Deputeti i kthyer në “berishist”, presion kolegëve të PD t’i bashkohen “Foltores”: Do mbeteni vetëm

6 Prill 2022, 10:28Blog TEMA

Deputeti i kthyer në “berishist”, presion kolegëve të

Deputetja Flutura Açka, ka ndarë një bisedë që ka pasur me një nga kolegët e saj deputet, në selinë blu.

Ajo thotë se deputeti, të cilit nuk ja tregon emrin, i ka kërkuar që të tërheqë deklaratat kundër Berishës, sepse në të kundërt do mbetet vetëm.

“Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë.

Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni.

Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata”, i ka thënë Açka ndër të tjera kolegut të saj, që siç vetë e rrëfen, është kthyer në “berishist”.

Shkruan Flutura Açka:

“Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

“Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege.

Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kür në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën.

Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

“Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

“Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.(TemA)

7 Komente

  1. T
    Toke e xanun,parti e xanun

    Kta jane te gjithe legena,nuk ka ngel nje burre ne ate parti dhe ne kete vend

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Zonja Acka ben pjese ne kategorine e atyre deputeteve te PD-se qe nuk kane ambicie politike. Kjo shpjegon edhe qendrimin e saj apolitik. Te jesh sot kunder Sali Berishes, dhe te kesh ambicie per te patur karriere ne politike, eshte nje nonsens, nje paradoks qe edhe nje femije e kupton. Te gjithe ata qe kembengulin ne qendrimin e tyre ndaj Nongrata-s, jane te djegur politikisht; karriera e tyre politike, te pakten ne PD, ka marre fund, pavaresisht grepit te holle te "fraksioneve" qe ka hedhur doktori, i cili jo se nuk eshte i vertete, por eshte krejt pa efekt ne kete situate ku ndodhe opozita. Eshte kjo arsyeja pra, se pse jam i bindur qe zonja Acka, por edhe te tjere si ai Bejkua kokzbathuri, i cili u pergjigjet pyetjeve te tilla qe nuk ia ben askush, vetem per te shprehur mllefin ndaj Berishes, kembegulin ne sjelljen e tyre totalisht apolitike. Ata thjesht nuk kane ambicie; per ironi, kjo i ben ne nje fare menyre edhe te lire ne opinionet e tyre, te lire sidomos per te derdhur vrerin ndaj doktorit. Zonja Acka me ka habitur, ne kuptimin me te keq te fjales, kur ne ditet e para pas 9 shtatorit, qe shprehur se mbeshteste qendrimin e Bashes, sidomos kur mendonte sesi "do te vihej ne pozite te veshtire nga kundershtaret politik ne Kuvend, kur t'ua kujtonin nongraten e Berishes"! Imagjinoni tani, zonjen Acka te skuqet nga turpi, prej akuzave te Taulant Balles, apo Spiropalit...!!! Kjo eshte e pafalshme per nje demokrate, deputete e politikane! t'i vije turp se cfare thote Balla i socialisteve! Aq me teper, qe nuk ka shqiptar, te mencur a te marre, te djathte a te majte, pavaresisht se keta te fundit se pranojne publikisht, qe nuk e di se Nongrata eshte veper e nje lobimi te peshtire. E di edhe zonja Acka. Kjo vetedijshmeri, jo vetem kete zonjen, por edhe te gjithe ata deputete demokrate, qe mbajne te njejtin qendrim me te, i ben, pervecse apolitike, edhe njerez te liq ne shpirt. Konstrast: dy analiste te majte, socialiste ne bindje, antiberishiste te perjetshem, Lubonja dhe Bushati kane bindjen e tyre te plote, se Nongrata ishte nje lobim i neveritshem, per te siguruar qetesine e regjimit te Rames - disa demokrate, nder ta edhe Flutura Akca, mendojne krejt te kunderten, duke u shprehur si Taulant Balla apo Elisa Spiropali...!!! Demokratet, por jo vetem ata, e verejne kete kontrast, sepse eshte kaq i forte dhe te vret syte. Nuk Merret me mend se c'ndjejne per kete specie te cuditshme qe pretendon te perfaqesoje vullnetin e tyre: peshtire!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        O kamjon,je lodhur kot qe te na mbushesh mendjen se znj. Acka e ka gabim qe nuk behet berishiste. Te pakten keshtu do ta kete gjuhen me te paster se tenden qe je b.lepires, dhe me e rendesishme nuk do mbeshtese nje qe ka djegur e vrare.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          O kamjon,je lodhur kot qe te na mbushesh mendjen se znj. Acka e ka gabim qe nuk behet berishiste. Te pakten keshtu do ta kete gjuhen me te paster se tenden qe je b.lepires, dhe me e rendesishme nuk do mbeshtese nje qe ka djegur e vrare.

          Përgjigjjuni
        2. d
          doktori

          O Skypion!!! Sic je "Askushi" ashtu ke dhe idete! Ne form dukesh ne shkrimet e tua i kenduar ...por ne thelb je nje partiak i neveritshem qe shkon gjithmone kunder rrymes,kunder rrjedhes se lumit!Ta dish mire nje ligj themeltar te natyres! Ne se ti gjykon qe e verteta eshte me ty,pamvarsisht cfare thua ti,je i destinuar te beheshh qesharak! Me mire mos shkruaj se duket qe shkruan me kasete dhe jo me tru,jo me zemer! Kur arrine te thuash qe Lubonja dhe Bushati jane Antiberishist....ti ketu e dhjet fare!...Me tej nuk mund te te degjoj askush. Fol per vete,prit dhe peshtimat qe ne pergjithesi ke ne cdo koment, ose je komentusi qe historikisht je peshtire me shume!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta e vertete

            O skypion, Eshte nje shprehje qe thote "mu..in e thate mos e trazo se vjen ere". Doktori mu..t i thate ishte dhe po mos te kishin shpallur non grata ose mos ta kishte perjashtuar Luli nuk do te ndihej fare se si atij ashtu edhe Lulit nuk i u plas fare per PD perderi sa oxhaku i vilave se sejcilit prej tyre nxjerr tym. Keshtu qe perse do t`i interesonte te gjatit te bente konspiracion per ta shpallur doktorin nongrata ???!!!!. Llogjika ta thote qe te gjatit i interesonte ta linte ashtu m..t te thate e mos ta kishte neper kembe.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E ardhmja

              Acka ke te drejte. Por demokratet qe e mendojne si Ty duhet te shfrytezojne kete Moment per t'u bere ze ne Parti. PD nuk eshte Berisha, per ne te djathtet, ka qene e mbetet shprese, nuk duhet braktisur PD. Berisha u detyrua ta hape si kurre me pare, statuti i ri eshte fantastik, shfrytezoni rastin, Berisha do s do nuk ka shume kohe, duhet menduar per te ardhmen qe s duhet te jete kurre Basha bis dhe fiziologjikisht nuk mund te jete kurre Berisha tris vecse per pak kohe. Mos braktisni varken ne mes te stuhise zonje po kthehuni ne shprese.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje