
Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS-së dhe në konferencën e shtypit pas tij, Kryeministri Rama i bëri thirrje të drejtpërdrjeta SPAK-ut, që të tregohet më agresiv në goditjen e politikanëve më të lartë të vendit. Ai aludoi haptazi se perceptimi ndër shqiptarët e thjeshtë është se SPAK- po merret “me arka peshku e zgjerime dritaresh pa leje”, ndërkohë që nuk po merret me vepra shumë më të rënda penale në juridiksionin e vet.
Dhe në fakt shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë aktualisht skeptikë ndaj SPAK-ut. Kështu më rezultoi nga një sondazh rigoroz të zhvilluar kohët e fundit në terren (shihni Tabelën 1). Gjithashtu, shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë skeptikë për punën që pritet të bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit (shihni Tabelën 2)
Tabela 1. A mendoni se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit?
%
1.Po 38.4
2.Ndoshta 36.8
3.Jo 23.1
4.Se di 1.7
Tabela 2. A mendoni se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë efektive?
%
1.Po 33.3
2.Ndoshta 48.3
3.Jo 11.7
4.Se di 6.7
spak i mungon kurajo!ose ne te kundert. jan te njejte me te korruptuarit anti kombetare.zvarrisin me ceshtje ordinere per te fituar kohe se ndoshta ne te ardhmen do te kete ndryshime politike. spak apo bkh jane thjeshte instituticion i pa funksionueshem persa i perket vendimeve ndaj korrupsionit madhor te pushteteve.