Lulzim Basha ka reaguar sot pas lajmeve se nje kompani e afert me djalin e Sali Berishes ka nisur ndertimin e nje kulle ne qender te Tiranes.
Basha thote se eshtë po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.
Postimi i Bashës:
"Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit. Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.
Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.
Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?
Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.
Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. "Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin" është thelbi i vettingut të politikanëve.
Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve”.
Luli,duhet qe te tregosh para drejtesise te verteten e 21 janarit ,gerdecit dhe paktit me greqine.Vetem ju qe keni bashkepunuar afer me saliun I dini sekretet.
Te gjitha keto qe kerkon jane mbytur perfundimisht ne vitin 2017 , pikerisht qe kushti qe Lul dordoleci u vuri partnereve dhe Rames qe te dilte nga cadra e turpit ku qe futur si skuth ....ky qe pazari , pasi perfundimi dhe rezultati i zgjedhjeve ishte i sigurt , humbja e Lulit ne zgjedhje ishte dicka me teper se e sigurt , vec luhej e gjithe loja per mosndjekjen e tij nga cdo lloj keqberje qe ate e shoqeron , nga me te vjetrat deri te lobimi ne USA qe ishte keqberja e tij me flagrante ...keshtu qe nese dikush pret se ndoshta nje dite Lul Basha do dale ne gjyq per ato cka aia akuzohet , pret kot , ska as me te voglin shanc te ndodhi , keto jane pazaret e pista ne kuriz te popullit fukara , dhe ne ato pazare jane te perfshjire te gjithe , majtas dhe djathtas .... ....tung
Ata qe e japin token e dijne se çfarë bejne .Me duket se kur u be k.bashkie Rama aty ke qene ajo qe quhej gropa e Hajdin Sejdise dhe e ka pas blere mire ,por sot vlera eshte me e larte.Besoj se nuk gaboj por Rama e mbushi se me sa duket i zoti s'kishte para por nje dore e forte edhe vete Baze e permend qe eshte Zeni e kapi dhe k.ministri i dha lejen
Po kjo tani ça eshte, shpata e Skenderbeut?!
Luli,po aty ku ke marre shtepi ti nuk ishte park?Tek ish Lion Parku,qe sa ka mbaru pallati.Si i bohet Luli,ju jeni te gjithe njesoj,o Luli
Dyll,dyll o Luli Basha.Je me vonese.
Tek parku - lulishte e mashtruesit Hajdia? Prape kulle ?
Këtu ke të drejtë bashë, por ti flet se nuk të kan futur në pjesë dhe ty, sepse ti do denoncoje dhe kullën tek lodrat e rrugës elbasanit, do denoncoje dhe te kulla e sahatit dhe kulla mbrapa hotel Dajtit. Aty ku nuk jeni aksionerë ju, bëni protesta deri aty sa dhe ish presidentë vijnë dhe protestojnë. Jeni një mut një prerje të gjithë.
Hahahahaha , Kush po flet ? Kunati i shokut Xhemal qe merte tendera per kunatin nga Rama , ne kembim te heshtjes se Opozites . Ky qe mbante makinen e numerimit te parave ne zyren e tij . Ky eshte i diskretituar komplet , Ky eshtre nje turp kombetar
O Raimond , e mori provimin motra ??
Në këtë kullë me siguri po lahen paratë tuaja të vjedhura në rrugën e kombit, nëse ka mbetur akoma ndonjë kacidhe prej tyre. E kur flet ti për korrupsion, shiko paratë e vjedhura këtij populli për lobimet ruse, katër vilat e blera brënda një viti, aferat me Fazlliçin, bijen e Berishës, etj, etj.
Këtu në Arnautistan ka lloj-lloj rekordesh pë Guines. Këtu rekordin për denoncime e mbajnë hajdutët e mëdhej, kriminelët e pashoq, ndyrësirat e pakonkurrueshme, fëlliqësirat kutërbuese. Ndodh kështu sepse ata duan vendin e parë kudo, jo vetëm si kryekriminelë, si antishtet, si antishqiptarë, si proserbë e progrekë...
Para nje viti u be me buje te madhe nje konkurs nderkombetar per projektin e kulles ne fjale. Cdo gazete e tv e dha si lajm kryesor fitimin e gares nga nje studio daneze dhe asgje me shume. Tashti qe ke fusha shkoi nje eskavator per te gerryer token, dolen Arlindet te "punojne"
Pjese e luftes politike,shume zhurme per asgje.Te ndertohet nje kasolle duhet leje.Ka dhene leje ndertimin Bashkia?Dhe keto te shkreta leje jepen nga keshillit Bashkiak.A Ka dhene leje?Deri tani nuk kam degjuar,vec zhurmes per nje "anije kozmike qe do te ngrihet te gropa e Hajdini Sejdise.Ketu ngaterrohet puna dhe Ve cdo gje ne dyshim.Na ishte Njehere nje bashku qe DHA leje per tu hapur nje grope qe u quajt "gropa e Hajdini Sejdise"ku do te ndertohej nje pallat 50 Kate.Deri sa u hap gropa do te thote se filluan punimet.Po lejen kush e DHA?Mos valle behet fjale per kete lejo ,Duke abuzuar me kompromisin Rame-Sali?A Kane filluar punimet?Jo,Pra nuk Ka leje.Leja jepet nga Bashkia,nga keshillit bashkiake.Ka leje te dhene nga Veliaj ?Deri tani Jo,ndaj nuk Ka dhe punime.Gjithecka eshte zhurme me lejen e Bashkise se Berishes per Ajdin Sejdine.Per te goditjen politikisht Veliajn,Ramen.Berisha hesht,Jo nga turpi,por se e di qe behet fjale per Ajdinet e tij.