Analiza: Një përgjim i paligjshëm qe ndikoi arsyetimin e vendimit të gjykatës kushtetuese

8 Mars 2025, 12:54Blog TEMA

Analiza: Një përgjim i paligjshëm qe ndikoi arsyetimin e vendimit

Nga av. Gurali Brahimllari

Opinioni publik është “ushqyer” këto ditë debate të shumta dhe shpesh të “nxehta”, në studio televizive dhe në median e shkruar, lidhur me autorizimin e datës 10/02/2025 të Prokurorisë së Posaçme për vendosjen nën PËRGJIM të gjykatësve kushtetuese dhe të personave të tjerë.

Prokuroria ka zgjedhur që të mos kërkojë vleftësimin nga Gjykata, çka e bën edhe më dyshuese jo vetëm përmbajtjen e autorizimit të përgjimit, por edhe publikimin e tij, duke arritur në dyshime serioze se, qëllimi ka qenë arritja e efekteve të ndryshme nga sa parashikohet për përgjimin si mjet për kërkimin e provës. 

Pa patur asnjë shqetësim personal për këtë PËRGJIM dhe rezultate e tij (që me sa duket është kryer edhe ndaj meje dhe z. Ylli Manjani, si mbrojtës të ankuesit P.Gj), bëjmë me dije opinion publik se jemi duke studiuar vendimin e datës 30/12/2024 për të evidentuar efektet e vërteta të këtij AUTORIZIMI për PËRGJIM, mbi vullnetin e gjyqtarëve kushtetues, për shkak se përpos perceptimit të parë për përfundimet e paqarta në arsyetim (të cilin e kemi cilësuar në një opinion të dt 13/02/2025, me shprehjen “as mish e as peshk”), pas njohjes me përmbajtjen e këtij autorizimi, vlerësojmë se PËRGJIMI, duhet të ketë sjellë, me të vërtetë, edhe deformimin e dhunshëm të vullnetit të gjykatësve kushtetues, por në drejtimin e kundërt të asaj që është thënë për justifikimin e vënies në përgjim.

Ky dyshim i mbrojtjes së Ankuesit P.Gj, bazohet në faktin se, në arsyetimin e vendimit të publikuar më 12/02/2025, rezulton të jenë SHTRËMBËRUAR FAKTET e çështjes, të provuara ndryshe në shqyrtimin kushtetues (përfshirë edhe faktet e pohuara e të pranuara nga Prokuroria e Posaçme në parashtrimet e dt 16/09/2024). Madje janë dhënë edhe argumente që nuk kanë lidhje, jo vetëm me shkaqet e ankimit kushtetues, por as me kundërshtimet dhe prapësimet e Palës së Interesuar, Prokuroria e Posaçme gjatë shqyrtimit kushtetues. 

Sqarojmë se këto deformime të fakteve në arsyetimin e vendimit të gjykatës kushtetuese, do t’i bëjmë të ditura për opinionin publik në një moment të dytë, pasi kemi zgjedhur që të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese kopjen e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 19 Dhjetor 2024 e në vijim, deri kur u shpall dispozitivi i vendimit dhe se, njeherësh, do të parashtrojmë  para Gjykatës Kushtetuese edhe një KËRKESË të veçantë për ndreqjen dhe korigjimin e pasaktësive të dukshem të arsyetimit të vendimit.

Prandaj në këtë analizë do të fokusohem në përmbajtjen e autorizimit të datës 10/02/2024 të Prokurorisë së Posaçme, në raport me parimet dhe standardet që kërkohen për PËRGJIMIN, duke shprehur, fillimisht, respektin maksimal për gazetarët në tërësi, që arritën ta bënin publik këtë përgjim dhe të përshëndes zërat e spikatur të gazetarisë objektive, për këtë problematikë (si M.Baze; A.Bushati; L.Vangjeli; F.Vezaj etj), të cilët, edhe pse nuk janë juristë,  e kanë konsideruar të papranueshëm përgjimin e gjykatësve kushtetues nga Prokuroria e Posaçme në një proces ku këta të fundit janë Palë e Interesuar, për shkak të shkeljes të së drejtës për procesin e rregullt ligjor dhe parimit të “barazisë së armëve”, për ankuesin P.Gj. 

Duke e analizuar këtë ndëryrje të Prokurorisë së Posaçme, sjell në vemendje pjesë thelbësore të përmbajtjes së autorizimit për përgjim, si vijon: “….ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin P.Gj, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për t’i favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor ….Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim tek gjyqtari Gent Ibrahimi, …, kundrejt ofrimit të premtimeve apo përfitimeve të parregullta.” Sipas Prokurorit “ndodhemi përpara kushteve të lejuara për kryerjen e përgjimit ambiental në vende publike, si dhe te kryerjes se vëzhgimit dhe filmimit, në bazë të neneve 221/2 e 3 dhe 222/6 të K.Pr.Penale”, prandaj ka autorizuar “Kryerjen e përgjimit në vende publike të subjekteve të këtij procedimi penal të përmendur më sipër, të shtetasit Gent Ibrahimi, si dhe subjekteve të tjera të këtij procedimi penal, të shoqëruar me vëzhgim, filmim dhe fotografim”

 Duke mos e kursyer indinjatën ndaj “panel -istëve apo “anal-isteve” të çdo “kallëpi” (policë e ish policë, zjarrfikës apo inxhinier ndërtimi a topogrtafë, ndoshta të zot në këto profesione) të cilat marrin përsipër të “zgjidhin” çdo problematikë të aktualitetit, duke u rrekur të bëjnë edhe “Penal -istin” profesionist dhe të “mirëinformuarin nga burime të sigurta” për këtë çështje, edhe pse nuk kanë njohuritë më minimale të dispozitave ligjore që rregullojnë përgjimin dhe për standardet që kërkohen për të dhënë “vlerësim” mbi respektimin ose jo të ligjit nga Prokuroria e Posaçme kur ka autorizuar përgjimin e gjykatësve kushtetues.

Ndërkohë më duhet të mos e fsheh edhe keqardhjen e thellë, për disa kolegë avokatë (qofshin edhe ish gjykatës e prokurorë) që justifikojnë në studio televizive këtë PËRGJIM të autorizuar nga Prokuroria e Posaçme, duke u kujtuar këtyre, dhe të gjithë të interesuarve se e vërteta është krejt ndryshe.

Sjell në vemendje të të interesuarve se Parlamenti Shqiptar, në vitin 2017 ka bërë ndryshime thelbësore, krahës të tjerave, edhe në legjislacionin që rregullon përgjimin, duke e përafruar atë me legjislacionet më të avancuara bashkëkohore. Ndërhyrja në K.Pr.Penale, përfshiu pjesën më të madhe të dispozitave që disiplinojnë përgjimin, ndërsa ligji parandalues i përgjimeve  elektronike pësoi ndryshime edhe më të thella. Duke konfirmuar se përgjimi duhet të jetë i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara, në K.r.Penale u përcaktua se

i)                   Për lejimin/autroizimin e PËRGJIMIT kërkohet të argumentohet se “në ngarkim të personit (që përgjohet apo vëzhgohet) ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se ka kryer një vepër penale”

Ky ndryshim nuk lejon vendosjen nën përgjim të shtetasve (kushdo qofshin ata) me justifikimin e Prokurorisë se“.. ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës”, (shih nenin 222/1 të K.Pr.Penale para dhe pas ndryshimeve të vitit 2017) Madje përmbajtja aktuale e ligjit procedural obligon Prokurorinë që përpara se të kërkojë vendosjen nën përgjim të shtetasve  duhet që, jo vetëm të ketë identifikuar personin që do të përgjohet/vëzhgohet, por edhe që ndaj tij të ketë rregjistruar dhe të të ketë filluar një procedim penal. Për më tepër, ligji e detyron Prokurorinë që të argumentojë ekzistencën e një standarti provueshmërie për kryerjen e një vepre penale, të atij niveli, që ligji procedural, kushtetuta dhe konventa, e kërkojnë si kusht  për caktimin e masave të sigurimit personal, “dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova”.

Duke ballafaquar këtë standart të ligjit procedural, me përmbajtjen e autorizimit të datës 10/12/2025, të Prokurorisë së Posaçme, konstatohet motivimi i “vjetëruar”, i shfuqizuar si më lart, sepse përgjimi është jsutifikuar me sloganet “….ka informacione” ….ekzistojnë të dhëna për të arritur tek SUPOZIMET e tipit “..se personat e interesuar …, mundet të kenë ushtruar ndikim tek gjyqtari Gent Ibrahimi,…., kundrejt ofrimit të premtimeve apo përfitimeve të parregullta”. Prandaj duket qartazi se përgjimi i autorizuar në datën 10/02/2025, gjendet në kundërshtim flagrant me standardet e reja të ligjit procedural. 

ii)                 Paligjshmëria e përgjimit të autorizuar në datën 10/02/2025, thellohet më tej për shkak se Prokuroria e Posaçme nuk e ka dërguar për vleftësim në gjykatë 

Ndryshimet e neneve 221-222 të K.Pr.Penale, me ligjin 35/2017, kanë kufizuar, në mënyrë të qartë, tagrin e mëparshëm të Prokurorit për të vendosur vetë, PËRGJIMIN e shtetasve. 

Duke synuar shmangien e përgjimeve arbitrare, në përmbajtjen e re të nenit 221/2 të K.Prenale  ndryshimi ishte, jo vetëm formal, por edhe thelbësor sepse deri në vitin 2016 parashikohej:

 2. Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen….; Ndërsa me ligjin 35/2017 u riformulua “2 Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i paisjeve përgjuese të vend ndodhjes 

Madje kjo qasje e re u reflektua më tej edhe në ndryshimet e nenit 222/1 të këtij Kodi, për tagrat e përgjimit, për shkak se më parë parashikohej se: Përgjimi në vende publike, regjistrimi i  numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes autorizohen nga prokurori”; ndërsa me ndryshimt e bëra në vitin 2017, kjo pjese e paragrafit të parë të nenit 222, është shfuqizuar, nuk parashikohet, duke u konfirmuar se në çdo rast, për përgjimin e fshehtë, fotografik ose me video, kërkohej vendimi i gjykatës (shih nenin 222/6 të k.pr.p). Edhe pse në këtë dispozitë procedurale u shtua pika “8” me këtë përmbajtje: “Në rastet e parashikuara nga neni 221, paragrafi 2, veprimi autorizohet nga prokurori”, rezulton se përgjimi i komunikimeve nuk është më në tagrin e prokurorit pasi autorizimi i tij është i vlefshëm vetëm për përdorimin e paisjeve përgjuese të vend ndodhjes dhe për regjistrimin e fshehtë fotografik, filmik ose me video të personave në vende publike”. 

Prandaj, në bazë të përmbajtjes së autorizimit të Prokurorisë së Posaçme të datës 10/02/2025, përgjimi i kryer ndaj gjykatësve kushtetues dhe kujdo tjetër, është i paligjshëm për shkak se është dhënë në shkelje flagrante të standarteve të vendosura në përmbajtjen e re të neneve 221 dhe 222 të K. Pr.Penale, dhe minimalja që pritet prej Prokurorisë së Posaçmë është kërkimi i ndjesës publike për të gjithë përsonat e cënuar nga ky SKANDAL.

iii)               Ndryshimet në ligjin parandalues të përgjimeve synojnë të njëjtat standarte, edhe pse rezultate e tyre nuk mund të përdoren në procesin penal.

Sjellim në vemendjen e të interesuarve se menjehere pas ndryshimeve në K.Pr.Penale, ligjvënësi ynë, me miratimin e ligjit nr.69/2017, datën 27.4.2017 , përafroi me standardet e përshkruara më lart, edhe ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike” që kërkohet nga organet e inteligjencës sekrete apo të autoriteteve policore, për nevojat e hetimeve kundër të dyshuarve për terrorizëm dhe krim të organizuar.

Sipas përmbajtjes së re të nenti “7” të këtij ligji, kërkesa duhet të paraqitet dhe shqyrtohet nga Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, por edhe se subjektet përkatëse, detyrohen të përshkruajnë “ b) gjeneralitetet dhe adresën e subjektit në proces informativo-gjurmues ose në ndjekje, si dhe adresën e mjedisit/mjediseve me të cilat lidhet kërkesa për përgjim të komunikimeve elektronike”. Madje si në kërkesën e këtyre subjekteve edhe në vendimin e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme duhet që të motivohen edhe : “ç) arsyet e përgjimit, si dhe bazën dokumentare ose materialin informativ ku mbështetet kërkesa për përgjim; si edhe të jepen “d) argumentet që vërtetojnë se përgjimi është i domosdoshëm në situatën e krijuar dhe se të dhënat që kërkohen nuk mund të sigurohen me mjete të tjera”.    

Ky stardart i ri për përgjimin, është në harmoni me garancitë e nenit 36 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit.

Madje duke analizuar në tërësi legjislacionin që disiplinon përgjimin, rezulton se ligjvënësi shqiptar e ka përafruar atë me standadet e përcaktuara nga jurisprudenca e GJEDNJ-së për PËRGJIMIN e komunikimeve, e cila kërkon, për çdo rast, (madje edhe për përgjimin parandalues), që të autorizohet ose të vleftësohet nga një Gjykatës, si edhe që (përgjimi) të jetë “i drejtuar – i synuar” ndaj personave konkret, për të cilën ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e një vepre konkrete penale.

Nga ky standard, në vlerësimin tonë, nuk gjenden vetëm dispozitat procedurale që lejojnë përgjimin familjar të gjykatësve të posaçëm nga oficerët e BKH-së, për të cilën ne jo vetëm kemi bërë kontestimet përkatëse, por kemi dhënë edhe mënyrën e zgjidhjes duke kërkuar që ligjvënësi të aplikojë, minimalisht, standardin e kërkuar për ligjin parandalues të përgjimeve.   

Duke përfunduar konkludojmë se përmbajtja e autorizmit të Prokurorisë së Posaçme të datës 10/02/2025, për përgjimin e gjykatësve kushtetues dhe/ose kujtdo tjetër, është në kundërshtim flagrant me ligjin, prandaj nuk duket se është lejuar nga “emergjenca” e rastit për të nevojat e hetimeve të një procesi, të sapo rregjistruar. Prandaj kemi të drejtën të DYSHOJME se ky përgjim duhet të ketë synuar efektin e vërtetë të tij, me ndikim të padrejtë të ushtruar mbi Gjykatësit Kushtetues, duke i detyruar ata që aryetimi i vendimit të shpallur në dt 30/12/2024, të përmbante, jo vetëm shtrëmbërime të fakteve të provuara ndryshe gjatë gjykimit kushtetues, por edhe të shtoheshin argumente të reja, të cilat, përderisa nuk janë paraqitur kurrë nga Palët, në parashtrimet dhe/ose prapsimet e tyre në këtë proces kushtetues, na krijojnë bindjen se nuk duhet të kenë qenë në diskutim në seancën plenare të gjykatës kushtetuese të datës 19/12/2024 apo edhe në mbledhjet e mëpasme të saj, deri kur shpalli dispozitivin e vendimit që legjitimoi paraburgimin arbitrar dhe pa prova, të ankuesit P.Gjoka. 

21 Komente

  1. A
    Arbereshi

    1. Paligjshmëria e përgjimit të autorizuar në datën 10/02/2025, qendron ne faktin se Prokuroria e Posaçme ka kryer pergjime pa kerkuar vleftësimin (Ok) e gjykatës. Pra i ka dhene vehtes kompetenca te cilat i ka vetem gjykata e jo prokuroria. Pra kemi te bejme me nje veprim qe ka shkelur ligjin dhe eshte i denueshem penalisht! 2. Ne kete rast eshte shkelur edhe neni 36 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit. Shkelja e kushtetutes denohet me ligj. Tani une kam nje pyetje per juristet shqiptare; per shkeljet ligjore qe bejne gjyqtaret apo prokuroret, qofshin ata edhe te Skapit, kush eshte autoriteti qe i vendos para bankes te akuzuarve ne menyre qe te pergjigjen para ligjit? Po te ndodhte kjo shkelje ne njerin prej vendeve te Europes perendimore do te kishte qene shume e thjeshte; "ne omentin qe shkelja e ligjit nga ana prokurorit te Skapit do behej publike, Prokuroria e Durresit do te kishte obligimin per regjistrimin e procedimit penal ndaj ketij prokurori shjkeles ligji. Ne Shqiperi kush autoritet eshte kompetent per kontrollin si dhe venien para pergjegjesise te Skapit, per shkelje ligji e kushtetute? Mos me thoni qe reforma e drejtesise, ketyre zgermoqave shpellare u ka dhene te drejte qe mund te shkelin si ligjet ashtu edhe kushtetuten, megjithate Ylli Manjani si jurist duhet te na e jape nje pergjigje!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Mos e kthe Temen ne qelize terroriste anti Spak vetem se u arrestua Mashtruesi dhe Kreu i bandes se drejtoreve hajdute 5D Erjon Qelia. Tema duhet ti rikthehet misionit gazetaresk.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Karaxhixhi

        U arrestua pidhi sat'eme? Shpellar!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Luan. Qenke shumë debil. Nuk është askush kundër SPAK-ut, thjesht po diskutohet fakti që është shkelur ligji nga vetë SPAK-u. Tani, kush e kontrollon dhe e dënon SPAK-un nëse shkel ligjin? Kjo është pyetja, jo broçkullat që nxjerr ti nga goja.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Andreas

          Ne vendet publike nuk eshte nevoja e marrjes se autorizimit per pergjim nga gjykata, por e ben prokurori nepermjet hetuesve...

          Përgjigjjuni
          1. r
            rp

            Je injorant ne jurisprudence, nuk mund te kete pergjime telefonike apo ambientale, pa u marre miratimi i gjykatesit per hetimet paraprake!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Familja Epirote

              Andreas, shqip eshte Kodi i Pr.Penale. (neni 221/2) Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes ... Pra nuk kemi te bejme me pergjim, por me vezhgim te fshehte. Prokuroori nuk duhet te kishte permendurr fjalen "pergjim" ne autorizim, se Kodi nuk ja jep kete tager prokurorit. Prokurori duhet te kishte leshuar autorizim per "Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video..." A e kupton Andreas. Greqisht nuk ta perkthej dot, se nuk e di gjuhen e jevgjeve

              Përgjigjjuni
            2. O
              Opionisti

              Ka te drejta gjyakata pergjyse me udher gjykata posacme

              Përgjigjjuni
              1. P
                Parti kurve

                Shtet ligjor Berrishjan...si dikur me Gazideden...ky komunist qe tund ne ajer dosje ...i akuzon te gjithe...eshte bere mbret ne Shqiperi vodhi vrau preu ...dhe akoma do te shpetoje kopilat Malazeze qe ka ne shtepi....fuck you!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Arbereshe sa mire qe I dini ligjet e kushtetutes dhe interpretimin e tyre per vete ndersa per pronat dhe vendimet e qeverive ne kundershtime me ligjet nuk i dini ose nuk flisni per interesa personale. Mos shiko gjurmet por shiko ujkun. Pergjimet munde te jene te pa ligjeshme por po nxjerrin ne pah nje te vertete te frikshme ku e gjithe drejtesia eshte zhyture ne nje llume korrupsioni kriminal. Shiko thelbine jo perbajtjen per interesa personale sepse cdo emer qe ti permende popullite te shkrete u vjene per te vjelle.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbereshi

                    Fola si profesionist per ate qe trajton artikulli, ketu ne perendim nuk ndodhin keto shkelje, qe kane ngjasim me ato qe ndodhnin ne kohen e Gazidedes ! Une jetoj jashte dhe pronat e gjysherve ne Shqiperi nuk i kam marre mor mik, prandaj e ke komplet gabim.

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Epirioti II

                    Zoti avokat Brahimllari. E lexova me shume vemendje shkrimin tend. Nese keto qe shkruani ju jane te sakta (nuk jam jurist te gjykoje mbi saktesine juridike) atehere beji nje nder te madh profesionit tend dhe gjithe Shqiperise. Ndiq proceduren per denimin ose shkarkimin e atyre qe kane abuzuar kaq rende me ligjin. Tre mundesi ke te dalesh nga kjo histori: Patriot, Genjeshtar ose Frikacak i sinqerte.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni

                      Epiroti II, ose shqiptar që do varrin e këtij vëndi, pa lexoje dhe më jep kuptimin e këtij ligji: ”2. Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes LEJOHEN….; Tani shiko si e paraqet ligjin të ndryshuar autori i shkrimit: "Ndërsa me ligjin 35/2017 u riformulua “2 Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i paisjeve përgjuese të vend ndodhjes " Këtu autori e këput fjalinë duke e bërë të pakuptimtë ligjin. Këputja e fjalisë, jo se është gabim i karakterit teknik, lapsus, por është kryekëput i qëllimtë për të realizuar qëllimin që i ka vënë vehtes në shkrim, për të bërë fajtor prokurorin e SPAK, I cili mbështetur komplet në ligj, ka urdhëruar përgjimin, që gjykatësi të ruaj nderin dhe drejtësinë, jo të vihet në shërbim të mafjes.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dario

                      Kësaj gjykate jq ndjen ateherë kur preken interesat e punonjësve të saj, po për atë që është nën arrest me burg pa vendim gjykate? Çar bëhet. Apo sejcili për veh’ten zoti për të gjithë.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shok i guros

                        Perfundimisht si do zgjidhet o Guro?

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Braho

                          Ore gomere po cfare shteti te se drejtes kerkoni ju, ku vendin e kane zaptuar kriminelet dhe politikanet hajdute? Shteti eshte i kapur nga krimi i organizuar dhe i vetmi istitucion qe po e lufton eshte SPAK-u. Dhe ju (me siguri kelyshat e krimineleve dhe politikaneve te cdo lloj ngjyre), kerkoni me demek standarte perendimore. SPAK ka nje mbeshtetje te madhe popullore dhe do vazhdoje ta kete, sepse ne 11 Maj do fitoje prape PS-ja . Hajde shnet e byth te forta!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Karaxhixhi

                            Spaku i Gazidedes?

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Trapajane hesapi

                            Prokurori dhe hetuesia mund te gjejne menyren te mbledhin regjistrimet ne ambiente publike,lokale,etj,por pa' vendim gjukates nuk mund ti perdorim dhe pa' vendim gjukates Quhet "shperdorim i post-it zyrtar",veprime qe i lidhur Edhe me grumbullimin e pergjime e te paligjeshme denohen nga dy nenet perkatese.ASPAK duhet me Njehere te dorehiqet.Jane ne kundershtim me ligjin per qellime te caktuara politike apo te tjera ,ne menyre te ndergjegjeshme ose nga paaftesia professionale.ketu nuk mund te mbyllet Ceshtja me kerkese falje publike.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Pergjimi dhe filmimi i Qytetarit Dixhital eshte i ligjshem kur eshte i vertete !?

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kalifa.

                                Mero Bazë.Je klloun një kameleon në shërbim të krimit dhe hajduteris shtetërore.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Av.Gurali Brahimllari

                                  Per ata persona qe e kane lexuar artikullin pa "tifozeri" partiake dhe interesohen se çfarè do behet, Ju sqaroj se diten e hene u dorezua KERKESA me shkrim ne Gjykaten Kushtetuese per te marr kopjet e procesverbaleve te seancave plenare ku jane shqyrtuar shkaqet e ankimit kushtetues. U parashtruan argumenete per PASAKTESITE e dukshme ne arsyetimin e vendimit te publikuar ne dt 12.02.2025 (dy dite pas pergjimit) deri ne Shtremberim te fakteve ne raport me aktet dhe provat e pranuara per shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese. Pasi te kemi marre pergjigje me shkrimi do bejme publike qendrimin tone si mbrojtes.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje