Berisha duhet lidhur për llogari të Amerikës

7 Prill 2022, 17:53Blog Frrok Çupi

Berisha duhet lidhur për llogari të Amerikës

Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.

Në sulmin e Berishës kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara janë rekrutuar qindra ‘zëra’, anonimë ose të paguar që të shajnë, të fyejnë, të godasin në imazh zonjën Kim, duke përdorur fjalorin e kriminelëve dhe të rrugaçëve. Por gjithnjë në ballë të kësaj turme hunjsh të ndezur me urrejtje dhe me poshtërim, ndodhet vetë Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë.

Sulmi i Berishës kundër përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara është shtuar dhe degraduar pasi Departamenti i Shtetit e shpalli ‘non grata’ për një korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Por sulmet e Berishës e kanë fillimin në një datë të pa kontrolluar. Në Lëvizjen Demokratike Berisha hyri si ‘Kalë Troje’ për të mbajtur gjallë orientimin anti- amerikan të qeverisë së re ‘Demokratike’. Në gjithë karrierën e tij veproi në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe orientimin pro- amerikan të Shqipërisë. Shtatë ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në Republikën e Shqipërisë i ka sulmuar, i ka etiketuar, i ka paragjykuar dhe ka tentuar t’i dëbojë nga vendi.

Sulmet e egra dhe helmuese të Berishës dhe kompanisë së tij, kundër ambasadores Yuri Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë. Berisha po e projekton veten si një ‘Putin’, por vulgar, që bën luftë kundër Shteteve të Bashkuara.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të aleatit të vet strategjik, SHBA, në momentet kur Sali Berisha gjuan me gurë, me vulgaritet, me rrugaçëri dhe në një mundësi sa më të parë- me armë e me ushtrinë e tij- kundër Shteteve të Bashkuara? Shteti shqiptar duhet të bëhet garant i mbrojtjes prej sulmit të të tijve ndaj dinjitetit të mikut të madh, të garantit të stabilitetit dhe paqes në vend. Në traditën dhe kodet e popullit tonë përcaktohet në një gjuhë lakonike dhe të saktë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’.

Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi…, veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara. Deri më sot njihen mbi 730 sulme të kryera kundër ambasadave dhe konsullatave. Në shënjestër kanë qenë misionet e më shumë se 90 shteteve. Shtetet e Bashkuara pësuan një në çdo pesë sulme prej numrit të përgjithshëm.  Rreth 20% e të gjitha sulmeve shkaktuan të paktën nga një viktimë.

Cilat janë shkaqet pse janë sulmuar përfaqësitë e Shteteve të Bashkuara? Kjo është çështja kyç:

Në një numër rastesh, veprimet u etiketuan si akte terroriste dhe shtetet përsëritën se mbrojtja e misioneve është detyrë e shtetit pritës.

Shkak i dytë janë pakënaqësitë serioze mes shtetit të përfaqësuar me sjelljen e shtetit pritës, si të thuash ‘pakënaqësi të Shqipërisë kundër SHBA’. Në këto raste marrëdhëniet diplomatike janë prishur kudo në botë.

Po vallë çfarë pakënaqësi ka në Shqipëri kundër Shteteve të Bashkuara?… Pikërisht këtë figurë të deformuar kërkon të krijojë Berisha dhe të tijtë me sulmet kundër Shteteve të Bashkuara… Edhe në të drejtën tonë zakonore, ne shqiptarët duhet të reagojmë e ‘tua lidhim’ sulmet prej tanëve.

Se shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kur nuk mbajmë në vathë Berishën, çfarë mund të bëjmë me Putinin?

36 Komente

  1. a
    albi

    M.... e perditshem po ha o Frrok Llulla?!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Cne.Ku te le ti.Per kurven e vicidolit ju mbaroni halet e botes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Te lumt o Frrok,je i madh. Saliu e ka patur me kohe hak te arrestohej se ka bere shume zullume,por ai qen bir qeni perfiton se ka nene kembete tija drejtesine shqipetare.Ai eshte i pacipe,shane ofendon pa limit kedo,tamam si barinjet e dhive qe shajne nga injoranca.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Paratë që i vodhi kombit,i përdor kundër interesave të kombit. Prandaj nuk duhet lejuar të vidhet dhe grabitet populli e kombi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argi

          Po Floriana Garos kur do ja heqin nenshtetesine Amerikane per mbeshtetjen dhe perfaqsimin qe i ben komunistit, kriminelit , hajdutit, ligesise Salih Berishes kunder shtetit me demokratik qe populli shqiptar e admiron?!

          Përgjigjjuni
          1. m
            malsori

            BRAVO FRROK qe ja thua te verteten ne sy dhe pa frike nje krimineli jo si disa LEPIRESA qe i shkojne nga mbrapa per interesin personal.

            Përgjigjjuni
            1. T
              The truth

              Bravo Mero, nuk paske harruar tja japesh ilacet ketij. Meduket se ke harruar Ngjelen, sigurohu qe edhe ai i vazhdon rregullisht. Na duhen perseri neser tek rubrika e humorit.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Katunari

                Frroku ka kohe qe ben shkrime futja kot.Ne fakt edhe kur ben analiza neper tv,llogjika le per te deshiruar,argumenti po ashtu,dhe zgjidhja.Ne e dime qe Sala ka more fund,dhe qe duhet rrase mrena per shume gjona,po nuk mund ta rraset mrena pse shan,ofendon ne terma politike ambasadoren,Ameriken etj.Sala sigurisht qe eshte cmendur me kohe,dhe ka edhe ca deputete te cmendur pas vetes,por shteti nuk ka si ta rrasi per ato qe thua ti, o Frrok/Sa arsye ligjore ka per Salen per shkelje ligji me e plas mrena,nuk mbarojne kurre.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tili

                  I Frrok Vorri, a I lexon kto qe i shkruan vete a jo se le nam?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lenci bira

                    Terroristi salih osman bin laden po i vjen fundi Besoj se burgu eshte i fundit per kete kriminel, duhet varje ne litar ashtu siq e kerkojne 95%e shqipetareve Bravo Frrok Cupi bjeru ketyre terroristeve Salih

                    Përgjigjjuni
                    1. Titi

                      Varja

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        rexha 10

                        NJeriu i paqes ,kure hiqet dhe flete si njeri i shejte ,qe nuke ka bere asnje gje te keqe ,pore vetem gjera te mira . Njeri i urdherave per te vrare e zhdukur njerzit qe i dalin kundra ,dhe vete fshihet mbrapa skutave . Njeri qe jepe vetem urdherat per te vrare e bere c'do lloi ofendimi , apo veprimi pa bere asnje dallim qofte grua ,apo burre . Keta jane te vetmet rruge qe ky prishes gjaku sundon ,pore mbi te gjitha perca e sundo .

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          Dolen servilet dhe hajdutet e Berishes te komentojne kunder Frokut

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti i Porcelanit

                            Po Arben Kraja, o Frrok, nuk ka faj?!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trotski

                              ka kaluar Koha per te groposur njehere e mire Sali Kermen dhe Sorollopin e Tij.Boll ma me kete delenxhi te Vucidolit.Ata te marre qe e perkrahin ose jane BashkeHajdute dhe kriminele ose jane te rrjedhur nga trute.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                antifashisti

                                Dëgjo o Frrok Kurva! Juri Kim vërtetë është përfaqësuese e Presidentit Amerikan, por presidenti amerikan është presidenti i Amerikës jo i Shqipërisë, pra as presidenti i Amerikës dhe e as ambasadorja nuk kanë të drejtë të fusin hundët ne punët e brendshme të Shqipërisë, zonja Kim duhet të respektojë konventat e Vienes për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ke pare ti Frrok ndonjë ambasador tjetër që sillet si guvernator në Shqipëri??? Ajo që bën Kim është shandazh i pastër mbi organet shtetërore të Shqipërisë : shandazh mbi SPAK-un, shandazh mbi Gjykatën Kushtetuese, shandazh mbi Prokurorin e Përgjithshëm, shantazh mbi Parlamentin.... Per dijeninë tende of Frrok leshi kam qenë kundra teje dhe Sali Berishës qëkur krijuat atë parti kurve si puna jote e plot te tjerëve qe i lepihen Kimetes.. Madje po të kisha fuqinë e duhur, Sali Berishën do ta dergoja prapa hekurave për tërë atë korrupsion që ka bërë familiarisht, kryesisht fëmijët e tij, por duke parë që ky naltgjatesia mavi ia ka kaluar Berishës duke e dërguar gjakun e popullit në cisternat e oligarkeve permes PPP-ve të fëlliqura, e për më tepër kur shoh ndërhyrjet skandaloze të zonjës Kim në punët e brendshme të Shqipërisë, qëndresa shembullore që Berisha po bën ndaj ndërhyrjeve të paskrupullta të USA do me bënte ta rishikoja vendimin për Berishën, ku nga kriminel do ta shpallja hero. Sikur nuk paska patur shumë faj Enver Hoxha që nuk e ka duruar shantazhi e tyre!

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Grekuyt

                                  antifashistti?????? Ti je MORR BITHE !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Një qytetar

                                    Shoku Antifashist, nuk e ke mbyllur mirë komentin, duhet të brohoritje "Rroftë shoku Putin", vetëm kjo i mungon komentit tënd. Perëndi sa thellë në shpirt u ka hyrë urrejtja për Amerikën, mbrojtsen e lirisë, bastardëve komunistë!!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. 1
                                    19

                                    Froku eshte nje nga me te zgjuarit e tv .por ju kafshet e Saliut nuk keni aw kapacitet ta kuptoni ose nuk ju pelqen .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. i
                                      ilir

                                      Ky eshte si varremihsi te hamleti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dritan lame

                                        Frrok Zeri i Popullit flet per US? ! Frrok fuksi?! Frrok "Llulla"?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Edi

                                          O Frrok, prit se ska ardhur 8 Nentori. Ne tete nentor te "del" fjala ty.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Grekuyt

                                            I njenjti Morr bithe si me siper!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. L
                                            Ledia

                                            Ky me duket si ato plakat qe bejne magji e nuska...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Ze qir

                                              Frroku eshte ajka e shoqerise se civilizuar SHQIPETARE .Sala duhet te ndalet medoemos perndryshe POPULLI SHQIPETARE duhet te kerkoje referendum per ta hequr me ligj nga politike.Padyshim qe Partita socialiste duhet ta organizoje brenda muajit Maj KETE referendum.Po qe se Salehu fiton i qofte hallall CLA bere me shqipetaret dhe Shqiperine

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Artibr

                                                Po te drejte ke frok qente I lidh I zoti I shtepise po kur shtepia Ska zot osé I zoti shtipis ka shku per te vjedhur kush i lidh doté keta qene pa zote saliu le te behet mbret un do ja jap voten I pari se ate nuk e gjen asgje mer partin me vul gjykate Perse jo neser mer dhe qeverin ky njeri eshte I paprekshem vith vrit e prit dhe jeton si mbret.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  arqile

                                                  Bravo Frok.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kristi

                                                    Sakte,thjeshte e drejte,..sipas zakonit. Po i zoti shtepise...duhet ti kishe qent..... Por tani neper mjedis,e rruge lehin shume qen.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arber iliri

                                                      Mos harroni sipas Izet Haxhisë,Sali Berisha e urdhëroi të godiste me armë Ambasadën e USA në 1997.Unë e besoj.Saliue ndëshkoi Izetin ngaqë ai nuk e bëri . Mero Baze duhet të dëshmojë në shtyp dhe drejtësi si e këshilloi Izetin të mos e bënte. SALI BERISHA ËSHTË TERRORISTMBI TË GJITHA.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Taulant

                                                        Po si ka mundesi qe saliut nuk i qelloi asnje ambasador i "mire" qe ta perkrahe? Me thoni ju o te saliut qofte dhe vetem nje qe nuk eshte share dhe dhunuar nga saliu? Sepse ky i joni eshte laskar, kriptokomunist dhe i blere nga Putini e soji i tij.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          american16al

                                                          Kush do e lidhe kete psikopat kriminel anti shqipetare, ushkuri i Rames ka humbur tek kurvat….mjere populli shqipetare ne dore te kujt eshte…!!!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            Xeni Slobodankes

                                                            te Lumte Frrok Felliqsira Salih Malok Berisha duhet diskredituar me keq se ja beri Amerika

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Prodesori kur e nxorri.

                                                              Pyesni Mero gelbazen per Saliun se i rrinte poshte zyres si qen qe prisne ndonje kocke.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                FCB

                                                                Burre Shteti pati thene nje Ambadador Amerikan, dhe ja provat, te gjithe kunder i kishte , ja ku eshte , se shpejti Kryeminister , dhe keta qe dashurojne Sorrosin me shume se ve ndin e vet , keta spiuna te diktatures prape do ti qyrraviten....Taku, Rroku , Kimja, Merro, Taci , Naci, Baci prape do i fshijne pluhurat nga kepucet . Burre Shteti !

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje