Pse ika i revoltuar nga emisioni i Ylli Rakipit

7 Mars 2025, 18:46Blog TEMA
Pse ika i revoltuar nga emisioni i Ylli Rakipit

Nga Andi Bushati

Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pohuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim nga emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit. Disa, duke më nisur dhe sekuencën video të programit më qanin hallin për pozitën e mjerueshme ku kisha përfunduar, pa u lënë të shpreh një mendim të vetëm, për gati gjysëm ore të plotë. Të tjerë më fshikullonin për gjaknxehtësinë e largimit nga studioja dhe për fjalorin e përdorur teksa bëja këtë veprim.

Një palë e tretë më justifikonin duke më ngushëlluar se askush nuk ka pse qëndron si trung në një arenë, ku logjika është e dënuar të vritet me çdo kusht, nga histeria e britmave populiste.

S’do të isha marrë fare me këtë incident banal, nëse rrethanat që e pollën atë nuk do të kishin qenë thelbësisht të rëndësishme. Në tryezë ishim mbledhur për të diskutuar një ngjarje të mbështjellë me aureolën e një skandali: Daljen e dokumentit se SPAK kishte vënë nën përgjim një anëtar të një Gjykatës Kushtetuese, për një çështje ku Prokuroria e Posatçme ishte vetë palë: atë akuzuarit për krime të rënda, Pëllumb Gjoka.

Tema qëndrore ishte a do përdoreshin përgjimet e SKY ECC për ta mbajtur atë në burg, apo ato nuk do të konsideroheshin si prova, duke i hapur kështu udhën e pafajsisë, shumë kriminelëve dhe politikanëve të kapur në rrjetën hetuesve francezë dhe belgë. Pra çështja ishte e një rëndësie të veçantë. Nisur nga kjo, SPAK, për të cilin këto të dhëna janë tejet të rëndësishme për një sërë procesesh të mëdha, dyshoi me të drejtë se mund të ketë pasur presion nga bandat dhe nga politika për ti zhbërë të dhënat e nxjerra nga telefonët e kriptuar. Ata pretendojnë që kanë pasur indicie se njerëz të fuqishëm kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarin Gent Ibrahimi, prandaj kanë vendosur ta përgjojnë atë, për 15 ditë, në periudhën midis marrjes së vendimit 8-0 kundër Pëllumb Gjokës, pra lënies së tij në burg dhe kohës që duhej për të arsyetuar këtë vendim.

Një nga argumentet e dyshimit të fortë të SPAK është se Kushtetuesja duhet ti zbardhë vendimet brenda treidhjtë ditësh dhe ndërkohë e ka kapërcyer këtë periudhë një mujore.

Kjo është pak a shumë ngjarja e kompikuar e përmbledhur në mënyrën më të divulguar të mundshme. 

Lidhur me të duhet të shprehesha edhe unë, pasi kisha dëgjuar me durim të gjithë parafolësit, përfshirë dhe drejtuesin e emisionit, që i jepnin të drejtë veprimit të SPAK. Personalisht nuk isha krejtësisht kundër atyre që ishin thënë plot zell dhe pathos për punën e “heronjve të fëmijëve tanë”. Edhe në mendjen time vërtitej dyshimi se SPAK mund të kishte të drejtë, pasi presioni politiko-financiar i grupeve kriminale për të bërë të pavlefshme malin me përgjime të gjendur në Sky ECC, do të ketë qenë i pa imagjinueshëm.

Por bashkë me këtë bindje që e ndaja njësoj me të tjerët, doja të shprehja edhe disa dyshime që mendoj se përbëjnë ADN e çdo gazetari që ka vendosur të mos shërbejë si papagalli i askujt. Pra nuk doja të kundërshtoja askënd, thjeshtë të ngrija disa pyetje si psh:

A mundet një prokuror, që para gjykatësit, formalisht, është në pozitë të barabartë edhe me kriminelin më të madh, të ketë një pozitë të avantazhuar duke përgjuar arbitrin që do të vendosë në procesin ku ai është palë? Pra, ndonëse dihet se kush është Pëllumb Gjoka, a e ka të drejtën edhe ai për një proces të barabartë dhe të drejtë, ku prokurori mos ketë në dorë armën e shantazhimit të gjyqtarit? 

Mbrojtësit e SPAK thonë se ai ka vepruar brenda ligjit, po a duhet ta pranojmë kaq lehtësisht një akt përgjimi të vendosur nga një prokuror pa vendim gjykate? A mos kanë vallë të drejtë ata thonë se pas 24 orësh këtë gjë duhet ta validonte gjykata?

SPAK sjell si argument se zbardhja e arsyetimit nga kushtetuesja u vonua përtej afatit 30 ditor, duke lënë të kuptohet se ketu mund të dyshohet për korupsion. Po në sa raste të tilla ka vepruar kjo gjykatë kështu? A nuk janë zbardhur edhe vendimet për Berishën apo Kodin zgjedhor shumë më vonë se afati i parashikuar. A mos duheshin vënë edhe këtu gjykatësit kushtetues nën përgjim?

Dhe së fundi, tani gjithçka ka përfunduar dhe vlefshmëria e malit me fakte të Sky ECC nuk është zhbërë, a duhet ta dimë se cila qe indicia që e vuri nën përgjim Gent Ibrahimin? 

Pa e pasur këtë transparencë nga ana e SPAK, pa e ditur se cilat qenë rrethanat e ngjarjes, personat që ndërhynë dhe paratë që u premtuan për të infuencuar një vendim të rëndësishëm gjykate, pra pa u ditur të gjitha këto që çuan në këtë vendim ekstrem për përgjimin e Ibrahimit ne nuk mund të mbërrijmë në konkluzionin se cili ka të drejtë. Unë përpiqem të mos bëj pjesë tek ata gazetarë që nxjerrin konkluzione pa ditur provat. Dhe pa qenë në djeni të tyre nuk mund të thoja nëse SPAK kishte vepruar në mënyrë korekte dhe legjitime apo thjeshtë e kishte përdorur të gjithë këtë si shantazh për të marrë vedimin që i duhej? 

Kaq doja të thoja. Këto dilema u mundova të ngrija, më kot. Por në një atmosferë të kapluar nga histerizmi kjo u bë e pamundur. Pse? Sepse derejtuesi i emisionit shpalosi devizën: më mirë të përgjojë SPAK-u se sa të fitojnë kriminelët. Sepse në krah kisha një kolege që rekej të përligjte normalitetin e përgjimeve pa vendim gjykate. Sepse përballë gjendej një politikan, që arsyetonte se për të mbrojtur SPAK-un nuk kishte nevojë që të dinte faktet që dispononte prokurori, pasi midis Prokurorisë Speciale dhe Kushtetueses ai personalisht kishte vendosur ti besonte të parës.

‘Kjo mendësi prej kasapësh në mbrojtje të “heronjve të fëmijëve tanë” me mbështetje të gjërë në sondazhet popullore, ma bëri të pamundur qoftë dhe artikulimin minimal të dilemave që me shqetësonin. E në këto kushte i rashë me grusht tryezës dhe u largova.

Por ky akt gjaknxehtësie, që mund të marrë shumë më tepër klikime sesa një shqetësim racional, në botën efemere të rjeteve sociale, është krejtësisht i papërfillshëm në raport me mendësinë që u bë shkas për provokimin e tij. Dhe kjo mendësi buron nga prirja populiste që po mbizotëron në pjesën dërrmuese të studiove televizive për tu konformuar me atë që del e pëlqyer në sondazhe.

Natyrisht unë jam i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e publikut e sheh SPAK-un si një instrument hakmarrjeje. Të vjedhur, të nëpërkëmbur e të padëgjuar për tre dekada, instikti i tyre i revanshit përkëdhelet sa herë që dëgjojnë për izolimin e Berishës, rrëmbimin si bandit të ish presidentit dhe plasjen e tij në burg, rrënien dramatike të “zdromsit” të Tiranës dhe denigrimin e tij përmes publikimit të faturave marramendëse të mbathjeve dhe sytjenave që ka blerë e shoqja.

Por duke e kuptuar këtë, vijoj të këmbëngul se para se të konformohet me instiktet e hakmarrjes, një gazetar duhet të kërkojë faktet, një vëzhgues i ndershëm dhe neutral duhet të ketë qëllim të vërtetën, një njeri me formim intelektual duhet të shtrojë pyetjen se ç’do të pjellë më pas kjo dallgë populizmi.

Këto shqetësime po vriten me heshtje dhe po bien pre e një censure të pandërgjegjshme në arenën e debatit tonë publik. Prandaj për ti bërë ato qoftë edhe sadopak të dëgjueshme nganjëherë duhet ti biesh me grusht tryezës. Apo qoftë dhe të largohesh prej saj kur të pranishmit janë të pa interesuar ti thërresin në ndihmë arsyes.  

45 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Shume gjate eshte pergjigja e flet rrufese, me sa duket edhe halli qe te ka zene eshte i madh. Nuk ja vlen ta lexosh kete faqe gazete, por me sa duket keq e paske edhe ti punen.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Atë tavolinë, duhej ta kishe thyer e ndarë në katër copa o Bushato. Me Klod Lalën në tavolinë, je gjithmonë nën nivelin e mediokrit, e cila, ngjan si “shoqja Lenka” duke “kritikuar” gjigandin Mehmet Shehu. Duhet ta kishe thyer ate tavolinë që ishte një kurth për ty.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Bushato! Tani është me vend fjala për ty që "të morri gazeta". Do mbahesh mend për pafytyrësinë tënde. Vetëm një gjë kam për të thënë tani: IK PIRDHU!!

        Përgjigjjuni
      2. t
        teleshikuesi

        Jam dakort me komentin tuaj pilo,por do te te shtoja edhe fjalen me te cilin Andushi i Saliut e shoqeroi bojkotin e emisionit "Hienat" e Ylli Raqipit me thenien "Ik pirdhu ",o Bushat ..!

        Përgjigjjuni
        1. #
          #Gopisti i NSHRAK-ut

          @ Bushati **** Ti vetes, vetë/ iu bëre havale/ Ç'a prisje, hallvë?/ Në atë hale./ ***

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artisti

            Duku na i her mos u zhduk. Je vlerë këtu. Flm

            Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Përkulem plotë veneracioni, zoti Bushati, përballë "përpjekjeve tuaja madhështore për të vërtetën" dhe me zë të lartë deklaroj: Të dhjefsha të vërtetën tënde që kërkon! Çfarë të vërtetë kërkon ti mor zuzarë, kur vë në të njëjtin kandari dhe kërkon trajtim të njëjtë si për kriminelin dhe përfaqësuesin e drejtësisë? Sipas teje, punonjësit e SPAK nuk paskan të drejtë të mbrojnë përball gjykatësve punën e mundimshme që kanë kryer për zbardhjen e fakteve dhe të dyshojnë ndaj kujtdo që ka në dorë të deformojnë të vërtetën e tyre? Ju, besoj duhet t'a keni dëgjuar proverbin që Sançua e kish shumë për zemër tua kujtonte atyre që kërkojnë gjilpërën në kashtë, domethënë atyre që qëllimisht nuk duan t'a shohin të vërtetën megjithëse flasin tërë ditën për të vërtetën, si puna jote zoti Bushati, proverb e cila thosh :"Ajo barkun mu tek goja, ai: t'mos ishe vajzë nuk të kërkoja". Mafja do të korruptojë gjyqtarët, o njeri, merr vesh ti apo jo? Dhe nëse ky gjyqtar, apo kushdo tjetër vihet në përgjim, çfarë pune të prish ty dhe mua si qytetar të këtij vëndi? Ti, dhe shumë të tjerë si ti, urreni SPAK sepse po shkallmon kështjellën tuaj të sundimit të përjetshëm në këtë vënd. Dhe po ashtu, sado paradoksale në dukje, e urreni SPAK thjesht edhe për faktin se është një krijesë amerikane. Ti nuk je asgjë më shumë se një vemje, Bushat.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sahale-Shpellari

            O Andi Bibilushi, ADN-ja jote eshte prej nje rrace mutrash, kombinim i Kapos dhe Muhamexhiut Mahmut Medi Bushatit... Ik more plehr!

            Përgjigjjuni
          2. k
            k

            Te qifshin qentë e kombinatit spiunin hysni kapon.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vvv

              Te keqen Andi Blloku ta gjeje tek histerizmi i tij i pakontrolluar. Ai po u be kohe qe po mundohet te mbroje te pambrojteshmin Sali Rame Kulla ose doktorrin e gjysh Hysniut. Ndodhur shpesh ne katastrofe logjike ai e humb dhe me nje cinizem dhe arrogance bllokmeni te perenduar ben skandale si ai tek te paekspozuarit.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Po mer po. Leri pordhet

              Se te nxoren maloket si Mall i Skaduar ne Halen e Katunarit Raqipi . Qytetari ,duhet te Heshti. Sot jan maloket katnaret fshataret e bashkuar ,qe kan pushtuar gjith Halet TV - Institucione Pushtetin. Qytetaro . Heshte ose largohu nga Shqipnia . U bot ju !

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Kjo kultura e te folurit rremuje ne emision, eshte nje skandal ne vetvete. Akoma nuk kane mesuar shqipot te flasin njeri pas tjetrit? Moderatori qe duhet te moderoje diskutimin flet mbi gjithe te tjeret, si me qene ne radhe te qumeshtit apo te bukes (per ata qe i mbajne mend radhet). Nje arsye me teper per te mos pare apo degjuar emisionet, te dhemb koka duke pare kakofonine e njerezve qe bertasin mbi njeri-tjetrin.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cuni i Mehdiut

                  Ika se jam narcizist, jam me i miri, me i zgjuari, me cool nga te gjithe!

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lexuesi

                    Nuk jam simpatizant i Andi Bushatit por veprimi i tij ndoshta pak brutal ishte i drejte sepse une shikoj debatet dhe programet shqip dhe konstatoj se te ftuarit duke perfshire dhe te ashtuquajtur intelektuale me perjashtime sh te vogle nuk kane kulturen e komunikimit perfshire dhe ata qe drejtojne emisionet duke mos e menaxhuar situaten kur emisioni kthehet ne nje skene pazari dhensh ku te gjithe ne nje kohe afrojne mendimin e tyre, kultura e televizionit eshte pa nivel dhe ne te shumten e rasteve vulgare... Shikoni dhe degjoni parlamentin dhe nxirrni konkluzion per pjesen tjeter....!!! Sorry......

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Peshorja

                      Mund te pirdhesh ti me gjith instiktin tend gazetaresk.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        EMIGRANTI

                        Papagallit I hengsh bythen se je injorant e dyta pse u ktheve si I dhjere vetem se nuk te jepnin honorarin dhe ti pune tjeter pervec llapaqenit nuk dhe e trenta te kane abandonuar studiote tjera.Shiko sheqerin se è ke trashegim nga nona Vito.postoni komentin

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Al

                          Kujt I plasi o Andi se u largove ti nga debati! Ti je njeri I neveritshem qe ben avokatin e non-grades dhe Like hajdutit.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Petrit

                            Megjithate Ti je pordhac, gjobaxhi, maahtrues. Asgje Nuk te lan.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Galo

                              Ndër rastet e ralla që ke të drejtë o Bushat.Në të gjitha studiot këto skena shikon ku sa merr fjalën njeri të tjerët si llapaqen të ndëhyjnë duke bërë garë me njeri tjetrin.Kjo zonja e ka metodë gjithmonë i duket vetja si drejtore e CIA-s dhe flet vetëm budallallëqe

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Guxi

                                Ty ta bene mire se je bythqire. Jo vetem bythqire por edhe fytyre palaco. Po pse u nxeve shave dhe ike nga paneli dhe me pas u ktheve dhe lepive ate qe peshtyve? Sepse je mut mashkull. Gazetar dhe analist kari qe nuk di cfar flet e shkruan. Te qiu dhe fytyre kalja Klodiana Lala qe eshte miza e mutit qe i afrohet dhe lepin cdo ndyresire .

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Adriana K. Gonorrea

                                  Dilemat e tua jane frikerat e mia. Duhet dikush qe te thote qe mbreti eshte me breke! Gjithsesi s’me pelqen qe je rikthyer… Sa per turikalin, ate puna ka se ndryshe nuk i jep me lajme redaksia.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje ballist qe asnjehere nuk luftoi

                                    Kjo Lala eshte kot fare ,nje papagall i mesuar por qe di te flase sepse kohet e te mencurve iken.lala ha buke se ka ngele puna ne dore te horrit. Bushat je bere si JOL qe shkon studio me studio dhe thua dokrra qe as vehte nuk i beson Frangaj akoma nderton para teje ne Durres apo ka mbaruar. Bushat shko dhe krijo studion tende dhe fto lalen qe te pjerdhi si elike e prishur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Oficeri dulles

                                      Legen, legen, legen bushati

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        G. Alanaj

                                        Dua te them qysh ne filling se jam aq simpatizant i Gazetarit A. Bushsti por kjo pake rendesi ka . Ne tastin konkret mund te them se vertete me pelqeu , objective ne ato qe felt dhe : O njerez kujt i thoni ju DREJTESI kur arrin Persekutori te beje presion mbi GJYQTARIN duke e vene ne pengjim pa autorizim te gjykates ??? Me vjen keq te them por aty , per sa I perket DREJTESISE I shkon per shtat fjala e Urte : “Ne vend t’i vesh vetulla I ke nxjerre syte “ ! Keqeardhje te kete njerez kaq cinike ne keto organe . Enough is enough !!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                          te gjith ju te kriminelit. kermes. halese. shpellarit. te sali. kemes. jeni njesoj. si kriminelii. zemer ziu sali berish.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            None

                                            Ky Andi Bushati eshte vetem nje palaço mediatik! Nuk ka rendesi ca eshte e verteta per te, mjafton qe ai te kete nje mendim te kundert, qe edhe vete se beson, por ta mbaje ne loje ne kete mocal mediatik. Asgje me shume sesa nje palaço!!!!!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. j
                                              joel shkodra

                                              O Bushat, ne gjithe kete pergjigje te gjate, sadopak t'i kishe kerkuar falje publikut per sjelljen dhe fjalorin e perdorur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                UNE

                                                Kapke, te jane zgidhur ushkuret, te duket bytha.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi

                                                  Ik ose mos shko, bej cte duash por fjalorin sta ka njeri borxh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Tani

                                                    Gjith opinionistet ketu jane ca rbqira dhe ju qe i shikoni akoma jeni ca te mjere dhe debila qe se keni kuptuar qe te gjith jane te kapur dhe tallin trapin me ju qe i ndiqni akoma

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Redi

                                                      Po kujt i plasi bytha për ty, apo për yllin. As që si bie mëndja kujt a je gjallë apo jo.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Aron

                                                        Hera e pare qe rashe dakort me kete pallen, qe u tha atyre 'Ik pirdhu'. Kur hap keto emisionet haen te gjithe si qente, nuk degjon dot asnje. E tmerrshme qe keta e quajne veten edhe intelektual dhe eksperte, qe mos te flasim qe jane edhe prinder e gjysher. Per te ardhur keq kur hap te degjosh keto emosione. Rama e ka mire kur i quan "kazane".

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          ENTSOE

                                                          Na pla byth....ti je me honorary si nje punetor me meditje, ke hallin e parave o krimb!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tallja e madhe

                                                            Që Bushati nuk duron dot Spakun, kjo dihet. Por ai ndryshe nga "analistët" e tjerë servila të Saliut apo mercenarë mediatik të këtij, i thoshte dje Flamur Nokës se do ua vjedhë Rama zgjedhjet dhe s'do kenë ça të thonë pastaj. Pra Andi nuk i thotë dot të vërtetën Mulit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mero çorrapja çensuruesi

                                                              Cilën të vërtetë nuk i thotë dot Bushati PD dhe Mulit? Atë të vërtetë që edhe Mero e çensuron (se edhe Mero ka qënë dikur si biri politik i Saliut) sepse i intereson që Rama të ketë përballë Saliun si kundërshtar politik që të fitojë e vërteta është që me Saliun e konsumuar politikisht dhe NonGrata e të akuzuar nga Spaku për korrupsion nuk fitohet.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. G
                                                              Guraziu

                                                              Andi, ti dukesh se je njeri me çrregullime të forta psiqike dhe të personalitetit. Një gjë të tillë ti e tregon vetë, në çdo shkrim dhe dalje në ekran. Shko mjekohu o mjeran!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Altin

                                                                O Bushat ke t drejte nuk asht hera e pare qe pergjojne gjyqtarin gent ibrahimi, por ene ai eshte i fundit qa duhet me qene ne ate post sps qdolloj e fare pislliku ka ba.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Rrahmoni nga Londra

                                                                  Kjo Lala plas derrin jo më Bushatin. Por të dy janë " o bo bo moj none kë të qaj më parë" Bushati si burrë kurvë, Lala si mashkull llafazan që si mbyllet goja.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Puta Argjite

                                                                    Fjalori edukata kultura e nje gazekari....qelbesine komuniste...bastard muti...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      Ethem Lalaj.

                                                                      Mjafton të dihet se je NIP I HYSNI KAPIS,Mjafton që nuk duhej të jesh HALE-IST në asnjë TV. Të rroi SALIU,MJEK I H.KAPOS QË E HELMOI SI AGJENT I UDB,ASFALISË,FRANKOFON,KGB,FBI..? Të rroi Saliu që po lë në AVOKATIN E POPULLIT BALLNCËN PËR 3 VJET TEJ AFATIT VETËM SE KA KËNË AVOKATE TIJ LËPIRSE.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Lasgushi

                                                                        O Bushat,pse nuk mer shëmbëll,nga dajua.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. d
                                                                          drejtesi e munguar

                                                                          Mendoj se komente per te denigruar nje person jane te pa arsyeshme.Nga qendrimet e Andit,pa e perkrahur ne fjalorin e perdorur ate mbremje,eshte e para here qe bie dakort.Prokurori ne nje hetim ka pavaresin e tij por pergjimi i kujtedo,aq me teper i gjyqtareve,duhet te behen me vendim gjykate.Mendoj se pergjimet behen te pa ligjeshme kur jane pa vendime.Cfar bente me shume sigurimi i shtetit ne diktature?Ne nje gjykim gjyqtari eshte mbi palet.Prokurori apo avokati jane pale,ne mbrojtje te ligjit apo te klientit.Kur gjyqtari eshte i pergjuar,nuk eshte i afte ne paanesin e tij.Mendoj se legjislacioni yne ka mangesi qe duhen rregulluar ndryshe,kemi te bejme me shtetin e diktuar nga nje grup njerezish(qofshin edhe jurista),te cilet duan ti rregullojne te gjitha vete.Ne kete rast arbitrariteti eshte i pranishem.Demokracia eshte ecenuar dhe nuk ka liri.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Andushi gjyshit Hysni Kapo

                                                                            Bushat trego sa te paguan Rakipkari dhe kush paguan me shume sekretari rinise komuniste Fevziu apo gazetari i PPSH Rakipkari.... Ekonomi tregu kush paguan me shume i detyruar te genjeshe me shume. Andush ti vertete besone se çfare goja jote e qelbur nxjere eshte e besueshme per débilat se te degjojne...

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. O
                                                                              O popull dele...

                                                                              Lexoj e bej cudi e kur them lexoj ,nuk le asnje koment te me kaloj ,sepse mendoj aty te gjej pergjigje per cka po ndodh dhe si ne "vdeksit"qe perbejm ate pjes ku rendojn pasojat e ketij kalimi aq te enderuar e te desheruar mbas asaj varferie ,dhe diktature rrenqethese ku dhe fjala " Liri"perbente akuz , per te perfunduar ne Spac e pjes e familjes ne internimin rrenqethes ! per te vazhduar pastaj gjith brezi, nden goditjen e "luftes klasave"qe aq shum e vuajten te pa fajshmit Per fat te keq ve re, qe ky mentalitet akoma nuk eshte shuar ne ndergjegjen ton dhe po ka dicka qe nuk ne pelqen te gjykimi i ketij gazetari menjeher zbrazim dufin e atij gjysem shekulli ku me te "thatin shkonte dhe i njomi"ne emer te "luftes klasave".. Bushat ! Dua te them qe dyshimet dhe verejtjet qe ti perpiqesh ti "sqarosh"perpara nje paneli qe kujtojn se din gjithcka dhe nuk respektojn ftesen qe te kan ber e te len radh te flasesh ,justifikoj reagimin tend Por z,Aandi ajo qe po ndodh ne Shqiperi me gjith kto "KULISA"te pagezuar ne kte sistem ,si SPAK etj ne kte amulli qe mban emrin "drejtesi"e na ka ven aq shum ne dyshim per rolin e saj ,esht shum veshtir te gjesh pergjigjet qe kerkon sepse : SA KOH QE SILLET VERDALL PA U ARESUAR KUCEDRA E VICIDOLIT me nje dosje aq te renduar krimi ,vjedhje , korupsioni ,organizimi i nie puci dhe organizimi per shperberjen e gjith qenies se ketj Kombi te mbijetuar nder shekuj , me sakrifica patriotesh qe kan len emer ne historin e ketij vendi te vogel,Pra sa koh ky perbindsh esht i lir ,nuk ka asnji vler cfardo arestimi i "bujshem" dhe as nje far optimizmi per ne qe presim te pastrohet kjo band hajdutesh Aresitme me standaarte te ndryshem jan thjesht nje pluhur syve tan Nuk besoj ma ne kteDrejtesi cfardo lloj emri te mar e "ngjyre" te na paraqitet Prandaj o miq Zoti na shpetoft se ila nga kjo band politikanesh kushedi car surprizash ne presin ............

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. Çika

                                                                                Andi nipçja !Kam shkruar edhe disa herë të tjera për qëndrimin tënd si analist ,opinionist si gazetar ,si qëndrestar i pa epur për mbrojtjen e Sali kërmës apo dhe për dhenie mendimesh që të krijojnë për shtypjen se je sa i pa varur dhe deridiku dhe kurajoz për ti thënë ca gjëra me emërin që kanë .Por për të qënë më i drejtë përdrejtë e kam këtë përshtypje se qëndrimet e tua ,janë më shumë mbeshtetje për opzitën dhe në përgjithësi je eklektik në qëndrimet e tua .Por për veprimin tënd në studion e Ylli Rakipit kam mendimim se ke dalë nga shinat e kulturës, edukatës njërëzore dhe të një analisti që pretendon se je i drejtë i pavarur dhe jep mendime të cilat iluminon dëgjuesit,Të kanë masakruar komentues nga të gjithë krahët dhe nivelet e ndyshme , por më të shumtit të kanë degjeneruar komentues të vathës së SaliutJo për gjë por ,se ju dhe shumë të tjerë kanë folur pa u lodhur nga kjo ,stufio për tërë keto vite drmokracie pa asmë të voglin filtërlehur si një qen stani për të mbrojtur interesat e Saliut dhe të opozitës.Parë nga ky këndvështrimi nuk mund ta durojnë një qëndrim tëndin që të kanë parë si idhull në mbështetje të opozitës dhe një reagim i tillë i zhgënjeu se i ulet reputacioni i kanalit televiziv dhe preket indirekt interesi i opozitës dhe kryetarit Sali.Mirëpo mendimi im modest në këtë rast duke e përjashtuar anën negative të gjuhës së përdorur mendoj se ju dhe mediave një model tjetër të të ftuarve nëpër studio.Pse?? Sepse nëpër kanalet tona televizive kanë bërë vënd dhe kanë hedhur rrënjë të njëjtit gazetar ,analist ,opinionist, politikan , ekonomist , jurist historian të cilët jo vetëm që kanë 30 vjet që kanë uzurpuar këto studio , por ju lexohet pa folur se çfarë do të thonë, Nga ana tjetër i japin të drejtën vetes që ti ndërpresin deri në atë masë bashkëbiseduesit ,sa që nuk mundet të merret vesh cili është njëri apo tjetëri dhe nga ndërprerjet e pa taktë lindin dhe andikape të tilla si ju ndodhi juve me opininisten Lala ,që për hirë të vërtetës është shumë e pa taktë në futjen e hundëve vënd e pa vënd në bisedën e të ftuarve duke i dhënë vetes një peshë të pa merituar në raport me bashkëbiseduesit.Sido qoftë more zotëri mundet të kishit shtërnguar dhëmbët dhe të duronit dhe largimi nga studio ,të ishte më me kujdes dhe të ishtë mësim për drejtuesit e emisioneve që në disa prej tyre moderatori jo që nuk e drejton me nivel ,por bëhet palë në qëndrimin pro apo kundër pozitës apo opozitës dhe biles dhe ka një qëndrim të tijë personal duke dalë nga roli i të pa anëshmit në trajtimin e problemit. Me dy fjalë :nuk e di por sepse më bëri përshtypje disi të pranueshëm një reagim i tillë nga ana juaj ,sepse kam përshtypjen se moderatorët duhet ta parashikojnë një reagim të tillë edhe ne raste të tjera dhe nuk i nderon as studion as moderatorët tifoz dhe në veçanti dhe pronarët e Tv të cilët ju kanë dhënë kohë televizive për emisione të rëndëdishëme por jo për të promovuar mungesë kulture edukate dhe luftë mediatike pa vlera që më shumë dëmton se fiton ca klikime .

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje