Lufta me “Grushtin e shtetit” që kerkon të ndalojë pandëshkueshmërinë

11 Shkurt 2025, 10:04Blog TEMA

Lufta me “Grushtin e shtetit” që kerkon të ndalojë

Nga Artan Hoti

 

Teksa po kthehesha nga puna dreken e 10 shkurtit u përballa si çdo ditë me shitësin e bukës, e kuptova pa u futur ende që nga jashtë dyqanit që ishte i gëzuar teksa po fliste me vetën përballë një ekrani televizori të vjetër që e kishte ngjitur me banakun të cilin e mbante ndezur përhera, sapo u futa në dyqan dhe u ndeshen shikimet tona menjëherë ai shpërtheu me një fytyrë që i ndriçonte, më tha atë që i thoshte çdo blerësi që i futej në dyqan.

“E morrë vesh?”

“Çfarë?” i thëm

“Të thash që SPAK s’të fal, sduan t’ia dinë për askënd ata, janë amerikanët dhe europianët nga mbrapa” përfundoi si me një revoltë të një njeriu që nuk e besonte askush për parashikimin plot shpresë që kishte bërë ndërsa sot ishte kthyer përmbys gjithçka mendohej si e pamundur duke u bërë e mundur me profecinë e vetë të realizohet.

Altini i Sanijes, siç e thërrasin banorët e vjetër të lagjes, është një mesoburrë ku të vetmet institucione për të cilat ka besim janë ambasadat e huaja.

Nga herë e fundit kur më përcolli lajmin e arrestimit të zyrtarit më të lartë të arrestuar në Shqipëri ndonjëherë, të Ilir Metës, këtë here ishte edhe më i ekzaltuar, me gjasë sepse miqtë e vetë në lagje e ngacmonin deri tani se, përtej se janë arrestuar me dhjetëra ministra dhe kryetarë bashkie nga partia që qeveris vendin, SPAK ishte për ata KAPS dhe ajo drejtohej nga Partia Socialiste ose Edi Rama duke pasur qëllim të arrestonte vetëm opozitarët berishist, tani ai mund t'u thoshte atyre plot krenari se sistemi i drejtësisë nuk bën dallime mbi pushtetarët e nivelit të lartë që heton dhe dërgon për gjykim pasi ka mbledhur prova ku dyshohet se janë shkelur ligjet e republikës.

Ishte aq i ekzaltuar sa i kërciste monedhat që morri më të madhe pa i parë mirë se çfarë vlere kishin duke ngatërruar kusurin, më ktheu më shumë para, por për atë pak rëndësi kishte kjo sot.

Këtë herë, tëksa më përcolli këtë lajm, shitësi i bukës do të jetë habitur me sjelljen time, pasi, përtej faktit që i thashë "urimet" e zakonshme për dërgimin në Gjykatë të një zyrtari tjetër të lartë – sepse kjo është një arritje për konsolidimin e institucioneve të pavarura dhe besimin që sistemi i drejtësisë ka në shoqëri si i pavarur – unë nga ana tjetër u largova me një ndjenjë gati trishtimi, kjo jo vetëm sepse e kam njohur personalisht Erion Veliajn si një djalë të ri që ëndërronte përmes politikës të ndryshonte vendin që atëherë kur ishim 20 vjeç e pak kur ishim tek MJAFT-i, një vend që ishte shumë më ndryshe për nga niveli i pisllëkut si metaforikisht ashtu edhe në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, por edhe sepse sot, kur Erioni po shkon për gjykim pas gati 10 vjetësh administrimi të suksesshëm të Tiranës, ku ai ndoshta mund ta humbasë ose jo betejën ligjore që po nis ndaj tij, Altini nuk bëri asnjë dallim mes Berishës dhe Metës. Vërtet Veliaj është në një betejë juridike tashmë, por ndryshe nga ata, betejën politike e ka fituar duke e transformuar Tiranën në një qytet me infrastrukturë dhe vizion zhvillimi që nuk ka asgjë për të pasur zili nga qytetet e tjera në Europë. Ka lënë një punë mbrapa dhe kjo ndjej se do të sfumohet teksa kjo është e padrejtë të zhbehët nga zhvillimi i djeshëm, se çdo proçes gjyqësor personal nuk mund të njollosi mbarë punën që është kryer në Tiranë.

Veliaj nuk do të kujtohet vetëm për akuzat e SPAK, por edhe për përpjekjen e vetë politike për transformimin pozitiv të Tiranës këto 10 vite.

E ndjej ta them këte pasi kur dola nga dyqani i Altinit, aty në autobusin e transportit publik të Tiranës, hapa rrjetet sociale dhe aty u ballafaqova me një ndjesi që disa po shprehnin për Veliajn, atë të mllefit dhe të perceptimit se po ikën nga Tiranë personi që e ka dëmtuar qytetin, kjo nuk është aspak e vërtetë dhe këto mund ta dëshmojmë të gjithë që kemi parë pronës sonë të rritet vlera, teksa jashtë ka ikur pislliku i zëvendësuar me ngjyrën jeshile dhe zhurma e makinave me atë të borisë së biçikletave, ku gjuha shqipe dëgjohet gjithnjë e më pak në rrugët e mbushura me turistë që habiten me infrastrukturën që tashmë gjen në një Tiranë që rritet jo në kaos, sigurisht shumë nga komentuesit anonim janë anëtar të PD-së së Berishës që kanë si profesion shpifjen dhe rritjen e gjuhës së urrejtjes në rrjet, për mua është e kuptueshme të ketë pakënaqësi personale ndaj një personi që akuzohet se mund të ketë përfituar personalisht nga abuzimi me detyrën por a është vetëm kaq historia e personalitetit politik të Veliajt kete dekade?

A nuk ishte po ky Veliaj që me rritjen e buxhetit të Tiranës solli parqë për të rinjtë sa asnjëherë më parë, solli kopshte dhe çerdhë sa asnjëherë më parë për familjet e reja, solli shkolla dhe gjimnaze dinjitoze me infrastrukturë që ngjason me ato në Nju Jork dhe jo në Ballkan, këto që tashmë ka arritur qyteti i Tiranës sonë nuk ishin normaliteti por thyerja që solli në këtë mjedis po ky njeri që akuzohet se ka përfituar personalisht me dhënien e lejeve të ndërtimit tek një mik duke e favorizuar ilegalisht.

Veliaj mund ta humbasë betejën me drejtësinë por betejën politike me historinë duket se e ka fituar, jo vetëm sepse, tëksa hetimi kishte prekur atë personalisht asnjëherë nuk pranoj të hidhte baltë ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë që po e hetonin duke i sabotuar por kryesisht sepse përpjekja prej një dekade për të transformuar Tiranën nga një qytet që kujtonte lagjet informale në Bangladesh është një realitet që nuk mund ta shmangim dot kur gjykojmë trashëgimin politike që është duke lënë mbrapa, kryetari i bashkisë.

Ekipi që solli këtë realitet në Tiranë nuk meriton baltën që po merr në rrjete sociale puna e bërë këto 10 vite në Tiranë, puna e tyre nuk mund të shuhet për shkak të një akti pasi në e shikojmë përditë tëksa jetojmë në këtë qytet, akti individual i korrupsionit që dyshohet se është kryer do të hetohet dhe gjykohet në Gjykatë ku do të jepet denimi individual, por kjo nuk hedh poshtë miliona akte të tjera në drejtimin e duhur që janë kryer gjatë kësaj kohe, kjo do ishte e padrejtë.

Mund të ndodhi që të fitosh betejën politike por të humbasësh atë juridike, edhe kjo e para, përforcohet kur ti ke sjellë kushtet për ngritjen e një sistemi të pavarur drejtësie të aftë për të prodhuar këtë të dyten në kurrizin tënde, Veliaj vlen të kujtohet sot jo vetëm për akuzat që organi i hetimit ka dorëzuar të organi i gjykimit por edhe sepse nga partia e vetë dhe me mbështetjen e fuqisë politike që ai kishte gjatë kohës së qeverisjes së Edi Rames është bërë kalimi i vështirë nga koha pa drejtësi në atë ku u lejua të lindte një drejtësi e pavarur.

Tashmë nuk ka më kthim mbrapa siç në fillim kuptuan pak si Altini por sot po kuptojmë të gjithë, se asgjë dhe asnjë interes pakice nuk mund të ndalë sundimin e ligjit në vend pas ndryshimeve kushtetuese nga shumica parlamentare në këtë periudhë. Çdo fuqi që tenton të mbledhë pushtet për të abuzuar ilegalisht kundër interesave të shumicës do të identifikohet dhe ndëshkohet nga drejtësia e pavarur, të gjithë qytetarët sot janë të barabartë përballë ligjit dhe ndëshkohen kur e shkelin atë. U krijua sot infrastruktura që kjo të ndodhë dhe me dorën e Ramës nuk është më as në dorën e Ramës për ta ndaluar apo sabotuar atë që të funksionojë.

Përtej se dikush mund të humbasë betejën me drejtësinë për mëkate individuale sot në si shoqëri po dëshmojmë se vendi po shkon në drejtimin e duhur përtej nëse disa duam ritme më të shpejta apo kemi qasje të ndryshme mbi politika menaxhimi të pamjes së vogël, por ne shqiptarët edhe nëse nuk e votojmë PS e kuptojnë/dallojmë kalimin nga gjendja përpara Ramës në një gjendje ku ne jemi prag anëtarësimit me BE që pritet të ndodhë brenda këtij 5-vjeçari, pasi në këtë vend tashmë edhe nëse je krytar bashkie me sukses siç ishte Erion Veliaj mund të akuzohesh edhe për shkeljen më të vogël të ligjit.

Brezat nesër do të kujtojnë Ramën si njeriun që krijoi grushtin e heshtur të shtetit ndaj korrupsionit, duke e kthyer Shqipërinë në një vend modern, të ngjashëm me vendet e tjera të Europës Perëndimore ku ekziston drejtësia e pavarur mbi palët.

Rama humbi Veliajn por ka fituar shqiptarët, përfshirë Altinin e Sanijes, si aleat të “grushtit të shtetit” që ka nisur, në një vend ku pushteti ndoshta kishte korrupsionin si oksigjen për të mbijetuar politikisht, pa llogaritur kosto përballë synimit final që është transformimi i vendit tonë në një vend si gjithë Europë, sot nuk është dita për të kritikuar Partinë Socialiste por për t'i dhënë oksigjen përpjekjes që po jep për të mbytur dhe asfiksuar korrupsionin.

8 Komente

  1. c
    circlejerk

    Qeshni se s'qani dot o mavrinj

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shitesi bukes haaa

      Te kenaqesh per arrestimin e tjetrit tregone shpirligesin e njeriut te tille jane shqiptaret..... Sarkozy u denua ju vendos braselet électronique ne kembe dhe dalje me orare te kufizuar por nuk pashe te zhvillohen émission ne kazanet e mbremjes apo njerez te kenaqur thjeshtet nje lajme disa secondes dhe kaq pse aty njerzit jane kaq te pistolet ne zemer ? nga burrone kjo shpirtligesi nga mungesa kultures ? . E kam vizituar dy hère Shqiperin dhe nuk pashe zhvillim ne Tirana ngjitur me xhamin dhe sahatin simbole historique i qytetit ishin ndertuar dy ndertesa ngjitur qe tregone hapur nje after korrupive .Qytet pa autobus pa tramway me nje kanale ne mes qytetit ky kalonin ujrat e zeza . Konklizione : shqiptari kenaqet kur shikone tjetrin keq .....rrace e poshter

      Përgjigjjuni
      1. O
        O zot na rruaj nga budallenjte e keqinj

        Me fal. mor Hoti, por je nje koqe e vertete kandari, kur beson akoma. qe spaku i dumanit po ben drejtesi: Por cfare drejtesie mor karabush pa fara, kur arreston Veliajn, bile duke shkelur dhe procedurat gjyqesore, qe ka bere mrekullira ne kryeqytet sic e pohon dhe vet, dhe vazhdon te lere te paprekura dosje te tera te kr krimeve te permasave historike te hordhise shpellare.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          .....Vampirin

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nuk behet keshtu Shqiperia i Ed Rama, jooooo

          Populli i Tiranes duhet te protestoje pa pushim para Spakut. Popullit te Tiranes duhet ti tregohen pasurite e secilit prokuror te Spakut dhe te secikit gjykates te GjKKO. Popull do habitesh cdo shohesh e cdo degjosh me kete rast. Shqiperia nuk ka nevoje per drejtesi te reformuar dhe te korruptuar. Shqiptareve u duhet Kanuni, te konfiskojne nga te korruptuarit e drejtesise cdo gje qe ata kane vjedhur. Kanuni sepse ligjrt i bejne te korruptuarit per te shpetuar pronat e tyre te vjedhura.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ramizi

            Shaka. Shaka e paska metermen spaku

            Përgjigjjuni
            1. A
              Avokati

              EV i duhet nje avokat i forte ta mbroje nqse vertet nuk ka vjedhur … kaq … te tjerat jane llafe … Ka bere pune te mire po, por eshte paguar per ate … Pune e mire nuk eshte mbrojtje … nqse ka fakte qe ka marre brenda e ka!!!

              Përgjigjjuni
              1. J
                J.P.P.

                Tirana qytet modern?Nejse.... Shumë po vuan për të treguar një realitet virtual por sidoqoftë ke mendimin tënd. Erjon Veliaj nuk po gjykohet se nuk punon apo sepse punon keq,ai dyshohet,përseri e them dyshohet ,se ka bërë korrupsion pasiv,pavarësisht se sa të aftë do jenë t'ja vërtetojnë ,dhe kjo nuk ka asnjë lidhje as me "sa mafmur osht" dhe as me "sa mir ka punu"... Një akuzë e tillë mund t'i bëhet çdo pushtetari në botë dhe asgjë nuk do të thotë,madje edhe nëse vërtetohet nuk ka asnjë pasojë për forcën politike. Se partia të zgjedh në atë post si administrator i aftë por nuk mund të garantojë çfarë bën ti me ligjin,apo jo? Tani ,të heroizosh Lalin pasi e akuzojnë kolegët e vet,Belinda po ja bën gropën atij ,në luftë për pushtet nuk ka asnjë vlerë. Shkurt, nëse ka bërë korrupsion karriera e tij politike mbaroi,nëse nuk vërtetohet asgjë ai del edhe më i fortë sesa Rama,i cili ka tmerr nga hetimi,dhe bëhet direkt Kryeministri i Shqipërisë. Lalit i erdhi ora e shumëpritur,o shyt o fyt!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje