Kosova në duart e politikanëve që nuk duan të qeverisin

14 Mars 2025, 08:45Blog Baton Haxhiu

Si një klasë politike e paaftë e ka kthyer Kosovën në një shtet të ngecur mes arrogancës dhe frikës nga realiteti ndërkombëtar

Politika në Kosovë është sot, një arenë ku egoja, frika dhe papërgjegjësia janë bërë aleatë të Serbisë dhe të çdo faktori ndërkombëtar që dëshiron një Kosovë të pafuqishme. Tre subjekte kryesore po luajnë një lojë cinike, të turpshme dhe thellësisht të rrezikshme. Vetëvendosje, LDK nën Lumir Abdixhikun, dhe Fatmir Limaj me pragmatizmin e tij.
Asnjëri prej tyre nuk po mendon për interesin e Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk po sheh realitetin ndërkombëtar. Dhe çfarë është më tragjike, të gjithë po sillen sikur kanë luksin ta trajtojnë Kosovën si fushë eksperimenti për ambiciet e tyre të dështuara.
Le t’i marrim me radhë. Kush janë aktorët dhe çfarë duhet të dinë?

Lumir Abdixhiku një opozitë e dobët, pa vendime, pa vizion

Lumir Abdixhiku dhe LDK kanë zgjedhur të luajnë rolin e një opozite sterile, pa nerv dhe pa strategji, duke pritur që Kurti të dështojë e pastaj të mbajnë ligjërata morale. Po, e vërtetë, Albin Kurti ka pataten e nxehtë në duar. Po mirë, çfarë pastaj? Çfarë bën LDK për ta zgjidhur krizën? Asgjë!
Lumiri kërkon postin e Kryeministrit në një qeveri të re, por me çfarë të drejte? Me 20 deputetë? Ai nuk ka fuqi as të bëjë presion real politik, as të ofrojë një zgjidhje.
LDK dëshiron që Kosova të kalbet në këtë ngërç, sepse llogaritë e saj janë cinike. Sa më shumë të thellohet kriza, aq më shumë mundësi ka të vijë në pushtet. Ky është një lloj oportunizmi i pamëshirshëm.
LDK e di që vetëm me PDK dhe AAK mund të bëjë shumicën, por sërish nuk lëviz. Po pret që t’i bjerë pushteti nga qielli, sikur një dhuratë hyjnore.
Ajo që Lumir Abdixhiku duhet të dijë është kjo:
Duke mos bërë asgjë, ai po ndihmon Serbinë. Ai po i jep Beogradit kohë që të përforcojë pozitën e tij në negociata.
Duke mos lëvizur, ai po i dorëzon gjithë vendimmarrjen Trumpit dhe Vuçiqit dhe është gati e sigurt që LDK nuk do të vijë në pushtet duke pritur. Ose bën një hap konkret, ose do të vazhdojë të mbetet një parti e dytë, e tretë ose më keq, e parëndësishme. Ky është një pragmatizëm i shkaktuar nga frika.
Në anën tjetër Fatmir Limaj ka vetëm tre deputetë dhe di që nëse shkohet në zgjedhje, partia e tij nuk do ta kalojë pragun zgjedhor. Çfarë bën atëherë? Kapet si i mbyturi pas një fijë kashte dhe i ofrohet Vetëvendosjes, jo se beson tek ajo, por se po përpiqet të mbijetojë politikisht.
Limaj flet për zgjidhje kombëtare, por në të vërtetë ai mendon se ka vetëm një qëllim pragmatik, të shpëtojë veten.
Ai nuk ka forcë reale, por po luan me kartën e një “stabilizatori” duke thënë se është gati të hyjë në qeveri vetëm që të shmangë zgjedhjet.
Kjo nuk është pragmatizëm, kjo është frikë. Dhe frika nuk sjell asnjë zgjidhje.
Ajo që Limaj duhet të dijë është kjo; Të hysh në qeveri për interesa personale është më e dëmshme se sa të mos bësh asgjë fare. Dhe një gjë është e sigurt, Nëse Kosova hyn në një krizë të madhe, edhe ai do të digjet politikisht.
Fatmiri, në vend se të bëjë manovra boshe, le të bëjë një veprim konkret. Ose të ndihmojë në krijimin e një shumice të re, ose të pranojë realitetin dhe të heshtë.

Vetëvendosje ose zjarri i vetdjegjes politike

Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë fitues të zgjedhjeve. Ky është fakt. Po mirë, është fakt, e çka pastaj?
E fitove pushtetin, por nuk e ke shumicën për ta qeverisur. Nëse nuk mund të qeverisësh, pse e kërkove votën?
VV e akuzon opozitën për sabotim, por në të njëjtën kohë i trajton ata si armiq që s’duhet të jenë kurrë pjesë e qeverisë.
Eshtë e vertetë që VV nuk dëshiron të krijojë një shumicë të re, por dëshiron që kriza të thellohet, që pastaj të viktimizohet.
Gjithashtu, VV është në rrezik të madh, sepse Trump nuk do të sillet me të si Biden. Trump, me siguri, nuk do të ulet për të dëgjuar justifikime, por do të sjellë një marrëveshje të gatshme.

Prandaj, ajo që Vetëvendosja duhet të dijë është kjo: Tani kur jeni në pushtet, mos e luani rolin e viktimës. Nëse refuzoni të merrni vendime të rëndësishme, ato , bëhuni të sigurt se do të merren pa ju.
Trump nuk është Biden. Nëse e refuzoni planin e tij, ai nuk do të sanksionojë Albin Kurtin, por Kosovën.

Kush do ta pret nyjën gordiane?

Në një analizë politike ku ka logjikë politike kriza ku Kosova gjindet, atëherë, LDK duhet të lëvizë ose të heshtë përgjithmonë. Nëse nuk është gati për qeverisje, le të mos pengojë të tjerët.
Fatmir Limaj duhet të vendosë qartë a do në Opozitë apo qeveri? Nëse hyn në koalicion, le të mos e bëjë për mbijetesë, por për stabilitet.
Vetëvendosja duhet të ndalojë viktimizimin dhe të marrë vendime. Nëse do të qeverisë, le të sigurojë shumicën. Nëse jo, le të largohet.
Dhe për qytetarët duhet thënë që ata jo gjithëherë votojnë drejtë, por, Ju e votuat Vetëvendosjen me shumicë absolute. Tani mbajeni barrën. Ju i lejuat të gjithë këta njerëz të luajnë me Kosovën. Nëse nuk e kërkoni me zë të lartë një zgjidhje, mos u ankoni nesër për atë që do të ndodhë.
Në fund të fundit, Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë. Politikanët kosovarë po e shkatërrojnë vendin vetë. Nyja gordiane nuk do të zgjidhet vetë – dikush duhet ta presë me shpatë. Pyetja është: A ka dikush guxim për ta bërë këtë?

Trump dhe Serbia po shohin, ndërsa partitë shqiptare po përplasen mes vete

Deri tani kemi analizuar Vetëvendosjen, LDK-në dhe Fatmir Limajn. Por PDK-ja është po aq fajtore në këtë kaos, sepse ajo është partia e dytë më e madhe dhe nuk ka asnjë arsye të sillet si një forcë pasive që pret të ftohet në qeveri si një mysafir nderi. Në vend që të ndërtojë zgjidhje, ajo po luan lojën e heshtjes, duke pritur që kriza ta sjellë në pushtet.
Le ta analizojmë këtë skenar politik pa filtra, në mënyrë cinike dhe pa mëshirë. Cili është problemi real dhe kush është përgjegjës?

1. PDK – Partia që pret lutje

PDK e ka dalë partia e dytë në zgjedhje. Sipas Kushtetutës, ajo e ka të drejtën të provojë të krijojë qeverinë nëse Vetëvendosja dështon.
Po mirë, çfarë po bën PDK? Asgjë! Po rri e heshtur, po pret, po kalkulon dhe po shpreson që dikush t’i lutet për pushtet.
PDK thotë që “na takon kryeministri”, por s’bën asnjë hap për ta marrë atë. Nuk ka as një plan konkret, as një strategji se si të bindë opozitën dhe minoritetet për të krijuar shumicën.
PDK ka 24 deputetë, por s’ka guximin të bëjë presion real për të marrë drejtimin. Pse? Sepse frikësohet nga zgjedhjet e reja pas 9 muajsh.
Në vend që të marrë përgjegjësinë për formimin e një shumice, PDK dhe LDK, kryesisht, po sillen si një forcë që pret të vijë në pushtet nga shkatërrimi i të tjerëve. Kjo është strategjia më e keqe e mundshme.

Çfarë duhet të dijë PDK?
Nëse nuk merr iniciativën tani, nuk do ta ketë më mundësinë. Duke u sjellë si një forcë që pret ftesa në vend që të veprojë, PDK po humb shansin të kthehet si një parti serioze.
PDK është e vetmja forcë që mund të krijojë një qeveri opozitare, por nuk po e bën. Përse? Sepse ajo dhe LDK po bëjnë të njëjtën lojë: të presin që Vetëvendosja të dështojë për të përfituar politikisht.

Nëse PDK nuk del hapur me një iniciativë konkrete, atëherë është po aq fajtore sa edhe VV për këtë krizë. Nuk mund të thuash “ne jemi opozitë” dhe pastaj të mos bësh asgjë për të krijuar një alternativë qeverisëse.

Lufta për Presidentin pas 9 muajsh, si lojë cinike e të gjithëve

Një nga arsyet që asnjë parti nuk po lëviz është sepse të gjithë po kalkulojnë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pas 9 muajsh. Askush nuk po mendon për krizën aktuale, por për atë që do të ndodhë në fund të vitit.

Ja çfarë po ndodh në prapaskenë: PDK, LDK dhe VV e dinë që pa një koalicion, askush nuk mund ta zgjedhë Presidentin. Për këtë duhen 80 vota në sallë. Kush ka kontroll mbi presidentin, ka kontroll mbi skenën politike për 5 vite të tjera. LDK s’do ta lejojë Vetëvendosjen ta caktojë Presidentin. PDK po bën llogari të vogla për të përfituar nga kjo situatë, por pa e nxjerrë asnjë strategji publike. Kjo lojë politike është jo vetëm cinike, por edhe një tradhti ndaj Kosovës. Për çfarë është zgjedhja e Presidentit nëse vendi po shkon drejt një katastrofe diplomatike?

Kurti dhe iluzioni i tij se mund t’i bëj karshillëk TRUMPIT

Albin Kurti si duket është deluziv në botën e tij politike. Ai e ka një plan personal në këtë krizë. Të refuzojë çdo ofertë të Trumpit për t’u dukur si një lider i madh ndërkombëtar.
Po mirë, e refuzove Trumpin.
Po pastaj?
Por qpo shihet qartë që Trump nuk do të humbasë kohë duke të dëgjuar. Ai nuk është Biden që të lërë negociatorë të na “ledhatojnë” për vite të tëra.Trump do ta japë një marrëveshje dhe do të thotë: merre ose leje! Por nëse refuzohet, nuk do të ndëshkojë Kurtin, por Kosovën.
Kurti po luan një lojë të rrezikshme. Dëshiron të pozicionohet ideologjikisht me të majtën evropiane, por harron diçka se të majtët evropianë nuk e ndihmojnë Kosovën. Ata janë të ngadaltë, pragmatikë dhe shpesh të lodhur nga Ballkani. Në fund, ata do të ndjekin atë që thotë Uashingtoni, pa marrë parasysh nëse ai është Biden apo Trump.
Nëse Kurti mendon se mund të refuzojë Trumpin dhe të fitojë diçka prej kësaj, ai po gabon rëndë.

BE-ja nuk do të sakrifikojë marrëdhëniet me SHBA-në për hir të Kurtit. Edhe pse kanë mospajtime të hapura diplomatike dhe politike.
Nëse Kosova refuzon planin e Trump, nuk ka plan tjetër në tavolinë. Nuk ka opsion tjetër për Kosovën, përveç izolimit të saj.
Si përfundim mund të thuhet se të gjitha partitë politike po kalkulojnë për interesat e tyre, jo për Kosovën. Askush nuk po bën një lëvizje reale për të dalë nga kriza. Vetëvendosja nuk do të bëjë kompromis, sepse Albin Kurti dëshiron të përballet me Trumpin për t’u dukur si lider ndërkombëtar.
PDK është e frikësuar dhe po pret të vijë në pushtet nga dështimi i të tjerëve.
LDK nuk po merr asnjë përgjegjësi, por po pret që kriza ta sjellë në pushtet.
Fatmir Limaj është i vetmi që po përpiqet të mbijetojë personalisht dhe ka hequr dorë nga çdo vizion politik.
Lista Serbe po pret. Sepse e di që shqiptarët po ia bëjnë punën vetë.

PDK duhet të zgjohet dhe të propozojë një qeveri opozitare.
LDK duhet të zgjedhë: Ose e përkrah PDK-në, ose le të dalë hapur që e do krizën.
Vetëvendosja duhet të ndalojë viktimizimin. Nëse do të qeverisë, le të bëjë shumicën, nëse jo, të largohet.
Qytetarët e Kosovës janë ata qe e votuan këtë realitet. Tani duhet të mbajnë barrën e zgjedhjes së tyre.
Në fund të fundit, nëse askush nuk e pret nyjën gordiane, atëherë do ta presin të tjerët për ne. Dhe atëherë do të jetë vonë.
Analiza tregon se Kosova është në një gjendje politike të pashpresë jo sepse nuk ka zgjidhje, por sepse asnjë lider nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë. Në vend që të ulen e të gjejnë një rrugëdalje për vendin, të gjithë kanë zgjedhur të bëjnë llogaritë e vogla të tyre, duke harruar se ata janë vetëm figura kalimtare, ndërsa shteti duhet të mbijetojë.

8 Komente

  1. A
    Arlind

    Kur shef internetin te mbushur me sharje Kosovaresh ndaj Shqiperise e imagjinon vete sa na interesojne lajmet e Koqeves.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bledi

      Shume analize e sakte

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pse i duket vetja i zgjuar?!

        Pse i duket këtij Haxhiut se është më i zgjuar se shumica e popullit të Kosovës?! Kur shprehet: "Votuat VV-në?! Mbani tani barrën"! Jo po do votojnë bythën tënde?! Aman me këta "analët"! Meqë shkruajnë në gazeta dhe dalin në televizor kujtojnë se janë më të zgjuar se shumica e qytetarëve! Janë thjesht njerëz që u ka hypur vetja në qejf dhe u duket se bota rrotullohet rreth tyre!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petrit

          Me mangesi shume te medha intelektuale Kosova. Vetem shikoni qe nje maahtrues, pseudopatriot, qe urren uck , Shqiperine etj etj qeveris atje. Dhe me w keqja e tyre eshte se ata refuzojne te mencurohen.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Autoritarizmi politik

            Kosova, me rreth me 1. 7 milion banorë dhe me 790 mijë apo më pak mbi 40% votues gati 1.5 muaj vonës dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare. Gjermania me 60- milion e që votuan 50 milion apo 84 % që dalën në votime dolen rezultatet për vetëm dy orë pa asnjë gabim. Kjo fletë për sabotimin sepse Lurti nuk arriti ”500,000 zemra”. Tash ka zvarritje sepse e ka rrezikuar qeverisjen e Kosovës së izoluar, me sanksione autokrati extreme. Kalkulimet janë se Limaj mund të mos merr më kurrë vota mbi pragun, kurse Abdixhiku me përpjekjet tij për të siguruar rizgjedhjen për Osmanen do ta sjell LDK në minimin historik sepse përkundër mabevrimeve të sja ishte dhe ka mbet Kurtoviq.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardanet e rinj gjak gjak mbreteror blu

              Dardanet e shekullit 21 ne Kosove duhet ti nenshtrohen nje testi ADN. Kete duhet ta vendose Keshilli i Sigurimit te OKB. Rezultati i ketij testi popullor duhet te jete vendimtar per futjen e Kosoves ne OKB ose lenien e saj si pjese e Serbise. Nje test i ADN te Kurtit (nga nje qime floku e tij) ka treguar se ai nuk ka lidhje gjaku me popullin shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E mira e internetit

                Interneti ka një të "mirë", se u lejon edhe të gjithë budallenjve të shprehen!

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bâton bastun apo shkop ? .

                Bâton kujt po i interesone kosova ? . Asaj krahine i erdhi nje shance i arte qe ti bashkohesh trungut meme Shqiperise nuk pranuan akoma me keq nderuan flamure hymne ..... sinqerisht te thème qe nuk e dua ate krahine Serbe eshte pak , por do te jem i lumtur diten qe nacionalistet Serbe do hyjne dhe do ti persekutojne keta te pa bese , qe kane nje urrejtje pathollogjike per Shqiperi. Ndaje zoti Bâton mos u lodhe kot me artikuj per krahinen Serbe kosove se asjujt nuk PO i rruhet...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje