Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e ish-Diktaturës

6 Prill 2022, 13:06Blog Alba Malltezi

Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e

E gjitha ndodh pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadores Yuri Kim “guxuan” të njollosnin Liderin e tyre Suprem. E keni vënë re? Edhe një grimcë e vogël, e papërfillshme lavdërimi të vijë nga SHBA-të në lëvdim të Liderit të tyre Suprem, ata e marrin e zmadhojnë, e vënë në titujt kryesorë, në postimet kryesore, e përtypin dhe e ripërtypin, e shesin dhe e rishesin si lajmin më të bukur të jetës së tyre të mjerë. Edhe sikur “e anatemuara” ambasadorja Yuri Kim në ndonjë fjali, në ndonjë lëvizje, në ndonjë hapje dere makine, apo në një teshtimë të papritur, të duket se lavdëron Liderin e tyre Suprem, papritur ata e shohin me sytë që Romeo pa në përjetësi Xhuljetën. Atyre iu duhet vetëm një lavdërim, një lavdërim sado i vogël për Liderin Suprem, si një dritëz e vogël shprese se një ditë ai, si edhe pas 1997, do të vijë në pushtet për t’i ftuar në banketet më të pasura të vendit më të varfër të Ballkanit. Këto ditë kanë filluar të shajnë shqiptarët që nuk protestojnë, që nuk i kuptojnë, që nuk djegin institucionet, që nuk zëmerohen ashtu siç janë zëmëruar këta, adhuruesit e Liderit Suprem.

U panë si u sollën pasi fituan vetëm Shkodrën me 6 mars: shkuan në delir. I dëgjuat të bërtisnin për vjedhje votash, për akuza të ndyra e për protesta për grabitje të së drejtës së qytetarëve për t’u shprehur të lirë në kuti votimi? Asgjë fjalë! Asgjë! Shijuan në pafundësi atë rreze të ngrohtë që ju tregonte se të gjithë bashkë: ish-doganierë, ish-ojf-istë, ish-gazetarë e ish-analistë, janë afër, fare afër ardhjes në pushtet të Liderit të tyre Suprem. Ai që për ta e shtrydhi, e shtrydh e do ta shtrydhë deri në palcë Shqipërinë. Ai që ministrat e tij më të korruptuar i bën miq për kokë, gazetarët më të nënshtruar i bën pishtarë të lirisë, gjyqtarët e prokurorët më të shitur i cilëson si garantues të demokracisë. Këdo që bëhet tapet për të, ai e miklon në pafundësi, siç di vetëm ai.

Në gjithë këto vite të ngjitjes së pakufizuar në shkallët e pushtetit dhe të pasurimit të Liderit Suprem, familjes dhe besnikëve të tij, disa shqiptarë iu janë bërë ferrë nëpër këmbë. Dihet kush janë, njihen nga të gjithë. Por pa SHBA-të dhe BE-në në krah, këta shqiptarë të padorëzuar përballë më të madhit përbaltosës e kërcënues që kanë parë ndonjëherë këto anë të Ballkanit Perëndimor, do të ishin si një shqiponjë pa krahë.

Kujtojnë dhe shiten se janë “revolucionarë”, shpëtues të Shqipërisë nga korrupsioni që e ka pllakosur dhe nuk kanë mëshirë, nuk duan t’ja dinë, të ofrojnë një gjakatar, dy gjakatarë dhe grupin e grabitësve më të mëdhenj të Shqipërisë në historinë e saj të pasdiktaturës. Dhe me çfarë mjetesh e bëjnë? Njësoj si të bësuarit e Enver Hoxhës bënin me kundërshtarët e tyre: I shpallnin para Liderit Suprem “spiunë” të Amerikës. Duken të njëjtët njerëz të katapultuar në kohë.

Dhe pas kësaj që sapo shkruajta, mobilizohuni siç e keni zakon të gjithë anonimë apo jo, të shani e të mallkoni se vazhdoj të "lëndoj"  figurën e madhërishme të Liderit tuaj Suprem. 

15 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Shkrim i vertete. Bukur. Jane nje bande me ne krye krye perbindshem Salih qe nuk kane lene gje pa bere, por mjaf te afte per te te hedhur bemat e tyre persiper te tjereve. Nje grimce te shohin ne kete kohe e zmadhojne dhe hiperbolizojne ne fuqi te 1000. "Harrojne" se kur kane qene ne pushtet e kane bere 1.000.000 here me keq. Kot e kane. Ambasadores se nderuar Juri Kim i ben nje fjale saj me shume se tere budallalleqet e kesaj shpure.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      E nderuar zonja Malltezi, Lider Suprem, Lider Ballkanik, Lider boteror, Skenderbe, Krisht etj, eshte zoti Rama. Keto epitete nuk jane te shpikura nga une, por nga vete socialistet e tij, qe nuk jane analfabete, as socialiste te thjeshte, por te shkolluar, deputete dhe me karriere te pasur politike. Demokratet e cilesojne Sali Berishes, ashtu sic e cilesojne edhe jodemokratet, nder ta edhe ju mbase, thjesht lideri historik i PD-se, qe eshte nje cilesim normal dhe i sakte, pa asnjelloj mbingarkese emocionale. E megjithate, Sali Berisha eshte njefare supermeni...! Eshte bere i tille. Eshte bere i tille, sepse e keni bere ju te socialistes. Gjithe ato shpifje dhe trillime 30 vjecare, disa prej te cilave shume te gerditshme dhe ca te tjera makabre, kulmuar keto me pisllekun e peshtire te Nongrata-s, perballja epike e Berishes me to, e kane kthyer ate ne ate qe thoni ju; cdo njeri tjeter ne vend te tij, do te ishte thyer me kohe, por jo Berisha; edhe vete Rama po te kishte qene ne vend te tij, do te ishte thyer qe heret, e me siguri do te kishte perfunduar ne ndonje spital psiqiatrik, por jo Berisha. Perkundrazi, ai duket sikur fiton energji te reja me kalimin e kohes. Kete energji, per ironi, ia jepni ju. Propaganda juaj i sherben si energji doktorit. Nuk e di sesa e kuptoni kete. Por do ta kuptoni shume qarte, kur te rikthehet edhe njehere ne pushtet. Atehere do te bindeni qe propaganda juaj e shfrenuar kunder tij, ne fakt eshte arsyeja kryesore e energjizimit qe beri te mundur rikthimin e tij. Sa per mobilizimin e anonimeve, nuk jeni e sakte zonje e nderuar. Nuk eshte nevoja per ndonje studim ekspertesh. Me sy te lire vihet re, qe shumica derrmuese e komentuesve anonime jane kunder Sali Berishes; qe shumica derrmuese e komenteve me sharjet me rrugacerore dhe mallkimet me cnjerezore jane ndaj Sali Berishes; pra jane anonime socialiste.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besi

        Ju ngaterroni energjine me cmendurine

        Përgjigjjuni
        1. l
          lori

          Skypion nuk e kutoj se perse e ke braktisur faqen e "Dites"ku per te na treguar se je i mireinformuar na paraqet jo padashe emrin e autores si per te na thene qe sherbimet sekrete Berishjane" jane akoma ne pune ! Edi Rama doni s'doni Ju, eshte arkitekti i çuarrjes per skrap te makinerise vrastare Berishjane e per kete do te hyje ne histori,ndersa e kunderta do te ndodhe me njeriun me te zi te ketij kombi Sali Berisha i cili po tretet si qen i zgjebosur pak e nga pak deri sa te perfundoje si Sllobodan Praljak qe piu helmin ne sallen e gjyqit ne Hage! Dije dhe vure vath ne vesh se kur Edi Rama do te largohet nga politika atehere nuk do te ekzistoje me Sali Berisha ,si nje objektiv i tij madhor per te shpetuar kete popull e vend nga ky satrap qe edhe Juri Kimin kishte mangut pa u perplasur.Ndaj prit se nuk ke pare gje akoma pavaresisht hatermbetjeve qe ke per qytetarin intelektual Edi Rama,hatermbetje keto familjare.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Anti2564censura

          Po me Kimeten cpaten....pse pak te marre kemi Bidenin!

          Përgjigjjuni
        3. N
          Ndryshe

          Berisha eshte teresisht i deshtuar. Nje kerme qe nuk rri dot pa pushtet, mgjse s' ka asnje mundesi rikthimi.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Berisha nuk ka se si te jete i deshtuar kur vodhi miliona Euro dhe familja e tij jeton shume here me mire se milioneret e Amerikes. Lufta e tij e tanishme behet per ti vene fytyres nje maske morali te pa peshtyre.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Leo

            Ti puthesh bythen amerikes e ambassadors Kim esht si te jesh ne diktature. Amerika tall riken me ne dhe njerezit neper bote. SA kohe qe kane interes je I mire,diten tjeter ta bejn mutin ne koke.po I kundershtove dhe krejt papritur he diktator. Na hapet barkun me puthabythjet. Jeni ju me amerika se amerikanet dhe kush Shqiptaret,qe kane 100 vjet sbejme.dot as shtet e as demokraci. Cdo shtet shef interesin e qytetareve te tij,vec shqiperia shef interesin e njerezve te nje vendi tjeter. Le te lidhet nje marreveshje.me.kinen ne interes te shqiptareve,dhe do e shihni si diten tjeter do behemi krejt papritur terrorist islamik dhe edi Rama nje tiran.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arber iliri

              Berisha është kufomë politike por që spranon të groposet.Po qelb ambientin shqiptar sa sbëhet.Disa të vdekur e të pakallur të tjerë i vijnë rrotull.Hej kufoma politike shkoni ku keni vendin se qelbet dynjanë,koha juaj ka mbaruar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisti

                Pa shih pa shih bythshkarpësia dyqindarkëshe merr në mbrojtje Amerikën !!! Holy ass !! Kjo shushunjëzë "revolucionare" bashkë me kollovarin e saj kanë fituar çmimin e makuterisë " Non Gratis". Përlajnë çdo gjë duke abuzuar me frikën e Edvinit ndaj "mediave" gjobëvënëse. Cdo gjë publike godina toka arkiva dokumenta dhe natyrisht lekë; të thata dhe të njoma. Nga plehrat apo bunkerët. Nga FSHZH apo Ministria e Kulturës. Janë shndruar në grimca eksomorfike të pasurisë së shqiptarëve. Me titullin " Non Gratis" legjitimojnë të gjitha vjedhjet. E kujt I shkonte mëndja që pas kesaj bythshkarpe fshihej nje hajdute moçali.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tharmi i bolines

                  Albe e ke fjalen per Z.Rama. Sa per tharmin e diktatures e kam zhdukur krejt Brenda vetes ndaj sa here dikush imponon vullnetin e tij dikujt tjeter per mua behet i urryer. Kushdo qofte. U tregova me kulture ndonese jam maloke, shpellare, agresive, dhe sali mbeshtetese. Ke inat?

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jurgeni

                    Sikur me ke lexuar mendjen e nderuar, vetem se ti di ti shkruash me bukur se une ato qe une kam ne mendjen time per kete monster.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      labi

                      Sulmin ia ke bere vetes me kete shkrim e dashur. Ky shkrim bart shume mllef e urrejtje e aspak kthjelltesi gjykimi. Ndoshta duhet te kujtosh se keto qendrime "antiamerikane" i mbaje edhe ti dikur ndersa ambasadoret levdonin me superlativa Berishen. Tashme "liderin suprem" duhet ta perditesosh me "Skenderbe" e "Zeus" se deliri rilindjot ka arritur nivele te papara. Per te kuptuar tharmin e diktatures mjafton te degjosh "liderin global" e hakerrimet e tij qe edhe i zene gafil me firme e vule largon pergjegjesite nga vetja. Ti dhe yt shoq keni fajin tuaj ne promovimin e ketij sharlatani qe po e shkaterron Shqiperine nderkohe qe ju po perfitoni nga servilosjet qe po i beni.

                      Përgjigjjuni
                      1. Çimi

                        Bravo Alba, je me e mira. Shkrim perfekt.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli Flet Vete

                          E vertete por Partia Demokratike perbehet nga njerez trushpelare qe mendojne sic mendon Sali Berisha.Eshte i vetmi person qe gjate gjithe karrieres se tij politike ka qene ne lufta me ambasadoret amerikane sepse ata nuk e kane pelqyer ndonjehere kete Sekretar Partise se Punes.Populli

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje