Rroga vjetore e një ministri zviceran është gjysmë milioni euro. Megjithatë, një parti zvicerane ka vështirësi serioze të gjejë një kandidate apo kandidat për ministër. Pse?
Nga Enver Robelli
Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej me emrin Partia Popullore Kristiandemokrate (CVP). Është caktuar një komision për gjetjen e kandidatëve që mund t’i propozohen parlamentit për zgjedhje në funksionin e ministrit në qeveri. Por, komisioni nuk po arrin të gjejë kandidatë.
Ditëve të fundit janë përmendur rreth 10 kandidatë të mundshëm për ministër. Dhe pothuaj të gjithë kanë njoftuar se nuk janë të interesuar të bëhen ministra në Bernë. Arsyetimet janë të ndryshme. Njëri thotë se nuk ka entuziazëm, tjetri se ndihet i lumtur në postin e tanishëm, të tjerët përmendin obligimet familjare. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave. Deri më tani vetëm dy politikanë kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e qeverisë.
Favorit është kryetari i Shoqatës së Bujqve dhe Blegtorëve të Zvicrës, Markus Ritter. Nëse edhe ky zgjidhet në qeveri, atëherë 5 prej 7 anëtarëve të qeverisë do të kenë një sfond (ose në shqipen moderne: një bekgraund) bujqësor. Një ministër është agronom, një ministre mbarështuese (rritëse) e deleve me hundë të zezë, një ministër është bujk i diplomuar dhe një tjetër është prodhues i verës. Disa media zvicerane kanë shprehur shqetësimin se nëse edhe një bujk zgjidhet në qeveri, atëherë Zvicra do të bëhet edhe më shumë agrokraci. Dhe qeveria mund të quhet lirisht “këshill i bujqve”.
Për çdo vit Qeveria e Zvicrës i subvencionon bujqit me rreth 2.8 miliardë franga (rreth 3 miliardë euro). Në të kaluarën bujqit shpesh kanë lidhur aleanca me krerët e bizneseve të fuqishme në Zvicër për të realizuar interesat e tyre, andaj disa gazetarë zviceranë shkruajnë për një “aleancë mes parave dhe plehut”. Shoqata e Bujqve të Zvicrës është e organizuar mirë. Mund të quhet madje grupi më i fuqishëm i lobimit në këtë shtet. Vetëm në selinë e shoqatës punojnë 126 punëtorë. Shoqata ka edhe një gazetë të veten nëpërmjet së cilës i mban të informuar anëtarët dhe simpatizantët.
“Shtet brenda shtetit” - kështu e përshkruan lobin e bujqve gazeta “NZZ am Sonntag”. Kur më 2015 po diskutohej ulja e subvencioneve për bujq, para parlamentit në Bernë u mblodhën 10 mijë bujq. Ky ishte një demonstrim i fuqisë së tyre. Prej 246 parlamentarëve 38 janë përfaqësues të bujqve (ose 15 për qind). Në Austri vetëm 8 për qind e parlamentarëve vijnë nga bota agrare. Në parlamentin gjerman edhe më pak: vetëm 2 për qind.
Më 12 mars dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës do të mblidhen për të zgjedhur ministrin e ri. Krahas gjeneralit të bujqve Markus Ritter, i cili po qëndron gati me tërfurk për t’u zgjedhur ministër, të hënën shfaqi interesim për postin e ministrit edhe një politikan nga kantoni i Zugut: Martin Pfister drejton Departamentin e Shëndetësisë. Ai ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Freiburg të Zvicrës franceze, në vitin 1996 ka qëndruar në SHBA për qëllime studimore, pastaj ka qenë i angazhuar si punëtor shkencor në Universitetin e Freiburgut.
Tani parlamenti e ka fjalën. Nuk përjashtohen befasitë. Parlamentarët janë të lirë t’ia japin votën ndonjë politikani që nuk kandidon fare zyrtarisht. Në rast se një i tillë zgjidhet, ai duhet të dalë para parlamentit dhe të përgjigjet: e pranon apo jo zgjedhjen në post?
Problemi është i zgjidhur aty keni Ar ben Ahmetaj çoheni ministër se ai uadi atyre punëve
Kurrizi, ate po mendoja edhe une ironikisht!
Merni Flamut Noken. Ai puno per Allahun.
Ahmetaj do ju percjelli zviceraneve “pervojen” e vyer te rilindasve dhe te Rames.
Ahmetaj ishte Kali iTrojes per Salliken tek Rama O Shqipe qe Jetoni ne Zvicer ftojeni noj here per vere. Kete Tipis se e pi te shtrejnte.Zum Thema zurück: Konstellation i shkelqyer Ahmetaj perfekt für Justiz Minister, Igaranton Sallikes Asyl. Njeri me i shpifur nuk gjendet Tipik Bythqire lulishtesh Nqs ke burrni krheu dhe shko e bej kallzim ne SPAK kurr nuk do te prekej qimja (Peka) por cdo shqipe e kupton se ti vetem genjen se je i ngarkuar psiqisch duke ndenjur ne Azilanten Heime me Neger dhe shiko kur te hedhin Sapunin.
shqipen moderne- background, ore psikopat kjo nuk eshte shqipja moderne, por eshte anglishtja qe e fusni ju bastardet gazetaruce ne gjuhen e bukur te perendive. gjuhen shqipe ,qe po e kafshoni nga te gjitha anet, degjoj ne tv shqiptare pothuaj te gjithe kur thone ,shifemi ne putanten tjeter, aaahhh bastarde ,bastarde
Biles na kan shpik dhe nje shkronje tjeter qe eshte mes Ç-se dhe Q-se, punesohen neper tv njerez qe nuk e dine Shqipen ose me e pakta duhet te kalojne nje pjese te mire te jetes tek Orolopedi
O Karleksander ishte ironi.
Aman! Sa gjynah! T'u dergojme ne ketej politikanet tane. U garantojme se: -nuk do vuajne kurre per kandidatura -nuk do japin kurre doreheqje -nuk do kene kurre probleme me profesionet e tyre pasi disponojne diploma te profileve te ndryshme madje edhe diploma doktorature. Keshtu qe, institutet e statistikave por edhe sociologet do kene kohe te merren me studimin e fenomenit. Dhe, me ne fund, do na besojne edhe ne shqiptareve se sa fatlume jemi.
Të çojnë lajm andej nga partia e Ilirit dhe është e zgjidhur shpejt.
Te gjitha alternativat i keni ne ketu, por ne i arsyeshmi eshte Luli :-) Minister me pervoje dhe afer me shtepine ne Hollande! Jo per gje, por i shkon se eshte post pa gare...
Po pse o "Teme" thoni asnje, ja qenkan 2 kandidat, apo 2=0.
Ndryshimi ështe o miq se aty janë bujq nga krahu po nga mëndja janë profesora.. qendrojnë bashkë si familje dhe problemi i njërit eshte i te gjithëve.., këtu te ne deputetet e pd heqin brekët , si burra si gra ( tabaku gjekmarkaj) dhe me këngen e kërmës plakë heqin vallen.. për tu bërë deputet.., kurse pd-istet nuk duan gje tjeter, një sanduiç një ujë, dhe kërmën sali në kry..!!
Ata që në i quajme bujqe, atje jetojne me mire se shtetaret. Jane të qete dhe të lumtur në punën dhe pronën e tyre. Këtu i jane sulur pushtetit bythegrisurit, hajdutet dhe të pamoralshmit që të pasurohen duke vjedhur shtetin.
Pse çuditeni? Me 500 mije euro ne vit (neto pa vjedhur) as ne Shqiperi nuk shkon minister. Po me gjetet nje minister qe nuk ben te pakten 5milion euro ne vit ne qeverine Rama me thoni se ju kerkoj falje. Spiropali mburrej se ne 6 muaj ne dogana beri 5 milione. Dhe ishte vetem drejtoreshe.
O "Berat" çe pate fat. Zorra e trash e Sahalese gurgullon ne ne gurmazet e dhjerokrateve.
Vend ideal per familjen terroriste te Sali kriminelit vete president , Lira mini stre shendetesie , Gita ministre Drejtesie ndersa Zenin ministre te mbrojtjes se qenha vendi bosh . Edhe Ben Ahmutaj per ket do kete ikur ti emeroje ato kurvat neper vende kyce se testin e besushmerise e mori nga i madhi CIM kake PEKA .
Mirë e ke ti o shoku Enver por haron për kë shtet po flet , më mirë mos shkruaj fare . Nga tja nisesh e ç të thuash për nje shtet që se ka pare kurrë luften me sy e që mba gjithe lekët e botës e qe bëjnë si i do qejfi edhe si pasojë e lobeve të forta që jetojnë brënda atij shteti. Se mos qe ndryshe e sdo qe si italia e jugut. Fati tyre qe gjithe kohes kanë pasur në krye njerëz të zgjuar e janë ata që janë se si kemi as me të zgjuar e më trima zvicerianët nga europianët e tjerë . Po ta kesh rrogën 8 mije franga ti shikoje si do ishin të gjitje qëngja, kur s ke bukë do s do je ujk ????????
Ky azilanti Enveri shkruan per Shqiptaret e Shqiperise,mendon se jane debile,ka dale ky emigrant ekonomik ti qaj hallin Zvicres,harron se ne Shqiperi dhe nje coban i jep uje me bisht te luges,ky eshte nga ata qe intervisten per te marre pasaporten Zvicerane e ka dhene para ndonje zezaku,ndryshe nuk ka si shpjegohet qe ju ka bo kurrizi ne forme Uu.