Përmbytjet katastrofike në Slloveni, Begaj: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin slloven

5 Gusht 2023, 17:00Politika TEMA

Përmbytjet katastrofike në Slloveni, Begaj: Mendimet dhe lutjet tona

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.

“Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për Nataša Pirc Musar dhe popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë.

Uroj për shërim të shpejtë të të prekurve dhe kontrollimin e situatës”, shkruan Begaj në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

3 Komente

  1. S
    S

    Shko lutu ne Xhami ,,,jo ne zyre ,,,,eshte me mir ,,,allahu meshirplot i kupton mendimet ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Solidar

      Ndonji ndihme per sllovenet i nderuar President?

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Te lutet Bajrami si Hoxh apo Imam hajde de,po te lutet si Papa .... edhe ky ne gjurmet e Rames qe e zgjodhi,falet ku ti teket !!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje