Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

14 Mars 2025, 18:13Blog TEMA
Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

Nga Ervis Iljazaj

Të hartosh listat për kandidatë për deputetë të një partie nuk është aspak e lehtë. Është ndoshta nga operacionet politike më të vështira dhe që i bën me dhimbje koke drejtuesit e partive më shumë se çdo gjë tjetër. Është një vendimarrje që kërkon të ruajë shumë balanca, të marrë në konsideratë shumë realitete dhe të vlerësojë kontribute të ndryshme me qëllim fitoren e zgjedhjve politike. E duke qenë se është një vendim i tillë, ku pjesa më e madhe e anëtarësisë së lartë të partisë aspiron të bëhen deputetë, lë mbrapa dhe shumë pakenaqësi. Ashtu sikurse ndodhi me Partinë Demokratike, ku ndryshe nga Patia Socialiste pakqënaqësitë u shprehën hapur dhe me revoltë në ndonjë rast.

Është shumë vështirë t’i vendosësh një emërues të përbashkët listave të Partisë Demokratike pasi ato nuk reflektojnë një metedë të caktuar apo një logjikë politike të saktë në hartimin e tyre. Edhe primaret që u zhvilluan, që mund të shërbenin si një parim bazë për hartimin e listave, u shbënë dhe u hodhën në kosh nga kryetari i saj Sali Berisha.

Megjithatë, një përcaktim të përbashkët e kanë. Ato japin ndjesinë sikur nuk reflektojnë asnjë risi, nuk japin asnjë mesazh, apo asnjë sjellje ndryshe politike. Janë të njëjtit njerëz, të njëjtat fytyra dhe e njëjta retorikë politike me të cilët Partia Demokratike paraqitet para shqiptarëve për shumë vite me radhë. Si të thuash, janë lista që nuk tregojnë kurajo politike apo guxim për të fituar.

Ndërkohë që nga Partia Demokratike, e cila ka 12 vite në opzitë dhë përballet në këto zgjdhje me një super pushtet, pritej diçka më shumë. Pritej të guxonte më shumë në emra, në filozofi dhe në vizion për të fituar konsensusin e shqiptarëve në 11 maj. Këto lista tregojnë ruajtjen e një statusquo-je brenda PD-së. Nuk reflektojnë asnjë lloj hapje të partisë ndaj shoqërisë, dhe asnjë thirrje për koalicion të gjerë me shqiptarët kundër kësaj qeverie.

Dhe për të mundësuar këtë operacion politik, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kishin të gjitha mundësitë. Kishin njerëz të rinj, rezulatet e primareve, madje kishin edhe persoanazhe publike me peshë që e kanë mbështetur gjatë kohës së saj në opozitë. Mirëpo asgjë nga këto nuk u pasqyrohet në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Po të shikosh listën e mbyllur të Tiranës, me ndonjë përjashtim të vogël, ajo është një pasqyrim perfekt i tranzicionit shqiptar. Emra të konsumuar dhe të stër-konsumuar. Në fakt, ata që në Tiranë janë në listën e hapur duhet të ishin në listë të mbyllur dhe anasjelltas. Pra, listat kështu siç janë, kanë një logjikë politike tërësisht të përmbysur, e cila reflekton frikë dhe aspak besim.

Frikë në dy dimensione. Frikë nga fitorja dhe frikë nga rinovimi i partisë. Frikë nga fitorja pasi të gjithë figurat politike me peshë të partisë janë vendosur në lista të sigurtë, duke ulur ndjeshëm angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare. Madje, duke qenë se të gjithë u turrën për të patur një vend të sigurtë, ndoshta tregon mosbesim te fitorja e 11 majit. Frikë nga rinovimi i partisë, pasi në emrat e listave janë po të njëjtët njerëz dhe emrat që kanë kohë në politikën shqitare. Pas 11 majit, Partia Demokratike do të jetë po e njëjtë, me të njëjtin kryetar dhe me të njëjtët përfaqësues politik si shumë vite me radhë, duke refuzuar t’i përshatet kohës politike. Nëse kjo strategji do të jetë fituese mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, ajo do të vazhdojë të jetë partia e Sali Berishës, pavarësisht nëse humbet apo fiton.

4 Komente

  1. K
    Krroqi

    Pse,ka bërë Opozitë Partia Demokratike këto 12 vjet!.????? Denoncimet janë detyrë e shoqërisë civile dhe gazetarëve. Çka bërë kjo PD? Protesta kot dhe sherr në parlament? Dëmtime në rrugë dhe shkatërrimin e goditës së tyre? Lënie mandatesh dhe braktisje pushteti lokal? Ndarje e çarje,përjashtime e bashkime? Ore për vendin çfarë bënë!!!? Kodin elektoral bashkë me PS apo 140 votat për SPAK me pistoletë te koka!? Hë pra çfarë!? Partia Demokratike e përfundoi misionin e saj më 1996, nisi si parti intelektualësh e studentësh dhe e mbylli si parti hajdutësh dhe vrasësish. Që nga ajo kohë përdoret si letër higjenike nga ana e PS,sa herë Nanot apo Ramat e menderosin me të pëgërë,sjellin në pushtet Berishën i cili e ndyn edhe më keq. Edhe të shkruash për PD sot humbet kohë siç po bëj edhe unë tashti ... Nuk ka Opozitë Shqipëria!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala

      Ajo nuk Partia Demokratike o zoti Iljazaj , ajo eshte P.D.S ( Patria Demokratike e Saliut) P.D.S. Ajo eshte streha e malokeve te Saliut qe kane zbritur nga MALI. Ta shohe Saliu se ku do katandiset bashke me katundert i Vicidolit....por ai nuk ka turp.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati idealist

        A bëhet prokopi me malok o Krroqi ?Ata dijnë vetëm të bëjnë sherr,vrasje dhe gjaqe.Të njëjtën gjë ka bër edhe në politikë sali maloku këtu e 35 vjet më parë e gjer tani.Përveçëse më Mars 1992 ku populli ishte i zhgënjyer nga komunistët PD nuk ka fituar asnjëherë zgjdhjet.Ata që janë moshatar me mua nuk e harrojnë terrorin që ushtroi SHIK-u i Gazidedes dhe policia partiake kundër komisionerëve dhe aktivistëve të PS në zgjedhujet e 26 Majit 1996.Isha vëzhgues i partisë së sali malokut aso kohe dhe lëvizja nëpër qëndrat e votimit.Një miku im anëtar komisioni tek qëndra e votimit tek stacioni i trenit në Vlorë më tha:”A e shikon se çpo na bëjnë ?Më erdhi turp nga vetja dhe u largova edhe nga detyra e vëzhguesit.Ku ka sy e surrat ky malok muti të flasë për zgjedhje të nderëshme e se ja kanë vjedhur zgjedhjet kur ky në disa raste i ka vjedhur ato dhe për këtë ka fakte.Jo mor jo o sali kaka shqiptarët të urrejnë ty dhe establishmentin e PD,e si pasojë ty nuk të votojnë,sepse i ke duart të lara me gjak shqiptarësh që nga 1997-a,1998-a,Gërdeci me 26 shqiptarë të përcëllar për pangopësinë tënde dhe tët biri,për 21 Janarin 2011 ku me urdhërin tënd u qëllua me plumba luftarak mbi turmën kur protesta kish mbaruar dhe këto vrasje u panë live nga gjithë shqiptarët.Ti manipulove faktet duke fshirë serverin e kryministrisë dhe duke mos dorëzuar prokurorisë ata gardistë që zbatuan urdhërat e tu për të vrarë 4 protestues.Edhe biznesmeni Kosta Trebicka nuk ka dyshim që u eleminua me urdhërin tënd,sepse ai dinte fakte që të kompromentonin ty e tët bir.Të këqiat që i ke bër Shqipërisë dhe shqiptarëve janë më shumë se kaq,prandaj ti je njeri i urryer dhe si i till shqiptarët do të japin një mut të hash jo vota e pushtet.Socialistët si gjithë politikanët shqiptarë janë të korruptuar,por kanë një ndryshim nga ty,nuk kanë vrarë njerëz si ti o qelbësirë e bastard shpellash,prandaj ata do zgjedhin të keqen më të vogël. Kur këto krime t’i përplasin në sy gazetarë kurajoz si Bolino ti o monstër shpellash,si një bishë e plagosur nga e vërteta fillon e shpif e vjell vrer si një gjarpër helmues për ata që të bëjn skanerin e të nxjerrin cullak para opinionit publik.Ti sali maloku,ti sali nongrata je humbësi më i madh para opinionit publik,je një kërmë,një coftinë.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fredi

          Po i drejtohet atje Krroqit se paska nje emer te buuuukur,po mire more krroq çka don ti nga opozita,lere Saliun se ai KELYSH komunizmi si TI eshte dhe ai ,meritoni te dyve me u var ne litare ,bashke me at demokratin idealis ! Po ikni ore plehera pse komunista e KELYSHA komunistash jo doni vetem Enverin, nese jeni parimor dhe kerkomi demokraci hajde dalim ne protesta masive sikur po veprohet ne Serbi,po ju jeni KURVA,KOMUNISTA DHE LEGENA ofendoni jo malok e jo Sali. Edhe Saliu simur ju eshte Komunist dhe i ndyre,kurse malokut ti hani K...IN. Demokracin edhe kulturen ne shqiper e ka sjell SHKODRA dhe atje e ka shtepin dhe sot.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje