Mero Baze: Shkëlzeni duhet të sfidojë opozitarët, jo Ramën. Rama është me Shkëlzenin  

7 Gusht 2023, 11:25Politika TEMA

Mero Baze: Shkëlzeni duhet të sfidojë opozitarët, jo

Në një postim ne Facebook, botuesi i gazetes TemA, Mero Baze, ka reaguar ndaj postimit "shfajësues" të Shkëlzen Berishës.

"Shkëlqen Berisha më në fund ka sfiduar Edi Ramën për kullën në qendër të Tiranës duke i thënë: “anuloje po ta mbajti” lejen për kullën. 

Ana qesharake e këtij reagimi është se askush nuk po thotë që Edi Rama po ankohet pse ka dhënë leje për kullë.

Edi Rama e ka dhënë me plot vetëdije lejen për kullë dhe ndoshta brenda gjithë ligjeve dhe vizonit të tij për qytetin.

Edi Rama nuk e ka sfiduar Shkëlzen Berishën duke i thënë që të kam dhënë kullë. Nuk e ka sfiduar askush brenda qeverisë. Ja kanë dhënë gjithë qejf.

I pari që e kam sfiduar jam unë qyshkur se është dhënë leja e kullës. Dhe e përsëris pa asnjë mëdyshje se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha, asaj të hotelit tek Gjiri i Lalzit, dhe kullës së Tiranës.

Në Lalëz i ka nën emrin e të gjithëgjendurit të tij që nga tokat e Teqes së Zallit me gjyqe false në Ksamil dhe tokat e familjes Delvina në Sarandë, e deri në Lalëz.

Ai shfaqet kudo si TVSH e Shkëlzen Berishës me 20 për qind. Dhe tani tek projekti i kullës së Tiranës shfaqet i ngarkuari për beton i familjes, si pronar i kullës 64 kate.

Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.

Edi Rama jo vetëm që nuk është i mërzitur që po i jep leje, por është shumë i kënaqur. Po aq i kënaqur sa Shkëlzeni.

Ndaj ky i fundit nuk ka pse e sfidon atë që i ka dhënë leje duke i thënë “anuloje”. Ai nuk ka asnjë ankesë.

Ata që po ankohen janë aktorë të opozitës, Arlind Qorri, Lulzim Basha dhe dhjetëra të tjerë. Natyrisht dhe shtypi që ka të drejtë të ngrejë pikëpyetje për moralin e kësaj familje hajdutësh të certifikuar nga dy shtetet më të mëdha demokratike të botës , SHBA dhe Britania e Madhe.

Ndaj Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke i thënë anulo kullën. Ai mund t’i thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka, të heqë dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë. 

Mund t’i bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën, dhe opozitën. Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. S’ka pse mërzitet me të dhe s’ka pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur", shkruan Baze.

 

37 Komente

  1. A
    Aleks Xinxa

    ????????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Keto qe thote Mero gelbaza jane bomba me tym per te zhvendisur vemendjen nga inceneratoret . Berisha deklaroi hapur duke i kerkuar Rames : Anullo lejen e ndertimit te Kulles . Keshtu qe Mero nxorre krahun

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        O koqe, Erion Veliaj e ka dhene lejen me porosi te Ramës. Ç'pune ka Rama të anulloje nje leje we e ka dhene vete? Shkelzen Berisha duhet të vertetoje se nuk qendron mbas kulles. Nuk e vertetoje dot, qe tregon se të dy Rama dhe Berisha jane të lidhur me njeri tjetrin. Incineratoret ç'hyjne ketu? Kjo i shtohen incineratoreve she madje është me e keqe akoma. Ke tru apo nuk ke tru? Është akuza me e madhe qe Mero Baze i bën Ramës. Por ju akoma nuk ju del shpirti nga fakti që Rama ka bere plazh nudo. Po qe se vertetohet qe Shkelzen Berisha është mbrapa investimeve per të cilat Rama jep leje, ky është skandali me i madh i Ramës. Ti vete dhe e bën si ai: " Kur ishim nje here ne Dardanele ...".

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond kari me gunga

          O Raimond , e mori provimin motra ??

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petriti

            Si ishte kjo? Te terhiqet Shkelzeni? Ore per budallenj na merr ti ne? Po kush eshte votuar per te mbrojtur interesin publik Rama apo Shkelzeni?!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durrsaku

              Me vjen mire qe Rajmondi qe thote se jam vlonjat , nje dhiar nuk e di se nga ku , me ne fund mesoi dhe fjalen incenetator dhe po i del ne mbrojtje non grates Berishe . Njerez si ky , po e marrin ne qafe PD- ne dhe opoziten ne pergjithesi . Njerez si ky i sherbejne me shume Rames dhe dobesojne opoziten reale , per te cilen ka nevoje demokracia .

              Përgjigjjuni
            2. k
              k

              Shtet i dominuar nga bandat mafjoze.

              Përgjigjjuni
            3. i
              i indinjuari

              Populli pret qe Berishajt te futen ne burk ,kurse keta flasin per tu bere pronare lullash 64 kateshe,hajde gjeje kete ti po deshe ne ate shqiperi qe ka ngelur nen kthetrat e Sali Qenit.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po mer trap

                Kerkoji llogari knereve mavi! ha ha ha

                Përgjigjjuni
              2. B
                Buda

                Shume i sakte, si gjithmone Mjeshtri i Madh- Mero Baze!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  specialisti

                  Cudi e madhe. Po trulloset populli i shkrete. Qe po ndertohet e shohim qe te gjithe, sepse ka filluar ndertimi, por pse u dha kjo leje, e kujt ju dha ? Te shohim. Iken lulishtet ne Tirane. Ne vitin 2009 punuan per 3 muaj kamiona e ndermarrja e gjelberimit, qe Gropen e Hajdin Sejdise, ta mbushin e ta kthejne ne lulishte. E pra kthimi i gropes ne lulishte u be me paret e taksapaguesve shqiptare. Pse nuk u dha qe ne grope leja ? TURP Edhe dicka tjeter. A ka pjese Hajdin Seldija ne kete gradacele ?

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Problemi eshte qe po prishet lulishtja . Nuk eshte kulla. Kryeministri dhe kryetari i bashkise n.q.s duhet te mbajn premtimet per mos prishjen e parqeve dhe te lulishteve duhet te anullojn lejen.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali qeni

                      Ju çeçeneve te shpellës qe rrafshuat Shqiperine ju qan zemra per lulishten se jeni rritur mes kakardhive te dhive.shko shikoje sa hapsire ka zene kulla dhe ka ngel gropa sejdis dhe teqeja pa u prekur.ju edhe kullat i ndertonit me frengji per te vrarë pas shpine

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Purgatory service

                      Ymer dixhitalit po I fiket llampa. Do ishte me I besueshem po te tregonte qe Saliu eshte pronar I inceneratoreve dhe I portit te Durresit. Gjthsh shitesi I Butrintit dhe I Kosovës. Per "qiellgërvishtësit analogë" te Ramazonit me mire do ishte te na "provoje" qe pronar eshte Albin Kurtin dhe je brenda ballkanit te hapur. Dhe computerin e Hunter Bide-së e humbi Ilir Meta. Hahahahaha cfare fshatari I pagdhendur je Ymer këllira. Çensura qëndro vigjilente. Ymeri po ngordh

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fatmir Lohja

                        Kjo eshte tollovi aktuale!?Lulbrava i blere nga Rama !?Nongrata i blere nga Rama!?Paloka ne cdo gjysem viti deklaon se shqiptareve do t’u ngrihet!?Sliromhilli uluret se me Skenderbeun ne krye,fitoren do te jene me te shumta se i komondantit legjendare Enver Hoxha.O pike ezeze ne cfare niveli ka rene ky vend!?

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          myrto

                          Mero nje gje thelbesore nuk ke kuptuar dhe nuk do e kuptosh kurr nga Edi RAMA,sepse ai lejen ua ka dhene me vetedije te plote jo nga pazaret e radhes me ta por sepse duke pare qe drejtesia nuk po vepron atehere kjo eshte menyra me i mire per tu marre parane e vjedhur ketij vendi e populli!Nese neser kjo familje do te dale fajtore ne bemat e saj do ti sekuestrohen te gjitha pasurite e bashke me to edhe miliona dollare te kesaj kulle , do te konstatoni se kjo kulle eshte bere me nje kosto te paperfilleshme.Ndaj prisni dhe shikoni se sa te mira sjell ky investim kaq madhor.Prisni se nuk keni pare gje akoma .Ai me nje gure vret tre zogj!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirona

                            Koment i saktë i Myrtos….

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lala i Lushnjes

                              Myrto djali, ma ka qefi të jetë si thua. Por por...por.....kaluan 30-të vjet në mashtrime, vjedhje e krime. !!!!!!?????

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              studenti

                              I saktë Mero, por duhet përgjigje e pyetjes:- Ku e gjen Shkelzeni guximin për këtë sfidë ndaj Ramës??

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tori

                                jo po eshte me nonen tate

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Indriti

                                  Po cfare jan keto budalliqe o zoti madh clidhje ka rama me Shkelzenin turp turp turp

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Marsel

                                    Cjan keto budalliqe qe po me shikojn syt cdo gje e akuzoni ramen dhe hipoteza ne ajer kot pa asnje vertetim turp

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lenci

                                      Ik o mero se iku vapa me gushtin, te ka bo dom dielli

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tea

                                        Keto lajme fake sa me marre vemendje se di ,duket llumi i vendit opozita

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gerta

                                          Baze shkruan kot palidhje per te marre pak vemendje prej Rames po sdo ja arrise

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            FCB

                                            Ku u katandise Merro ziu , dhe gojorist i Lulit ? Dhe ti kujton se meqe Zeni po boka kulla , tani gjithe demokratet do kalojne nga Luli...:)) :))) Diversitet 2 leksh Merro opinga.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Majlinda

                                              Mero me mbiemrin Baze po flet pa baza! Aman me keto teorite mbeti Rama te merret me Berishat pfff

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                spata

                                                Z.Mero ,vone je kujtuar ,te kuptosh afshine e dashurise ,midis Berishizmit dhe Rilindjes.Era e leckes se djegur ka filluar qysh ne vitet e para te Rames ne pushtet.Populli e ka te veshtire te zbertheje se cfare luhet ne kurrizin e tij.Medja e shkruar , ajo TV gazetaret,analistet,kritiket kane shkuar per inerci ,ndaj ķesaj dashurije.Ato kane menduar, se vetem keshtu ,siguronin jetene lluksoze, pa marr mbi vehte rreziqet e pasojat e polikikave Majtas e Djathtas.Rilindja, me kete jetgjatsi ne pushtet ,ja ka ngulur thell thiken popullit ,sa e ka bere te pa mundur ndryshimin.Kjo dashuri, nga Rilindja ne Berishizem,mandatin e ardhshem do kthehet nga Berishizmi ne Rilindje, nese nuk dalin forca politike te thithin elektoratin progresist.Nje rol vendimtar kane keto levizje ,te munguara te Medjave te shkruara, se te tjerat jane tashme ne duarte e boshtit Rilindje-Berishizem.Goditjet e Drejtesise kane kapur e do te kapin bishtat dhe ekstremet e kesaje dashurije.Gje qe s'kane rol vendimtar per prespektìva ndryshimi.Mega korrupsjoni i Rilindjes i hap rruge ardhjes ne pushtet te 7×7=42 qe eshte zgjatim i Berishizmit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  dori

                                                  shkelzeni eshte robqiri me i madh dhe me skuth

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gimi me tha 7% nga ana ime

                                                    Po skuthit spiun Ilir Metaj i keni dhene ndonje pjese nga kulla ore ?? Se ai ngordh per ndonje kat dhe per flori …jepi keto e meri jeten ….mos haroni Metaj …. Ka leshur Brisiden te qetesoj opoziten …Brisida kryekurva qe do bente namin ne zbulime … Mos haroni Kryemadhin dhe skuthin ish presdentin ….ptuuuu ju qifsha robt majtas e djathtas …plera qe keni qelbur Shqiperine Dhe ju socialiste ik e votoni corapekuqin , shallvaren legenin se do veje drejtesine ne vend …..haruat qe me parate tuaja , njeri ron si mbret ne Vjene dhe tjetri ne sarajet e tij ne Linz ….shkoni ne Linz se qeras bar te hani o kafsheri qe prisni te coje ne burg familjen Berisha shallvarja ……ka ne pushtet qe ne 2013 ten dhe premton e premton dhe mashtron dhe ju i shkoni pas ?? Edhe 21 Janarin per qellime personale e perdori , shkoni shkoini pas ……shkoini se ka nevoje per ju ……e kuptoni qe jane te gjithe njesoj ?? Apo doni nprova akoma ??

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Ester

                                                      Po si e keni mendjen vetem per te fol e per te shpik budalliqe

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Joel

                                                        Sju ze gjumi rehat pa u mar cik me ramen ju

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Jugu

                                                          Ore gazetar te shitur po lejen e jep Rama dhe fajin e ka opozita? Ore po lejen e jep lali Eri dhe fajin e ka opozita? Ore po jeni bere te padurueshem dhe duhet te largoheni nga pushteti sa me pare se e keni qelbur. Ti o Mero thua ne do vjedhim por fajin e ka opozita qe nuk na denoncon. Hajde media hajde. Hajde popull hajde.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            DEMOKRATI

                                                            Kushdo qe te jete, i hegshin MU....T familjarisht. Mos gezofshi nje tulle. Haka e popullit i zente heret apo vone.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. X
                                                              Xhezo Smokthina

                                                              Përse e kundërshtojnë kullën, për faktin se në atë vënd nuk duhet të ndërtohet kullë, pasi po i zënë frymën qytetit? Po kush e dha lejen? Natyrisht, Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Atëhere pse e kërkojnë fajin tek të tjerët? Opozita bëri luftë për teatrin kombëtar dhe gjithë shpura servile e qeverisë u vu në shërbim të Ramës. Gardian për mbrojtjen e mjedisit me votë plebishitare populli ka caktuar Edi Ramën dhe Erijon Veliaj. Sa për ndërtuesit, kush gjen shesh, i lumtë që bënë përshesh. Tani Mero me kompani do ti japi ngjyra politike, kërkon që kundër Edi Ramës dhe Erjon Velisë të ndërsejë si zagar gjahu Sali Berishën. Pra, do t'i nxjerrë gështenjat me duart e botës. Sali Berishën e muarën vesh se kush është, këtë na e bënë akoma më të qartë amerikanët dhe britanikët. Tani populli le të marrim vesh kush janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj...,.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                NO PASION

                                                                MERO NE FAKT FAJIN E KA EDI RAMA...SEPSE JA KA DHENE QELLIMISHT LEJEN SALI BERISHES QE TA NXJERRE ZBULUAR PARA POPULLIT TEK I CILI QAHET SE ESHTE FUKARA....TE LUMTE MERO BAZE ASNJE MOS TE MBURRET PER CMONTIMIN E NDOSHTA NJERIUT ME TE PABESE NE BOTE ...ME TE NDYRYT NE GLOB...POLITIKAN VRASES...NJERIU ME I RREZIKSHEM NE BOTE ...POR PENA JOTE MERO E KATANDISI NE LOLO QESHARAK....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Bozhigradi

                                                                  Hahahahaha... I forte je o Mero. Me le pa fjale. Ky kendveshtrim i yti tregon sa integritet ke si gazetar.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje