhet nje president i Mete !

          Përgjigjjuni
          1. z
            zaloshnja

            o Frrok ke te fala nga Zaloshnja hmmmm spiun i lagjes fuks muti

            Përgjigjjuni
            1. T
              The truth

              Mos harroni ti jepni ilacet ketij. Edhe Ngjeles. Na duhen prape per rubriken e neserme.

              Përgjigjjuni
              1. g
                goni

                O Frrok Llulla, erdhi 8 Nentori?!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Imigranti

                  Z. Cupi do ishte nje kandidature per president qe une do e votoja me te dy duart.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arber iliri

                    Meta një kriminel i rezikshëm,padyshim do vijë koha e së vërtetës kur të tmerrohemi nga urdhrat për vrasje personash,po po urdhër eleminimi fizik,vjedhje shumë milionëshe në euro,jo në lekë ka thënë Mona,etj,etj.Meta një binjak i Saliut nga një fshat i Jugut si për të balancuar peshoren e mostrave Veri-Jug.Kjo është historia e tyre Po vjen koha e së vërtetës.Aleati i madh i shqiptarëve goditi gjarpërin në kokë,është trullosur por është ngritur për të dhënë kafshim helmues,nuk do të mundet.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mirela

                      Zoti Frrok je i zoti, dhe zoti i analizave. Si arrini te formate te tille qe jane pamflete, skica, novela, skenar, eshte pyetja qe me mundon sa here ju lexoj. Nje mm, ka qene historia e levizjes demokratike qe ne krye e deri tash pas 30 kusur viteve. Nje mm, fakti qe shumica deshirojne te ikin nga syte kembet e verteton nje mm progres. Nje mm, historia e politikaneve xhuxha qe na ngatrrohen neper kembe dhe jetet tona i bejne mm.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje