David Remnick, The New Yorker
Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim shumë i mençur që të bësh si i marrë”.
Richard Nixon, sipas shefit të tij të shtabit, H. R. Haldeman, me sa duket arriti në një përfundim të ngjashëm, duke thënë: “E quaj Teoria e të Çmendurit, Bob. Unë dua që vietnamezët e veriut të besojnë se kam arritur pikën ku mund të bëj gjithçka për të ndaluar luftën. Ne thjesht do t’u japim fjalën atyre se, ‘për hir të Zotit, ju e dini se Nixon është i fiksuar pas komunizmit’. Nuk e mbajmë dot kur zemërohet – dhe ai ka dorën mbi butonin bërthamor’ – dhe vetë Ho Chi Minh do të vinte në Paris pas dy ditësh duke u lutur për paqe”.
Të martën, Presidenti Trump u shfaq së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Dhomën Lindore në Shtëpinë e Bardhë dhe deklaroi se dy milionë palestinezët në Gaza duhet të dëbohen me forcë nga Rripi.
Shtetet e Bashkuara do të “marrin përsipër” Gazën dhe do ta “zotëronin” atë.
Palestinezët, pasi kishin vuajtur dhjetëra mijëra vdekje dhe shkatërrimin e shtëpive, shkollave, xhamive, spitaleve dhe aspekte të panumërta të infrastrukturës, me sa duket nuk do të kishin asgjë për të thënë për asnjë nga këto dhe do të dërgoheshin… gjetkë.
Egjipt. Jordani. Kudo qoftë.
Nuk dukej se kishte rëndësi për Trump që një politikë e tillë përfaqëson spastrim etnik.
Nuk ka më interes për moralin kur duhet mbyllur një marrëveshje e pasurive të paluajtshme.
“Kemi mundësinë për të bërë diçka që mund të jetë fenomenale, dhe unë nuk dua të jem tërheqës, nuk dua të jem një djalë i mençur, por Riviera e Lindjes së Mesme – mund të jetë diçka që mund të jetë kaq – mund të jetë kaq madhështore”, tha Trump.
(Riviera: “Një vend plot diell për njerëzit me hije”, siç thoshte W. Somerset Maugham.)
“Ne do të sigurohemi që kur të përfundojë të jetë e klasit botëror”, vazhdoi Trump, duke u hedhur sërish në fushën e pasurive të paluajtshme.
Siç kishte vënë në dukje më herët gjatë ditës, “nuk duhet të jetë një zonë, por merrni disa zona të caktuara dhe ndërtoni banesa të një cilësie vërtetë të mirë, si një qytet i bukur, si një vend ku ata mund të jetojnë dhe të mos vdesin, sepse Gaza është një garanci që ata do të përfundojnë duke vdekur”.
Netanyahu shprehu besimin se plani “do të sjellë paqen me Arabinë Saudite dhe me të tjerët”.
Sauditët lëshuan një deklaratë zyrtare duke refuzuar propozimin e Trump-it, por yes-men (një burrë që pajtohet me gjithçka që thotë dikush – ed.) e sapokrijuar performuan në sinkron: Sekretari i Shtetit Marco Rubio shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin dhe ta bëjnë Gazën përsëri të bukur”.
Ndërsa Trump fliste, Netanyahu nuk mundi t’i rezistonte me një ngërdheshje kaq të plotë sa duhet t’i ketë dhembur pas njëfarë kohe.
Ai nuk mund të imagjinonte një dhuratë më të madhe nga presidenti amerikan apo sigurimin e një mbrojtjeje më të madhe politike në shtëpi.
Mirënjohja e tij ishte e pakufishme dhe e dinte aq mirë sa të mos kursente lajkat.
“E kam thënë edhe më parë, do ta them sërish: ti je miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, i tha Netanyahu – Trump-it para kamerave. “Unë besoj, zoti President, se gatishmëria juaj për të depërtuar mënyrën konvencionale të të menduarit, e cila ka dështuar herë pas here, gatishmëria juaj për të menduar ndryshe duke sjellë ide të reja, do të na ndihmojë të arrijmë të gjitha këto qëllime”.
Mbështetësit e Netanyahu-t në shtypin izraelit, si Amit Segal, i Channel 12, e përshëndetën lajmin dhe Itamar Ben-Gvir, një nga udhëheqësit e krahut aneksionist të politikës izraelite, shkroi në Twitter: “Donald, ky duket si fillimi i një miqësie të bukur”.
Amos Harel, gazetari dhe analisti i mirënjohur për Haaretz, të përditshmen liberale, më tha: “Krahun e djathtë e ka kapur euforia këtu. Nuk e kuptojmë dot në asnjë mënyrë. Ndoshta Trump është më shumë deluzional nga sa mendoja. Ai ka më shumë energji se Biden, por… wow“.
Kjo nuk është hera e parë që familja Trump, e cila ka bërë investime të konsiderueshme financiare në rajon në vitet e fundit, ka përfytyruar në të ardhmen potencialin turistik të Gazës.
Shkurtin e kaluar, dhëndri i Trump, Jared Kushner, tha në një intervistë në Universitetin e Harvard-it se “pronat e Gazës pranë detit mund të jenë shumë të vlefshme… Është paksa fatkeqe situata atje, por nga këndvështrimi i Izraelit do të bëja çmos për t’i larguar njerëzit dhe më pas për ta pastruar atë”.
Kushner është tërhequr nga politika e Shtëpisë së Bardhë, duke mbetur për momentin në Miami, por ai e sheh veten si një strateg të madh në Lindjen e Mesme.
Në Harvard, ai tha se “njohja në mënyrë proaktive” e një shteti palestinez do të ishte një “ide super e keqe”.
Pasi pashë Trump-in dhe Netanyahu-n, fola me Mkhaimar Abusada, një shkencëtar politik në Universitetin Al-Azhar, në Gaza, i cili ka dhënë mësim këtë vit në Universitetin Northwestern.
“Jam në depresion, o burrë”, më tha ai. “As nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di se palestinezët janë kundër kësaj dhe preferojnë të jetojnë në tenda dhe në rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara sesa të largohen. Dhe ne të gjithë e dimë se vendet fqinje, Egjipti dhe Jordania, i kanë thënë jo kësaj ideje”.
Mbreti Abdullah II, i Jordanisë, dhe Presidenti Abdel Fattah El-Sisi, i Egjiptit, të dy e shohin një rritje të popullsisë palestineze në vendet e tyre si një kërcënim demografik dhe politik për regjimet e tyre.
Gjithashtu, edhe pse të dyja vendet kanë traktate të gjata paqeje me Izraelin, është e paqartë se si propozimi i Trump-it dhe kënaqësia e Netanyahu-t në shpalljen e tij mund të ndikojnë në këto marrëveshje.
Aaron David Miller, një diplomat dhe analist veteran i Lindjes së Mesme, më tha se “po i pëlciste koka” ndërsa shikonte Trump.
“Në njëzet e shtatë vjet që kam punuar për demokratët dhe republikanët, nuk kam dëgjuar kurrë një konferencë të tillë shtypi”, tha ai.
Miller, natyrisht, është i vetëdijshëm se qëllimi i Trump, gjithmonë, është të trondisë, të luajë rolin e të çmendurit, dhe në këtë mënyrë të frikësojë rivalët e tij dhe të ndryshojë kushtet e diskutimit.
Ndoshta, po e them kot, gjithçka do të davaritet, sugjeroi Miller.
Trump zakonisht thotë gjëra fyese, vëzhgon se si priten ato dhe, shpeshherë, distancohet nga provokimet e tij.
(A do të pushtojë Groenlandën? Kanalin e Panamasë? Apo ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të?)
Ndoshta Trump mendon se do të jetë në gjendje të mbështesë Netanyahu-n në shtëpi dhe të alarmojë aq thellë liderët e tjerë të Lindjes së Mesme, saqë do të jetë në gjendje të shtyjë Iranin drejt një marrëveshje që i jep fund ambicieve të tij bërthamore dhe të përfundojë një zgjidhje më të gjerë rajonale me bashkëpunimin saudit.
Ose ndoshta performanca e fundit e Trump është në vazhdën e strategjisë së “përmbytjes së zonës” me kaq shumë kaos dhe retorikë mashtruese, dhe me kaq shumë propozime dhe emërime për të cilat ndryshon mendjen, saqë, ndërsa kryesia kolektive e establishment-it pëlcet çdo orë, ai realizon të paktën disa nga ambiciet e tij më të dashura.
E megjithatë, duket e pashmangshme që e gjithë kjo marrëzi do ta ketë një çmim.
Miller paralajmëroi se, megjithëse Trump mund të tërhiqet nga propozimi i tij për spastrim etnik dhe krijimin e Rivierës, një performancë e tillë dërgon një mesazh veçanërisht të rrezikshëm: “Është një shenjë për Putin-in që ai mund të mbajë territorin që ka marrë në Ukrainë, dhe për Xi (Jinping), i cili tani mund të ketë më shumë besim për vendosjen e një bllokade të Tajvanit në përgatitje për një pushtim. E gjithë kjo pasqyron mendësinë e një burrështetasi joserioz”.
Nixon e konsideronte veten një mendimtar të thellë mbi strategjinë globale.
E megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se, edhe pse mund ta kishte bindur veten se veprimi i tij do t’i jepte fund udhëheqjen e Vietnamit të Veriut, ajo luftë e jashtëligjshme përfundoi me disfatën amerikane.
Në mënyrë të ngjashme, kërcënimet e fshehura bërthamore të Putin-it gjatë luftës së tij kundër Ukrainës, dhe kërcënimet e Trump për “zjarr dhe tërbim” kundër Koresë së Veriut, në vitin 2017, vështirë se rezultuan vendimtare, aq më pak konstruktive.
Vendimi i presidentit për të vendosur, përsëri, një shfaqje kaotike kapadaillëku – një zbatim i Teorisë së të Çmendurit, nëse ishte e tillë – jo vetëm që nuk do të sjellë një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme por do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara.
Ai gjen e bën. Marrëzia është e atyre që e zgjodhën,që e mbajnë dhe që nuk po e heqin. Është zgjedhur për të drejtuar Amerikën dhe jo Botën.
Po, pse cfare prisinit Cekun e Bardhe!....Shqiptart dine te zgjedhin udheheqesa qe mendojne vetem per Erdoganin, Vucic apo Micotaqin e djalin e Sorosit apo dhendrin e Trump..pika qe sju bi o maloq shqipka re...veri jug... = terbohuni o klyshat e Lenit /Stalinit Marksit e Engelsit.....po qe Hitleri ishte socialist, kete nuk e dinit....lol
"Kaleco"! shyqyr qe t kemi. Pa toj do ishim n errcine. LOL.
@kaleco:Ta mshtes, babloki!
Marks, Engëls, Lenin, Stalin ishin komunistë, apo socialistë(?); se ka dallime thelbësore ideologjike dhe politike mes tyre, kritikuar që me Programin e Gotes dhe Antidyringun e famshëm. Socialistët, mund të kthehen në nacional-socialistë, nazistë, kur vënë interesin e "socializmit" nacionalist, ndaj kombeve, racave dhe shteteve të tjerë, brenda regjimit kapitalist/imperialist nëpërmjet forcës dhe borgjezia i aktivizon ata, kur nuk është në gjendje të mbajë pushtetin; ti, si thua, këta, nazi-fashistët, janë të djathtë ekstremë, apo të majtë (?). Kurse komunistët, krejt ndryshe: ata duan një botë të re pa shtypës e shfrytëzues, për punë të përbashkët, siç është në thelb karakteri i punës, me internacionalizën mes njerëzve të punës, për një botë pa shtete, kombe, apo dominim rrace. Ku, përmbledhtas, sejcili, sipas mundësisë dhe aftësisë profesionale i zhveshur nga prona private dhe shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, kontribuon në të mirë të të gjithë shoqërisë të përbotshme, në shpërblim të një jete gjithnjë e më të mirë në përmbushje të kërkesave gjithnjë në rritje. Në luftën e parë botërore socialistët i përkrahën qeveritë e shteteve që u takonin, kurse komunistët, i dhanë fund asaj , pak pas marrjes së pushtetit, duke e quajtur luftë të padrejtë dhe vllavrasëse. Edhe në jetën e brendëshme të partive social-demokrate, ndidhi shkëputja e plotë nga socialistë me prirje nacionaliste, siç ndodhi me PSD Ruse, ku u ndanë komunistët (b) nga menshevikët (sd), dihet pastaj qendrimi i këtyre të fundit lidhur me komunizmin. Kaq, sa për dijeni të Degës së Kalecit, që bën si i ditur, duke na shitur të pavërteta dhe hedhur shashka sikurse të dërguarit e Berishës e Co, të vjetra e të reja. Kurse Trampi, nuk është tjetër, veç një i zgjedhur i borgjezisë "kombëtare" të ShBA-së imperialiste, që në thelb është si gjith presidentët e mëparshëm, por me stil tjetër, më të pacipë, të një Daj Sami autoritar të vërtetë ndaj qyqarve, popuj të tretë: në njërën dorë gurin, e në tjetrën "bindjen" në këmbim të arrës.
Trump bufalla? Ça beri Panamaja? Nuk e rinovojme paktin me Kinen per nismen One Road one Belt. Anijet amerikane do te kalojne falas. Asnje emigrant nga Amerika ejugut nuk do ta kaloje kanalin. Budalla è? Ça thoshte Meksikanja? Sna rruhet se kush futet e ça futet ne USA. Pa u thare peshtyma e lepine dhe thane qe do veme 10 000 ushtare ne kufi. Keshtu e lepiu peshtymen edhe Trudoja. Tani çuditeni me Gazen. Skeni pare gje akoma.
Askush s'mund te mendonte se ne nje kohe te panevojshme Amerika do e hapte kaq te thelle varrin e vetvetes. De profundis do u kendohet nga vet amerikanet qe s'munx te cmenden te gjithe si Trumpi. Mall qe ka ne vete edhe te veremosurin non grata
Ate mos e ki shume te sigurte o Muni.
Gabim i padiskutushem!
Ma sakte, nuk po shohim nja marrezi te Trump por te popullit Amerikan. Populli amerikan nuk eshte nje komb por nje eksperiment i bashkejeteses se etnive prej kombeve te ndryshme, pa lidhje direkte mes tyre. Ky eksperiment po deshton, dhe bashke me te edhe madheshtia amerikane. Eshte e pamundur te ringrihet Amerika sepse nuk ka themele. Demokracia hibride amerikane perfundoi me Trumpin idiot President ne nje oligarki skandaloze veteshkateruese per emrin e Amerikes te dashur. Vendin e USAID do ta zere shpejt Kina, qe po ndihmon vendet me te varfera. Pas pak dekadash njeriu do te linde nga 'barku' i roboteve ne Amerike, me gjitha pasojat qe kjo munt te sjelle per njeriun qe krijoi Zoti/Natyra. Nje Musk ka terbuar Ameriken, por Bota duhet ta izoloje kete semundje, te fute ne karantine Ameriken e Trump se mbase sherohet ne kohe.
New yorker eshte gazete majtiste e lgbtqrsd. Ca pret nga keta bythqira
Ky plak i shkare nuk ka as tru as nivel as per politike, as per ekonomi, as per ligje nderkombetare. Di vetem te bullizoje dhe te shaje dhe te beje polemika qe te dale ne televizor. Pastaj kur i thone qe nuk behet dot, kalon tek skandali i radhes. Tarifat ndaj Kanadase dhe Meksikes i pezulloi pasi kanadazet i bene mutin dhe bojkotuan gjithe prodhimet amerikane. Me Europen spordhjaku obez me paruke s’do kete bythe te beje asgje. Kur tarifoi verat franceze ne mandatin e pare, i hoqi prape me vrap tarifat se filluan t’i benin namin kompanite amerikane se nuk i blen njeri verat e pjerdhura amerikane, tarifoji sa te duash verat dhe shampanjat franceze se frenget kane prodhuar dhe shitur vere qe perpara se te krijohej Amerika si shtet. Ben gjera per inat, pastaj ose ja hedhin poshte gjykatat, ose ja heqin nga mendja keshilltaret. Eshte dru nga gjithe anet. Kujtoni me verte se do beje nje riviere ne Gaza? Prit sa t’i japin nje shperqendrim tjeter si qeni qe i tundin nje loder te re qe mos kafshoje me divanin. Hedh mutra kot neper mur e kush te ngjise.
Lajdhiturky trump mos e ka quar ne spitalic5 te japi direheqje
Meso gramatiken pastaj bej komente o injorant
Ne fakt eshte ide shume e mire. Vendi eshte I shkatërruar i pabanueshem dhe ne prag te krizës humanitare. Plani i Trump eshte qe ta rindërtojë. Keto komentuesit duket qe jane te majte, dmth vetem urrejnë dhe nuk japin asnje zgjidhje...
Ky Dhender Muti do edhe Sazanin... Qofsh i mallkuar Edi Rama, nese ua ben shqiptareve kete!!!!
A mos eshte cifut dhe ky Tramp? Edhe pas shume vitesh do te kujtohet mileti se si qeshte Netanjahu kur "zbuloi" planin e Tramp-it per zhdukjen e Gazes!