
Nga Roland Lami
Fakti që jemi në 2025 dhe diskutojmë nëse do të votohet me siguri apo jo më 11 maj, është fakti i hezitimit dhe pasiguritë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë partitë kryesore për sjelljen elektorale të diasporës. Siç kanë vendosur për sistemin zgjedhor mund të kishin vendosur prej vitesh për votën e emigrantëve. Nuk mund t’ia fatuojmë këtë përgjegjësi partive të vogla se nuk kanë numra dhe mekanizëm për ta diktuar votën e emigrantëve.
Ka një korelacion interesant në sjelljen e PD. Përtej faktit të kësaj sjelljeje, e paqartë në dukje e PD nëpërmjet kushtit që nëse se nuk plotëson nuk kaloj amendamentin me 13 shkurt, po të shikosh deklaratat e PD ka qenë konstruktive në dukje në adresë të dhënies përparësi të votës së emigrantëve.
U vendos çështja që të hiqet pagesa për çështjen e votimit. Më duket i justifikuar qëndrimi i PD në lidhje me faktin se do t’ia lëmë qeverisë apo shtetit që ta shprehë nëpërmjet ligjit çështjen e pagesës. I duhet lënë shtetit. Ka qenë konstruktive ideja që personave që iu është mbaruar afati, të shtyhet afati është e drejtë. Çështja e tretë që del jashtë logjike dhe mundësisë për ta menaxhuar dhe është paradoksale për kohën mundësitë dhe kapacitetin apo aftësitë teknike për ta realizuar, që të votojë dhe dikush që është me dokumente jo shqiptare, siç po shprehet edhe KQZ që është i pamundur. Ndërkohë ka javë që PD ka zbritur në terren. Si është e mundur që nga kontaktet në diasporë, nga informacionet që merr në lidhje me humorin e diasporës, vendos një kusht që nuk qëndron edhe logjikisht. Si mundesh të nxjerrësh një artificë që të bëhet pretekst për të penguar një mundësi që ti ke parë se mund të përmbysë rrokadën e forcës politike në Shqipëri nëse kontaktet me diasporën në aktivitete janë optimiste. Vetëm nëse je i pasigurtë dhe pesimist për votën e tyre dhe kërkon të nxjerrësh një artificë që të shërben për të justifikuar se s’do të kalosh këtë ligj se ndryshe logjik politike nuk ka. Të nxjerrësh një artific për të mbajtut të pandryshueshëm aspektin e kostove të pambuluar të procesit të votimit të diasporës do të thotë praktikisht të mbash larg votimit 50% votuesit potencial që duan të votojnë në diasporë.
Interesant është edhe qëndrimi i partive të djatha të dala nga PD si Partia Euroatlantike, E djathta 1912 dhe Partia Mundesia të cilat pavarësisht kushteve të ndryshme në thelb bashkohen me qëndrimin e PD. Pra këto parti kanë justifikuar ndarjen, formimin e partive të tyre për të qenë të ndryshme nga PD dhe aktet politike i bëjnë të ngjashëm me të. Si mund të nxjerrësh kusht votimin elektronik në të gjithë vendin kur edhe 4 muaj shkojmë në zgjedhje ? Si mund të kërkosh lista të hapura si kusht votimin e amandamentit të 13 Shkurtit kur procesi i negocimit për sistemin zgjedhor ka muaj që është mbyllur ? Shkurt nxirr një kusht të parealizuar për të thënë jo. Ose vendos një kusht të ditur të paralizuar që të jesh në të njëjtën anë me PD.
Partitë e vogla nisur nga sondazhet por edhe nga historia e shkutër politike të vetmen shpresë për të bërë ndryshimin dhe të garantoj mbijeyesën e tyre politike është vota e diasporës apo edhe këta kanë nuhatur në takimet me ta që nuk janë të preferuar dhe në këto kushte ju duhet më shumë një derë hapur te PD mbas zgjedhjesh sesa një stermundim afatgjatë për të mbijetuar në politikë. Arsye tjetër për të kuptuar sjelljen e tyre nuk shoh.
Së fundmi edhe qeveria ok është. Në publik e shet qëndrimin e saj si pro votës së diasporës dhe ekspozo opozitën si pengesë të procesit. Në këtë rast jo për shkakun e saj përdor opozitën që të vështirësoj votën e opozitës. Tek e fundit edhe ajo jeto me pasiguritë e saj sesi do orientohet vota e emigrantëve.
Votimi i 13 shkurtit do të na sqaroj më shumë për vullnetet e secilit dhe interesat që fshihen mbas këtyre qëndrimeve.
Nëse tre amendimeve, që kërkohet të miratohen në 13 shkurt, u shtohet minutën e fundit si gjithmonë nga humbësi, në këtë rast PD por dhe të tjerëve, gjë që duket i pamundur, atëherë i bie që nuk votohen dhe ato tre amen dime për të cilat ka dakordesi. E pastaj?! Kodi Zgjedhor, si pazar PS-PD në fakt, u miratua në korrik 2024 me 106 vota, sikur të ishte Kushtetuta vetë. Tani këto vickla, pas pilafit, që nuk janë gjë tjetër veçse alibi për humbjen e thellë që do pësojnë në 11 maj, pse duhet të bëhen pengesë për të zhvilluar zgjedhjet me ligjin në fuqi, siç KQZ po përgatit?! Asgjë gabim, asgjë që mund të shprehë vullnetin edhe të emigrantëve që plotësojnë kushtet (mendohet të jenë afro 150 mijë) kur ata që mendohet se janë pa dokumente biometrike shqiptare, nuk përbëjnë më shumë se 10.000 dhe këta të ndarë në 12 qarqe?! Pra, përveç zhurmës, me asnjë efekt në rezultat. Ndaj duhet dhe do shkohet në 13 maj normalisht në zgjedhje, nëse tre amendamentet e dakordesuara nga palët në 13 shkurt nuk sigurojnë dot 84 vota. Për të mos u bërë shtet karagjoz nuk duhet lejuar të prishen rregullat e lojës në çastin e fundit, se kështu i teket monstrës Sa-lehu Berisha. Me të do treguar se, enough is enough që shpresoj të jetë rast i fundit.
po kush te jep. vote ty o kufome. kerm kriminel. sali halea. po ty te ka ardhur. fundi. o kufom. e vdekur dhe. e pa varosur