Berisha, si mall i skaduar!

7 Mars 2025, 12:05Blog TEMA
Berisha, si mall i skaduar!

Nga Spartak Ngjela

Pse nuk fiton dot më Parta Drmokratike në zgjedhjet elektorale të përgjithshme?

Sepse ajo ka një kryetar aktual i cili është nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Britani.

Duhet që edhe në Shqipëri ta dinë partitë politike se: kryetari i një partie politike, në funksion të opinionit publik, në përzgjedhje, dhe psikologjikisht, ëshrë mall. Sepse, ashtu si edhe malli, vlera e kryetarit të një partie del në treg, domethënë në një proces zgjedhor me vota në elektorat.

Prandaj, pikërisht për këtë...

Me një koncept të përgjithshëm na duhet të theksojmë se vlera e një kryetari partie që sulmon për të marrë pushtetin politik, del në zonën e tij elektorale ku ai konkurron në zgjedhje, por kjo nuk mjafton, sepse partia që kërkon të dalë e para në zgjedhje do drejtojë qeverinë dhe të gjithë shtetin në katër vite rresht.

Atëherë?

Ja pra, kjo është arsyeja që e thekson shpirtin shoqëror - elektoral në këtë pyetje: Sa e ka vlerën drejtuese kryetari i partisë që kërkon të vijë në pushtet?

Prandaj, brenda kësaj pyetjeje nga duhet të themi me theks të veçantë se sot Partia Demokratike ka kryetari Sali Berishën, një individ të cilin nuk e pranon opinioni i gjerë publik. Por gjithashtu duhet theksuar se Sali Berisha është person non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Britani.

Dhe prandaj, kjo është arsyeja që sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike shumë mbrapa Partisë Socialiste.

Atëherë?

Asgjë të re nuk ka ende nga fronti i të mundurit të vitit 2021.

Po lidërshipi i Partisë Demokratike nuk e kupton këtë?

E kupton, por brenda vetes së saj ajo parti sot nuk ka një lider tjetër konkurent. Kurse e vërteta është se këtë formësim vetëm me një lider absolut, e ka krijuar me forcën politike të shkarkimit të konkurentëve të tij, në 30 vite rresht, vetë Sali Berisha.

Por ky është fakti kryesor i Partisë Demokratike, e cila po qëndron larg fitimit të zgjedhjeve, që nga viti  2013, për12 vite rresht.

Po pse, Partia Demokratike nuk ka fare shpresë në këto zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin maj të këtij viti?

Po, PD e ka një shpresë?

Cila është kjo shpresë?

Po ja: Sali Berisha është i akuzuar në një proces penal për krimin e korrupsionit dhe po pritet të fillojë procesi penal kundlr tij në SPAK. Por, nëse Saliu do të dënohet me burg, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon që ai të vijojë të  konkurrojë në politikë. Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi Sali, dhe prandaj  t'i lindë edhe shpresa e fitimitatit për zgjedhjet që do zhvillohen në muajin maj të këtij viti.

Të shohim pra, ngjarjet elektorale në muajin maj të këtij viti.

4 Komente

  1. c
    c

    Nga qe eshte cimke e skaduar vete, Taku shpreson se edhe Berisha te behet mall i skaduar. Por e verteta eshte se Berisha ishte terhequr dhe ata qe paguajn Takun te beje ham ha ham nuk e lane dhe e terhoqen prape ne ring, dhe Berisha edhe ne pamje duket me i ri se Ngjela po e po, por duket 20 vjet me i ri se Rama dhe eshte ne krye te opozites dhe e pret nje fitore e madhe dhe e sigurte jo per Berishen si person sepse ai i ka qene edhe dy here president e kryeminister, por per popullin opozitar dhe Shqiperine. Zoti do ta ndihmojne popullin opozitar te fitoje lirine,

    Përgjigjjuni
    1. G
      GEZUAR BAJROMIN

      DO NOC RROKUN O TI KOMENTUESI C.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vicidoli

        Saliu është bërë si ato ilaçet që shiten të sjaduara.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja

          O Zot! Sa frike e kane Saliun. Raminjte kane 12 vjet qe propagandojne kunder tij. Nje propagande e paguar me taksat e popullit, nga njerez ne ambientet e kryeministrise, te bashkive dhe te partise socialiste. Ata urdherohen qe te shkruajne ne cdo cep te mediave, perndryshe e dine se cfare i pret. As Enver Hoxha nuk ka bere nje propagande te tille kunder kundershtareve te tij!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje