Amerika e Putinit

9 Mars 2025, 21:08Blog Nga Blendi Kajsiu

Sot është e vështirë të imagjinosh se çfarë do kish bërë ndryshe Putini nëse do ish zgjedhur president i SHBA-ve në vend të Trumpit. Poshtërimi i Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë dhe deklarata se luftën e filloi Ukraina e diktatorit Zelensky (dhe jo Rusia e “demokratit” Putin) janë edhe më ekstreme se propaganda Ruse. 


Ndërkohë njohja e territoreve që Rusia ka pushtuar në Ukrainë, mohimi apriori i antarësimit të Ukrainës në NATO dhe refuzimi i çfarëdolloj garancie sigurie konkrete për Ukrainën nga ana e SHBA-ve, sidomos përballë një Rusie të fuqizuar ushtarakisht, është vetë përkufizimi i politikës së jashtme Ruse në Ukrainë sot.


Po të shtojmë këtu dobësimin e vazhdueshëm të NATO-s, luftën tregtare që Trump ka filluar me Kanadanë dhe Meksikën, bashkë me sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian si një institución anti-amerikan, atëherë mund të konkludojmë se politika e jashtëme amerikane sot është tërësisht në sinkron me politikën e jashtëme të Putinit.  

E njëjta harmoni sundon edhe në politikën e brendëshme amerikane që gjithnjë e më tepër po merr tiparet e putinizmit. Spastrimi masiv i administratës publike amerikane nga çdo profesionist në çdo nivel për ta mbushur me besnikët më të verbër të trampizmit po ndërton në SHBA një administratë publike identike me administratën publike të Putinit në Rusi, ku bindja ndaj shefit i mbivendoset ligjit dhe profesionalizmit. 

Ashtu sikurse aleanca e hapur e Trump me plutokratët kryesorë të ekonomisë amerikane, si Elon Musk të kujton aleancën e Putinit me oligarkët e Rusisë. Ata e mbështesin hapur Putinin në shkëmbim të politikave publike që dizenjohen për pasurimin e tyre. 

Një nga politikat e para të Trump ishte rritja e tarifave të importeve kineze, ndër to edhe makinat elektrike. Përfituesi kryesor i kësaj politike ishte Elon Musk, prodhues kryesor i makinave elektrike ne SHBA dhe donatori kryesor i fushatës elektorale Trump.

Menjëherë pas shpalljes së fitores së Trump vlera e aksioneve të kompanisë së Elon Musk, Tesla, u rrit me 27% në bursën amerikane, që do të thotë një rritje prej 1 trilion dollarësh në vlerë monetare. 

E thënë thjesht, Elon Musk harxhoi 280 milion dollar në fushatën e Trump dhe në shkëmbim fitoi 1 trilion dollar nëpërmejt politikave që favorizojnë direkt kompaninë e tij. 

E megjithatë qeverisja në funksion të oligarkëve që e mbështesin nuk është as aspekti kryesor i putinizmit amerikan sot. Akoma më tronditës është fakti që Trump ka deklaruar publikisht se ai kurrë nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse ai nuk është fitues. Ende nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në vitin 2020 kundër Joe Biden. 

Probabiliteti që ai, ose pasardhësi i tij, do të pranojë humbjen elektorale dhe do ta lërë paqësisht pushtetin në zgjedhjet e radhës është pranë zeros. Sidomos sot kur trampizmi po vë gjithnjë e më shumë nën kontroll jo vetëm gjygjësorin, prokurorinë, agjencitë e sigurisë kombëtare (FBI, NSA, dhe CIA), ushtrinë dhe të gjithë administratën publike. 

Kronologjia/ Si po e afron Trump SHBA-në me Rusinë

Grushtin e shtetit që Trump nuk arriti ta bënte në 6 janar të vitit 2021 ai po e bën sot. Është një grusht shteti që synon përjetësimin e trampizmit në pushtet duke e kthyer demokracinë amerikane në një farsë autoritare.  

Ky është në fakt edhe thelbi i putinizmit. Ai ndërton një demokraci farsë ku zgjedhjet nuk kanë kuptim, ku opozita eleminohet në mes të ditës dhe ku Putini është vetë ligji sepse ka nën kontroll, oligarkët, administratën publike, mediat dhe gjygjësorin. 

Ky është sistemi politik që ëndërron dhe që po ndërton Trump në Amerikë sot. Natyrisht mbetet për tu parë nëse do t´ía dalë, pasi Amerika nuk është Rusia. Tradita, kultura, mediat dhe institucionet demokratike amerikanë janë më solide dhe demokratike se ato ruse.

E megjithatë nuk duhet të injorojmë suksesin e trampizmit për të nënshtruar tërësisht Partinë Republikane të SHBA-ve, një nga më të vjetërat dhe më demokratiket në botë, për të kapur Gjykatën Supreme Amerikane, një nga më prestigjozet në botën demokratike, apo për të organizuar një grusht shteti në mes të Washingtonit dhe më pas për tu rizgjedhur president. 

Janë të gjitha veprimë që të bëjnë të mendosh se në presidencën e SHBA-ve sot kemi një Putin. Jo sepse Putini e ka kapur Trumpin me ndonjë filmim kompromentues me ca prostituta në ndonjë hotel të Moskës, sikurse pretendojnë zërat konspirativ. 

Ndjekësit e Trump e kanë të qartë se ai shkon me gjithfarë prostitutash dhe pornostaresh. Ashtu sikurse nuk kanë asnjë dyshim që ai ka mashtruar majtas e djathtas, në familje dhe në biznes. Ndaj shantazhe të tilla nuk pinë ujë në rastin e Trump. Trampistët e dinë shumë mirë që Trump është kokrra e maskarait, por ata e mbështesin sepse ai është maskarai i tyre. 

Ai është autoparlanti politik i një ideologjie të esktremit të djathtë që kombinon nacionalizmin ksenofobik, homofobik dhe racist, fanatizmin kristian dhe anti-liberalizmin. Ai i jep zë pakënaqësive të shumta me rendin kozmopolit neoliberal duke bërë bashkë racistët e bardhë, fanatikët e krishterë, bilionerët që kanë përfitur nga rendi neoliberal si dhe klasën punëtore dhe të mesme amerikane që ka qenë viktima kryesore të këtij rendi. 

Është kjo ideologji që e lidh Trumpin dhe Putinin, sikurse edhe me të gjitha forcat e ekstremit të djathtë në Evropë. Emëruesi i përbashkët i Trampizmit në SHBA, Orbanizmit në Evropë dhe i Putinizmit në Rusi është denoncimi i liberalizmit, i pluralizmit fetar, seksual dhe gjinor, i shekullarizmit dhe i përzierjes racore apo etnike që, sipas tyre, ka çuar në dobësimin dhe degjenerimin e kombit, në degradimin e kulturës kombëtare dhe të vlerave njerëzore dhe familjare.

Përballë këtij degradimi ata ofrojnë kthimin tek një racë e bardhë, e krishterë, heteroseksuale, burrërore dhe mashkullore që udhëhiqet nga një burrë i fortë që përfaqëson këto vlera, si Putini, Orbani apo Trumpi. Janë këta burra që ruajnë nderin dhe identitetin e kombit përballë rrezikut liberal që i bën fëmijët gey ose trans, shkatërron identitetin e kombit duke përzier racën, fenë dhe kulturën tonë qumësht të bardhë me ngjyra inferiore.

Përballë përkufizimit Iluminist të Perëndimit si demokraci, liri individuale, barazi përpara ligjit, të drejtat e njeriut dhe kufizim i pushtetit, e djathta ekstreme ofron një përkufizim etnik, racor dhe fetar të Perëndimit që reduktohet tek Krishtërimi i Testamentit të Vjetër dhe tek raca e bardhë. Ky është perëndimi i Kryqëzatave të mesjetës, ku nuk ka hapësirë për tolerancë fetare, seksuale, racore apo për kufizim të pushtetit.  Është Perëndimi nga ku nuk lind dielli por lideri. 

Natyrisht Perëndimi që ne kemi idealizuar si demokraci, liri, barazi përpara ligjit, arësye dhe të drejtat e njeriut ka ekzistuar më shumë si një ideal se sa si një realitet. Kolonizimi i botës, racizmi dhe luftërat shpesh kanë qenë produkte direkte të Perëndimit ose të hipokrizisë së tij. 

E megjithatë, të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore, Perëndimi nën lidershipin e SHBA-ve, është përpjekur të implementojë në rendin botëror, të paktën teorikisht, idealet e demokracisë, lirisë, sovranitetit, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Një rend që synonte mbrojtjen e minoriteteve dhe ku ligjin nuk e bën thjesht forca por edhe parimet. Një arkitekturë e tërë institucionale që nga OKB-ja, BE-ja deri tek NATO është ndërtuar në funksion të këtij ideali.

Ky rend sot po çmontohet me shpejtësi nga Trump, si brenda edhe jashtë SHBA-ve. Parimet e demokracisë, lirisë, pluralizmit dhe tolerancës brenda SHBA-ve po zëvendësohen me nacionalizmin ksenofobiko-racist, me autoritarizmin dhe me fanatizmin fetar. Ndërkohë rendi liberal jashtë SHBA-ve po zëvendësohet me një rend imperialist ku ligji i forcës nuk ndesh asnjë kufizim parimor, moral apo institucional. 

Demokracia Amerikane, sipas trampizmit, nuk rrezikohet as nga korrupsioni, as nga kapja e politikës nga oligarkët dhe as nga autoritarizmi. Ajo rrezikohet nga liberalizmi kozmopolit anti-kristian, nga humbja e identitetit kombëtar (lexo reduktimi i racës së bardhë të krishterë), nga humbja e identitetit gjinor dhe familjar, dhe sidomos nga emigrantët me ngjyrë dhe nga gjinia trans. 

Nga pikëpamja trampiste rendi ndërkombëtar liberal ka dëmtuar rëndë interesat dhe identitetin kombëtar të Amerikës, duke e futur atë në luftra dhe aleanca pa kuptim në emër të idealeve boshe të demokracisë apo të drejtave të njeriut.  Ndaj duhet ndërtuar një rend i ri ku SHBA-të mund të realizojnë çdo interes pa kufizimet institucionale, parimore apo ligjore të rendit liberal ndërkombëtar.  

Bëhet fjalë për një rend të ri thellësisht imperialist ku forca nuk njeh asnjë kufizim. Nëse SHBA-ve i duhet Groenlanda ato thjesht mund ta blejnë ose ta pushtojnë. Nëse i duhet Kanali i Panamasë mund ta marrin jo vetëm sepse e ndërtuan dje, por edhe sepse Panamaja nuk e mbron dot sot.  

Nëse SHBA-të duan ta aneksojnë Kanadanë si shtetin numër 51, sepse ajo është e pasur dhe plot me të krishterë të bardhë, atëherë ata kanë të drejtë ti imponojnë tarifa të rënda, në kundërshtim me çdo traktat të firmosur mes dy vendeve.  Në këtë mënyrë ekonomia Kanadeze do kolapsojë sepse ajo varet pothuajse tërësisht nga ekonomia Amerikane. E vetmja rrugë që i mbetet Kanadasë është të bëhet pjesë e SHBA-ve për të eleminuar tarifat. 

Të njëjtën llogjikë Trampizmi e përdor në rastin e Rusisë. Nëse Rusia ka interes dhe forcën e mjaftueshme për ti hequr një llokmë Ukrainës dhe Evropës Lindore, ku SHBA-të nuk kanë ndonjë interes, atëherë pse jo? Është llogjika e më të fortit. Aq më mirë kur ky i fortë jo vetëm nuk cënon interest e mia ekonomike por edhe ndan të njëjtën ideologji anti-liberale, fetare, maskiliste dhe raciste me mua.   

***

Në këtë rend të ri botëror kombet dhe shtetet më të rrezikuara janë ato të voglat, si Shqipëria dhe Kosova. Parimet, vlerat dhe institucionet demokratike shërbejnë për të mbrojtur të dobëtit nga të fortët dhe jo ansjelltas. Edhe pse jo gjithmonë e kryejnë këtë detyrë me sukses.  

Në rendin e ri të forcës së zhveshur nga çdo parim ku Perëndimi reduktohet tek krishtërimi i bardhë i Testametit të Vjetër dhe imagjinohet në luftë të përgjakëshme me Islamin, kombi shqiptar dhe dy shtetet tona janë dy herë jetim. 

Së pari, sepse një perëndim që reduktohet tek një fe e vetme, apo tek përplasja e qytetërimeve, nuk ka hapësirë për një komb multi-fetar si i yni. Së dyti, sepse një perëndim pa demokraci, pa barazi përpara ligjit, me nacionalizëm ekstremist dhe me një udhëheqës që është vetë ligji dhe e vërteta është e kaluara që kombi ynë, dhe dy shtetet tona, po sforcohen ta lënë pas prej dekadash. 

Llogjika e përplasjes së Krishtërimit dhe Islamit, që frymëzon trampizimin sot, është vrastare për kombe të bukura si i yni ku qytetërimet dhe fetë nuk përplasen por përqafohen.  Nuk është një përqafim që është arritur lehtë dhe natyrshëm, ndaj kurrë nuk duhet marrë si i mirëqenë. 

Është derdhur shumë gjak, djersë dhe mund nga shumë breza shqiptaresh e shqiptarësh që qytetërimet dhe fetë që takohen brenda kufijëve të kombit tonë të bukur të mos përplasen por të përqafohen. Është një përqafim që ushqehet lehtë me idealet e lirisë, demokracise dhe të tolerancës së Perëndimit nga ku lind dielli. Ama ky përqafim mund të kthehet lehtë në përplasje nëse ushqehet me ideologjinë e përplasjes së qytetërimeve të Perëndimit trampist nga ku lind errësira e diktaturës.

Këtë të fundit kombi ynë e njeh shumë mirë dhe shumë më nga afër se populli amerikan që për fatin e tij ende nuk ka jetuar në diktaturë. Ndonëse sot diktatura dhe autoritarizmi po i troket në derë SHBA-ve si kurrë më parë. 

Ne i njohim mirë ideologjitë që bazohen tek adhurimi i liderit të pagabueshëm që qëndron mbi ligjin dhe mbi të vërtetën. Ne i njohim mirë liderët që bëhen njësh me kombin, kritikët e të cilëve janë armiqtë e popullit. 

I njohim nga afër udhëheqësit që pushtetin e përdorin për tu pasuruar, që partinë e kthejnë në një piedestal të egos së tyre, që sulmojnë mediat dhe drejtësinë kur heton korrupsionin e tyre, që e mbushin administratën publike me besnikët më fanatik, apo që zgjedhjet i pranojnë vetëm kur i fitojnë.  

Për të gjitha këto arësye trampizmi dhe Amerika që ai po ndërton përbën një rrezik ekzistencial për esencën e kombit shqiptar dhe për ardhmërinë perëndimore dhe demokratike të dy shteteve tona. Natyrisht kjo nuk do të thotë aspak që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të sforcohen për të bashkëpunuar dhe ruajtuar marrdhëniet e mira me SHBA-të e Donald Trump. Ky është një detyrim i pashmangëshëm për të dyja shtetet tona.

Ama përqafimi i ideologjisë trampiste, apo i trampizmit si lëvizje politike, nga cilado forcë politike shqiptare, në të dyja anët e kombit tonë, është një atentat që i bëhet jo vetëm ëndrrës sonë perëndimore dhe demokratike por edhe esencës sonë kombëtare. 

60 Komente

  1. E
    Erdogan

    Bravo e ke qare z. Kajsiu! Qarte, bukur, bindese dhe uluritese njekohesisht. Nuk kam asgje per te shtuar. Ta gezoje populli amerikan Putinin! Biles sa me shpejt hiqjani edhe sanksionet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kombi ynë i bukur?? Apo natyre e bukur

      Kombi i ynê i bukur??? Ku shumica e myslimanve, e quanë vetën Turq lindondor dhe jo Shqiptar perëndimor. Ku disa të tjer, shumica e tyrë ishi mysliman, për

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ermali, ish shoku jot Liberal

        Ke shkruar shume gjate dhe plot mllef Blend. Te paska prek ne nerv me cduket. Ta ka pre ujin e parave qe merrje nga USAID. Pune shoqatash me pak fjale. Dikush qin bythen dhe merr lek. Ti qin mendjen dhe paguhesh. Ne nje qafe dilni Kajso.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muc Xhepa, Washington

        Ky vagabond qe ofendon njeriun e perendise duhet te lincohet nga ambasada e jone, te shpallet nongrata dhe ti hiqet e drejta e vizës per te gjithe jeten, ti qenke nje ordiner qe ne etiken e cfaredo gazetari ndalohet perdorimi i atyre epiteteve. Gazeta e Mero Bazes dihet qe eshte sorosiane. Long live our president Trump.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Fuck you and your freaking president trump…long live to everybody… fuck the politics and fuck the USA and you as well…u freaking dumbassssss

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plerat e Trampit

            O Mut Xhepa o te qifsha trute se na cate karin me gjithe perrallat me Soros. Ka me komunista shkerdhata se ju Trampistat? Po pse o kurve ta sulmojme? O komunista te ndyre qe po na sill i kohen e Emverit edhe ne Amerike. Po shave shokun tramp duhet te burgosesh. Ju qifsha faren e ndyre te injoranteve sa te ndyre jeni mor plehra

            Përgjigjjuni
            1. S
              Satër

              Brovooo!.Po uashingtoni i këtij cope m..i !.

              Përgjigjjuni
          2. g
            gh

            Nuk them qe nuk ke te drejte, por pasi e ke dhjere nga te kater anet ne fund sugjeron: Natyrisht kjo nuk do të thotë aspak që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të sforcohen për të bashkëpunuar dhe ruajtuar marrdhëniet e mira me SHBA-të e Donald Trump. Te pakten Enveri bente ate qe thoshte. Ky derdiment peshtyn lart e poshte dhe ne fund lepin ate qe peshyn....

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa-Hale Loqja

              Ik more zorraxhi bythepalar! Kur u bet dhe ju more zgjebarak te dilni e flisni duke dhen mend per te gjitha punet e botes dhe se si duhen ber. Ku e paskeni pas gjithe kete ekspertize!!??? Pse s'u cuat ne kohen e Dulles dhe te n'a jepnit mend, apo tani kaluat lumin dhe oqeanin, dhe vini e n'a jepni dhe mend jo vete neve por dhe gjithe botes. Njerz te trash qe akoma s'jeni cliruar nga sindroma e Stokolmit dhe vazhdoni t'i lepini mendeeren kujtdo, qoft edhe nje idioti si Trumpu, qe eshte ne fuqi.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Ta bëjmë Shqipërinë autokratike

              Grushtin e shtetit që Trump nuk arriti ta bënte në 6 janar të vitit 2021 ai po e bën sot. Është një grusht shteti që synon përjetësimin e trampizmit në pushtet duke e kthyer demokracinë amerikane në një farsë autoritare. -thotë Kajsiu. P.S: Si mund të flasi kështu Kajsiu? Se Berisha (në munfesë alternative) është bërë si "kopje" e Trumpit. Ka thënë që do e bëjë Shqipërinë madhështore siç Trumpi do të bëjë SHBA "Great Again"! Nëse Trumpi qënka Putinist dhe sillet si autokrat, atëherë i bie tërë fabula e madhështisë prof.Dr.Saliut. Jo mor Kajsi, nuk mund të flitet kaq troç mor për nismat e Trumpit duke i quajtur grusht shteti, se do frymëzohet edhe Berisha dhe mbase thotë pastaj që grushti i shtetit është pjesë e programit të madhështisë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK -ut

                Berisha ka vetem qelsat e kashtës

                Përgjigjjuni
              2. E
                ENTSOE

                Bravo, ky eshte Trapi Amerikan, historia per fat te keqe eshte spirale. Analiza eshte shume inteligjente dhe reale.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Landi

                  Bravo bravo prap bravo

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E vërteta

                    Bravo Blendi Kajsiu! Analizë më realiste se kjo nuk ka. I ke thënë te gjitha ,ekzakt pa asnjë mundësi replike

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Black Jack

                      Ik o daku je I vogel qumeshtor te analizosh American, USA ???????? osht planet tjeter ska lidhje me boten tjeter at qe thu ti , tjeter planet USA ????????, e tjeter community in the world ????, shko futi ba I pace

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jam Trampist Debil dhe Stupid mfkr

                        O Black Jack na rrofsh karin. 70% a votuesve te Trampit qine motrat dhe kushurirat e veta andej nga malet e virginia e kentucky. Pjesa tjeter jane shpirtzinj shkerdhata qe duan te shikojne te tjeret te hiqen zvarre po tani po ju qihet fisi se po i heqin nga puna. Kush ju solli ju debila ne Amerike

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jarani

                        Me shume qetesi duhet... Fundi fundit nuk eshte se kemi pare me vërte ndonje dite te bardhe ndonjehere ne shqiptaret qe te panikosemi kshu vetem se u ngrys moti ca me shume...

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mark Si

                          "Imperializmi eshte shkalla me e larte e zhvillimit kapitalist. " ka thene filozofi Karl Marks ne librin e tij Kapitali aty ai shpjegon se Zhvillimet e pa barabarta te vendeve kapitaliate sjellin luftrat. Dhe jemi ne pragun e nje lufte te re boterore pikerisht sepse nga nje superfuqi qe kishim ne bote USA, kemi 2 ose 3 supwrfuqi te tjera ne bote qe rrisin rivalitetin dhe luften per tregje dhe kontrollin e tyre. Kjo con ne vazhdimin me dhune te politikes kunder njeri tjetrit. Kjo perben kontradikten kryesore antagoniste te shteteve imperialiste.te zhvilluara, sic jane USA, Rusia, BE Kina, Japonia, Gjermania, Franca, Anglia.. Lufta esĥte e pa shmangshme, eshte vazhdimi i politikes me mjete dhune per egzistence !

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            IT

                            Paska ngel pa rrog nga OJQte ky. Shko ore puno avdall mos u merr me percaktu se car duhet te ndjejn tere Shqiptaret ndaj Trumpit, qe esht zgjedh me mandat te plot nga populli Amerikan. Zgjebs

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Topuzi

                              Shiko punët e tua ti, se Blendi i ka në terezi të vetat. Dhe nuk ka ngelur t'i japësh mend ti, kokrra e injorantit. laj pjatat aty ku je, ose shih se si po rritet "bari"! Aq mund të bësh ti. Është e qartë se nuk ke arritur të kuptosh asgjë nga ato që ka shkruar Kajsiu. Dhe mos u merakos se si ty ka shumë shqiptarë pa tru. Mjafton të lexosh disa komentues këtu që nuk kanë tru për të kundërshtuar me fakte dhe argumente dhe shajnë me gjuhën e llumit.

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Kreshnik Martini

                              Tipik nje shkrim i frumezuar nga Alex Sorros

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Ccc

                                E drejtë

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Elvis

                                  Bravo .... llogjike qe interpreton sakte politikat dhe mendesine e Trump

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    NWO Satanic Cult

                                    Kajsia...t'gjithe kemi lind prej nji NANE...vecse ti paske lind prej b....e!!shkrim qe vete sorosi apo dhe deep state do ta kishte zili-vecse bota eshte z'gjue e nuk pijne uje me brockulla t'tilla...me perjashtim te ri-pjelles apo ymer gelbazes qe lejon artikuj t'tille...jeni n'grahmat e fundit globalistse te peshtire...beji t'fala kultit psikopat e satanit n'vecanti!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taulant

                                      Dukesh qe je malok! E veme edhe me bast po deshe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tela

                                        Po malok eshte ai, se te ishte i civilizuar nuk do kishte rene pre e teorive konspirative. Shyqyr qe jane injorant thuaj se te pakten gabimet i mblidhen vazhdimisht deri ne veterrenim.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          NWO Satanic Cult

                                          Taulant..krenari ma t'madhe se jam MALSOR nuk ka n'bote..ndersa ve bast se ti je prej mocalesh ku vetem zhabat kundermojne..gjithsesi nuk ja vlen sepse tu ngacmua programimi yt Sllavokomunist-Turko-Mongol andaj nuk mund t'pritej ndryshe...njejta gja me k'te t'ashtuquajrurin "tela" qe per "civilizim" keni tipin "mashkull-beta"...t'fala ripjelles

                                          Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Bariu

                                        Mirë në përgjithsi artikulli,por vetëm në fund ke gabuar,kur shpreh ‘friken’ per demokracinë në Shqipëri se mos ‘infektohet’ nga trumpizmi,kur ne kemi 35 vjet ‘trampizëm demokratik’,që nënkupton në fakt se ne kemi ‘imunitet’ nga ‘smundje’ të tilla që ‘i kemi shperndar vetë’ ,se kemi qenë ‘vatër infeksioni’ të autoritarizmit,si produkti më ekstrem i politikës së lindjes dhe siç dimë ne vijmë nga diktatura dhe në një vend i ashtuquajtur perëndimor ,ne po kërkojmë të hyjmë në këto 35 vjet,te cilat kane vertetuar deri tani,që ne ‘i përbetohemi’ BE dhe Europës se ‘i duam shumë,se vdesim për ta’ dhe prandaj duhet të na pranojnë (flasim ate qe duan ata,pra jo ata qe jemi ne te vertetê dhe cfar duam ne) dhe vet BE-ja ,’na përbetohet se na don shumë , por duhet te shtoni dhe martesat gej,thotë që t’a meritoni’,duke na çuar në kalendat greke me premtime boshe.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Alberikani

                                          Bravoooo!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zhan Valzhani

                                            Me qofte se Trampi dhe trampizmi jane ashtu sic i pershkruan ti, z. gazetar, (dhe mua me duket se ashtu jane), Shqiperia e Kosova mund te sforcohen e te bejne perpjekje per te mbajtur marredhenie te mira me ShBA-ne dhe Trampin, por ceshtja eshte nese ata, ShBA-ja e Trampi, jane te gatshem te mbajne marredhenie te mira me nje komb me shumice myslimane. Kam shume shprese se trampizmi nuk do ta mposhte dot demokracine ne Amerike, pasi ka ende institucione demokratike te konsoliduara, media te pavarur, njerez te iluminuar, qe do ta mbrojne shtetin ligjor, lirite e te drejtat e njeriut, demokracine perballe ekstremizmit te djathte etj. Nuk besoj se ne Amirike do te harrohet aq shpejt mesimi i A. Linkolnit se nje qeveri demokratike "duhet te jete e popullit, nga populli dhe per popullin". Nuk besoj se trampizmi do te arrije te beje nje qeveri te oligarkeve, nga oligarket dhe per oligarket. Po ia arriti, atehere mjere Amerika, mjere bota, sidomos vendet e vogla si i yni, dhe mjere demokracia. Por te pakten Europa he per he po ben perpjekje per t'i ruajtur keto vlera universale. Dhe ne jemi ne Europe. Nuk jemi as ne Amerike, as ne Rusi. Pikerisht ketu ne Europe kane lindur konceptet e lirise, barazise e vellazerise, te shtetit ligjor, te shtetit laik, te lirive e te drejteve te njeriut etj. Te shpresojne se ato do te triumfojne perseri perballe trampizmit dhe ky i fundit do te mbahet mend vetem si nje aksident ne histori. Te shpresojme.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zogaj

                                              Koment i bere ne stilin e atyre qe hane gjemba ndaj me te drejte Blendi Kajsiu e ka mare titullin gomar.per nga rendesia vjen pas Henri Çilit dhe paraHasimes. L8beralet e Arjan Çanit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ai tipi

                                                Perderisa Trump ploteson pergjithesisht kerkesat e atyre qe e votuan, cdo gje tjeter eshte perralle me mbret, soros, sali-rame e rame-sali, qarje per leke qyl ojf-sh etj etj. Dalin derdellisin turli lloj sharlatanesh bythpambuke, mbeturina morrash te kuq e parazite qe jetojne duke shitur e rrotulluar fjale pafund e qe shiten me turne tek kellirat gjakpirese te komunizmit. ( disave nga keta te fundit Trumpi i preu edhe rrogen). Kjo s’eshte as analize objektive faktesh, as analize gjeopolitike e mbi politiken e jashtme te dikujt. Ky esht nje trakt a hartim qurravec qe ca tipa e shkruajne kur i kerkohet te “shtrengojne rradhet” publikisht por qe s’po i del njeri per zot ne ankandin politik te rradhes. Te gjithe e pane si u provokua lufta e nga kush, e te gjithe e dime qe vetem lufta s’duhet! Mjaft me idiotizma patetike se kuptohet lehte qe jeni bere varianti me shkrim i personelit mjekesor qe bente reklama me kenge e valle kunder covid-it e pro-vaksinave e si ata ushtaret gay ukrainas qe shpetonin macet nga lufta ne fillim te konfliktit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Petrit

                                                  Artikull I sakte . Analize e trumpizmit ne themel. Rengen I gjithe asaj Cfare ai eshte. “ maskarenjet e mbrojjne sepse ai eshte nje nga ata”.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nik

                                                    Të lumtë Z. Kajsiu, një analizë shumë interesante dhe shumë afër realitieti që jetojmë sot! FLM

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Drenioti

                                                      Shkrim perfekt dhe me shum vlera për të ardhmen,i prekur në mënyrë të hollësishme në të gjitha temat Respekte për ju z,kajsiu

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Dyli

                                                        Mjafton vetem paragrafi i pare për te pare mendjen e ketij kllouni. Po te vazhdoje lufta mund te humbi me shume ose te gjithe territorin Ukrahina. Kjo eshte zgjidhja per ty, kjo te kenaq ? Ke ndonje mendim konkret apo vetem frymëzime idiotike?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Trampistat vemje te ndyra

                                                          Ik more plehre pro sllave ju qifte trampi mendjen me keq se cjua ka qire

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. G
                                                          Gri

                                                          Ekzakte

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            THE TRUTH

                                                            Z. Kajsiu ! Duke qene pergjithesisht dakord me shkrimin tuaj, me lejoni t'ju them se ( pergjithesisht ) kjo ka qene Amerika nder shekuj. Amerika nuk ka qene kurre " demokraci " por oligarki, kapitalizem dhe imperializem. Admiruesit e forces, pasurise dhe dominimit jane perpjekur ta paraqesin ( dhe vazhdojne ende sot ) si " fanar ndricues " i demokracise. Harrojeni kete perralle. Ndryshimi i Amerikes se sotme me te djeshmen eshte vetem ne faktin se Trampi dhe trampistet nuk i fshehin dhe as i maskojne fare mendimet, qellimet dhe arrogancen e tyre, ndersa paraardhesit e tyre veproninme dinakeri dhe me nje cike me shume diplomaci. Kaq per sot.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. l
                                                              lexuesi

                                                              Ky autor eshte nje idiot dhe i paguar per te bere kete artikull qe eshte irelevent per shqipetaret, Trump eshte zgjedhur nga populli american per te zgjidhur problemet e jetes se tyre dhe nuk ka rendesi si u pelqen te tjereve apo jo perfshire autorin..!!! Qe te analizosh politiken americane nga interesat personale nuk ka asnje vlere sepse nuk ndyshon asgje por vetem se shton sasine e sallates politike qe sorollatet ne media, Trump do te beje ato qe i ka premtuar zgjedhesve american ......

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Ana

                                                                Haha po ben ato qe e urdheron Putini. Eshte ashiqare e dukshme.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. N
                                                                Nje qytetar

                                                                Blendi , e ke qare kete analize . Mund te them se shkrimi yt eshte i denje per t'u botuar ne shtypin boteror .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. D
                                                                  Demokrati

                                                                  Thjesht bravo

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. X
                                                                    Xxx

                                                                    Thjeshtë dhe qartë gjithshka që po ndodh sot ...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      D

                                                                      Analize reale. Big like

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Dakord

                                                                        2 korrigjime kam. E para trump nuk e poshtëroi Zelenskin, e kundërta ndodhi, Trump u vetëposhtërua. E dyta, ekonomia kanadeze nuk varet tërësisht nga ekonomia amerikane, madje nuk varet asfare prej saj. Kanada shet energji, gaz dhe uranium në usa pa folur për grurë e sojë, dhe i jep akses falas për në alaskë amerikanëve. Shteti i alaskës 80% të importeve i merr në kanada.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. L
                                                                          LELA

                                                                          Pra receta eshte e thjeshte:Te ndjekim dhe forcojme bashkepunimin te Ameriken ,te dhjere por krenare.Fatkeqesisht ne gjithnje ne nje thes plot me p.. dhe vetem nje k...,ne kemi kapur gjithnje k...in!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Shqiptari

                                                                            Artikull i ashper, por i vertete, urime autorit per analizen reale.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. O
                                                                              Oficeri dulles

                                                                              Shume bukur e ke thene ,amerike po numuron mbrasht

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Tani

                                                                                America e ka honger derrin me Trumpin.Flasim mbas 4 vjetesh ku populli amerikan do jete çmendur me teper se tani,dhe Trumpi do zgjidhet perseri president,pavarsisht se nuk i takon,ndryshon kushtetuten,s'ka problem..Diktatura aty sapo ka filluar.Trumpi eshte nivel qesharak ne politike,por manipulues i shkelqyeshem i debilave amerikan.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. R
                                                                                  Rolandi

                                                                                  Blendi, Analize shume e goditur, bravo. Duhej thene edhe diçka mendoj une lidhur me problematikat e establishmentit te meparshem Biden-Obama-Bush...si dhe problemet ekonomike qe krijuan shtratin per ardhjen e trampizmit. Gjithashtu, Trampi duhet pergezuar per kthimin e identitetit natyral burre-grua (jam per te drejtat e komunitetit LGBT...por jo ta teperojne deri tek prindi 1 apo 2 apo te bejne propagande femijve te kopshtit qe djali mund te dashuroje nje djale dhe vajza nje vajze). Me pelqeu sidomos analiza jote se çdo te thote Amerika e Trampit per ne shqiptaret sepse po e marim shume lehte. Po kthjehet ligji i me te fortit dhe ne po rrime duarkryq. Kam mendimin se duhet ti therrasim mendjes shpejt, perndryshe Gaza do na duket lule perballe asaj qe mund te na ndodhe (qofsha gabim). Blendi, nuk te njoh por edhe disa analizua te tuat te meparshme me kane bere te mendoj se njerez serioze, me logjike te plote e bonsens si ti i mungojne shoqerise sone, ose jane te pazeshem per shkak te putinist/trampisteve qe egzistojne kudo dhe qe cuditerisht preferohen...

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. A
                                                                                    ARIAN

                                                                                    Te lumte pena. Me qarte dhe sakte se kaq nuk mund te analizohet trampizmi si fenomeni me negativ qe po perjeton bota perendimore.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. D
                                                                                      Dhë Pështan Tribune

                                                                                      E paska lodhur AI-në Kajsiu ...me paragrafe . Po behet gjithmone e me interesante armiqesia e Rripjelljes me " imperializmin" anerikan dhe 'revizioniznin" rus. Po hapen librat e Enver Hoxhes. Kukulla e Sorrosit ri ne hije sikur ai nuk ben me gabimet e "rinise" kunder Trumpit. Dhe aktivizohen me sistemin MORS çiftelitë llullat fruta-perime dhe ...kajsitë !!!!. Me I lumturi eshte Ymeri qe ka me se te merret me qarkoren e Peshtanit: te rrezoje USAn dhe te ktheje ne pushtet cifutin hungarez. Seshte Shqiperia meraku I tyre eshte fati I Sorres hungareze ne qese dhe kukulles se tij. Kjo eshte ceshtja! Mjafton qe inceneratoret te paguajne Ymeret, Karlot, Kajsite dhe Çiftelite.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. S
                                                                                        Sllavokomunistet-Turko-Mongole

                                                                                        The Peshtan Tribune...je 100% Korrekt vlla...vecse mos harro se programimi i Sllavokomunisteve-Turko-Mongole asht i thelle...mjer kombi yne

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. A
                                                                                          Antropologu

                                                                                          Edhe sllav, edhe turq, edhe mongole? Sikur nuk shkon, nuk puqen gjekundi pervec faktit qe jane te tre homo sapiens, qenie humane domethene. Apo aq di ti nga keto gjera?

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. M
                                                                                            Mugosha-Popovic-Dulle-Stalin-Mao

                                                                                            Anthropollogu...perputhen n'ate qe jane t'ardhun n'trojet Arbnore dhe se urrejne gjithcka t'mire e Komb'tare...gjithashtu jane vazhdim'si e t'gjitha t'kqijave qe kane sjelle vendit tim...burimin e kane t'njejte prej Karpateve dhe ideologjine e qellimin helmues...tungjatjeta e shpresoj mos t'kem ngacmue sadopak "programimin"

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                      2. k
                                                                                        klodi

                                                                                        Ke plotesisht te drejte, edhe une mendoj qe ne SHBA sdo kete me zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe Trump nuk do iki me nga pushteti me vote.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. P
                                                                                          Pipi

                                                                                          Duket se ka ardhur koha për një sistem të ri politiko - ekonomik në këtë botë jarane. Kaq e pat edhe kapitalizmi që e ëndëruam aq shumë dikur.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. F
                                                                                            Flm

                                                                                            Bled Kajsiu ! Kjo eshte analize! Flm shume! Bravo Bledi! Shqiperia duhet te shpresoj dhe te krenare! Sepse ka si ty!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. I
                                                                                              I zgjuar dhe i mprehtë

                                                                                              Nëqoftëse të gjitha këto mendime dhe konkluzione i ka nga vetja, kjo do të thotë që Kajsiu është një tip tejet i zgjuar dhe i mprehtë;

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje