Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika

5 Mars 2025, 13:59Blog Nga Ardit Rada

Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe

Vox Dei, Vox Iustitiae !

Në çdo demokraci funksionale, ndarja e pushteteve është gur themeli i shtetit të së drejtës. Gjykatat janë garancia për qytetarët se ligji zbatohet me drejtësi, ndërsa Parlamenti është institucioni që përfaqëson vullnetin politik të popullit. Por çfarë ndodh kur këto dy pushtete bien nën frikën e një prokurorie të fuqizuar përtej kontrollit kushtetues? Atëherë nuk kemi më një shtet demokratik, por një Republikë të Prokurorëve, ku vendimet nuk merren më nga gjykatat dhe politika, por nga një grusht prokurorësh të paprekshëm.

Ngjarja e fundit, ku Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është vënë nën përgjim nga SPAK, është një kambanë alarmi që nuk duhet të neglizhohet. Nuk kemi të bëjmë me një hetim rutinë, por me një akt që tregon se askush nuk është më i sigurt nga makineria e prokurorisë. Kur një prokuror merr lirinë të vërë nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese pa procedura të qarta ligjore, pa e regjistruar si të dyshuar dhe pa një bazë të fortë ligjore, atëherë drejtësia nuk është më e pavarur – ajo është e nënshtruar.

Nëse kjo kalon pa reagim, atëherë nesër nuk do të ketë nevojë më për gjykata dhe parlament: gjithçka do të vendoset nga një grup prokurorësh që nuk i përgjigjen askujt. Dhe kjo nuk është hipotezë abstrakte. Rumania është një shembull konkret i një shteti që për pak rrëshqiti drejt një Republike të Prokurorëve, me pasoja të rënda për demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve.Rasti i Rumanisë: Nga Lufta ndaj Korrupsionit tek Sundimi i Prokurorëve

Në vitet 2000, Rumania krijoi Direcția Națională Anticorupție (DNA), një institucion i fuqishëm me kompetenca të gjera për të ndjekur penalisht korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit. Fillimisht, suksesi i DNA ishte mbresëlënës: dhjetëra ministra, kryetarë bashkish dhe biznesmenë të mëdhenj u arrestuan dhe dënuan për korrupsion. Rumania u pa si një model për rajonin.

Por shumë shpejt, fuqia e pakontrolluar e DNA-së krijoi një realitet të frikshëm:

1. Hetime selektive dhe përndjekje politike – Prokuroria nisi të hetonte dhe ndëshkonte kryesisht opozitën, ndërsa qeveria mbetej e paprekur.

2. Presion mbi gjyqtarët – Çdo gjyqtar që merrte një vendim kundër DNA-së, përballej me hetime dhe kërcënime.

3. Përdorim masiv të përgjimeve – Politikanë, biznesmenë dhe gazetarë ishin nën përgjim konstant, shpesh pa arsye të qarta ligjore.

4. Bashkëpunim i fshehtë me shërbimet sekrete – DNA u kthye në një instrument kontrolli politik, duke vendosur nën survejim gjithçka.

Në vend që të luftonte korrupsionin, DNA krijoi një sistem ku frika dhe jo drejtësia ishte mjeti i sundimit. Në fund, Rumania u detyrua të reformonte sistemin, duke vënë kontrolle më të forta mbi pushtetin e prokurorëve, për të mos lejuar që një agjenci e vetme të vendoste mbi fatin e vendit.

A po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri?

Në Shqipëri, SPAK është krijuar me të njëjtën filozofi si DNA-ja rumune: një prokurori speciale, e mbrojtur nga çdo lloj kontrolli politik dhe e pajisur me kompetenca të jashtëzakonshme. Ky ishte një hap i nevojshëm për të luftuar korrupsionin. Por tashmë po shohim shenja të qarta të një përqendrimi të rrezikshëm të pushtetit në duart e pak prokurorëve, pa asnjë mekanizëm kontrolli ligjor mbi ta. Me një BKH që ushtron veprimtari gjurmuese dhe policore, në duart e tyre , SPAKU i ka dhënë të drejtë vetes të ushtrojë kompetenca që i përkasin policisë së shtetit dhe SHISH, duke dalë nga misioni i saj kushtetues , ligjor dhe procedurial.

Rasti i fundit me përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese është një akt që duhet të alarmojë çdo qytetar.

Nëse prokurorët e SPAK mund të vënë nën përgjim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa i regjistruar fare si të dyshuar, atëherë çdo njeri në Shqipëri mund të bëhet shënjestër e një mekanizmi të pakontrolluar hetimi.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një Republikë e Prokurorëve.

Heshtja e Parlamentit dhe frika e institucioneve

Gjykata Kushtetuese, në vend që të ngrinte alarmin për shkeljen e ligjit, dha një reagim të vakët dhe pa thelb. Parlamenti, që duhet të garantojë kontrollin demokratik mbi institucionet e pavarura, hesht nga frika ose nga kalkulimet politike. Asnjë deputet nuk guxon të hapë një debat serioz për këtë çështje, nga frika se SPAK mund ta shënjestrojë nesër.

Në një demokraci të shëndoshë, ky do të ishte momenti për një debat parlamentar urgjent, për të diskutuar nëse SPAK ka shkelur ligjin dhe për të vendosur masa mbikëqyrjeje më të forta mbi të. Por, ashtu si në Rumani, frika ka zëvendësuar përgjegjësinë.

Çfarë duhet bërë para se të jetë vonë?

Shqipëria nuk mund të përsërisë gabimet e Rumanisë. Për të shmangur krijimin e një Republike të Prokurorëve, duhet të ndërmerren disa hapa urgjentë:

1. SPAK duhet të jetë i pavarur, por jo i pakontrolluar – Parlamenti duhet të vendosë mekanizma mbikëqyrjeje për të parandaluar abuzimin me pushtetin hetimor.

2. Përdorimi i përgjimeve duhet të rregullohet me standarde të qarta – SPAK nuk mund të vendosë i vetëm se kë do të përgjojë, pa transparencë dhe pa kontroll gjyqësor të fortë.

3. Gjykatat duhet të rivendosin autoritetin e tyre – Gjykata Kushtetuese nuk mund të lejojë që një prokuror të sillet sikur është pushteti suprem në vend. Ajo duhet të reagojë fort ndaj shkeljeve të standardeve ligjore.

4. Debati mbi drejtësinë duhet të çlirohet nga frika – Sot kushdo që kritikon SPAK-un, ashtu si ndodhte me DNA-në, etiketohet menjëherë si mbrojtës i korrupsionit. Kjo e bën të pamundur një debat të shëndetshëm për të korrigjuar abuzimet. Asgjë nuk mund të justifikojë heshtjen e politikës dhe medias kur shkeljet e ligjit janë kaq flagrante. Çdemonizimi i kritikëve të SPAK-ut i hap rrugë një debati të shëndetshëm mbi të ardhmen dhe rolin e kësaj strukture në luftën reale kundër korrupsionit në Shqipëri.

Nëse sot lejojmë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të përgjohet me procedurë të dyshimtë, aspak transparente, nesër çdo gjyqtar, deputet apo qytetar mund të jetë shënjestër e një sistemi të pashpirt dhe të pakontrolluar. Dhe atëherë, nuk do të kemi më një shtet ligjor – do të kemi një Republikë të Prokurorëve, ku çdo vendim nuk merret më në Parlament apo në Gjykatë, por në zyrat e prokurorëve të SPAK-ut. Zgjedhjet dhe vota e popullit nuk do të ketë më vlerë, vlerë do të kenë vendimet rutinë të prokurorëve të emëruar ( jo të zgjedhur me votë) të SPAK-ut që do të vendosin se kush do bie e kush do ngrihet në politikë, kush do të qeverisë e kush do të bëjë opozitë, kush do ulet e kush do zbohet nga parlamneti, qeveria , gjykatat .. dhe deri se edhe kush do të flasë e kush e kush do heshtë.

Dhe kjo nuk është më demokraci, por një Republikë e Prokurorëve, e cila në fund dëmton më shumë qytetarët sesa të korruptuarit.

Dhe për një sistem të tillë, shqiptarët nuk kanë votuar kurrë.

17 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    Nje shtet te tille e kishim ne diktature.Prokurore apo Sigurimi Shtetit?Asgje nuk ka ndryshuar vec pervetesimit te pasurise te popullit ne duart e oligarkeve ne biznes me politiken.Te na roje demotakercita.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama eshte armiku i popullit. Saliu ka dek!

      Ardit, Republiken e Prokuroreve na e solli Ed Rama, ky vella siamez i Berishes. Vetem kur te ngordhin keta te dy, do mund te rilinde shpresa per drejtesi te vertete. Don Zoti na ndihmon Amerika te eliminojme sa me shpejt kete dyshevte rrezikshme qe krijuan Republiken e Prokuroreve naziste qe vetem keta te dy nuk i prek, por ben sikur.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Gazetari ka nxjerrë qenin në shëtitje dhe i bie vërdallë pallatit duke tentuar të devijojë analizën qëllimisht sikur problemi qëndron tek drejtësia që ka nenshtruar dhe eleminuar ekuilibrat e shtetit sipas Monteskjesë.Këta pseudo-liberalë të bathores ,duhet të thonë atë që nuk ja mban.SHTETI SHQIPTAR ESHTE I NENSHTRUAR DHE KA FRIKË SEPSE E DINË QË JANË TË GJITHË HAJDUTË TË KORRUPTUAR.

        Përgjigjjuni
      2. N
        N

        Keshtu eshte kur nenvlehteson Sali kriminelin. Spaku eshte mbushur me bandit dhe kriminelet e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          Pa hetuar dhe arrestuar Olsi Dadot dhe Erion Banot e Spakut nuk ka drejtesi ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qoftelargu

            Republika e prokuroreve!!!!Pergjimet e gjykatave(sidomos ajo kushtetuese)eshte nje nga turpet kryesore te Dumanit

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????

              MJERISHT nuk PUBLIKONI te gjitha komentet... Ku keni turp me!

              Përgjigjjuni
              1. p
                piktori, qe nuk di ku eshte

                Nje shkrim, shume aktual, per ti treguar kufirin ligjor, spakut, qe ka marre nje revan kriminal si hetusia e hoxhes. Dhe ai qe e mbrojti dhe i dha kete revan shkaterronjes te drejtesise shqiptare dhe te shume jeteve njerzore, e cila kulmon me futjen ne burg, te nje lideri te vertete historik demokrat perendimor, ne kete vend, qe feks me cilesine e vepres se tij, ne krye te Tiranes, eshte pikerisht kryeministri Rama. Duke vuajtur keq nga mania e madheshtise, dhe i fiksuar keq, duke e quajtur spakun, veper te tij, ai gjate gjithe kohes, ka bere, nje stimulim kriminale bemave te spakut, duke pare, qe spaku ne menyren me brutale dhe te njeaneshme, po bente kerdine brenda, partise se tij, qe arrin kulmin me burgosjen e simbolit, qe perfaqeson zhvillimin real te demokracise perndimore ne kete vend, z. Veliaj. Dhe mbas kesaj ky i semure vanitoz, mbas vetes, dhe qe do ti mbaje larg konkurentet vital te karriges se tij, arrin dhe te ushtroje diktature, midis deputeteve dhe drejtuesve te tjere te ps-es, qe te mos pipetijne kundrejt spakut, i cili vazhdon te vringellije shpaten mbi kokat e shqiptareve, si shtet brenda shtetit. Kjo qenie e lajthitur, nuk don te shikoje, qe koka dhe disa juriste ne spak, jane krejt ne te kundert me ate mision qe i eshte ngarkuar. Mundet qe dhe si ndertim institucioni te jete i gabuar.Mirpo nga nje piktor ne gjendje te cakerdisur, nuk mund te pritet zgjidhje, ashtu sic nuk mund te pritet zgjidhje dhe nga shaljanet e vrimes se zeze berisha. Per momentin zgjidhja e vetme dhe e shume problemeve te tjera kruciale per vendin, eshte menjanimi i Rames dhe zevendesimi i tij, me nje figure cilesore brenda ps-es.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Diaspora

                  Ketij I vjen keq per "engjejt" e KUSHTETUTUESES? Politika e ka kthyer kushtetuten ne rruspije nen hinden e tyre! Ata jane tejet te kapur peng, te korruptuar e ne rastin.me te mire, te PAAFTE! Keta qe lane PARLAMENTIN ME me pak se 140 deputete, sic e kerkonte KUSHTETA duke bere ILEGJITIME GJITHE VEPRIMTARINE E QEVERISE DHE INSITUCIONEVE TE PRODHUAR NGA AI PALO KUVEND ILEGJITIM! AJO ESHTE THJESHTE NJE KERPUDHE HELMUESE E SISTEMIT TE DREJTESISE DHE JO GARANTORI I TIJ E RENDIT JURIDIK.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    budallaqet-kurvat e nene, ctju qaj me pare

                    Kushtetusja-kapitullusja: Grumbullim te paaftash dhe kurvash, Aty dhe kryetarja nuk di se kur i mbaron mandati, pa le me ta trajtoje ligjin me tej.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mos ma prekni Nesti Angoni

                      Drejtesisia qe duam haaaaaa Nesti Angoni po 'a kujtone diktaturen e ploretariatit......

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        MARSELI

                        IDEJA E SHKRIMIT DHE ZBERGHIMI SHUM I DREJT..NUK KA SHTET KUR LIGJET SHKELEN,ZBATOHEN DHE INTERPRETOHEN NE DEM TE SHTETIT DUE POPILLIT..ASKUSH NUK LEJOHET TI PRIVOJ LITIN TJETRIT ME PROVA TE DYSHIMTA APO INTERPRETIME PER INTERESA POLIYIKE,EKONOMIKE DHE KTIMINALE.KUSH DO KA NJE VIJE TE KUQE.KJO EDHE PER PROKUTORE,GJYQTARE,POLIC ETJE. DGENIA E NJE VENDIMI NGA NJE GJYQTAR APO PROKUROR ESHTE SKANDAL LIGJOR.ASHTU SIC KONTROLLOHEN ISTUTCIONET E TJERA ASHTU DHE PROKUROTUA DHE GJYKATA..EDHE MASAT DERI NE ARREST DUHET EHE PER TA KUR TREGOJNE SHKELJE LIGJI APO DENIM TE TJERIT NE SHKRLJE LIGJI.CDO DEM TI PAGUAJ VET GJUQTARI,PROKUTORI DGE JO TAKSAPAGUESIT..HAKMARRJA ESJTE KRIM DHE DUHET DENUAR.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Konja

                          Të gjithë e dinë se investori strategjik PG kishte nderhyre tek GJK -se për të rrezuar përgjimet SKY ECC. Dhe SPAK -u normale që heton kush u korruptua se atë detyrë ka. Pastaj del një pseudo analist si ky kopja e Bledi Manes qe paguhet nga lali qelia të bëjë ca llafe tallava kafenesh. Ardit shefi juaj është qesharak se ka frikë të tregojë vjedhjet të pendohet ose të bëhet me Saliun dhe like floririn S'ka rrugdalje tjeter

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vala

                            Aq me teper kur prokuroret I ke mafioz e Palace, si keta tane we jo vetem nuk e luftuan kriminelet e korrupsionin, por krijuan precedente te tjere te rrezikshem.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini

                              Perderi sa anetar te ketyre organeve ligjzbatuese do te jene njerez qe kane qene ose jane te korruptuar,pergjigjet e tyre ndaj veprimeve( ne kete rast te spakut) te paligjeshme do te jene te vaketa ose xero, per te mbrojtur veten per momentin ,o per te ardhmen. Spaku do te behet i plotfuqishem sa me i madh korrupsioni e sa me i vogel te jete kunder veprimi i njerezve qe punojne e qe paguajne taksa me te cilat paguhen super rrogat . Ka rrezik qe Trampi te na kerkoje ç na ka dhene deri tani per reformimin e ketij sistemi e per super rrogat e Altinit.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Karrocieri

                                Ne jemi te gjithe te korruptuar … qe nga une qe nuk e leviz karrocen po te mos ma ë yejne rroten . Kjo eshte drejtesi foshnjore ..do kohe deri sa te behet e pjekur … po te mos digjet fare deri atehere ..

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Peshorja

                                  Po pse e sulmoni SPAK-un mor pisa !! Me ne fund nje institucion qe po mundohet te ktheje demokracine ne kete vend te korruptuar deri ne palce, ju lehni si qen te lishuar nga zinxhiret e padroneve tuaj!!! Turp turp turp !!! Pafshi fatin e atyre hajduteve qe shpresojm te perfundojn mbrapa hekurave sa me shpejt !!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje