Nga Adrian Stefi
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parlamentar të disa ditëve më parë mbi pjesëmarrjen në zgjedhje të bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani ose Austri më bëri që sot të ulem dhe të sjell një tablo mbi eksperiencën time në përballjen me një mur të betontë ligjor, njëkohësisht dhe të pakuptimtë, të sajuar dhe aprovuar me një miopi të theksuar si politike ashtu dhe sociale në parlamentin shqiptar.
Shkak që më bëri të ulem dhe të shkruaj mbi këtë problem u bë ligji zgjedhor për votimet e 11 majit, që për herë të parë parashikon votimin e shqiptarëve jashtë Atdheut. Por këtu doli një “kleçkë“ sepse shqiptarët që jetojnë në vende si Gjermania dhe Austria dhe që disponojnë vetëm një dokument biometrik të vendit ku jetojnë i bën ata që KQZ mos të miratojë kërkesat e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.
Përtej analizave politike dhe ligjore dëshiroj të hyj direkt në temë sepse aprovimi i ligjit për të drejtën e ushtrimit të votës së shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërise solli në vëmendjen time eksperiencën që kam patur kur bëra një kërkesë të ligjshme për ‘Rifitimin e shtetësisë shqiptare“ që do të më bënte rrjedhimisht pjesëmarrës si votues në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti me të drejta të plota, ashtu si shumë bashkëatdhetarë të tjerë që jetojnë në vende të ndryshme të BE ose dhe matanë oqeanit Atlantik dhe që posedojnë dyshtetësi.
Por nuk është për mua kjo kryesorja; kryesorja për mua ishtë rruga burokratike ndoshta e bërë me qëllim, në bazë të politikave të shpopullimit dhe mosqasjes së shqiptarëve më në vendin e tyre, kundrejt shtetasve të tjerë, që jo vetëm nuk kanë lidhje me Shqipërinë, por ndoshta as emrin nuk ja kanë dëgjuar ndonjëherë më parë, e të cilët e marrin atë lehtësisht, duke mos patur jo vetëm konsulltata, por as ambasada në vendet e tyre të origjinës.
Pa le pastaj për plotësime dokumentash, përkthimesh, firmash dhe vulash apostile, kur vetë ne shqiptarët na lind nevoja të aktivizojmë të afërm, portale e-Albania me ID a pa ID!
Duke mos e zgjatur me shumë po sjell kalvarin dhe “vandakun e dokumentave“ të dorëzuara në konsullatën shqiptare ashtu siç e tha me të drejtë deputeti Oerd Bylykbashi në Kuvend, duke u shprehur qartë për ndryshim urgjent të ligjit mbi “Rifitimin e shtetësisë shqiptare“ aprovuar me shumicë socialiste në vitin 2020.
Pikërisht në muajin gusht të vitit 2023, duke qenë se kisha dhe informacione të sakta dhe direkte nga politika gjermane se “Ligji për dyshtetësinë“ (Mehrstaatlichkeitsgesetz) kishte kaluar në mbledhjen e kabinetit Scholz dhe së shpejti do të kalonte për miratim në Bundestag, vendosa të bëja gati dokumentat për të kërkuar “Rifitimin e shtetësisë shqiptare“ në bazë të ligjit shqiptar nr. 113/2020 për shtetësinë.
Isha informuar se procedurat për këtë qëllim kryeshin në bazë të lajmeve që dilnin nga zyra e kryeministrit Rama, tek portali e-Albania. Dhe në fakt kishte një “lehtësim“ procedure deri në atë moment me kryerjen e veprimeve në portal dhe pasi hodha të gjitha të dhënat që më kërkoheshin konform detyrimit ligjor, më vjen aprovimi nga Ministria e Punëve të Jashtme se “Kërkesa juaj për rifiitmin e shtetësisë shqiptare është aprovuar përfundimisht“.
Ishte një gëzim kalimtar si të thuash, se pikërisht nga ky moment do të fillonte odisea e dokumentave origjinale që duheshin nxjerrë nga e-albania ose nga zyrat e gjëndjeve civile të lagjes apo bashkisë duke qënë vetë prezent, pra duke u listuar njëkohësisht dhe si një “turist i huaj“ në statistikat kryeministrore.
Ndërsa leja ime kalonte vrullshëm, më duhej të shkoja nga njëra zyrë në tjetrën shihja si hapeshin dhe shfletoheshin regjistra dhe qitapë për të gjetur emrin dhe trungun tim familjar a thua se isha ne botën e “pallatit të ëndrrave“ ku analizoheshin ëndrrat që vinin nga skutat më të errëta të Perandorisë Osmane.
Po çfarë më kërkohej tashmë konkretisht?
Më kërkoheshin të gjitha dokumentet që kisha depozituar në e-Albania dhe ishin dërguar online në sektorin e diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por tanimë në origjinal!
I lindur, rritur, shkolluar dhe punuar në Tiranë me duhej të dorëzoja “Çertifikatë të trungut familjar“, a thua se kisha lindur në pllajat e Mançurisë duke qënë njeri pa njeri.
Më kërkohej gjithashtu “Çertifikata e vdekjes“ së prindërve, a thua se për së gjalli babai im kishte qenë tjetër njeri me emër dhe mbiemër. (Mirë që nuk më kërkohej ADN e prindërve dhe e imja për krahasim). Po ashtu më kërkohej “Çertifikatë personale“ me të dhëna ku kisha banuar, cilët kisha nënë dhe baba, “Çertifikatë lindjeje“ natyrisht përsëri me emrat e prindërve, “Dekreti presidencial i Presidentit Moisiu për lënien e shtetësisë shqiptare“, si dhe një “Dëshmi penaliteti“ e lëshuar nga autoritetet shqiptare dhe gjermane, por edhe një kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës, mjekut gastro-enterolog B.Begaj se përse e kërkoj shtetësinë shqiptare, a thua se po i ankohesha për ndonjë gastro-enterit akut!!!
Dhe me gjithë këtë vandak me letra duke përfshirë dhe dëshminë e penalitetit e nxjerrë nga ‘Zyra Federale Juridike“ e RGj, e cila rezultonte me të drejtë komplet e bardhë (keine Eintragung) (jo si shumë kryebashkiakë, ish-ministra apo deputetë socialistë, që nuk di nga t’i kapësh nga çfarë kanë bërë në emigracion), lashë një takim më datë 13 shtator 2023 në konsullatën shqiptare në München dhe pikërisht me Konsullin e Përgjithshëm, z. Dashnor Ibra.
Me këtë tufë letrash të përkthyera bile nga përkthyes ligjor të shqipes të mirënjohur në Gjermani u paraqita atë ditë shtatori në konsullatën shqiptare, e cila ishte mbi një lokal Döner-Qebapi, në një hyrje të përbashkët me konsullatën e Republikës së Kosovës dhe pikërisht në rrugën “Albert-Schweizer-Str. 62“, së bashku me djalin tim që sapo kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë po në München.
Por ç`të shoh? Një numër i madh njerëzish me fëmijë të vegjël në karrocë dhe pa karrocë vinin për të dorëzuar dokumentet për lënien e shtetësisë shqiptare dhe një nëpunëse që shpërndante copa letrash me numrin e xhirollogarisë bankare të konsullatës për pagesa shtesë për ndonjë mungesë të atij apo këtij dokumenti. Ndërsa unë kisha ardhur për të dorëzuar dokumenta në kahje të kundërt!
Gjithashtu edhe mua m’u dha mandat-pagesa se kisha lënë pa përkthyer pasaportën gjermane, pra vendlindjen (Tirana), gjatësinë trupore (173cm) dhe ngjyrën e syve (kafe). Pra vetëm fjala braun (kafe) ishte për t`u përkthyer. (Mirë që nuk më kërkuan të përktheja dhe fotografinë!!!) Mandat-pagesa për këtë natyrisht do të ishte 20 €.
Nejse, kudo kërkohen vula dhe firma dhe këto pagesa i bëra për të qenë korrekt me autoritetet konsullore. Fundja-fundit në arkën e vendit tim shkojnë, mendova me vete. Dhe në fund, pas marrjes në dorëzim të dokumentit të dorëzimit në rregull të dokumentacionit, ngrita një pyetje fare të thjeshtë:
Ja ku kam pasaportën e vjetër shqiptare me numër: 0028424 dhe vetëm kjo është dëshmi e pakundërshtueshme për rifitim shtetësie, përveç gjuhës amtare dhe vendbanimit; atëherë përse na kërkohet gjithë ky lumë dokumentesh? Por nuk ishte konsulli fajtor, ashtu ishte i rrepti ligj.
Përgjigjen do ta merrja, sipas fjalës së konsullit, z. D.Ibra afërsisht pas 5 muajsh, që pasi dosja të kalonte përsëri në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të vijonte në Ministrinë e Brendshme dhe pastaj tek Presidenti për firmë.
Por për çudinë time më datë 22 janar marr një e-mail nga z. Miranda Kokona me përmbajtje se:
“Dëshmia e penalitetit lëshuar nga autoritetet gjermane nuk ka vulën apostile“!!!
Pra Ministria e Brendshme, drejtuar nga ministra me background jo dhe aq të këndshëm vinin në dyshim dokumentin e lëshuar nga “Zyra Federale Juridike“ (Bundsamt für Justiz) duke kërkuar një kundërvulë apostile lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanise që do të dëshmonte vërtetësinë e dokumentit origjinal lëshuar nga kjo zyrë!!!
Duke lundruar në faqet e internetit mbi kriteret e lëshimit të vulave apostile dola në një konkluzion sa qesharak dhe aq ofendues për autoritetet gjermane, që Gjermania ishte klasifikuar nga autoritetet shqiptare në apostolizimin e dokumentave në një shkallë me shtete si Kolumbia, Argjentina a ku ta di unë, a thua se Shqiperia na paska patur një histori të vjetër burokratike të tipit të Perandorit prusian Frederik I, apo kancelarit Bismarck dhe jo Gjermania që ishtë krijuar nga ata.
E pra kështu me këto vorbulla situatash qesharake në kokë bëra perpjekjen e fundit: dërgova dokumentin e lartpërmendur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për të marrë vulën apostile plot “vlerë dhe besueshmëri“ për autoritetet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë lazaratase, duke e ditur fare mirë se afatet ligjore do të kalonin dhe se ligji aq “pedant“, shqiptar e kërkonte dorëzimin e dokumentave në afate kohore brenda dy javësh.
Natyrisht që apostilizimi zgjati gjashtë javë dhe kjo m’u bë e ditur që në fillim nga autoriteti gjerman, por prapë shpresoja që ky duhet të jetë një formalitet pa pasoja dhe duke konstatuar që jam shqiptar me kombësi dhe shtetësi; lindur, rritur në Tiranë, me familje, të afërm dhe shoqëri si çdo shqiptar i moshës sime do të futej si plotësim dokumenti në dosjen time për t’i shkuar për firmë Presidentit B.Begaj.
Dhe kështu nisa me postë dokumentin e apostilizuar në adresë të konsullatës shqiptare, por as 24 orë nuk kishte kaluar dhe konsullata pa hapur zarfin ma ktheu në mënyrën më të pasjellshme të mundshme, pa asnjë koment përkatës se përse më kthehet.
Pra këtu mori fund dhe odisea ime për “Rifitim të shtetësisë shqiptare“ duke marrë me vete një eksperiencë të hidhur nga organet e dala të qeverisjes socialiste, që kohë më parë i kam besuar dhe mbështetur në çdo hap të saj, si në opozitë ashtu dhe në qeverisje.
Ndoshta “fati im i keq“ ishte si duket, që nuk isha mundës nga Azerbajxhani apo kolumbian a indian nga Kashmiri që të arrij të betohem mbi Kushtetutën e vendit tim të aprovuar në vitin 1998, të firmosur nga prof. Rexhep Mejdani por isha një “ish-refugjat i rëndomtë“ si shumë të tjerë; por ja, vijmë në Shqipëri, kalojmë lejet atje me familje, edukojmë fëmijët tanë me dashuri dhe respekt për atë vend, nderojmë Shqipërinë kudo ku shkojmë, duke i bërë reklamë ndoshta jo dhe aq të merituar, por ja mungesa e asaj “dreq“ vule apostile e kërkuar me lupë dhe pa asnjë justifikim nga ndonjë zyrtar mediokër i “Zyrës për të Huaj dhe Emigracion“ në godinën kur rrinte dikur ulur Taulant Balla na nxjerr automatikisht “non-grata“.
E për çfarë vlen tërë ajo retorikë e kryeministrit Rama me thirrje patetike “hajdeni, kthehuni o shqiptarë në vendin tuaj, jetoni dhe investoni këtu, se Italia dhe Gjermania janë si mos më keq“?
Eksperienca dhe ligjet në fuqi tregojnë të kundërtën; të tjerat pastaj janë demagogji.
Pa hyre shume ne detaje, kam nje pershtypje se ky Adrian Stefi edhe pse ka jetuar shume vite ne Gjermani, nuk ka mesuar asnje gje nga menyra se si shtetet jane organizuar. Shtetesine shqiptare e le me deshire per konvenience, per ta marre ka procedura qe duhen ndjekur. Pjese e ketyre procedurave eshte edhe vertetimi i origjines qe behet nepermjet dokumentave origjinale. Nuk shoh asnje problem ketu. Gjetja e dokumentave origjinale eshte tjeter problem. e-Albania jep dokumentet qe jane te dixhitalizuara. Dokumentet origjinale jane ne qitapet e vjetra. Ketu ka nje ngerc, qe duhet zgjidhur. Dhe kjo kerkon ca perpjekje. Punonjesja e gjendjes civile ku ke bere kerkesen normalisht duhet te shkoje ne prefekture etj etj. Po ky eshte problemi juaj qe merr kohe per tu zgjidhur. Besoj se procedura eshte njesoj ne Gjermani ku per nxjerre nje dokument nga arkivat e vjetra nuk eshte process i lehte
E trishte … por e vertete …
Një gazetë të tërë, o Stefi, për të na treguar se Bylykbashi ka të drejtë. Pse, nuk e di ti që po e le shtetësinë nuk konsiderohesh më shtetas i vendit që e ke lënë dhe të duhet të aplikosh nga e para si ç'do shtetas i huaj, - (pasi nuk të njeh më shteti amë si shtetas të tij; si bashkëkombas mund të jesh edhe i flakët), - me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm burokratik që kërkohet, me apo pa vulë apostile, madje edhe me ADN nëse kërkohet? Në origjinal të gjitha; pse pak falsifikime apo tjetërsime ka patur(?); nuk pijnë ujë dokumentat e vjetra, duhen origjinale dhe pik, siç i përcakton ligji. Pse shtetësinë gjermane me burokracinë e Frederikut I apo të Bizmarkut, zotrote, e more tak-fak, apo edhe atje t'u deshën një vandak me dokumenta dhe një kohë mjaft e gjatë pritje? Sa hoqe për të, nuk na e thua. Kurse Kashmirasit, Azerbaxhanasit etj kanë status më vehte. Nëse ti, si ata, pretendoje, si shtetas gjerman që je, të bëje vezën e kuqe në të mirë të shtetit shqiptar, me siguri nuk do të të kishin dalë kaq telashe dhe nuk do t'ja kishe varur Bylykbashit dhe do ishit betuar mbi kushtetutë. Apo t'a bënë kastile ty, se e dinin këta socialistët e Ramës, se fort i nderuari zotnija e juaj ishte fans i Saliut dhe donin të të mërzitni e të të linin pa u rikthyer në shtetas Shqiptar, siç ishte soji yt.
Do behen zgjedhjet edhe pa ty o Stefi. Thuaja kete hajdutit Bylykbashi para se te shkoje ne burg per bemat kriminale te tij. Mos u lodh te votosh Stefi, nuk e shpeton dot PD nga vdekja klinike ku ka hyre.
Çfar deshe te tboje me kete shkrim? Kur more shtetesine gjermane a pergatite dokumente apo te besuan pa letra? Çdo veprim qe ben ka anen e kundert ,prandaj mos u anko o "gjermani" qe kerkon te ribehesh shaipetar.
Keni plotesisht te drejte.Edhe une kam patur pak a shume te njejtin fat per rimarjen e nenshtetesise shqiptare.Dhe kjo nga vete Ligji i bere me plot Anomalira,sic vetem ne shqiptaret dime te bejme,por edhe nga Praktika e cila behet nje pengese a thua se ne nuk jemi shqiptar,por keqberes aoo kriminele per Shqiperine.Per deshmine e penalitetit une nuk e kuptoj pse duhet,po te jem denkbar, ka klauzole se nuk jam shqiptar.Po te jeshe sportive,artist apo paksa i njohur,edhe pa qene shqiptar te bejne menjehere.Ndersa ne qe edhe ne dokumentat gjermane e kemi lindje ne Tirane,ne na kerkojne jemi aoo jo te denuar,dokumentin gjerman me vendlindje ne Tirane te vertetuar me vule apostile.Vete ligji eshte per rimarje nenshtetesisi shqiptare,prandaj vetem paraqitja e dekretit qe me ka hequr nenshtetesine shqiptare vete Präsidentin Shqiptar,eshte mjaftueshem per kete e shteti shqiptar duhet te tregoj Respekt per Ne qe rikthemi de juro edhe si shtetas shqiptar.Ne fund te fundit ato kane gabuar qe na holen nenahtetesine,vetem se kerkonim te merrnim ate gjermane,pasi po te kishin kthyer pergjigje se Ne e njohim dy nenshtetsine e nuk eshte kusht per te hequr ate shqiptare edhe shteti gjerman duhet te vendoste ndryshe,si ndodh edhe me shtetas te vendeve te tjera.Nejse ka shume e shume gjera per te thene,por me vjen keq qe keshilltaret juridik qe bejne keto ligje dhe ato qe i miratojne e leme ato qe i zbatojne,jane per mua jo te passte,por te shenjtnizuar per te parashikuar e nxjerre perfitume nga kerkuesit e mjere.Une per vete po pres se cdo behet,por edhe po mos ma japin,aß behem merak dhe as e krkoj me.Hoqa dore qe ne fillim por meqe ishin me familje dhe i bene edhe ato nuk kembngula se i bene ato te gjitha.Pra vella ke te drejte e Meer ne kush na drejton e cfare shteti kemi e po bejme.Tamam per ne Europe!!
Ja pra z.Adrian Stefi , pergjigjen serisht po e merr nga komentuesit , gati te njejte me procedurat qe ke ndjekur per te rimarre shtetesine shqiptare ! Nuk jane me te thjeshta procedurat ligjore kudo qe te jesh .
Per mua, qe prej momentit qe "zbulove konspiracionin per shpopullimin dhe mosqasjen e shqiptareve ne vendin e tyre" u bere qesharak dhe patetik. Ne e dime qe shteti yne rrjedh nga nje tradite burokratike dhe mungese eficence, por permiresimi eshte proces, kuptohet qe nuk vjen ne nje vit. Gjithsesi, ti mendon se ndonje shtet pranon dokumenta te shtetit shqiptar pa vule apostile? Apo ndonje shtet e perkthen vete dokumentin me fjalen "kafe" te ngjyres se syve te tu (apo mendon qe shteti shqiptar duhe ta trajtoje gjermanishten si gjuhe zyrtare)? Apo mendon qe mund te votosh ne Shqiperi me dokument gjerman (shteti shqiptar te kerkoje regjistrin e te dhenave biometrike nga shteti gjeman, se mbase ja japin per ty). Apo meqe djali yt studjoi ne Munchen duhet te mbyllnin syte?! Meqe ra llafi, mire i ka notat djali? Ti qenke aq delirant e pordhac or zoteri, sa qe nuk e kuptoj pse hartimi yt perfundoi si postim tek Tema. Gjithe postimi yt karakterizohet nga nje pritshmeri qesharake e jotja qe ti te trajtohesh "si gjerman" nga ne hallexhinjte shqiptare. Por ne vend qe te kuptoje qe edhe ne nuk na plas shume bytha per ty qe te bejme procedure ekstra (si per sportiste cilesore qe sjellin medalje), ty te shkon mendja tek nje konspiracion i sifistikuar kunder teje. Hahaa... Shqiptaret po perpiqen te rregullojne vendin e tyre, shtetin e tyre, emancipimin shoqeror te tyre, duke qene pjese e kesaj shoqerie. Ti e ke bere zgjedhjen tende. Mos na shpik halle te tjera se na dalin ato qe kemi.
Lufta kundë burokracisë së panevojshme e sidomos të burokracisë së palogjikshme - acaruese - ështē e drejtē. Nuk ka më të neveritshme se ato. Ata që kanë miratuar ligjin janē nga ata që populli i quan mish me dy sy (në fakt janë mish pa sy).
me siguri ky strefi ka te drejte, por mendoi se do jete nje kojshi i salehut ne gjermani. Une lind rrit e jetoj ne Shkoder e Salehu me zhduk familjarisht nga listat e votimit! Hajde gjeje pra se kush eshte me i diskritum o stefo. mu desh 3 muj kohe te gjeja dokumentet e te votoj kete here besoj. Keshtu ne Shkoder ka dhe te tjere qe Sali Serbi i zhduku, por Vrakacoret qe votojne per te me gjithe qe ka 30 e kusur vite qe kan ik ne jugosllavi vijne e votojne, po ashtu dhe shume te tjere qe jan pais nga Sala me pasaporta shqiptare pa ken shqiptar.
Po mire o njerez aj pashaporta shqiptare nuk mjafton qe te vertetoje shtetesine shqiptare ?? Chifuti i mblodhi njerezit e vet nga sokaket me te fundit te botes dhe u dha shtetesine Izraelite !!! Dakort , dhe ajo thenia se contributi i emigranteve eshte i math duhet te perkthehet ne vepra , jo vetem pallavra ;Eshte gjak dhe djerse deri ne palce per ta dhene ate contribut ! ok. Ku jane procedurat e pershpejtuara , ose dikush qe e njeh prej vitesh te hyjne Garant per personin ne fjale !!???
Sakte!
O gjerman qe do te fitosh shqiptarine,te njejtat rregulla kur do te fitosh shtetesine e nje vendi!!!!Ka perfunduar koha e Imam Hysenjit(Sali Berishes)kur benit cdo gje qe tu shkonte ne mendje….O Gjerman qe do te kthehesh ne Shqiptar….!!!???
Dihet qe administrata e shtetit shqiptar eshte e mbushur me idiote te paafte, por ky qe ka shkruar artikullin ngjan si tipiku i pordhacit shqiptar. Pasaportat i sheh si copa letre. Kur e ka lene shqiptaren nuk e ka menduar dy here. Kur ka marre gjermanen eshte betuar te mbroje rendin kushtetues dhe sistemin demokratik, por tani me siguri voton AfD. Ka lindur ne Tirane por po te plase ndonje lufte, nuk eshte i gatshem te luftoje per ta mbrojtur vendlindjen (per Shkodren e Saranden as qe behet fjale). E gezofsh copen me te re te letres. Lum Shqiperia qe ju ka!
o gjerman qe do te behesh perseri shqipetar problemi yt i vetem eshte vetem vula apostile qe ta vonon shteti yt gjerman sepse ju gjermanet nuk i keni te komjuteruar se keni frike se ju vjedhin te dhenat personele dhe per kete qellim mos akuzo shiperine qe cdo gje e mer online
Pordhë me Rigon. Kalvarin që ke hequr kur more nënshtetësinë gjermane nuk e tregon ose nuk e ke ndjerë. Kjo sepse ke qenë i ngazëllyer që po merrje nënshtetësinë e një shteti që nuk është si Argjentina apo Kolumbia ( sipas teje më lart) !!! Por ngazëllimi të vinte më shumë për inferioritetin që ke si shqiptar. Dhe tani si "Gjerman" që je, i shef pak më ndryshe gjërat. Ejjjj nuk jam shqiptar unë që të rri nëpër rradha, mendon ti. Shqipëria duhet të ma dijë për faleminderit që unë si Gjerman po kërkoj nënshtetësinë shqiptare!!! Në një kohë që gjithë shqiptarët me karroca kalamajsh dhe pa karroca( oh zot sa fëmijë bëjnë këta katunarët) duan të heqin nënshtetësinë shqiptare, unë po e kërkoj atë !!!!! Thua prap ti. Jam patriot i vërtetë. Pastaj je në kontradiktë me ato që thua. Gjermania sic e thua më lart ka nxjerrë ligjin për dyshtetësinë. Kshu që shqiptarët që duan të marrin nënshtetësinë gjermane skanë përse të heqin arë shqiptare. Dhe nji pytje. Tek ai Doner qebapi,ku mbi të ishte konsullata shqiptare, a i fute nji doner me dhallë kur po prisje rradhën?
Gjithë këtë kalvar që na tregon e ka fajin shteti Gjerman që s'ka dixhitalizuar procesin për të mbrojtur të dhënat personale. Shqipëria ka filluar të ofroj shërbim online. Duket që ke një inat të madh për vendin tënd, më mirë mos voto dhe mos e merr shtetësinë.
Nuk e mora vesh fare ku e ka problemin ky? Ca mendonte se shteti shqiptare i ka ndonje detyrim apo priste qe punonjesit e shtetit te thyhejne ligjin e te rrezikojne burgun? Te rifitosh nenshtetsine nuk eshte procedure e lehte ne asnje vende te botes. Nuk ankohesh se Gjermani do 6 jave per nje vule apostile por e qep gojen ndersa per Shqiperine nxirrni vrer. Keto jane procedurat, injoranca nuk eshte justifikim. Nese nuk doje te harxhoje koh kot dhe nerva te merrje nje avokat per keto pune dhe ti bente. Nese do ti besh me 20 euro normal qe do kohen e vet.
E ka fjalen procedura te behet me e thjeshte .. dhe mire e ka … nqse e ke provuar …
Kot lodhesh byrazer. Shko ne Shengjin e deklaro se je nga Afganistani apo Palestina e ta jep antishqiptari Rama direkt pasaporten shqiptare. Bile del edhe ne TV me lali Dhjerin qe te deklaroje se sa kozmopolitane eshte bere Shqiperia e Tirana.
nuk keni te drejte fare per kete qe shkruani adrian stefi gjithmone kot ja fut ti ka erresuar syte tv syri je nje demokrat i flakte shkrimin qe ke bere ke ke me nota ofenduese dhe je nje pordhac i madh me mire mos e mer shtetesin se eshte me mire shqiperia pa ty qe nuk je i zoti te maresh nje vule apostile po ne te tjeret si e merim qe lindim femijet ketu ne gjermani dhe martojme femijet dhe i rregjistrojme ne shqiperi por ti tani u kujtove per vendit tend dhe e ofendon ate rri me mire gjerman
@ Adrian Stefi Ne baze te ligjit gjerman ti ama humb nderkaq nenshtetesine gjermane. "Das Gesetz wurde im Januar 2024 vom Bundestag beschlossen, am 26. März 2024 verkündet, und ist drei Monate nach Verkündung, also am 27. Juni 2024 in Kraft getreten" Ligji qe lejon dyshtetesine ne gjermani ka hyre ne fuqi ne fillim te Qershor 2024. Ti ke dorezuar kerkesen ne 2023 pa bere nje kerkese per "Beibehaltungsgenehmigung" der deutshen Staatsangehörigkeit. N.q.s dikujt ne Burokracine gjermane i bie ne sy kjo gje ti humbet nenshtetesine gjermane :) Du warst zu eifrig mein Freund