U mbars mali e polli një mi! (Ose provat e reja ndaj Erion Veliajt)

12 Mars 2025, 13:20Blog Nga Ardit Rada

U mbars mali e polli një mi! (Ose provat e reja ndaj Erion Veliajt)

Në një nga portalet afër Sali Berishës, që çuditërisht furnizohet i pari me lajme ekskluzive nga SPAK-u, doli dje një lajm vetëtimthi pas seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Erion Veliajn, ku flitej për “prova të reja”. Aty thuhej se ai na qenkësh përgjuar nga telefoni i burgut (që s’ka njeri që nuk e di se përgjohet 24h/24h) duke dhënë porosi që të sulmoheshin në media prokurorët e çështjes së tij.

E në vrull e sipër, prokurorët e Veliajt nuk ishin përmbajtur, por kishin përmedur edhe disa emra të njohur gazetarësh, të cilët gjatë një muaji në izolim të kryebashkiakut, kanë zhvilluar intervista me të, e që më pas janë transmetuar live në televizion. Deri këtu nuk kemi asnjë provë të re..!

Pra, dje SPAK-u na tha, nëpërmjet portalit zyrtar të tyre (!?), se provat e reja kundër Veliajt na qenkëshin intervistat publike të këtij në media, apo ç’është edhe më skandalozja, statuset e tij publike në Facebook, të cilat mandej janë marrë nga të gjitha mediat në vend dhe janë botuar në portale e bërë kronika në TV.

Po të gjitha këto ne i dinim, se Veliaj nuk i ka fshehur ndonjëherë, që t’i përgjonte SPAKu në telefonin e burgut!

E nëse këto janë “provat e reja” me të cilat SPAK-u kërkon të mbajë të mbyllur në izolim një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë rresht nga qytetarët e Tiranës, ndër më të votuarit në vend në çdo palë zgjedhje, me nga çerek milionë votash, atëherë ky është një tjetër skandal, i cili tregon shumë për reformën në drejtësi që është bërë në Shqipëri.

Më shumë se sa “prova të reja”, këto duken si një përpjekje e dëshpëruar e prokurorëve të Veliajt për të dalë nga një situatë ku e kanë futur veten, me gabime trashanike që në faqen e parë të dosjes hetimore, ku e cilësuan Veliajn “të dënuar”, për të cilën më pas u tërhoqën dhe deklaruan se ishte një lapsus.

Të gjendur në këto kushte, duket se këta prokurorë dje kanë shkuar edhe më tej në lunatizmin e tyre, duke përmendur emra gazetarësh të nderuar në një seancë gjyqi. Gazetarët kanë bërë vetëm detyrën dhe askush nuk ka të drejtë t’i nominojë me emër e mbiemër, qofshin këta prokurorë, në një seancë gjyqi ku s’kanë asnjë lidhje me çështjen.

Sepse këta gazetarë sot kanë gjithë të drejtën të ndihen të intimiduar.

E me sa duket prokurorët e Veliajt nuk qenkan më të interesuar për të zbardhur me urgjencë një çështje si kjo, ku mbajnë në burg pa akuzë një të zgjedhur nga populli, por në fakt, për çmendurinë e tyre, shqetësohen për lajme dhe editoriale si të ishin kryeredaktorë.

Atëherë ne të gjithë sot duhet të besojmë që Erion Veliaj është mbajtur një muaj në burg pa asnjë provë dhe është dashur që të mbyllej brenda që këtë muaj të siguroheshin “provat e reja”. Në këtë moment Gjykata e Posaçme e Apelit duhet të ngrihet në lartësinë e saj dhe të thotë se izolimi i kryebashkiakut është bërë pa një proces gjyqësor dhe pa prova e fakte që diktojnë vendosjen e masave të sigurimit personal.

Në fund, vijmë te një pyetje thelbësore: Pse SPAKu është trimëruar kaq shumë ndaj Erion Veliajt, duke e mbajtur në izolim për një muaj, e duke u kujdesur që ai të mos flasë as me familjarë e miq, e as të komunikojë me mediat, në një kohë kur pak javë më parë, Sali Berisha i është drejtuar me ofendime të rënda, kërcënime dhe akuza të paimagjinueshme SPAK-ut dhe kryeprokurorit Altin Dumani, deri aty sa e cilësoi edhe kryetar të organizatës kriminale, e Berishës nuk i hyri gjemb në këmbë?

Pse SPAKu nuk e konsideroi gjithë këtë sulm dhe intimidim që Berisha u bëri (dhe vijon t’ua bëjë) prokurorëve të SPAK, si prova të reja për të?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje. Dhe mbi të gjitha, kërkon një sqarim publik nga “heronjtë e fëmijëve tanë”.

38 Komente

  1. A
    Avni Rustemi

    A Dumani na doli Made in B Gazidede. Deri kur do vegjetojne vemje te tilla duke u paguar nga taksapaguesit shqiptare. Mazhoranca ka pergjegjesi publike, shteterore dhe penale per veprime te tilla nga prokurore te SPAK.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikologu

      Saliu i ka kapur per koqesh keta te Spakut me dosje

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        Zoti Rada, pergjigjen ta jap une; Altin Dumanin dhe Olsi Dadon duhet ti dergojne urgjentisht ne spitalin nr. 5 dhe t'u bejne nje vizite te plote, mbasi nuk jane mire nga trute e kokes!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makbethi

          Më pëlqen mbiemri RADA, vetëm. Zotëri, shkrimet e kësan natyre janë të palejueshme. Redaksia nuk duhej ta botonte. Me këso shkrimesh të palejueshme, insistoni të ushtroni trysni mbi gjykatën. Në cilësi qytetari lujal, po të keni siguruar prova, në cilësi kundërprovash, ose prova që shkojnë në favor të të pandehurit, atëherë i drejtoheni gjykatër, resp prokurorisë, ia prezantoni provat dhe, po të duhet, vetëlajmëroheni si dëshmitar i ndershëm. Me kaq puna yte, ndërgjegja yte, shkon në vend. Mirëpo, të cilësosh forcën e "MIUT" të provave, nuk është punë e mediave, dhe as e askujt, jashta procedimit të parapërcaktuar. Mbetem me dyshim se bëni punën e SEKSERISË quasi juridike dhe tregoni tifozerinë personale duke i insistuar bërë tëbërë të DJEGURA "DJEGËSET E 140 milionë eurove të përfolura.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            ik ere rrote cari..... shkrimi i rades eshte i qarte si drita e diellit,,, jo per qorrat si ty domosdo

            Përgjigjjuni
        2. s
          spata

          O Avni Rustemi! Fatkeqsija e kombit shqiptare eshte se ti nuk le nje trashegimtar si veten.Sot Shqiperija ka rene ne doren e tradhetarve.Aq shume ka ,sa sot as babaj si beson femijve,burri gruas,vellaj vellajt,shokut e mikut vetem i buzeqeshet.Edhe sikur te ngjallesh nuk te dalin plumbat per atentat.Dumani mban vetem ne dore shpaten e drejtesise, por ka kush e levize per tu prere koken. Veliaj ,sic e kame thene ,eshte me fate se nuk do e pesoj si Olldashi,Pashko,Zhullali,Gazidede,Trebicka e shume te tjere qe i dolen nga rrjeshti Saliut.Me fat qe pati... .... :Me dhimbje vella.Hengre shume fiq,kumblla e rrush pas krahve te mi.Shko atje se Partija nuk behet pis.

          Përgjigjjuni
        3. 1
          1

          O zot.Edhe vella ta kishit nuk do e mbronit kaq.Hallall ti kete ato qe ka vjedhur,te lirohet mor aman te na bien veshet rehat.Edhe keta qe e mbrojne e dine qe ky ka vjedhur por edhe ata e kane nje hall te madh qe e mbrojne.Lereni gjykaten te qete,le te vej deri ne Strasburg ,po qe i paster me shume do lartesohet figura e tij.Asnjeri nuk flet per provat reale paret e gjetura dhe blerjet po meren me prokurorin se cnota ka pasur ne fillore.Piranja te vertete jeni o gazetare

          Përgjigjjuni
          1. H
            Horr Bulevardi

            Fiks

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Te qete e lame para 90 dhe u zhduken te pafajshmit.Kur te arrestojne ty na co xhevap te mos e ngacmojm fare.

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..

                menjefjale Veliajn ta dergojme ne Strazburg, po Saliun? Une them ne Gjykaten e Hages, mbasi ka bere krime kunder njerezimit! Spakun e kemi lene rehat per c'eshtjen e Saliut dhe ata rrine akoma me rehat se as kane ndermend te merren me 21 janarin e gerdecin!

                Përgjigjjuni
              2. Lali zdromsi

                Ti bq lushishteje deri dje e ngrije në qiellin si perendinë, tani që të futi në burg shefin lali hajduti SPAK -u qenka i Berishës Vemje që nuk keni pak respekt as per veten tuaj

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lomi

                  mi saluto kurvat zdromse qe ke ne shpi, ta fala nga Lomi ...

                  Përgjigjjuni
                2. Q
                  Qirje Andoni

                  Po ti mer qorr mer te qifsha rropt ca halli ke se do kalbet ne burg ai bythqiri? Po ca rrace ndyr qenkeni ju komunistat mer! Po si ste ben pershtypje gjith ajo pasuri e atij plehre po te ben pershtypje prova e re e rpokurorit o kurv mashkull!?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patronazhisti

                    Cila pasuri o qirje Andoni? Erjoni nuk ka pallate tek ish kompleksi Partizani, nuk ka kullen me te madhe ne Tirane qe po ndertohet ne sheshin Skenderbej dhe nuk pagoi 800 mij euro ne Angli per nje gjyq. Kush i ka keto o qirje e di? Nejse, se ky popull do jua ngul fiqte e Erjonit ne fyt qirjeve te tipit Beldhjeri nga Himara e deri ne Tropoj me daten 11 Maj.

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      noname

                      @patronazhistipashtyllekurrizoreqekerkonvendpune duhet te jesh shune rrote kari te besosh se velua eshte i ndershem,pa cjua qi root edhe saliut e gjithe te tjereve ...

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        ..

                        ti paname, ti je bile e vogel qe beson te Sali kurva!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PO , PO

                          Ore ti pa emer , nuk po mbron njeri Veliajn , por cdo njerin nga ne duhet ta mbroje vete ligji dhe vetem ne se prokuroria ka prova te mjaftueshme , ta ndjeke penalisjht kedo qe vjedh e kryen krime , por kurrsdesi , jo pa patur prova , sic po sillen me Veliajn qe , ka nje muaj i arrestuar dhe nuk e marrin dot te pandehur , sepse nuk kane prova , por e mbajne ne burg me shprese se mos zbulojne dicka . Ti , a kupton dicka nga ligjet , apo ecen si i verber pas Saliut , qe ja ka sjelle ne maje te hundes ketij populli ? !

                          Përgjigjjuni
                      2. S
                        Stud

                        me bythqir se ti o Qirje Andoni nuk besoj se mund te kete ne Shqiperi Zaten keta ka mbledh Salih Bythqiri rrotull vetes

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Stud

                          me bythqir se ti o Qirje Andoni nuk besoj se mund te kete ne Shqiperi Zaten keta ka mbledh Salih Bythqiri rrotull vetes

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mandi

                            komunist eshte sekretari i partis e Salih shpellari o kar me zile

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qirje me te qire!

                              qirje Andoni, si ke emrin ashtu i ke edhe grate e shpise, qirje e qirje si te terbuara!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                P S E ?

                                Ore I Qiri Andoni , a ke marre vesh se kush eshte gjyqtari cam Erjon Bani , shtetas grek qysh ne vitin 1995 me pasaporte greke . kur camet e tjere edhe sot nuk lejohen fare te hyjne ne Greqi , kurse prokurori Olsi Dado , ka nderprere studimet ne Juridikun e Tiranes ne v.1995 dhe ka shkuar ne Athine per te kryer nje kurs 3 mujor per "folozofi" ( kupto per spiunazh) dhe pas 3 muajve eshte kthyer serisht ne Tirane per te vijuar juridikun . Djali i Olsit prej vitesh eshte shtetas grek i pajisur me pasaporte , edhe pse jane banore nga rrethinat e Shijakut . A ta merr mendja qe agjentura greke , qe edhe sot jane ne gjendje lufte me ne , te kene depertuar deri ne zemer te drejtesise Shqiptare dhe te bejne ligjin ashtu si duan ata . Ti , perse flet me kaq urrejtje per Veliajn kur SPA - u nuk ka prova as ta marre te pandehur , por e mban ne burg me shprese te gjeje prova . Mendo nje here sa e rende eshte per cilindo , ktheje thiken nga vetja , sikur te arrestohesh pa asnje prove dhe te mbahesh ne burg , deri sa te sajohet dicka si prove ? !

                                Përgjigjjuni
                              2. n
                                noname

                                ik mer vegel qorre e velos ,ik rri me qim peken dy vegla qorre bashke plus kaaarlon e mero ziun era djerse ....

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                                  Ti gomari pa emer , qenke fare budalla , nuk ia ke idene per te debatuar si njeri normal e me logjike . Ka mundesi te jesh ndonje cope idjoti nga Vurgu , se ata jane vertet gje e trashe !

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Patronazhisti

                                  Lerini te mbyten ne mjaltin e tyre. Eshte gracke Beldhjeresh per ti vene minat nga brenda drejtesise se re. Mbahu fort Erjon, me date 11 Maj do te nxjerr ky popull me mandat kushtetuse nga qelia. Nuk ka force qe ndalon termetin e 11 Majit. Motoret jane ndezur fort dhe ky popull do marr hakun e tij. Shqiperia eshte e Partise Socialiste dhe pik. E di qe nuk ju vjen mire portohaleve apo ndonje imbeciliI shpirtkeq po nuk ka gje. Jetojme ne demokraci dhe mjalti eshte i lire per kedo te haj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Horr Bulevardi

                                    Artikull i shkruar në këmbë, si muhabet kafenesh. Latë nam me gjithë këtë mbrojtje skandaloze që po i bëni. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Thjesht sa i bëni dëm reputacionit tuaj. Ia vlen t'ju lexojmë si shembull të gazetarisë së varur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Milo

                                      Argument a ke te hedhesh poshte cfare shkruhet ,se sa per ne kembe, dhe urinimi ashtu behet nga disa ama puna kryhet.Po nuk ke argument, rri ulur e mbylle halen. Ose sic thuhet ne anglisht : sit down and shut the fuck up.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. H
                                      Haka Tekizoti

                                      Përfundimisht SPAK-u i këtij Saliu është edhe më i keq se drejtësia e Saliut të parë, sepse, megjithëse të dy varen e komandohen nga i njëjti kryekriminel, SPAK-u ka kompetenca të pakufizuara, pasi ka të drejtën të kontrollojë, dmth, të frikësojë, të udhëzojë e të urdhërojë edhe gjyqësorin, atë që ka të drejtën tē japë vendimin mbi fajësinë apo pafajësinë e të hetuarve nga mender SPAK-u. Drejtësia ka marrë fund falē vasalëve të verbër të Saliut si Dumani e Dadoja. Ndofta është e vërtetë ajo që flitet se këtu ka ka gisht asfalia greke dhe shërbimi sekret serb. Vetëm këta mund t'i detyrojnë të veprojnë si një trupë e vetme antishqiptare. Luga e çorbës...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hasan Spahiu.

                                        Duket qe ne pseudonim;-i qire Androni.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pal Vata

                                          O zoti Rada mos je gje fisi i humoristit dhe spiunit te sigurimit Veli Rada......??????????!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pal Vata

                                            O zoti Rada mos je gje fisi i humoristit dhe spiunit te sigurimit Veli Rada......??????????!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pal Vata

                                              O zoti Rada mos je gje fisi i humoristit dhe spiunit te sigurimit Veli Rada......??????????!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                scorpion

                                                Ja dhe nje vemje tjeter qe sponsorizohet nga Gelbaza ketu te Tema. Keta te fyejne inteligjencen, me e pa ne rruge jam gati t'i hedh gelbazen ne surrat. Cfare shkerdhatash, njerez pa shtylle kurrizore, karaktere te ndyra pa pike morali.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Parajsa buz liqenit

                                                  Po ky dum,dumani po ky eshte kelysh i rahur nga sala armiku i popullit shqiptar e urdheron zeni me giten si te sillet.....ky eshte kryeprokurori i spakut sa turp injorim i drjtesise.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    drejtesi e munguar

                                                    Ne qoftese keto jane "provat" qe SPAK-u ka cuar duket qe jane te pa pergatitur per punen e ngarkuar.Me kete veprim mendoj se fshihet tjeter gje.Ndoshta ,me vetedije duan te dalin te pa afte per te bere analogji me dosje te tjera!Z.Rada ne kete shkrim ka prure vetem ate qe eshte konkrete dhe qe Znj.Lala e pruri ne medja si rendes per Z.Velia e pa pasqyruar se cfar jane.SPAK-u e kreu detyren.E hodhi personalitetin dhe dinjitetin e Z.Veliaj ne "gojen e turmave".Provat e "reja" qenkan nje flluske sapuni.A do te presim DREJTESI apo gjykata do te noterizoj prokuroret ne munges te provave?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Student

                                                      Ne se ja bere nje gje te keqe politika , kjo eshte drejtesia. Ne te vertete ka mbledhur c do hajdut jurist nga tere bota dhe po na bejne drejtesi. Mjafton te shihet jeta e kesaj kaste gjygjtar _ prokuror _ avokat dhe do te vesh duart ne koke me pasurite pa fund qe kane vene. Si I bene? Duke grabite cfo xhep hallexhiu. E politika e populli ka frike dhe ti kritikoje se na u intimidokan keta hajdute.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Mali

                                                        Ju o imiri Makbeth ja vlen të të lexosh por i nisur nga pseudonimi i madh " Magbeth"se për sa shkruan nuk je fare në realitetin e gazetarisë dhe të drejtat që ju garaton ligji atyre për të shkruar për çdo temë dhe për të gjitha problemet dhe fushat .Mjafton të ruaj etikën, kulturën ,gjuhën e komunikimit me opinionin, dhe mbi të gjitha të mos shkelë ligjin e gazetarisë për çështj që janë në hetim dhe ndjekje duke ruajtur sekretin të mos bëjë diversion në dëm të njërës apo tjetrës palëdhe ,aq më shumë të mos e përdor shtypin apo tv dhe portalet për të bërë presion mbi gjykatat ,prokurorinë e tje. Ama duke ruajtur këto parametra çdo gazetar ka të drejtë të trajtojë dhe të ketë akses në çështjet në hetim , apo në gjykim dhe deri në instancat më të larta të shtetit , gjykatave të sistemit të drejtësisë administatën e shtetit apo dhe në pushtetin lokal dhe në parlament .Pra ska " vrimë"ku nuk futet gazetari për ti sjellë opinionit informim për çka dikutohet dhe gjykohet. Këtë gjë ka bërë edhe Rada që juve ju duket i pa drejtë dhe si një anëshmëri ,por ky është mendimi i juaj

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lush Përpali

                                                          O Ardit , shkruaj më mirë një artikull për të ndjerin Adil Çarçani! Ka fiks të njëjtën vlerë si të shkruani për të "vdekurin" tjetër Erion Fikun. Ore që ju do t'a harroni Lalin sapo të mos t'u vijë më zarfi kjo dihet,po bëhuni burra dhe injorojeni që tani Karriera politike,jeta dhe kam frikë se edhe martesa e Fikut morën fund. Ajo fierakia,thuhet se ështe mësuar me swinger partys.....

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje