Shqipëtar, boll rrëmove dheun

7 Mars 2025, 18:52Blog TEMA
Shqipëtar, boll rrëmove dheun

Nga Ardian Vehbiu

Po të gjykoja nga çfarë më nxjerr përpara Facebook-u çdo ditë, duhet të arrija në përfundimin se shqiptarët – anembanë botës – i kanë lënë të gjitha punët e tjera dhe po merren me interpretimin e të dhënave arkeologjike për Ballkanin në lashtësi.

Më vijnë valë-valë statuse me harta, të vizatuara nga nuk dihet se kush dhe pse, me emra popujsh e fisesh dhe shigjeta të ashpra zhvendosjesh, sulmesh dhe zbythjesh; apo të shoqëruara nga imazhe – nxjerrë prej ilustrimesh në libra fëmijësh – të mbretërve dhe të heronjve fisnorë të këtyre viseve, picture-perfect; as në videolojërat nuk dalin aq të bukur.

Kur lexoj pastaj komentet, menjëherë dalloj të njëjtin skelet debati: një provokator, që ngrihet dhe thotë se “ju shqiptarët nuk keni qytetërim”, “nuk dihet nga vini,” “juve ju kanë sjellë turqit,” e kështu me radhë; dhe pastaj një mizëri përgjigjesh kaotike, njëra më e çartur se tjetra, nga bashkatdhetarë që duan të vënë në vend “nderin e shkelur”, por që rezultojnë sa të paditur, aq edhe të pagdhendur, çfarë provon – trishtueshëm dhe tërthorazi – pretendimet e provokuesve.

Mendoj dy gjëra: e para, që arkeologjia dhe filologjia klasike kanë shumë gjëra me interes për të rrëfyer, por ato i referohen një bote të largët, të cilën ne të sotmit nuk e kuptojmë dot vetvetiu. Dhe aq më keq do ta kuptojmë, po të projektojmë atje hartat e sotme etnike dhe gjuhësore, që janë të gjitha efekte zhvillimesh historike të vona.

E dyta, që ne – si kulturë – nuk kemi arsye pse të humbim kohë, duke u matur me fqinjët tanë të Jugut, në një fushë ku ata kanë epërsi të padiskutueshme. Çelësi i zhvillimit tonë dhe i rehabilitimit tonë reputacional, si shqiptarë, është në të ardhmen, jo në të shkuarën.

Pavarësisht se cili fis a cila etni e ka themeluar Durrësin, ky qytet ende pret të rifitojë statusin dhe dinjitetin e vet si port kryesor i Adriatikut, por kjo nuk do të ndodhë as do të vijë si rezultat debatesh dhe kremtimesh diturore për ngjarje të mjegullta të mijëra vjetëve më parë.

Nëse ka pasur apo jo Durrësi një universitet në Mesjetë, kjo nuk ngre ndonjë peshë, përballë nevojës së arsyeshme që universiteti i atij qyteti të funksionojë në nivelet e universiteteve të tjera në rajon. I atëhershmi është vetëm një kuriozitet dhe, nëse duam, dëshmi që trojet tona gjithnjë kanë qenë afër vatrave të qytetërimit mesdhetar dhe europian.

Dhe kur duam të orientohemi në historinë e Ballkanit të lashtë, përfshi edhe të trojeve ku jetojnë sot shqiptarët, gjëja e parë për t’u bërë është të lëmë mënjanë – për një çast – se kush jeton në ato territore sot dhe ç’gjuhë flet. Kultura që kemi sot, si komb, dhe mënyra si po e ndërtojmë identitetin tonë kombëtar janë ato vetë provë se vetëdija jonë, për rrënjët “e lashta” është më shumë produkt i imagjinatës.

Nuk jemi të vetmit, si popull, që duam të matemi me hijen e mëngjesit dhe të imponohemi me histori pleqërishte; as të vetmit që presim të na adhurojnë e të na lirojnë vendin, në autobusin e qytetërimit, për shkak të “moshës” që kemi. Broçkullat që u themi të huajve kur duam t’u rrëfejmë veten tonë gjithnjë ndeshin në konkurrencë të fortë nga broçkullat e të tjerëve. Nuk ka gjë origjinale, as në marrëzinë tonë.

I vetmi ngushëllim është se i gjithi ky pasion dhe obsesion me lashtësinë, e gjithë kjo paranojë konspirative, mund të jetë po aq artifakt i algoritmit të rrjeteve sociale, që zgjedh për të më treguar statuse të ngjashme me ato që kam klikuar dje, javën që shkoi dhe muajin që shkoi; dhe se pjesë e kësaj feste të marrëzisë dhe të budallallëkut jam edhe unë, që dua të distancohem prej saj.

Madje kjo vlen edhe për priftërinjtë e absurdes, bejtexhinjtë dhe shamanët, që kanë pushtuar televizionet, me videoklipe që përcillen dora-dorës, si të ishin këngë kreshnikësh. Ne vetë po e ushqejmë përbindëshin me plehra, prandaj nuk ka pse të habitemi, kur ky na shpërblen me bajga.

Peizazhe.com-TemA

41 Komente

  1. a
    astrit

    Shkenca e Albanoligjise shqiptare e paafte te shpjegoje pikepytjet qe kemi per historine tone te lashte. Normal qe ky boshllek do mbushet me gjithfare idesh e mendime. Natyra nuk e pranon boshllekun!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Posta

      Po. Po ku far autori kush eshte? Pse shqetsohet ku agjent i grekerve, serbeve, turqve? Duhet te pyesim kete ne para se te lexojme nje liber dhe çfar te mendojme?!?!? hahahahah

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Shumë e sakte , e hidhur po shumë e vertete.., ne kemi akoms njeres dhe jo pakë.., bile edhe intelektualë, dhe jo pakë qe venë prapa një kërme sali, qe çnuk i ka bërë këtij vendi dhe flasim për qyteterim , dhe civilizim të hershëm .., kjo duhet te na shqetesojë më shumë..!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        Sa here qe shkruan ky mongolo-ujguri, shpesh lesh zi dhe mjeker bardhe, doza e helmit antishqiptare behet edhe me rënde. Thelle-thelle me nje urrejtje primitive antishqiptare, ka marë rolin kryesor te propagandes se deshperuar kishtare sllavo-greke te fund shekullit te 19 dhe fillim shekullit te 20. Si nje kacek i mbushur me gjize te krimbur dhe ere te felliqur vazhdon te helmoje ne shqip-lexuesit duke qën heroi i frymes antishqiptare dhe graqirdashëse. Historia boterore pergjithesishte, vecohet per te percjelle nga shekujt e shkuar më të mirēn e mundur, duke lën pothuaj ne pak rreshta te metat. Keshtu psh kur flasin per qytetërimin Romak, qe ka sunduar me forcen e shpates dhe jan vet kryqëzuesit e Krishtit dominon ana pozitive. Edhe kur pershkruajne perandorin Turke,(krimet e se ciles me mire se ne shqiptaret askush nuk i paramendon) e pershkruajne me respekt. Ky mongolo-ujguri, shfaq nje alergji te llahtarshme ndaj gjithshkaje, qe ky popull, ka ruajtur dhe trasheguar, ne menyren me natyrale si rralle popuj qe mbin ne gadishullin Ilirik. Neverites ndaj gjuhës shqipe(eshte edhe gjuhtar ky HALE), ndaj kultures dhe historise kombetare, ndaj vet mbijeteses se kombit ton. Padyshim qe është prodhim i veteve te errëta të shkatërrimit te shtetit dhe krijimit të klasë së re "INTEKTU-HALE" pas viteve '90. Duke mbajtur ne qafe peshen e te ashtquajturit "bashkpunëtor shkencor" abuzon ne menyre te panderprer në emër të fjalë së lirë. Si bajge dhe antishqiptar, kur bota shkencore evropiane solli ne bashkbisedim( me ftese te akademis tonë) vlerësimin se gjuha shqipe është nje nga gjuhët më të vjetra te folura, ky HALE(shkencetar) nxori librin gjoja shkencor "SHARLATANET". Pra e gjithë bota akademike, dashamirëse e ALBANOLOGJISË, punon me shpirte që të sjell sa më shumë dëshmi, për të vertetuer atë që kan nisur qysh prej viteve 1700, pionierët e ALBANOLOGJISE. HALEJA mongolo-ujgure si shqipfolës i kundervihet me sa të mundet. A ka turp ky fytyrë hale, që ështe kthyer në zëdhënēs antishqiptar i tezave sllavo-greke?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Poseidon

        E VETMJA BAJGE AZIATIKO_TURKE KETU JE TI.....QE DO TE MESOSH NJE POPULL TE TERE QE TE MOS SHOHE. SE NGA VJEN SEPSE SIPAS TEJE VJEN NGA HICI....... INVECE È CONTRARIO.........JEMI NJE POPULL NE BALLKAN E ME GJERE ,,,,,SLLAVET APO GREKET JANE PAKICE....REZIMI I PERANDORISE OSMANE KRIJOI SHTETE MBI BAZEN E FESE DHE PATJETER DIALEKTE E QE ME VONE U KETHYEN. NE GJUHE DUKE MARE PER BAZE LIBRAT FETARE.......SADO QE DALIN OSMANLLI J SI PUNA JOTE E VERTETA POTHUAJ ESHTE VERTETUAR.........SHQIPETARET JANE ZOTER TE BALLKANIT PREJ NGA NUK DIHET,,,, SI PUNA JOTE KA QE SHQIPETAR QUAJNE VETEM MYSKIMANET DHE BILE DO JU PELQENTE TE NA QUANIT TURQ......POR SHQIPETARET JANE ME SHUMICE ORTODOKSE.....BILE ORTODOKSIA ESHTE FE SHQIPETAR NE FILLIMET E SAJ PAS KATOLICIZMIT.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vasil Guga

          O Caaaar, po si nuk ke turp qe mer guximin e komenton,kur nuk ke as formimin minimal njerëzor.

          Përgjigjjuni
        2. p
          pjeter

          Pikepamje te ndryshme, menyre interpretimi personale edhe per Vehbiun!! Edhe nje tjeter qe i shef nga nje kendveshtrim tjeter, jep mendmiin e tij mbi te njejtin fenomen,ndryshe nga ai e ndoshta krejt te kunderten e kesaj qe thote Vehbiu,e atehere???.Opinionet personale qe nuk bazohen shkencerisht,ngelen opinione personale kane te njejten vlere sa ato qe mendojne ndryshe nga Vehbiu. "Shqiptaret nuk duhet te remojne",po Vehbiu ska pune tjeter?? E shqeteson,e turperon ajo qe shqiptatet shkruajne dhe publikojne ne FB??,e ne se po ,pse?? Kush eshte ky qe nenqesh"germimet"e shqiptareve ne lashtesi dhe pretendon te merret per ate qe thote te verteten absolute??

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

            Hahahaha plehrave tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit ua ka dhi qart Vehbia......jemi birazere me turqit.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yunanistan

              Yunan pidhimu,,suxhuk -sabah::-pilaf -aksham ::okay Yunan ::::::.:,,kush jane mongolopontiocobanocifutovurkarogrekoyunanet :::::::::cfar thote:: ::Dimitris Kairidis,,deputet I Mittcotaqit(kulit):::::::;;;; «οι Ελληνες είναι τεχνητό έθνος», «είμαστε παιδιά των Οθωμανών», «το Κυπριακό κατέστρεψε τις σχέσεις μας με την Τουρκία και μας οδήγησε στη χρεοκοπία», «η Ελλάδα έφερε τον εθνικισμό στα Βαλκάνια», «εθνικιστικός μύθος το σύνθημα “Η Ελλάδα ανήκει στους Ελληνες” και «το 40% του Αιγαίου είναι διεθνή ύδατα»…, ddd;;;;;;(,((okay pihimi tope fagos;;; Per ata qe nuk dine greqisht ::ky eshte deputet,,lexojeni cfar thote,,:::::Greqia eshte nje shtet fallco,,jemi nje pjelle e persndorise osmane,,greqia solli nacionalizmin ne ballkan ,,qe te thuash greqia I takon grekerve eshte nje mit nacionalist,,ka dhe te tjera,,,per Tope fagosin :::::::Tani cfar thote historiani “grek “ ,,Dimitris Epikouris;::;;;;;;; Modern Greece is by no means related either genetically or culturally to the ancient cosmos and the people who once occupied this land. The modern greeks are just an intermixture of balkan tribes (albanians/arvanites, slavs, wlachs) which in the process of time mingled with northern africans, armenians and other tribes of Anatolia, not to mention the francs and the venetians who were also dominantly present in this land.,,,okay pidhimu topefagosi,,, If someone wonders why the rest European Union countries are so stiff against Greece, it is perhaps because they are ignorant of the real situation here. They lack the necessary knowledge to fully comprehend the socio-cultural roots of the modern greek state. Greece will never be a purely european country. It canʼt be. It doesnʼt want to be.Okay, pidhimu Dhe sa per kete vehbiun ,une skuptoj kurre se cfar shkruan ky lepur,,te ma shpjegoj kush qellimin e ketije artikulli dhe cfar pune ben ky tip??

              Përgjigjjuni
              1. G
                Graqiret Sumqire

                Problemi ketu eshte kush ka te njejtin surrat e njgyre si turqit. Siduket te qenka thier pasqira.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Ti je birazer,mos na ngaterro ne o kopil jeniceri!!

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tironsi

                  Ky vend nuk duhet "pastruar" vetem nga politikanet.....por kur lexon te tilla antishqiptarizma.....kuptohet se edhe nga kush tjeter....

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari i Ilirisë

                    Dijetar i madh ky Vebiu!Dëgjojeni mirë këtë se ky është mbi palët! Kokë e madhe ky oreee.Nuk i lë shqiptarët të vazhdojnë të gabojnë duke parë historinë e tyre që fqinjët që ky i mbur e kanë vjedhur. Ik ore bajgë!

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      labi

                      Normal mire e ke,mosmirnjohja eshte tipar i Grekeve,ju dhame toke,ju pranuam mes nesh,ju mbajtem dhe me buke,erdhi koha Enverit ju shkerdhym dhe grate e ne fund na thua plerat turkoalvanoi,po te ishim plerat e turkoalvanise do kishim dhe ne patriarkanen ne mes te Stambollit si e kishit dhe ju,do kishim kukubinat te sulltani si i kishit dhe ju,kot sulltani nuk na la te mesonim gjuhen tone si ju la dhe ju,ne ishim budallejt qe luftuam osmanet qe ne fillim e deri ne fund kur ju cliruam juve, tashi lind pytja kush eshte byrazeri Greku qe i perfitoji te gjitha nga sulltani apo Shqiptaret qe vetem u shtypen .

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PS

                        Te lumte dora, qarte, sakte, rende

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gallataxhiu

                        Klloun pseudo intelektual, qe maksimumin e karrieres se tij do e shikoja si nje zyrtar te rendomte jugosllav. Tani menaxhon nje blog dhe ben sikur i di te gjitha. Pse nuk analizon arsyet e kesaj sjelljeje? Qe kurre shqiptaret skane pas historiane seruoze me ua vendos dinjitetin ne vend, por kane pas sharlatane si puna juaj. Dhe kjo i detyron sot ti futen nje pune qe nuk u takon ta bejne si profesion, por nga pasioni absolutisht qe po.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mutsahani

                          Turk pismilet je o Vehbi. Do apo s‘do ti, germimet per te vertetuar adn-ne shqiptare qe ju ardhacaket na shkatrruat do vazhdojne. Manipulimet per te zhdukur çdo gje shqiptare i kemi kuptuar qe moti, kot qe leh si bu..e.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Me emër

                            Po ç'mut kulturë lashtësie kemi ne?..... . Kemi qenë në shekuj, për mijra vjet të fundit e Ballkanit dhe vazhdojmë të jemi...... . Më thoni një qytet që në urbanistikën e tij ka një ndërtesë 300, 400, 500, apo 1000 vjeçare...... . ....Shqiptarët kanë qenë dhe janë shërbëtorët më të zellshëm të të huajve...... . Me pak fjalë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar kundër pushtuesve, bile në Shqipëri, asnjëherë, në asnjë kohë, nuk ka patur pushtues..... . Sepse "pushtuesi" e ka pushtuar vendin tonë, me gjysmën e shqiptarëve. ... . Dhe gjysma tjetër ka luftuar kundër kësaj gjysme..... .Që para Skënderbeut.... . Edhe vet Skënderbeu, shumicën e betejave i ka bërë kundër ushtrive që udhëhiqeshin nga shqiptarë..... . Apo Ali Pashë Tepelena, luftonte kundër Suliotëve në Çamëri...... . Marko Boçari , Bubulina e të tjerë, luftuan për të bërë shtetin grek..... . Po kundër kujt luftonin?.... . Kundër Bushatllinjve të Shkodrës...... . Dhe ishin këta që e vranë Marko Boçarin......... ...... . Dhe ti shkon jashtë shtetit, dhe del fotografi në një rrugë, ku para 200 vjetësh ka dalë stër stërgjyshi jot, dhe pas 200 vjetësh do të dalë stër stënipi jot. Pa asnjë ndryshim...... . Shqipëria nuk ka patur qytetet deri në vitet 1950....... . Dhe del dikush aty, nga Shkodra dhe kërkon të gjejë origjinën shqiptare të emrit të malit TARABOSH, të tëra janë bosh, thotë. Jo po tua thotë edhe në Bullgari, se edhe atje është një mal, me të njëjtin emër TARABOSH..... . Më duket se edhe në Serbi ka një mal me emrin Tarabosh...... . Kërko dhe gjej origjinën shqipe të emrit Çorovodë, Novoselë, Kamenicë, Selenicë, Sarandë, Ardenicë, Zvërrnec, Karavasta. Sepse origjinën e emrit Elbasan e dëgjuat nga vjen.. Nga Qelb. Qelbasan..... . Kështu tha Agroni, i ftuar në studio nga një elbasanlli.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              GJERGJ KASTRIOTI

                              Ik ore byth@ir lulushtesh…

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                labi

                                Po te kishe lexuar me shume nuk do e kishe bere kete koment,pse je ti injorant nuk ta ka fajin Shqiperia.Ne jete zoti nuk te sjell vetem te hash dhe te dhjesesh po dhe te lexosh e te mbushesh me mend.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Me emër

                                  Po se kam parë e lexuar shumë i them ato më sipër..... . Ti kë paragraf kundërshton nga ato?..... . E shef pra , që nuk ke argument.

                                  Përgjigjjuni
                              2. H
                                Homer

                                Germoni se po gjeni si ke filmi „ Planeti i Majmunave. Me artistin Mark Wahlberg, „ Nuk te pyt njeri si ke ken por si je thojne anej nga Shkodra

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mare Nostrum

                                  I nderuar njeri i letrave Ardian Vehbiu, "boll" eshte ne gjuhen e bukur altaike turke. Ne shqipetaret pa mëtime rremimi por gjithesesi dashnorë te identitetit tone gjuhesor i themi "mjaft". Ndersa Katunaria e Shqiperise se Mesme, sidomos knej nga bregu i Erzenës ka nji variant ene ma te omel qe me tingellon si muzike kur i ngjoj te thonë "majaft"!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. ?
                                    ????

                                    Sakte!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ali Pasha Karadaku

                                      Ha,ha,ha,bishti qenit karadakun e turkalvaniut e kan ngrene dhe gjitonisat tona esmerka,Sofia,Maria,Eleftheria...e thua dhe vete jemi byrazer me turqit!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kot

                                        Nuk ka te ardhme pa te shkuar!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mon Mani...

                                          Zoteria flet drejt, por komentuesit nuk merren me permbajtjen e shkrimit por me autorin...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Agimi

                                            Zoteria done qe te zhduket shqiptarizma.Ai done qe ne te heshtim kur tjeret ne shajne na vjedhin ate qe kemi pase dhe qe e kemi dhe na imponojne te tyren per te ardhmen.Jetojme ne nje kohe kur Akademia e Shkenace gati nuk ekziston,shkollimi eshte ne nivelin me te ulet historik,shitoret neper rruget tona shkruajne anglisht,topanimet mos e me keqe,votojme per Sali,Meta ,Rama…Ky vehabisti kerkon qe te heshtet kur te tjeret ,kur fqinjet tone kane platforma dhe programe per te na zhduke si shqiptare….. Jo more jo ,nuk duhet te heshtim por te qirremi se jemi duke u zhduke nga grabirtqaret dhe hajdutet qe punojne me zelle kundra nesh.Vehbi pis milet…

                                            Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Mon Mani...

                                            Por ka nje gjë: s'mu d të ecesh përpara pa komsultuar te kaluaren, çfarë shqiptaret e kanë vështirë ta bëjnë, horrat e Lavires 08 Nentor 1941 e kanë kapur per fyti si kurrë ndonjë herë ne historinë e popullit shqiptar...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Doktorri

                                              Sali Berishës ti hash rakun ti... . I 8 nëntorit 1941, por pa atë do të ishe përsëri më 8 nëntor 1941.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Arkeologu pensionist

                                              Po, kjo është një analizë e mençur, nga një njeri i ditur dhe patriot. Respekt z. Vehbiu!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                PS

                                                Te kam ndjekur te peizazhet e fjales fillimisht me nje lloj interesi. Por shpejt zbulova nje cinizem ne thelbin tend dhe perpjekje per te relativizuar e zbehur ate qe na dallon nga te tjeret: shqiptarizmin. Ne kemi nevoje te rremojme dheun se Aty fshihet historia jone, ne jemi historia jone, gabimet qe beme ne shekullin e fundit dhe me tej i detyrohen paaftesise per te kuptuar vlerat tona thelbesore e per t u bashkuar rreth tyre. Ne nuk kemi nje kulture te vjeter te shkruar, nuk kemi tempuj te ruajtur mire, nuk kemi Sokrat e Platon, dhe Aleksandrin e nene Terezen na i vodhen fqinjet e nderuar e me te kulturuar se ne. Por ne nuk mund te mos perpiqemi t i vertetojme vetes sone e fqinjeve tane se jemi populli me i vogel por dhe me i vjeter e me i forte i Eres se re ne Europe me nje gjuhe te paperseritshme qe gjuhetaret e huaj e Kane cmuar e studiuar ne shekuj. Ne duhet te germojme nen dhe' per te mos lejuar zhberjen e kultures sone, te gjuhes, se dokeve kanunore dhe Jo, te miteve, te gojedhaneve te trasheguara brez pas brezi, te Valleve tona te mrekullueshme, te beses, te tolerances ndaj tjetrit, te nderimit te mikut. E ardhmja jone eshte vazhdim i historise sone. Hajer zoteri!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tim

                                                  O Vehbi, je komplet jashte orbite, I painformuar po, por dhe pa intuite dhe aftesi te mendosh dhe analizosh. Ne eadhe te pare ka plot gjetje, objecte me rendesi domethenese qe e deshmojne vjetersine e qyteterimit shqiptar. Gjuha shqipe perkrah gjuheve te tjera indoeuropiane ka dhene kontribut te barabarte me to ne deshifrimin dhe kuptimin e shkences gjuhesore ne teresi. Ka shume qendra arkeologjike ne Shqiperi, nuk e di kete ti, Apologia, Fyrrahu, Fiset Ilire, Teuta, Genci. Si pika me strategjike e daljes ne Mesdhe, eshte e pritshme qe qyteterime te jene shkaterruar prej luftrave dhe pushtimeve te njepasnjeshme, qe I kane gjurmet te dukshme per ata qe kane sy te shohin dhe deshire te mesojne historine e kulturen, gjenetiken, gjuhesine, fene dhe cdo deshmi qe verteton kete ekzistence te pamohueshme. Po pse ben thirrje te ndalen studimet dhe kerkimet ne nje kohe kur gjenetika dhe mjete te sofistikuara te intelligences artificiale dhe scanerave te NASA, qe e bejne teper te lehte procesin? C'te shtyn ty nje shkrues te vockel pa vlere dhe rendesi te besh thirrje te tilla? Cfare qellimi kishe ne kete shkrim te hallakatur, alucinativ?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Hasani

                                                    Ky ashte me te vertete antishqiptar.Kur Greket,Serbet Maqedonsit te na thone ju shqiptaret jeni mbetje turke ne ti themi po jemi por ne po shikojme per te ardhmen,palaço burre por a e din ky antishqiptar se greket me kete teorine tende duan vorio-epirin serbet duan kosoven bullgaret dun golloborden etj,idiot antishqiptar.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jorgo

                                                      Mero te q.. fsha gruan dhe kalamajt qe boton kete fis qi.. re

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Maverick

                                                        Vehbi, nuk është hera e parë që të lexoj dhe dëgjoj. ANTISHQIPTARIZMI yt është ulëritës. Nuk e di cili bark të ka pjellë, por me siguri të plotë, ai bark, vetëm shqipëtar nuk ka qenë. Ti je veç një vemje e pështirë që vjell vetëm urrejtje. Mëso: “AI KOMB QË NUK DI SE NGA VJEN, NUK DI AS KU SHKON. PËRVEÇSE NË HARRESË DHE ASIMILIM PËR MOS THËNË NË ZHDUKJE”

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gjeagjeza.

                                                          Nese pemes i heqim rrenjet, çfare mbetet? Pergjigje: Ai, qe ka shkruar bajgen e mesiperme.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            RAIFI

                                                            Historian,shkrimtarë e dijetarë nga e gjithë bota në kohra të ndryshme kanë shkruar për historinë,prejardhjen dhe lavdinë e këtij kombi të lashtë që gjatë historisë ka dhënë figura të njëjta nëse jo edhe më të lavdishme se popujt e tjerë.Por historia dhe shkenca shqiptare në këto 80 vitet e fundit është marr me marksizëm-leninizëm me socializmin,ndikim ky sllav e kurrsesi me historinë shqiptare.Akademit e Shkencave Shqiptare përbëhen nga njerzë të nivelit të ultë,për më keq të dyshimt agjentë serb e grek.Tani që edhe pushteti për një kohë të gjatë në Shqipëri është në duar të pro serbve nuk pritet ndonjë ndryshim.Anëtaret e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë një pjesë e tyre janë edhe anëtarë të Akademisë Serbe me korrespondencë,jo pse kanë dijeni por për të pasur rrugën e ligjshme qel për tua paguar "mundin Beogradi me rroga të majme,për heshtjen apo edhe për sabotimin e historisë gjuhës e kulturës shqiptare.Turp!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Armãn

                                                              Asimiloi ! S'do harrojnë !

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gjergj Fishta l riu

                                                                Gjuha Shqipe! Zberthen frangjishten: 1)Maman= ma-man shqiptare me ma ose mbajtesja IME 2)mari= ma-ri shqiptare reproduktori im 3) madame= ma-dame shqiptare konsumuesja IME ose demtuesja IME vazhdon Gjuha Shqipe gjen hilen e popeve ortodoks qe Kane nderruar me dinakeri emraté e toponimeve shqiptare. Korab bullgarisht anije- Kurop shqiptare, i larte( na e bere Kurop) e kunderta Europe e shtrire Popinar serbisht- pinar latinisht- pishnar shqip. Sllatine serbisht-Fllatine shqip Velipoj serbisht-Velakoj shqip Tropoje serbisht- Trokoj ilirisht shqip Vazhdone cjerrja e maskes sllave te toponimeve

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Askushi

                                                                  PO si nuk mesuan njehere keta te diturit tane , ose me skate te ndriturit tane, tu japin vlerat qe duhen gjerave qe kishim e kemi e ti reklamojne e ti shesin, siç u japin perendimoret vlere dhe gjerave me pa vlere e i shfrytezojne per turizem e propagande. Kot nuk e ka thenen ai i pari: peshku qelbet nga koka.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje