Berisha, Eskobar dhe batanija e arnuar e Xhorxh Soros

8 Prill 2022, 11:00Blog Skënder Minxhozi

Berisha, Eskobar dhe batanija e arnuar e Xhorxh Soros

Afrimi i Sali Berishës me zyrën e kryetarit të opozitës,  po e bën më të nxehtë debatin që ka nisur mes tij dhe amerikanëve, qysh ditën kur e shpallën si të padëshëruar në SHBA. Deri më sot pozicioni i Berishës në raport me të huajt ka qenë pak a shumë komod. Ka qenë një thuajse-pensionist i politikës, pa tagër përfaqësimi dhe jashtë lidershipit opozitar, që mund të thoshte çfarë i vinte në mend pa ndonjë pasojë për veten dhe të tjerët rrotull tij.

Teksa në zyrën e tij private ka shkelur në muajt e fundit vetëm ambasadori çek, ish-kryeministri mbetet në kërkim të një aleati evropian çfarëdo, për të zbutur konfliktin që ka me Uashingtonin. Përshëndeti fitoren e Orban dhe mbetet gjithë kohën “me veshët ngritur” në përgjim të ndonjë shenje, sinjali, mesazhi sado periferik që do ta ndihmonte në kauzën e vështirë të përballjes me shtetin më të fuqishëm të botës.

Vendimi i gjyqtarit Zhukri mund ta ketë thyer ndërkaq këtë statu quo. Berisha po afrohet tek pushteti politik, po merr në dorë frenat e opozitës duke u ulur edhe një herë në rreshtin e parë të shfaqjes. Jo se kishte ikur ndonjëherë prej aty, por këtej e tutje do të firmosë me emrin e tij, e jo me atë të Lulzim Bashës.

Kjo gjendje e re në krye të Partisë Demokratike është komentuar qysh herët si e padëshërueshme për administratën amerikane, e cila e ka përsëritur deri në mërzi faktin (dhe paralajmërimin), se rimarrja e PD nga Berisha do të krijonte probleme për Doktorin dhe ata që i shkonin pas.

Megjithatë kjo s’e ka penguar fraksionin e Berishës që të zgjerohet e të shtyjë drejt rimarrjes së selisë. Ashtu si kreu i tyre, përkrahësit e ish-kryeministrit, të gjithë politikanë me eksperiencë dhe me spaleta, vijojnë të shprehen publikisht në mënyrë të habitshme se raporti i Berishës me SHBA është një çeshtje personale, se kjo rrethanë nuk do ta prekë partinë. “Kemi një mal sa ai i Dajtit me vlerësime për Berishën dhe një letër pa asnjë fakt, pa asnjë gjë”, deklaronte të enjten një ndër njerëzit e Berishës, duke nënkuptuar pa shumë dorashka se republikanët amerikanë e kanë vlerësuar, kurse demokratët po e diskriminojnë pa prova.

Kjo tezë e diferencimit mes republikanëve e demokratëve ka qenë në fakt në thelb të Foltores dhe të të gjithë strategjisë së Berishës pas shpalljes non grata. E djathta amerikane na do, e majta liberale na urren! Duke marrë me vete në krah nëpër Shqipëri një grua që s’dihet pse e quan veten ‘aktiviste republikane’, Berisha është përpjekur të ndërtojë një teoremë të çuditshme që i ngjan një labirinti pa fund e pa krye, në lidhje me raportin që ka me politikën amerikane.

Sali Berisha është munduar të ndërtojë, jo pa një farë suksesi mes fanatikëve të tij nëpër Shqipëri, fabulën e çmendur sipas të cilës Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera në Uashington janë thjesht kukulla në duart e një miliarderi 91 vjeçar nga Evropa Lindore. Emri i Xhorxh Sorosit ka qenë batanija e arnuar me të cilën Berisha është përpjekur të mbulojë problemin e madh dhe të pakthyeshëm që ka me Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, Amerika që ai sheh me sytë e mendjes është ajo që sot përkon me republikanët dhe përgjithësisht konservatorët. Me shumë përpjekje ish-kryeministri përpiqet të fshehë mllefin dhe urrejtjen që ka për të gjithë piramidën shtetërore aktuale dhe lakon nga mëngjesi në darkë (bashkë me Metën) një zhargon ku përzihet sovranizmi folklorik, me konservatorizmin ‘e pastër’ që mishëron pjesa e politikës amerikane që identifikohet me Trumpin dhe të tjerët pranë tij. Nënteksti është i qartë: po goditem nga Uashingtoni ‘socialist’ sepse mbroj këto vlera. Duhet të jesh në hall të madh që të shpikësh kësisoj përzierjesh konceptesh, tezash, fytyrash dhe emrash.

Është një kohë politike e çmendur në Tiranë. Koha kur një pjese të elitës politike dhe mediatike i duhet shpjeguar në mënyrë të përsëritur se një ambasador përfaqëson vendin e tij dhe jo inceneratorët, Taulant Ballën apo kryetarin e bashkisë së Korçës! Është një kohë, në fakt pjesë e një fenomeni botëror, kur të jetosh brenda flluskës që të pëlqen do të thotë të refuzosh pa mëdyshje gjithçka që del jashtë saj.

Dalja e detyruar publike  e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit për të mbrojtur përfaqësuesen e tyre në Tiranë nga folklori i podiumeve dhe studiove të debatit, është një shenjë tjetër e vogël se të vërtetat paralele dhe teoritë e komplotit janë një problem i madh i botës së sotme. Dhe në këtë batak thashethemesh, sajesash e akuzash lunatike, politikanë hallexhinj si Berisha e Meta kanë gjetur spiralen e vetme për t’u ringritur nga gropa ku ndodhen. Si për të provuar edhe një herë më shumë se shprehja e Haxhi Qamilit ‘Tuj pat Rrogozhinën dhe Peqinin, ç’më duhet mua ç’thonë Parisi dhe Londra’ nuk vdes asnjëherë në këtë vend!

11 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Këta analistët e kuq me ADN sigurmsash si Ner Mingjozi vetëm Haxhi Qamilin lexojnë dhe dijnë përmendësh vetëm " filozofinë" e tij. Duhet te kene dhene edhe provimin e filozofise m-l , po siduket hardisku I Nerit kaq mban. Cap. 1Mb. Bravo Mero per sinqeritetin qe sypatrembur na tregon se kush jane keta kolumnistë fushe.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Patronazhisti jep leksione komunizmi të mara nga komunisti dhe marksist- leninisti i fundit në Shqipëri. Mbase dhe patronazhisti ka ngrënë darka e dreka me çunat e Nexhmie Hoxhës. Ti në fakt nuk je patronazhist. Ti je një spiun e bir spiuni. Por rri i qetë. Siç do të ketë përjetë patronazhistë, njëjtë do të ketë përjetë spiuna e bij spiunash.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SOPIQOTI

        KOKE E MENCUR NA QENKE O Patronazhist. Fshati qe duket nuk donqe te na e tregosh zotrote. Fshatari nga Vicitoli perfaqeson te keqen e shoq1erise tone ne politike.BEMAT e tij flesin vete.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          Na rrofsh bythen e o Patronazhisti i Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. a
          arqile

          Edhe ti Minxhoz nuk ke kurajo jo si gazetari kosovar Mushkolaj jo qe ja tha sales ato qe ai eshte krminel minus i demok.hajdut sherbetor i Milloshevicit .Cudi ne shqiperi ralle sh.ralle gjen gazetare qe ja thone ne sy bemat sales.Perendia dhe.Amerika do e mbarojne salen.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noli

            Analize perfekte. Bravo

            Përgjigjjuni
            1. s
              sherbimi mendor

              Minxhozi, megjithe respektin, kur do flisni troç: Sali Berisha eshte kriminel, hajdute dhe tradhetare, ata qe e pasojne gjithashtu. Lereni demokracine ne hallin e saj. Dilni e ulurini ne mes te Tiranes, se populli shkrete s'ka ç'te beje me, qe Vdiq Arben Kraja me gjithe Spakun, po vdesin nje e nga nje gjyqtaret shqiptare dhe dilni e kerkoni nga plepat apo neper fshatra ca te tjere. KUR DO NGRIHI TE SHKATERRONI PALLATIN E DREJTESISE NE TIRANE SI BEN ANGLEZET ME MAQINAT KUR I LANE PA PUNE. Kur do ti dale flaka pallatit te prokurorev e gjyqtareve?!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Me vjen keq per faktin se analisti i njohur B. Minxhozi po perserit veten, duke mos thene asgje te re, ne nje kohe kur problemi i Sali Berishes nuk zgjidhet tek shkallet e SHQUP-it, per te godina e SPAK-ut!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taras Bulba

                  E ke gabim Arqile ,per shume opinione qe kam pare Minxhozin ,ai i ka thene troc dhe pa ndrojtjevdhe frike bemat e kriminelit Non Grata

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vucidolsi i UDB

                    sic thote dikush me siper Duhet kurajo dhe profesinalizem si i gazetarit Mushkolaj qe te beje kete shpellar vucidoli te duket sa i vogel dhe sa i ndyre eshte Dihet qe eshte agjent serb po askush nuk ja thote ne sy sic beri Mushkolaj

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cipini

                      Bukur Minxhozi, respekte!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje