Pa integritet profesional nuk garantohet pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit
Nga Niazi Jaho
Nëpërmjet mediave u informuam se, në datën 25.02.2025, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kishte shqyrtuar dhe vendosur për kërkesën drejtuar asaj nga shtetasi Thoma Gëllçi. Ai e konsideronte të pabazuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, të kërkuar nga prokurori dhe vendosur nga gjykata. Në përfundim, GJEDNJ e konsideroi të bazuar kërkesën e z. Gëllçi, sepse masa e sigurimit nuk ishte në përputhje me nenin 5, pika 1, paragrafi “c”, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku thuhet: “Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj”. Në pikën 5 të nenit të mësipërm përmendet gjithashtu se: “Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim”.
Ky informacion telegrafik në media më nxiti në aspektin ligjor profesional që të njihem me përmbajtjen e plotë të këtij vendimi. Në këtë vështrim, mendova të shprehesha edhe për faktin se, lexuesi i thjeshtë, veç informacionit në media, në raste të tilla ka interes të dijë diçka më tepër. Konkretisht: Përse ndaj z. Gëllçi nuk duhej zbatuar masa e sigurimit “Arrest me burg”?
Arrestimi ose ndalimi, sipas të nenit 5, pika 1, paragrafi “c” të Konventës, kryhet në rastet e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj. Kjo do të thotë se për zbatimin e masës së mësipërme nuk mjafton vetëm dyshimi i arsyeshëm që, sipas nenit 228, të Kodit të Procedurës Penale duhet të jetë i bazuar në prova, por edhe elementët dhe kushtet e tjera të procedurës të parashikuar në ligj.
Mbështetur në arsyetimin që bëhet në vendimin e GJEDNJ nuk është vështirë të bindesh se gjykatat shqiptare kanë gabuar, se ato nuk kanë patur parasysh ose kanë keqinterpretuar dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale siç janë: a) Nenin 229 ku thuhet se, në caktimin e masave të sigurimit, gjykata duhet të mbajë parasysh përshtatshmërinë e kritereve të caktuara në ligj; b) Nenin 230 ku thuhet se arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit; c) Nenin 232 ku bëhet fjalë për llojet e tjera të masave shtrënguese (ose siç thuhet, masa alternative) ku midis tyre përmendim arresti në shtëpi, ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore etj.
GJEDNJ arsyeton qëndrimin e saj duke parashtruar argumentet e mëposhtme:
a) Është vërtetuar se kërkuesi ndodhej jashtë shtetit dhe sapo është kthyer në Shqipëri u informua se ndaj tij ishte urdhëruar masa e ndalimit. Menjëherë pas kësaj vullnetarisht ai u dorëzua tek autoritetet përkatëse. Kjo sjellje, sipas GJEDNJ, nuk u mor parasysh. Ajo duhej vlerësuar edhe në vështrim të faktorëve të tjerë që lidheshin me karakterin e tij personal, moralin, vendbanimin, profesionin, pasuritë, lidhjet familjare si dhe lidhjet e tjera në Shqipëri.
b) Gjykatat vendase, vazhdimin në paraburgim të kërkuesit e kanë arsyetuar me nevojën e sigurimit të provave shtesë, por pa përmendur cilat ishin këto prova konkrete dhe pse ato nuk ishin siguruar në një kohë më të hershme.
c) Gjykatat vendase nuk iu përgjigjen pretendimeve të kërkuesit se, dyshimi ndaj tij bazohej kryesisht në dokumentacionin e sekuestruar nga prokuroria.
d) Gjykatat vendase janë shprehur se “nëse ai do të lirohej mund të manipulonte provat dhe të frikësonte dëshmitarët”. Por, GJEDNJ këto i vlerëson si fraza të përgjithshme dhe pa argumente konkrete.
e) Nuk rezulton që gjykatat vendase të kenë shqyrtuar në mënyrën e duhur masa sigurie alternative, pavarësisht kërkesave të shumta të kërkuesit në këtë drejtim.
Në përfundim mendoj të evidentoj faktin se çështja “Gëllçi” është vetëm një nga çështjet e fundit e shqyrtuar nga GJEDNJ dhe që ka të bëjë me masat e sigurimit. Kërkesa të tilla i janë drejtuar GJEDNJ, janë shqyrtuar prej saj dhe janë zgjidhur në favorin e kërkuesve siç janë p.sh., ato me kërkues “Delijorgji” (28.04.2015), Hysa (21.02.2023), Muçaj (11.07.2023) etj.
Vitin e kaluar u njohëm edhe me një vendim të një rëndësie të veçantë të GJEDNJ (çështja “Nika kundër Shqipërisë”) që ka të bëjë me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, gjykata vëren se “hetimi penal është ende i hapur”, se “autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre që synojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së A.N., identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”.
Nëpërmjet shqyrtimit të kërkesave me objekte të ndryshme për vendin tonë (në mënyrë të veçantë për organet e drejtësisë), GJEDNJ ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut tepër të çmuar me synim zbatimin e parimeve dhe standarteve, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut të sanksionuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në përgjigje të këtij kontributi kërkohet reflektim, përgjegjshmëri, transparencë, profesionalizëm edhe më cilësor, por, mbi të gjitha, integritet që mendoj se është elementi kryesor që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.
Problemi eshte se kush i paguan keto para . I paguajme ne me taksat tona . Pse mos ti paguajne keta gjykates te paafte e pse ti paguaj une si taksapagues qe nuk kam asnje lidhje me ceshtjen ????
O Njazi shume po kerkon...e kane kaluar femijerine duke mjel dhite dhe kur erdhen ne Tirane habiteshin me qumeshtin qe shitej ne dyqan
Se mos ngrini nga varri ndonje "jurist" patronazhist pervec Njaziut te pakallur akoma.
jo, ke dal ti nga varri o patronazhisti i qenit te Vicidolit!
Ai Karaxhixhi Vicidolit eshte pjelle e qelbur e partise meme tajen o debile te padobishem te Edvinit, vellahut te Sali Karaxhixhit.
mu nuk me kercet as per Edvina e as per Salira, me rrine ne maje te karit llafazane si ty mor debil!
Te gjitha denimet e dhena nga Gjkko do te anullohen ne Strasburg, sepse ato kerkohen nga Spak organizata kriminale gestapo dhe miratohen nga simotra e saj Gjkko. (Spak dhe Gjkko jane te mbushura me kelyshe hajdute dhe medioker te Saliut qe u gdhine juriste me kursin e Plepave.) Kaq e thjeshte eshte e verteta! Kostot i paguan populli taksapagues. Prandaj drejtesia e re duhet anulluar komplet para 11 majit, dhe nje drejtesi tamam duhet te rindertohet pas 11 majit.
O Njazi po kur e denuan Thomain ku ishe?
I bashkohem mendimit tuaj, kur denuan Thoma Deljanen, ky llapaqeni bente prokurorin
Vezhguesi i brimes bythes, o sigurims i poshter, o shpifarak dixhital, ky zotni ka qene i internuar!
Mund te mos e kete ditur rastin dhe tani qe shume gjera u bene publike i ka pare me nga afer cfare behet. Madje, me mire qe u be kjo publike per te pare dhe per te rregulluar cdo problem qe mund te kete kjo drejtesi e re qe te minimizohen sa me teper keto probleme qe shohim tani.
Njaziu plot 102 vjeç (dtl. 1923), urime per shendetin dhe kujtesen...!
Vetëm gazetari Lutfi Dervishi e ka mbrojtur Thoma Gëllçin. Lutfiu ka shkruar sistematikisht kur Thomai ishte në burg.
Ton llafazani, Njazi ka qene i internuar qe nga viti 1956 deri ne 1990, mor pis burre!
Nje segment I Spakut me Altin Dumanin ne krye vepron me urdher te Sali kriminelit, prandaj ndodhin keto shkelje proceduriale dhe ligjore.Gjuetija e shtrigave kunder zyrtareve socialist qe kjo bande kriminale berishiste ne Spak ka bere keto kater vjet na ka prure ne kete situat.
Keto shkelje ligji nga banditet e Saliut ne Spak nga Dumanet,Dadot,Banet etj krijojn kosto jo vetem per personat si Thoma Gellci por dhe per buxhetin e shtetit.
GJEDNJ-jai ka gjykuar ceshtjet dhe ua ka thene gjykatave shqiptare.Po kujt ua ka thene?Ua ka thene qorave,shurdherve apo te paafteve?
Segmenti berishist me ne krye Dumanin ne Spak e ka kaluar me kohe vijen e kuqe kunder zyrtareve socialist.Ata I godasin ashper dhe per nje arke me sardele,kurse Gerdecin dhe 21 Janarin nuk I hetojn.
E cfare do presesh nga njerez pa integritet dhe pa personalitet si berishistet Dado,Bano,Dumani etj?
Ik o Njazi kur flet ti për integritet profesional qe në kohën e komunizmit ke dënuar me qindra me burgim dhe pushkatim. Duke fol ti si me fol Rrapi Mino dhe Fatmir xhafa. Përderisa në sistemin e drejtësisë ka ende indibidë qe i kanë shërbyer makinerisë së diktaturës në Luftën e klasave si Ilir Panda, Dvorani, Sadushi, Ben Rakipi, Kraja, Bujar Sheshi, sokol Binaj, kasëm Berberi, Bert Demirneli etj etj ska drejtësi. Po fajin e ka ky kërma plak djali sheqeres se ju duhet zë ishit në Bënçë
hahahahaah Po gjin Gjonin ate te plepave pse nuk e permend? Ah, ai ka qene lopcar ne kooperative ne ate kohe, ke te drejte.
Ore Plak i cmendur, oj rruspi e sigurimsave shpifarake te Saliut, po Njazi ka qene i internuar qe nga viti 1956, mor pis burre!
o spiun, Njaziu jo vetem qe s'ka denuar askend por eshte denuar nga sistemi komunist!!!!
Plaku, bashke te gjithe ta kane bere? Po ç'ne o, se jane shume.... dhe te dhemb/djeg shpirti Ke folur tamam si Jurist pe Plepash. Qenke ziliqar dhe i hatermbetur. Atyre emrave qe i ze me goje, tu vish anes edhe sikur ta lash gojen me m.t e fekale, nuk i ndoht dot. Paske lindur ne ndonje kamp "pushimesh" ose barrake peshkataresh, nga ndonje marredhenie epshore e padesheruar e luftes se klasave (sigurims vajze e perdale nga çizmet me lluc, e cila kerkonte nje jete me te mire ne qytet).
O plaku po qënke injorant. Zoti i nderuar Njazi Jaho është dënuar nga Enver Hoxha në konferencën e Tiranës në vitin e largët 1956, sepse kërkesat e tij binin ndesh me ato që mendonte Qeveria e kohës për të gjykuar e dënuar njerzit sipas qejfit, për ata që ishin armiq të klasës, ata të burgosurit politik qe Qeveria e Hoxhës mbushi burgjet. Mund të lexosh më posht se mbase ftillohesh dhe të hiqet titulli injorant: https://ahc.org.al/about-us/staff/niazi-jaho/
O komentuesi Anton! Po pse nuk flet per 120 milione euro qe mori Becchetti per faj te Rames?! Bile ramistet brockullisin se si nuk ka marre asnje lek? Zoti Niazi Jaho, pse nuk shkruan per dy djemte e rinj te TVSHse qe ben burg per faj te Gellcit? Nuk po flas per cka ke bere pas konferences se Tiranes ne vitin 1956... I bindur te jesh se Veliaj nuk shpeton dot. Nuk i shpeton ceshtjes se inceneratorit imagjinar te Tiranes. E jo vetem ai
Boooo dhe mendohet qe këta qe bëjnë komentet i komandonte Sugar Fuga me Lal Plehun….. Jo or jo këta i paguaka me taksat tona Skënderbeu i Spidhipalit qe Kesh Pateli dhe Dan Borgnino do e pakezojnë pas 11 Majit ????????????????
Sa kohe qe ne Shqiperi te egzistojne plepat e Salise shpellarit ky vend vetem padrejtesi do te kete.Bisturia e Sllobos fatkeqesi kombetare ka detyra per te realizuar kundra shqipes time.Sa kohe te egzistojne gamori shpellare me valixhe druri dhe poturre gjumi ky vend nuk ben hair. Gamori shpellare ka detyrime ndaj agjenturave te huaj qe kerkojne ta sjellin ne pushtet qelbesiren plak shpellare gamor antishqiptare. Respekte per shqiptaret e mi te punes dhe te mendjes nga USA.
Djalka, ha supe se te ritet bibilushi si dhe fli heret e mos pergjo mamin dhe babin cfare thone per Sal Plehr LEXHENDA.