Politikani "dalëzotas" që iu fton për kafe ta njihni: Ejani e pini një kafe me Galdinin

4 Gusht 2023, 10:54Politika TEMA
Politikani "dalëzotas" që iu fton për kafe ta njihni:

E mbani mend të famshin Arian Galdini, ish-zëdhënësin “dalëzotas” të Fatos Nanos? Prej atëhere kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Ariani është përpjekur të merret me politikë, herë duke bërë aleancë me Bashën e herë me Berishën.

Por nuk i ka ecur shumë, pasi siç shkruan dhe vetë ai, e përndjek regjimi.

Ndaj ka vendosur që të takohet me të gjithë, tek e tek, për të pirë kafe.

Ju mjafton të rezervoni për një takim, tek shefja e tij e kabinetit (nuk dihet se çfarë kabineti ka, por kjo pak rëndësi ka).

Kafen ndoshta duhet ta paguani vetë, se nuk e sqaron mirë, por e rëndësishme është që ju do të keni mundësinë të njiheni nga afër me Galdinin dhe vizionin e tij.

Nisma: Kafe me Galdinin

Prej sot unë jam i gatshëm që të takohem me këdo që do të më njohë mua dhe LRE.

Keni pyetje për Arian Galdinin si person, ejani e pini një kafe me Galdinin.

Ju kanë thënë 1000 të zezat për Galdinin, ejani e njiheni vetë.

Ju kanë thënë: Galdini është mashtrues, Galdini është i poshtër, Galdini është delirant, Galdini është njeri kot, Galdini svlen asnjë lek, Galdini mashtroi dhe vodhi emigrantët, Galdini është këlysh i Sorosit, Berishës, Lul Bashës, Edi Ramës, Anunakëve, Galdini ia fut kot, etj, etj, etj, gjithçka që ju kanë thënë e keni lexuar a dëgjuar kundër Galdinit, ejani e pini një kafe me Galdinin…

Ejani e njiheni Galdinin drejtpërdrejtë, sy për sy.

Nisma: Kafe me Galdinin, është e hapur për këdo.

Kushdo që do të njohë Galdinin apo ka diçka për ta pyetur a për ti thënë në sy Galdinit, është i/e mirëpritur.

Si të pijmë kafe me Galdinin???

Shumë e thjeshtë.

Kontaktoni në whatsapp ose sms me Kristina Nano në nr e cel: 0672051564

Kristina Nano është shefja e Kabinetit e Arian Galdinit.

I shkruani në whatsapp ose sms Kristina Nanos në nr e cel: 0672051564.

Mos i bëni tel.

I shkruani në whatsapp ose sms.

Dhe Kristina Nano do t’ju caktojë ditën dhe orarin e kafesë me Arian Galdinin.

Doni ta njihni Arian Galdinin?

Ejani në kafe me Galdinin.

Doni ti bëni pyetje Arian Galdinit?

Ejani në kafe me Galdinin.

Doni ta shani në sy Arian Galdinin?

Ejani në kafe me Galdinin.

I shkruani Kristina Nanos në whatsapp ose sms: 0672051564”, shkruan ai.

Ndërsa më pas poston një foto me filxhanin e kafes në dorë, duke shkruajtur:

Kush është ai njeriu që është kudo në rrjetet sociale por s’duket askund në media e elita sepse e fsheh, ndalon, mohon, pengon, bllokon, shpërfill dhe çensuron. Regjimi????

Diçitura: Njeriu që është kudo, por s’duket askund…

Dhe një sqarim i vogël: Deri më 11 gusht, Galdini është në SHBA dhe nuk e takoni dot.

Por mund të rezervoni për ta takuar kur të kthehet.

25 Komente

  1. B
    Baristi

    Po makjato behet? Apo ska qumesht?

    Përgjigjjuni
    1. d
      dren

      Shko o pirdhu idjot qe e luan bythen majtas djathtas...

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1234

        Po ne qe kemi pire kafe dhe e njohim cfare muti eshte, na lejohet nje kafe e dyte ?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aspak-u

          Vetëm nga mënyra dhe paturpësia si e bën ftesën më kujton një personazh mashtrues në Itali ( vënd unik për cilësinë e mashtruesave) si Wanda Marchi. Ajo dhe e bija e hanin turpin me bukë....ky i italianizuari e pi me kafe.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hason Galdini

          Galdini ????? Njeri qe ndroi emrin nga turpi apo se ndihet inferior ..ik ore Gelbaze. Gjyshi si e kishte Hasan apo Maxllum

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kojshiu

            Ky eshte bythlepires i neveritshem Edhe ne lagje nuk e qi kush per Salibej.Injorant qe del me dosje ne dore per ti dhene rendesi vetes

            Përgjigjjuni
            1. k
              kostanca

              Arian Saliaj - o do behete lider o ska.. ike more pirdhu se svjen njeri per kafe me ty..Shko merru me ndonje pune tjeter. Te fala shefes se kabinetit..

              Përgjigjjuni
              1. k
                kostanca

                Arian Saliaj - o do behete lider o ska.. ike more pirdhu se svjen njeri per kafe me ty..Shko merru me ndonje pune tjeter. Te fala shefes se kabinetit..

                Përgjigjjuni
              2. X
                Xhimi

                Arjano, sapo kam lancu nismen: byrek me Xhimin te lavazhi Xhonit! Cdo te shtune me ke atje nga ora 10:00 deri ne 12:00! Hajde ta bejme nje dore muhabet nderkohe qe une pres te vije uji ne tuba! Hajde se do te te qeras me nji byrek me presh! Tani, byrekun do e pagush vete, por rendesi ka qe do do njifena bashke! Je i mirepritur, mjafton ti thush Kristines ti shkruj shefes time te kabinetit Gabrieles, ne whatsapp ne numrin: 0900, 20, 20, te tjerat i di vete! Mos ti boj zile se osht e zene tu fut byreket ne furre, vetem sms! Te fala, Xhimi

                Përgjigjjuni
                1. Roberto.

                  Na plasi bytha per Galdin Aladinin.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lomy

                    Dava beci..

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aqif

                      E kam takuar Unë nga afër para 4 vjetësh ndoshta, kam diskutuar në formë shteruese, dhe Ariani ka pikëpamje fetare në thelb mënyrën sesi e shikon politikën.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Joti

                        Leket qe ja vlejne t i harxhosh per shije e kafes nuk ia vlen t i hedhesh dem duke taku nje rrote kari apo duke pare nje fytyre doun-i.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ardiani

                          Ky njeri ka nderruar mbiemrin. Eshte i biri i Komisar Pellumb Saliasi. Babai i tij ka qene komisar baterie ne Zall Herr.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koleg i babes vet.

                            Skraparli qenka dhe ky koqja qe e quani politikan ? Ky eshte nje karagjoz funksional qe del ne skene sa here qetesohet nga trute e kokes. E njof qe femije une kete tip karagjoz .

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Realisti

                            Mendoj se do kisha bërë 100 herë më mirë të kisha mbaruar shkollën për psikolog dhe jo financë pasi e ardhmja e punëve qenka me u marë me njerëz si Galdini dhe jo llogaritje shpenzimesh.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cjapi

                              Po ky esht rrotkari! Te harxhosh koh me halen!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                KATUNDARI

                                Ky Galdini ka mamin ne Amerike ?

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  DikManJaku

                                  Ahahaha hajde pini kafe thote i bera nje dite nje koment ne tik tok : Edhe ti mashtrues je si keta te tjeret. Me beri block

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    altin

                                    ky eshte njesoj si politika shqiptare ,nuk e dine kurre kur duhet te heqin dore nga dicka....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      ppa

                                      Galdini , separi te pij nje kafe me prof. Fugen. Jane te dy te nje "kallepi".

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        selam salaria

                                        Ariani eshte nje mashtrues qe nuk ka bere kurre dhe nuk ben asgje pervec se mashtron, si dhe per cfare te mundet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kajo Karafili

                                          Ja dhe 1 tjeter parazit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sazani

                                            Kush e njeh Arjan Galdimin e di qe eshte jo vetem mitoman por edhe idiot pasi ky sharlatan kujton se ka cliurar Shqiperine, Kosoven mga Serbet, Kuksin nga kosovaret, çamet nga Greket. PS nga Nano dhe Lulin nga PD...Ky jeton ne qiell te shtate! Prit kur te thote tani qe sigurova mbeshtetje nga Amerika per tu bere president. Ky eshte me koqe se Kreshnik Spahiu.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pal Melyshi

                                              Sa shume plera kane mbire ne politiken e udhehequr ngs Saliu i Katovices si Galdini nje Jevgjit Permeti. Mjere populli yne....

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje