Funerali politik i Sali Berishës

10 Shkurt 2025, 10:07Blog TEMA
Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia

Të shtunë ishte funerali politik i Sali Berishës dhe taborit të Dum Bab Salistëve

Berisha dhe tabori i tij i PD-së, që përbëhet kryesisht nga ndjekës të bindur, kishin paralajmëruar se protesta do të ishte më madhështorja që kishte parë ndonjëherë Shqipëria.

Por, edhe të shtunë, Sali Berisha tregoi se nuk arrin të kuptojë realitetin dhe, ndoshta, as nuk mund ta kuptojë një njeri që kurrë nuk ka ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë me veten.

Gjendja e tij e përhershme iluzionare e ka bërë një gënjeshtar patologjik, i cili beson çdo shpifje dhe trillim që thotë. Madje, ai beson edhe në sajesat e vetes, siç janë ato të ashtuquajtura “denoncime” të qytetarit dixhital, që në të vërtetë janë thjesht konstrukte të tij.

Ai beson se ka rrëzuar komunizmin me forcën e tij, kur në fakt ka qenë pjesë e tij për 23 vite, madje edhe sekretar i PPSH-së dhe më shumë…Po ashtu, pretendon se ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka liberalizuar vizat, ndërkohë që këto janë procese komplekse gjeopolitike të udhëhequra kryesisht nga interesat e aleatëve, veçanërisht SHBA-së dhe BE-së.

Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 27 njerëz, një zonë e tërë u shkatërrua, dhe dëmet u llogaritën në qindra milionë dollarë.

Ai harron se është modeli i manipulimit dhe masakrës zgjedhore, siç ndodhi në vitin 1996, ku që nga ajo kohë zgjedhjet në Shqipëri kanë humbur kredibilitetin.

Berisha harron edhe rolin e tij në kolapsin ekonomik të shkaktuar nga firmat piramidale në vitin 1997, që çoi vendin në luftë civile me mbi 3000 të vrarë. Ishte vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve që ndali një konflikt të përmasave jug-veri, të nxitur nga ai dhe njerëzit e tij si Bashkim Gazidede.

Harron, gjithashtu, shkatërrimin e pronës publike dhe pasurimin e tij të jashtëzakonshëm në kurriz të qytetarëve, ku emra si Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi janë ndër më të përfolurit.

Ai harron katër të vrarët e 21 janarit para Kryeministrisë, një krim që rëndon mbi ndërgjegjen e tij dhe qeverisjes së tij.

Berisha mund të harrojë, por populli shqiptar nuk harron krimet, korrupsionin dhe pasojat e rënda që ka shkaktuar gjatë qeverisjes së tij.

Kjo u pa qartë të shtunë, në atë që ai e quajti një “protestë kombëtare,” e cila në fakt u kthye në një manifestim të dobët me një grusht përkrahësish, kryesisht individë të lidhur ngushtë me interesat personale të Berishës dhe familjes së tij.

Sali Berisha nuk mund të jetë dhe nuk është një alternativë për ndryshimin.

20 Komente

  1. V
    Vala

    Fatkeqesisht ai mbetet aktiv ne politike per faj te drejtesise e cila duhej ti kish treguar vendin kohe me pare. Sot ky veremli u trimerohet shqiptareve perkrah TikLlalles nga Roma.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Pa sekuestrim,është farsë dhe hi syve të popullit të mjerë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demalia -Spiuni i Sigurimit

        Hahaha Flet ky spiuni Demalia , ky karagjoz i nneveriteshem

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Ky nuk duhet te jete fundi i Berishes por edhe i Rames, nese Shqiperia do shikoje driten jeshile. Shanci i fundit qe shqiptaret te zhdukin ose ti japin nje shkelm te forte PS PD = PPSH. Nje vote per njeren apo tjetren Pari te Punes eshte fitore per Berishen dhe Ramen.lol

        Përgjigjjuni
        1. S
          ShkelXeni bythqir e vrases nongrata

          Ky popull duron shume duke mos vajtur ta djege nga themelet bashke me Sali e Saliniste Shqupin. Pastaj flasin për AvniRustemē. Shume I vuajtur je o popull shqiptar. Vazhdoni te degjoni pẽllitjet e Salihut e gjithe propagandes tij ne emisionet e mbremjes paguar me parate e krimit e gjakun e te pafajshme w mundohet te ju mashtrojne ju o popull.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Haaaaa komunist i konvertuar ne komunist

          Qellimi eshte si te heqi tatuazhin Made in non grata, nuk i interesone fare PD , kush ka sy e kuptone......

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni M.

            Po keta jetojne ne mes te mjaltit... fiton apo jo?... ruajne perkatsisht pasurine marrmendese per te qene ne parlamentin shqiptate... drejtesia s'arrine ti fusi kembet ne nje kepuce... por e kunderta... e dhimsshme per ata te aferm... qe te dashurit e tyre jane nen dhe pa drejtesi.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Y. H

              Per tere keto bema qe ka bere ku jane organet e drejtesise?

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Berisha vazhdon te jete faktor. Nenvleresimi ndaj tij dhe menyra qe u zgjodh per ta goditur me procese te stisura, e riktheu. Kjo i zhvleresoi pergjegjesite e tij historike. Pergjegjesi qe i kane te gjithe bashke ne keto 30 vjet.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sufllaqe

                  O Mero o Ymer, na jep ndonjë info cfare po behet sot ne PD. Saliu sikur ishte izoluar, cdo njeri i Trump ngjit me Saliun. O Mero o Ymer duam info si armiku Sali po ka kaq mbeshtetje. O Mero o Ymer shpejt shkruaj Fuges te nisi lepiresit nëpër komente.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Po flet Demkalia! Disidenti me i madh antikomunist i krejt Europes ish-komuniste qe u persekutua rende nga Diktatura Komuniste qe e dergoi te punoje atje ku me shume se kudo qemtoheshin Biografite - ne KINOSTUDIO!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liri

                      Kalec e bir kaleci.normal qe do flasesh keshtu.te qekan harxhu lekt e zarfit me duket.bota po ndryshon per mire.do ndryshoj dhe te ne

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        A Q

                        OTAV ~ Ky "shtet"- i përbërë - nuancë ; gjeografike , po u shkiste - nga themelet - që i mbahej folklorit në tepër se unitetit . Një fjalë , goje , e shpërbëu që dukur edhe pse nuk i kishte mbetur binah i leverdiste tjetër sërre të dukurit bukur vetëm në pranverë . Duhej të mireshin për dore - djali i humbur - e vetmja pasojë ; pranverore , shkaku u përzgjua më pas asaj pranvere Aprilene . Sy hapja - të tjerë i çapëlyen - vizitat u shtuan , kush kishte ngenë - duheshin marrë frontet . Aq miljon sa bëheshin sheresh sehirxhufkaxhinj a me baluke qeleshe plisa takie , trajaska . Ne , i premë gërshetat ! )( * [ Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme . Deri në vitin 2008 Komiteti Ushtarak i NATO-s kishte përjashtuar Francën, për shkak të vendimit të qevevrisë franceze të vitit 1966 për të larguar Francën nga Struktura e Komandës Ushtarake të NATO-s .Franca është tërhequr nga komanda ushtarake në vitin 1966. Që nga ky moment ka qenë anëtare vetëm në strukturat politike të NATO-së. Forcat e saj iu ribashkuan komandës ushtarake në 2009 . ]

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          ilir debili motrat,kusherirat,mbesat ti shkerdhefs

                          O ilir moterqiri i biri i spihunit te sigurimit te shtetit,o fis hajdutesh,tradhtaresh,fis kurvash,fis moterqiresh,te pa’aftesh,te pa’besesh,injorantesh.Te gjithe ju njohin aty prej nga ku vini si legena,moterqira ish-spihunash te sigurimit dhe jo vetem

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poshtë salihu!

                            Të thuash të vërtetat për poshtërsitë dhe krimet e salihut, "je" spiun! Çfarë idiotësh dhe analfabetësh ka ky vend! Ku i gjen faktet, dëshmitarët dhe dokumentat, o idiot, që e cilëson "spiun" Ilir Demalinë, që është zëri i të vërtetës dhe një nga përfaqësuesit e parë të grupit protestues kundër regjimit më 1989? Ta ka hequr trurin salihu dhe në vend të trurit tënd të ka futur një bajgë nga të tijat ose të slobodankës, idiot!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lyn Lapraka

                              Saliu ka per t’u a kallur hajduteve te Qeverise..

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berti

                                Keto qe shkruan Demalia i di populli shqiptar po nuk i di Spak qe akoma e le te lire kete spiun serb Ky kriminel duhet te ishte ne burg qe kara 30 vjetesh jo ta linin te kakariste

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Borealis

                                  O Ilir, pse nuk ha nje Mcdonald ne vend te merresh gjasme me politike. Ti bashke me kete Mero kaçurrelin , qe i u eshte bere gjuha sholle nga lepirja e shume bytheve, pasi pastruat bythen e Doktorit (megjithese Ai e kishte te paster) , filluat me kete te ketij zhulsit. Bythen e kujt keni ne plan te filloni te lepini pas Edit ? Ju qofte puna e mbare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mona

                                    As me pd e sales.as me ps e rames as me pl e ilirit nuk ka te ardhme ky vend. O popull hapni syte per ke do votoni. Alternativat e reja jan e ardhmja ma e mir per ket vend të sterlodhur nga hajnat mashtrusat qe e raskapiten ket vend te mjere

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pozita

                                      Shumë e drejtë: KUR JE NË OPOZITË NUK KE MUNDËSI TË VJEDHËSH QË TË PAGUASH DIKË PËR FUSHATË ELEKTORALE. Ndërsa kur je në pozitë mund të vjedhësh sa të duash dhe të paguash Tony Bler dhe Gruan e tij për çdo gjë.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje