Nga Edmond Arizaj
Çfarë ka në mendje Sali Berisha me të tijtë me “Shqipërinë madhështore”?! Me kë epokë të vendit e krahasojnë? Kur paskërkish qenë ndonjëherë madhështore Shqipëria dhe ne na e paskan fshehur në histori?
Kur vendi ynë është dalluar për fuqi, për ndikim në Botë, histori, kulturë?! Kur paskërkemi patur ekonomi që zilepste dynjanë, duke mos marrë për bazë marrëzitë e komunizmit që krahasohej me SHBA, apo të Berishës e Ramës që krahasoheshin (krahasohen) me Gjermaninë?
Kur i qënkemi afruar sadopak Romës për ndikim në qytetërimin botëror? Kur Kinës për civilizimin e lashtë? Kur Egjiptit për arkitekturën? Kur Francës për kulturën? Kur SHBA për ushtrinë? Kur kemi pasur stabilitet? Kur jemi shquar për inovacion? Greqia edhe mundet ta përqfrojë veten me këtë term. Madje edhe Serbia. Edhe Bullgaria. Morpo edhe Maqedonia.
Ndërsa grotesku i Berishës dhe të tijve, duket sikur vjen nga analfabetët e rrjeteve sociale, që çdo figurë historike, të gjallë a të vdekur e nxjerrin me prejardhje shqiptare, çdo fjalë të çdo gjuhe nga samurajt e deri tek majat e nxjerrin nga shqipja. Sforcimi për t’iu përafruar MAGA, për t’i përngjarë Tramp, duket si shtërzim mali për të pjellë një mi.
Pasi e zhvoshkën Shqipërinë nga arsimi, nga ushtria, nga mjekësia, nga pasuria, nga nderi, nga morali, nga të rinjtë, tani tallin dhe bythën, ca duke pretenduar ta bëjnë më të parën në rajon, e ca ta bëjnë madhështore në Botë. Pika që s’u bie si bufit të kënetës, e si ujkut që kujton se është piktor!
Bëjeni njëherë Shqipërinë atdhetare sa Kosova, të rregullt sa Maqedonia, të kënaqshme sa Greqia, të fortë sa Serbia, ekonomike sa Kroacia, e pastaj folini njerëzve për pallavrat e madhështisë.
Me zorzopë, kokëboshë, zuzarë e palaço, me një njeri që kërkon të nusërojë për herë të katërt, me ajkën e të djathtës shqiptare përjashtuar e përndjekur, me intelektualë e mendimtarë të munguar, Shqipëria bëhet madhështore kur kombet e tjerë të shuhen.
Nëse Rama fiton në 11 maj, Berisha me gjithë madhështinë, kokëboshët e palaçot duhet të shkulet nga ajo parti që i zuri frymën 30 e kusur vjet, e la në opozitë të plotë vendore e qëndrore për 12 vjet, e bëri më të goditshme se një qeveri që noton në korrupsion, që e përdor për çdo hall e nevojë vetjake, e tani po e bën “madhështore” edhe në budallëk. Duhet ta shkulin demokratët.
Tragjikomedi!
Të dhjerë, por krenarë.
Të gjithë janë MUT ME LULE FERRË
O Mondi, merre vete situaten ne dore e na bej te pakten si Kosova!!!??? Pika qe s'te bije ty e mendjes tende, cdongje e shumzon me zero, bej te pakten si Luli, me minus 7, por jo me zero, klluf komplet.
E. nisen si RITHEMELIM dhe perfunduan ne... RICIKLIM...
Si mund te jesh kaq poshterues per vendin tend o koqe,qe i shumezon te gjithe me zero dhe ti na qenkerke ylli qe ndricon !! Mere njehere vete situaten ne dore dhe beje per se mbari sic di vete.Po si ka mundesi qe je gati te na vesh edhe edhe mbrapa Maqedonise,e cila nuk ka as gjuhe dhe as komb te vetin !! P'tu race e keqe pa din e pa iman !!
O lum miku...mbaju situates zgjedhore...dhe shktuaj per ate pune....leri krahasimet me Boten...se shqiptaret e din shume mire pozicionin qe jane....s'eshte nevoja te hapesh b...kot ne tema pa lidhje....qe ky kualicion i Saliut eshte kualicion palacosh....nuk eshte nevoja te na e thuash ti...e din edhe,,,,,,Qent e kazonve,,,,,,por mos u qyrravit kot....duke na permrndur.....historine...ekonomine...ushtrine..."apo qe cdo gje e bej shqiptare" sepse ne kete te fundit jane....greket e serbet e tu me keq se ne shqiptaret...prandaj mjaft me kto pacavure...se u ka dale boja....shkruaj per Themen...dhe leri pordhet e "gjithollogut"....se jeni bajat.....
U pa puna do mbajme Ramen dhe nja 15 vjet akoma
Gazetar je ti o KOQE? Mire gazetar mund te jesh po Shqiptar a je ti o KOQE? Artikull me te ndyre nuk kam lexuar! E cfare na hyne ne pune ato krahasime??? Tani ne shqiptaret jemi ne Shqiperi vetem nja 2-3 milion! Me te miret kane ikur neper bote dhe shkelqejne. Te kane lene ti atje ne Shqiperi per te bere artikuj te ndyre. Harron ti qe edhe kosovaret jane shqiptar? Edhe maqedonesit jane atje tek 30-40% shqiptar? Edhe ne Greqi jane mijra shqiptar qe punojne per grekun dhe punojne shkelqyshem....edhe Turqia ka patur mbi 40 K/Ministra shqiptar,edhe Samiu ishte shqiptar,edhe Hasan Tahsini....! Nuk dua te rokanis koken time por as nuk mundem ta gdhend ate koken tende me gunga IDIOT!!!!!
Ketij gazetarit dhe shume si ketij nuk ua mbushin syrin keta kryetar partie ne foton e mesiperme, sepse per te qene "madheshor" ne syte e gazetarit duhej te ishin si Ahmetaj ne arrati, duhet te ishin si Koka e Bllako ne burg per inceneratore qe nuk ekzistojne, si veliaj ne burg se parate e taksave te qytetareve te Tiranes i beri rroba e bizhuteri per gruan, si Beqaj qe rropi qindra milion euro ne shendetsi, si Vilma Nushi qe merr parate per pune te pakryer, duhej te ishin invetitor strategjike mb prona te te tjereve me vendim qeverie, duhej te ishin te lidhur me krimin, te kishin perdor EnkroChat per te porositur vrasje, duhej te kishin korruptuar zyrtare te tarte te FBI-se.Po te ishte Jenisheri me biciklete ne krye te shtetit prej 12 vitesh , Shqiperia do ishte 1000 here me mire, nuk do kishte qene kaq e pashprese, nuk do kishte kaq korrupsion ne te gjitha hallkat e qeverisjes, nuk do ishte qendra e krimit dhe e trafiqeve, nuk do kishte kete braktisje masive te Shqiperise, nuk do kishte kete shkaterrim te drejtesise , nuk do kishte fut 38 mije qytetare ne burg per fatura energjie, nuk do kishte larguar TV e Bechetit duke marre nje fature ne dem te Shqiperise prej 120 milion euro, nuk do paguante 70 mije eru ne dite per inceneratore qe nuk ekzistojne apo 90 mije euro ne dite per anije qe nuk ndizen fare ne gjirin e Vlores dhe as nuk do te kishte ate ndergjegje te ulet sa te pinte vere 33 mije euro shishja baraz me pensionet mujore te 260 anetareve pensioniste te partise se tij.