Nga Ilir Metaj*
Nje lajm i bukur hyri në kronikat e javës së shkuar: filmi “Lulëkuqet mbi mure” është restauruar.
Nuk munguan ata që i bënë jehonë dhe mirëseardhje këtij lajmi.
Por nuk munguan as ata, që u përpoqën t’a tulatin nëpër filtrat e bllokuar të propagandës.
Në këto filtra gjithshka ngec, e drejtë apo jo.
Propaganda gjithmonë pjell propagandë, veçse me kah të kundërt. Ama mbetet propagandë, përsa kohë nuk ka meknizma që bëjnë seleksionim të ndjeshmerisë thellësisht-personale, nga ajo publike.
Sigurisht, jo gjithmonë personalja përputhet me publiken dhe jo gjithmonë qëndron përmbi të.
Sidomos, kur bëhet fjalë për nostalgjinë, e cila ka avantazhin të jetë korrektuar përmes filtrit të kohës.
Jo cdo gjë arrin të pershkrojë deri në fund këtë filtër e të dalë përtej, herë i zvogëluar e herë i zmadhuar, por gjithmonë më i vërtetë.
E kur nostalgjia ka kapercyer filtrin e kohës publike, aq më i vertetë është mesazhi që percjell e aq më shumë triumfon mbi personalen.
Nostalgjia e një populli, mbart në breza vlerat më të mira dhe nuk i lë të humbasin, bashkë me brezin që i krijoi. Ajo e zhvesh vlerën nga mbulesat e pavlera, këtu hyn edhe propaganda, politike ose jo.
“Lulëkuqet mbi mure” është pjesë e kësaj nostalgjie.
Nuk më ka ndodhur ta përmend me dikë këtë film dhe biseda menjeherë të mos ketë marrë një hov:
“Eh i madhi Dhimitër Anagnosti, Kadri Roshi i madh, eh të mëdhenjtë Timo Flloko e Agim Qirjaqi…” e nuk numërohet sa herë permendet fjala ‘i madh’ në këtë diskutim.
E pra, dikush do të na fshijë këtë film, dikush nuk është dakort ta shohim e rishohim për qejfin tonë.
Dikush do të na lerë pa atë figurë mësuesi-vigan që reciton Nolin (e që dekurajon këdo të guxojë ta recitojë pas tij), që reciton Migjenin e Naimin (e kush nuk e mban mend prej tij).
E një Zot e di sa na duhen sot të tillë mësues!
Në fakt, një debat më i gjerë është tentuar të mbahet gjallë: a duhet të ndalohen filmat e periudhës së diktaturës?
Po mirë, jemi që jemi, pse vetëm filmat? Pse të shpëtojmë vetëm nga vrasësit serialë Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Vladimir Prifti, Muharrem Fejzo, apo Sandër Prosi, Kadri Roshi, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, etj?
Pse jo edhe këngët? Me këtë rast shpëtojmë nga Vaçe Zela, Luan Zhegu, Mentor Xhemali, Parashqevi Simaku, Gaqo Cako...
Po pse jo edhe librat? T'i zhdukim Ismailin, Dritëroin, Kutelin, Arapin... Shpetojmë një herë e mirë nga këta që mbollën krimin e korrupsionin!
Po pse jo edhe veprat e artit pamor? T'i copëtojmë monumentet, tí shkrumbojmë pikturat!
Do shpëtojmë më në fund nga e keqja që na mban për rrënje.
Po mire, a dini të më jepni ca emra t’i zëvendësojmë këta që u bera apel më sipër?
Nëse rrimë vetëm te kinematografia, a mund të më gjeni pas viteve ‘90 regjisorë të staturës së Anagnostit, aktorë të dimensionit të Kadri Roshit? A keni guxim edhe për këtë, sic keni guxim kur doni t’i fshini nga faqja e dheut?
E di, po kërkoni nëpër arkivat e Big Brother-it të gjeni ndonjë. Me batutë filmi të asaj kohe përgjigja do ishte “Gërmo Tare gërmo…”
Se Anagnosti është Fellini shqiptar, Roshi është De Niro shqiptar, Flloko është Moisiu i gjallë.
E kush mund t’u dalë ballë kollaj? Gjigandët, çdo epokë i numëron me gishtat e dorës. Ata nuk kultivohen nëpër studio televizionesh. Ata burojnë nga thellesitë e majave më të larta.
Filmat e krijuar në kohën e diktaturës që përshkruajnë rezistencën antifashiste, përveç vlerave të padiskutueshme artistike, janë në fakt një udhëzues i posaçëm, në kuptimin historik dhe ideologjik të asaj kohe të vështirë, të dhimbshme, por të luftuar nga populli shqiptar.
“Lulëkuqet mbi mure” është një dritare e hapur për të kuptuar kohën nga vijme, per te kuptuar cmimin e paguar dhe per te mësuar.
“Roma citta aperta”, një film i vitit 1945, regjia Roberto Rosellini, skenar Rosellini dhe Federico Fellini, në rol kryesor Ana Magnani, është një nga majat e kinematografisë italiane, por edhe asaj botërore. Dhe tregon pikërisht rezistencën antifashiste italiane. “Lulëkuqet mbi mure”, është i ngjashëm me të. Në temë, po pse jo edhe për vlerat artistike të tij.
Italianëve as u ka shkuar ndonjëherë në mend të turpërohen nga ky film, apo ta hedhin poshtë si “mbartës të vlerave komuniste”, qoftë edhe në kontekstin antifashist.
Historia ka qenë një shtrigë e keqe për kombin tonë.
Prandaj, edhe brezave që vijnë u duhet patjetër të dinë, por mbi të gjitha, të kuptojne PSE-në e tragjedisë së këtij populli të semurë për një kohë të gjatë me tumorin e komunizmit.
Vetëm duke ditur dhe kuptuar, brezat e rinj do të jenë në gjendje të krijojnë reflekse reaktive kundër diktaturave, fashiste, komuniste apo cfardo trajte të re e të kamufluar të marrin ato.
Vetëm kështu brezat e rinj do të dinë të dallojnë poshtë trukut të rradhës gongallat e plakura por të paatrofizuara ende të diktatorit që rri gati ne pritë.
Ronald Regan ka thënë:
“Si e dalloni nëse dikush është komunist?
Një komunist lexon Marksin dhe Engelsin.
Si e dalloni nëse dikush është antikomunist?
Një antikomunist e kupton Marksin dhe Engelsin.”
Duhet pra TË DISH dhe TË KUPTOSH, në mënyrë që historia të fillojë të jetë një nënë e mirë për këtë komb. Historia u përket kombeve të ditur dhe të zgjuar.
Ndaj, mirëseardhje për “Lulëkuqet mbi mure”, me të freskëta se kurrë më parë.
Është pjesë e memorjes sonë kombetare që rri aty, jo thjesht për nostalgji të rinisë së një brezi, por për Nostalgjinë që sherben si mësues historik i një populli që DI dhe KUPTON.
*Deputet i PS
Fjale te goditura dhe kendveshtrim i duhur. Antivlerat e ketyre koheve bigbrodhjeriste e mediokriteti te gjithanshem guxojne e godasin vlerat e verteta. Me keto mendesi hodhen poshte edhe sistemin arsimor si i vjeter e komunist e tani jemi ne nivel meauesish medioker e studentesh analfabet.
Nuk u ngopët me Terapinë e Thokut Ekonomik, Pathko-Ruli-Berisha
... Tani doni edhe Terapi Shoku Artistik?! Go F yourself Tufa
Dje pashe filmin Liri a vdekje. Po si mund te mos transmetohet ai film i mrekullueshem?!! Si mundet qe loja gjeniale e Kadri Roshit te mos u tregohet gjeneratave?! Çfare ideologjie komuniste ka ne ate film, perveç urrejtjes per armikun turko-grek e dashurise per Memedhene?!! A jane ne terezi ata depseze qe kan 33 vjet qe na jane vene mbraoa e lehin si qente?!!
Disa kritizereve u vriten syte nga filmat e para viteve 90 dhe sulmojne çdo gje te krijuar ne ato vite pa bere as me te voglin dallim , se qenkan te sistemit komunist . Pyetja ime eshte po per botimin dhe shitjen e librit te A. Hitlerit “ Majn kampf “ pse nuk e ngrene zerin keta trima ?
...ne na duhet te shpetojme nga ballistet, ta mesojne ata qe me hidtorine nuk luhet, ajo behet e pastaj nuk cbehet.
Këto filma qenë propaganda e kohës, po krahas filmit propagandistik morën jetë dhe filmat dokumentarë që i shërbyen artit, kulturës, traditës, historisë. Të bësh një film për Migjenin nuk ke bërë politikë, apo të fiksosh në celuloid jetën e Vangjush Mios, të tregosh për Aleksandër Mojsiun, Vëllezërit Topulli, Asdrenin apo të ngresh në piedestal filmik kryengritjet e mëdha të Veriut në vitet 1910-1912, nuk bën politikë. Është e njëjta gjë si të shkruash një roman për ndërtimin e një kombinati apo hidrocentrali ku objekt është vepra që ndërtohet, por subjekt janë marrëdhëniet e njerzve që marrin pjesë në ndërtimin e veprës, karakteret, lidhjet ndërmjet njëri-tjetrit, raportet e punës me familjen. Me një fjalë historia e këtyre njerzve dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pra, jo vetëm ke shkruar historinë e vendit tënd, por ke bërë dhe politikën dhe detyrën ndaj historisë dhe vendit tënd. Pra, ka ndërthurje mes politikës dhe artit. Thënë këto jam shumë dakord me çfarë ka shkruajtur Metaj.
Flitet se ata qe protestuan per prishjen e Teatrit, po ndertojne Kinostudion, do bejne dyfishin e filmave qe bente Kinostudio atehere. Do shesin filmat, do behen me te pasur se aktoret e Hollywoodit. E keni pare Budinen ne studio? Nje super yll, nje aktor i mahnitshem. Ne kohen e aktoreve te komunizmit, mbante xhaketen e Sander Prosit ne Durres me aq delikatese, sikur te ishte kamarier, apo nje concierge profesionist. Dhe nuk na zhgenjeu, u be nje aktor i madh , sidomos ne protestat e Teatrit popullor. I futi nje te share edhe aktoreve "medioker" Robert Ndrenika, Ndricim Xhepa. Pa ta shikoje Budinen kur binte ne gjunje perpara Presidentit Ilir Meta, pamje madheshtore". Do ishte shume e bukur nqse Likja do i kishte futur nje shpulle ne ate qerosken e fishkur te Budines,
Ndaj çdo prodhim kinematografik i çdo kohe duhet transmetuar se është produkt dhe pasqyrë e kohës kur është prodhuar. Kinematografia shqiptare nuk ka nevojë për asnjë rishikim. Dhe kjo jo vetëm për arsyet që regjisori rendit më sipër po për faktin se artisti apo shkrimtari nuk ndryshojnë sipas stileve politike. Çdo vepër krijohet në një kontekst kohor të caktuar dhe shërben si njohës i asaj perriudhe. Pa lënë mënjanë vlerat regjisoriale e interpretuese që janë të pakrahasueshme.
I ke vënë pikën, i nderuar deputet! E mire e keqe, kjo është historia jonë. Vetem koha e gjykon historinë, dhe vetëm koha ia nxjerr ne pah vlerat asaj! Kush do te fshehë historine e popullit, te cilit i përket, ka probleme me veten e tij!
Absolutisht, do të isha dakord me z. metaj Nuk e kuptoj, ajo epokë, për mua, në totalin e vet (natyrisht nostalgjikë do të ketë), ka marrë fund – ata shihen për diçka tjetër: si kanë jetuar, çfarë raportesh ka pasur, si ndërtoheshin dialogët, etj. Pra, në tërësinë e vet, me përgjegjësi e quaj filmin shqiptar të çfarëdolloj kategorie në mënyrë absolute, pasuri kombëtare. Filmi është një pasuri kolektive e të heqësh të drejtën një filmi, u heq të drejtën shumë krijuesve. Ne në ato filma kemi 300 muzikë simfonike filmi, me motivet më të mira shqiptare nga Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi. Pastaj doni s’doni populli luftoi krah komunistëve me fashiatët. Edhe anglo amerikanët zgjodhën partizanët jo ballistët.
Jam i këtij mendimi; nuk ka asgjë të keqe, nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar. Ç’mund të thuash për një film të jashtëzakonshëm siç është për shembull “Koncert në vitin 1936”?! Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, dy vajza të reja që vijnë me ëndrra pasi kanë studiuar në Itali. Ajo vjen të këndojë me piano në një fshat, në një botë inekzistente. Ka shumë filma që kanë bërë përshtypje edhe në botë. Është në pjesën e artë të filmave, por qoftë edhe Kapedani për atë anë groteske që ka. Apo hajde heqim Timo Fllokon se e zëvendëson Luizi. Pfffff aman mos na vazhdoni këtë teorinë e zerimit të vlerave vetëm se kanë qenë kohë diktature. Pse tani që nuk kemi diktaturë kemi më shumë vlera apo vetëm vlera?!!!
Ilir si gjithmone perfekt,te admiroj per kete artikull,ke shkruar are qe mendojne dhe ndiejme te gjithe ne.
Nuk mund te hidhet poshte nje art qe ne kushtet e atehereshme,eshte shume me i arire se pseudofilmat e sotem qe jane pothuajse pa vlera,ne LUAJTJE dhe permbajtje.Nuk vendos nje fare pseudo kritiku te detyroje njerezit se cfare te shohin ,apo jo.Per me teper ajo eshte nje pjese jete e kombit tone qe nuk mund te fshihet nga memorja SEPSE ESHTE HISTORI.Per ne teper te deformohet....duke i servirur nje brezi te ri dicka te genjeshtert .TE HEQIM TE KEQIJAT,QE NUK I VENDOS DOT NJE NJERI DHE TE VLERESOJME TE MIREN DUKE TREGUAR VLERAT DHE KULTUREN QE MUND TE KEMI SI POPULL. Dakort me Metajn.
Nga na doli ekspert politik dhe kritik arti ai prift dom gjergji a ça e quajn? Te hiqet filmi "Beni ecen vet" dhe te transmetohet filmi "Farmakon", apo te atij tipit nga elbasani qe ben filma me celular. Aindomi dhe te tjeret si ai duhet te bejne paqe me veten dhe te pranojne faktin qe ai sistem i q"""" ne by"t dhe keta renkonin nga kenaqesia e nuk benin ze ne ate kohe. E tani kane komplekse nga vlerat. Legena.
E thua mir or ti zotri. Leri te germojn si tarja se luizrat e ngordhur do gjejn. Ptuuu far e keqe.
Kam patur pedagoge motren tuaj,e kujtoj me shume respekt.Natasha Metaj,nje grua e zgjuar ,avangarde e shume e mirekuptueshme, nuk isha ndonje absolute ne lenden e saj ,por ajo si e zgjuar dhe femer dashamirese me mbivleresonte me ndonje note me shume, kjo me shtynte ta mesoja me teper lenden qe jepte ajo, pak e veshtire per ne. Njerzit e zgjuar qe dine jane gjithmone dashamires e te nxisin per me tej, rralle sheh sot me te tille...
Nje nga arsyet qe qente gjoja antikomunista sot lehin kunder ketyre filmave esgte se u djeg e kaluara dhe ua qit pislliqet ne shesh.. te zhdukesh nga historia legjendat e kinematografis Shqiptare vetem e vetem se ato filma jane bere ne kohen e diktatures se madhe eshte injoranc e nje diktature e dyte per popullin Shqiptar
Shkrim shumë interesant dhe i vërtetë por, nuk duhet anashkaluar apo haruar, me dashje apo pa dashje, fakti që këta individualite krijues në të gjitha fushat e krijimtarisë shoqërore pa përjashtim, arritja në nivelet e lara të tyre, si në asnjë epokë tjetër u bë e mundur pikërisht nga 1944 deri në 1990. Dhe kjo ishte epoka e udhëheqies komuniste, me gjithë të metat dhe gabimet e saj.
Rrespekte per kte artikull brilant , ne nuk mund te shkaterrojm xhdo gje se ka qef ish llumi shqiptar antishqiptaret dhe pasardhesit e tyre , kujt i djeg historia se kan len vulen e tradhtis nga pas ta perballoj ate maskarallikun e vet ndaj kombit te vet dhe te korigjohet , se ka 30 vjet shkojm mas ish burgaxhinjve ballistozogisteve ish tradhtarve dhe kolaboracionisteve qe tradhtin ndaj kombit po naj shesin per gjoia luft kunder komunizmit , mashtrim skandaloz , esht 95 perqind e shqiptarve qe kan mesuar punuar studiuar dhe luftuar per zhvillimin e vendit per 50 vjet : epra kte sakrific qe ben 95 perqind e shqiptarve nuk e hedhim posht per ti ber qefin pinjollve te tradhtarve kolaboracionisteve dhe shkelesve te ligjit ne kohen e PPSHs , se ne te tjeret kemi punuar dhe derdhur djers per artin kulturen zhvillimin , kur jta te persekutumit qe kan 30 vjet qe qahen rrinin neper burgje si kontrapedali zhvillimit te vendit , kta nxirnin vrerin e te parve te tyre nuk ishin njerez te politikes , shumica injorant , komunizmi iku se i erdhi momenti qe do shkonte dhe mir beri qe shkoj , por punen kolosale te kultures artit mbrojties nuk e hedhim posht per ti ber qefin ish kolaboracionisteve qe ishin tradhtar te kombit vet , kjo esht apsurde , ne vend te kerkojn falje pinjollet e tyre per tradhtin e turpshme te parve te vet , kte poshtersi naj dhesin per luft gjoia kunder komunizmit dhe kerkojn te shkaterrojn xhdo gje ne kte vend .
Me gezon fakti,qe ka akoma NJEREZ qe mendojne dhe flasin me argumente per artin(jo vetem arti) qe u prodhua gjate periudhes se komunizmit. Por Ju qe i shkruani dhe Ne qe i lexojme dhe i kuptojme jemi te paket ne numer dhe sa vjen dhe pakesohemi.
Një shkrim që meriton respekt dhe vlerësim. Z. Metaj jeni treguar i mençur, i ditur, i guximshëm dhe patriot. Talibanët dhe Salafistët xhihadistë duan të rrënojnë çdo materrial, kulturoro-artistik nga e kaluara e botës islame dhe njerëzimit. Të njejtën gjë duan të bëjnë edhe shqipfolësit antishqiptarë, në bashkëpunim me klerikët shqippredikuesë. Eshtë një lëvizje e fortë shqipfolëse e cila, në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm të kombit tonë, po mundohet të serbizojë, turqizojë dhe helenizojë kombin tonë.
Eshte ne nderin e kombit,qe ata idealiste komuniste dhe patriote te tjere te vertete,qe luftuan dhe rane per liri dhe ideale humane(po te jetonin mbas lufte do te kishin perfunduar para skuadrave te pushkatimit,apo ne burgjet e enverit,sic perfunduan jo pak nga shoket e tyre dhe shume te tjere me ideale demokratike perendimore),te perjetoheshin ne filma.Mirpo filmat e prodhuar nga regjimi,qe pershkruajne ate kohe,ka dhe shume teprime,ku nje partizan vriste 100 ushtare italiane apo gjermane,dhe qe i bie,qe 28000 deshmore qe kemi n, plus partizanet qe mbeten gjalle,i bie te kene cfarosur mbi 300.000 ushtare armiq!!!.Filmat permbanin nje ekzagjerim qesharak te kesaj natyre,sa dhe vete diktatorit hoxha i beri pershtypje,duke thene qe del qe partizanet ,kane luftuar me pula ,jo me armiq te eger.Dhe me pas genjeshtra dhe sheqerosjet,arrijne kulmin ne filmat e realizmit socialist,ku klasa puntore e rrobetuar dhe skllevrit e fshatit,paraqiteshin tere shend e vere dhe te gatshem,te jepnin dhe jeten,per partine qe i udhehiqte,nga ´´fitojra ne fitorje´´.Keta filma ja vlejne te cfaqen,kryesisht,per vlerat arististike te ndonje regjizori dhe aktori,ku per brezin e ri,qe te mos ta haje ate derr sapuni,per djath duhet bere nje sqarim ne fillim te filmit.
Qente le te lehin , ju restauroni filmat per popullin dhe historin e kinematografis Shqiptare te para 1990 se populli i mirepret. Mos harro i dhe teatrin muziken recitalet etj
Filmat e para 1986 mund ti shikoshnë ambiente familjare të zgjeruara, pa telekomand në dorë . PO kush e kërkon heqien e tyre nuk është gjë tjetër veçse një gjindje e ndyrë.Të LUMTË O I.METAJ SE KËSHTU NDIHMON DHE P.S.SH. QË PAK NGA PAK PO LARGOHET NGA SHTRESA QË PËRFAQËSON. LAVDI KORIFENJVE TË KINEMATOGRAFIS TË ASAJ KOHE.
Ti zoti Metà qe qenke edhe deputet socialis,qe sta kishka degjuar ndonjeher emrin megjithse jame i blinduar. ne krahun e partise tende. " mire" e Ke bere kete shkrim per filmin,por helmin e Ke hedhurAi sistema nuk ishte "tumore" por pushteti i popullit me te mirat,qe ishin meshume dhe te metat qe pa' tjeter qe Ka patur.Keta artista te medhenje dhe ata filma te mrekullueshem qe u bene Jan investim i PPSH dhe i atij sistemi qe Ty nuk te pelqyeka.Historia u be nga ata qe ishin te asaj kohe dhe ata Kane te drejte ta shkruajne dhe nuk Ka force qe ta ndryshoje.
Je shume i sakte, sidomos...qe nuk ishte "tumor" ajo kohe,...si nuk kaloi njeri, nga keta te sotmit, te thoshte: nga filloi ajo kohe, dhe ku e la, beri ne prapa se ku e mori, apo e coi me perpara. Ilir Metaj i di keto, dhe i pranon, por per oportinizem, thote qe...te mos e them se s'ma nxe goja. Jo Ilir, nuk qe tumor, por kohe ne te cilen u operua dhe u hoq me rrenje tumori i prapambetjes shekullimore te Shqiperise.
Artikull i goditur.. e sotmja nuk mund të kuptohet pa të shkuarën.. me të mirat dhe të këqiat .. pa njohur të shkuarën nuk mund të mbartim plotësisht gjithçka të mirë në vite dhe nuk mund të korigjojmë gjithçka të keqe e të pa dobishme e Se shkuares
A mund te me thote dikush ju lutem pse vlerat me te shumta ne cdo fushe te artit sidomos pa lene menjane arsimin i perkasin periudhes para 90? Pse?????? Do falenderoja kedo qe shfaq mendimin e tij ne lidhje me kete pyetje. Faleminderit.
Ju thoni " tumori komunist" apo " diktatura".Po si eshte e mundur qe nen kete " tumor" apo nen kete " diktature" te lartesohen pa limit arti, kinematografia, shkenca, aktoret, personazhet....? Ju beni lavderimet per ata qe e meritojne, nuk e kuptoni se ata artiste nuk ishin " ufo", ata nuk erdhen nga ndonje planet tjeter....Ata u linden, u ushqyen, u rriten, u arsimuan, u kualifikuan, treguan talentin e tyre, u frymezuan,aktruan , shkelqyen, formuan personalitetin e tyre, u mirpriten, u duartrokiten, fituan respektin e mirnjohjen, krijuan e trasheguan trashegimnine e tyre... nen " ate tumor" ., " nen ate diktature" qe ju e perdorni si " mish dhie" ne ate gjelle qe na servirni.Dhe kete e beni me qellim te caktuar??? .Se po keta artiste e shkrmtare apo dhe te tjere ne kete Shqiperi jetojne edhe sot, pse nuk po krijojne ato vlera qe ju i permendni, kush eshte arsyeja, pse po lulezon vrullshem antivlera? etj , etj.
Kontradiktor ne analizen tende.Si mundet qe tumori komunist te nxirrte artist kaq te medhej dhe te prodhonte vepra te tilla arti.Kanceri prodhon vetem materie te keqe.Kujdes o i papjekur per analiza.Je i pjekur vetem per te ngrit doren ne parlament ne menyre te pavetedijshme.
Paskan dalur te dhjeret demokrate per te dhene mendje, por cfare prodhuat ju per 30 vite, vec shkaterruat?
Ky deputeti kaq ka pare, kaq di, dhe kaq flet. Nuk mund t'i kerkosh me shume. Nga casti qe krahason De Niro, me Kadri Roshi, nje plak qe u matufeps duke u betuar akoma per partine komuniste apo holliwoodianin Timoleo Flloko qe kur vajti vertet ne holliwood i thane luaj nje rol te nje hajduti me ngjyre qe shfaqet vetem 10 sec ne ekran, leshon nje klithme shtazarake dhe ha nje plumb e vdes. Kaq qe Timoleoja ne holliwood. Ketu ne Shqiperine e re ndricoi me rolet legen(d)e te kananit dhe cecemit
Vetem nje zagar mund te flase si ty! Ti nuk e imagjinon dot sepse aq tru ke. I imagjinon Kadriun,Timon te ishin rritur ne nje Hollywood vater qe me te rinj?
E morem vesh o Erdokar, por edhe shteti Graqire ka plot flima te tille, edhe pse kishte edhe fashista e nazista, edhe komunista dhe nuk i heq ato filma apo i fshin ata aktore. Kur ben nje bythmut si ty te analizoj Kadri Rroshin e madh, eshte vetete qesharake. E dime shume mire qe doni qe te shkaterrojme cdo gje me mashat tuaja si Saliu me shoke. Shko fshi buzet se po te shkumezon sperma qe te ka ngel ne goje.
Ilir, nga kush pret mirëkuptim për ARTIN e asaj kohe?! Nga adashi yt në mbiemër, Dom Gjergji?? Një prift që mbjell urrejtje dhe ndasi? Nga Çelua apo Tufa? Ata e dinë që është donkishoteske përpjekja për zhbërjen e asaj kulture apo gjithë asaj trashëgimie. Po ç’t’i bësh? Kanë lënë Hitleri dhe Enveri ca libërdjegsa prapa!
O idiot, nuk ka asnje film te propagandes naziste e fashiste ne internet. Gjermania lindore i ka zhdukur filmst e komunizmit... nese i referohesh Rusise... shkon ne faren tende. Ok?! “ Era ne floket e tu”?!
Pasha ik ne Turqi loz ndonje telenovel...
Kur del ne ekran Grida Duma, Cani, Fevziu, Eni Vasili, Erla Mehilli, Babaramo, Cim Peka, Sonila Meco, Rakipi, Rakipllari, etj gazetare kazani une e nderroj kanalin dhe shikoj filma shqiptare se para viteve '90. me japin me shume kanaqesi.
Ke shkruar qarte dhe thjeshte, por gerdallat e te djathtes na cajne prapanicen se jane demokrate, por bejne edhe me keq se komunistet qe te pakten e kishin ne ideologjine e tyre diktaturen. Ne shkaterrojme cdo gje dhe pastaj kur na thone se ku i kemi ato qe kemi krijuar me perpara nuk kemi c'tu tregojme, sikur edhe keq, por qe ka qene pjese e historise. Se Caligula ishte diktator, por historia akoma flet per te e filma behen per te e shume diktator te tjere.
Flisni ju o murrot e Sali Kriminelit, keni c’fare te thoni, fol ti o prift pa lesh, o zorraxhi, se ti ke hobe dhe pederastllekun, tek femijet, plehre!
https://www.facebook.com/reel/702333745190444?s=chYV2B
Ne fshatin tim ,,,isha i vogel ather ,,na mbyllen kishen ,,,e moren papa Spiron ,,i hoqe mjekren dhe e futen ne burg ,,,mbas nje viti vjen urdhri nga qeveria talibane e enverit ,,,per te zhvendosur qimitirjon ,,varrezat e fshatit pesdhjet metra me tutje kishes ,,,gjith kjo per te shkaterruar varret qe ishin me kryqe ,,,dhe mbasi i shkaterruan kryqet orthodhokse ,,caktuar nje rojtar ,,semos vinte ndonje dhe vendoste prap kryqe ,,,,ju lutem beni ndonj film me keto ngjarje nga koha e talibanve ne shqiperi ,,,se komuniste nuk ishte ,,vetem hiqej si komuniste ,,,,,keto filma te kohes enverit kush do le ti shikoj ,kush nuk do mos ti shikoj ,,,,,mua per vete nuk me pelqejne,,,,
Rrofsh o deputet! I ke rene pikes! Do te doja qe shume nga ju ( deputetet e tjere) te jene me pjesmares ne keto tema.Mbrojtja e krijimtarise ( memorja e nje kombi) ju larteson! Sot po behen gjithnje e me pak njerez qe flasin per tema te tilla.Shikoni pak: Lajmi i restaurimit te nje filmi hap debat, dhe nga ky debat dalin shkrime dhe komente me vlere! Kuptohet, perveç aty qe komentojne se prapthi! Flm deputet!