Dy qëndrimet e kundërta të Berishës për Ahmetajn

4 Gusht 2023, 20:08Politika TEMA
Dy qëndrimet e kundërta të Berishës për Ahmetajn

Sali Berisha duket se ka harruar fjalët e të shkuarës, ka shkelur mbi to e ka krijuar një teori të re.

Pa kaluar as një muaj, nga deklarata ku fajësonte Arben Ahmetajn si kryesorin e aferës së inceneratorëve, Berisha ka ndryshuar qëndrim duke i dalë atij në mbrojtje.  Kjo është deklarata e 13 korrikut.

“Arben Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor  pas atyre të dyve në aferën e korrupsionit. Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme”.

Më 4 gusht, e hedh poshtë atë që ka thënë më parë. Ja çfarë ka deklaruar sot:

“Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrimi i shekullit. Unë e them këtë me përgjegjësi absolute kushdo tjetër”.

Pavarësisht se ish- kryeministri flet me bindje të plotë në të dyja daljet publike, shqiptarët përballen me dy Berisha kontradiktore. Kë të besojnë?

3 Komente

  1. N
    Noci

    Prandaj eshte njeriu me i pabesueshem ne argumenta.Kurre nuk ka thene gjera te besueshme.Do te behej i njohur po te shkruante romane fantastiko shkencore

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Besoni te viti 1997.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xen Qose

        Mesazhi eshte i qarte mos trego aferat qe ke me Xen Qosen

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje