Balla pas ndalimit të oficerit të policisë në Durrës: Do ta çojmë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

3 Gusht 2023, 18:18Politika TEMA
 Balla pas ndalimit të oficerit të policisë në

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha  se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

"Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.

Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Përgëzime dhe vetëm përpara!"

2 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Le ti thote dikush ketij idioti qe mos dale tre here ne dite ne media se nuk eshte as fotozhenik.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulanti kërkon një motër!

      Po pse o Tau nga LB, 10 vjet çfarë bëre. Sikur ti socialist me Rilindjen do bënit shtet. Si puna e këtij ustait keni shumë. Që i përzgjodhët partikisht dhe politikisht, i edukuat dhe ja rezultat. Çfarë mbollët po korrni!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje