5 propozimet e Lulzim Bashës

4 Gusht 2023, 19:19Politika TEMA
5 propozimet e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Fierit. Basha  ka deklaruar se ‘në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj’.

Kreu i sapo zgjedhur i PD u shpreh se do ta kthejnë PD në në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Basha përsëriti propozimet e tij, listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli.

“Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.

1- Listat e hapura;

2- Vetting-u në politikë;

3- Kufizimi i mandateve;

4- Vota e diasporës;

5- Zgjedhja e presidentit nga populli.

Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë”, shkruan Lulzim Basha.

13 Komente

  1. A
    Avni Rustemi.

    Basha eshte i pari qe kalon vetingun. Eshte i paster si qelibari.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Mire i thote, dmth veçse i perserit. Ato jane thene e sterthene, por nuk thote gje se si do t'i realizoje ato? Per disa prej tyre duhen ndryshime kushtetuese pra duhen 93 vota pro ne Parlament. I ka, do t'i kete? Per disa te tjera duhen ndryshime ligjore qe kerkojne 84 vota, po keto ku do t'i gjeje?! Çudija eshte se si ka mundesi qe i shkohet pas dhe i behet jehone broçkullave të ketij karagjozi politik.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Mire i thote, dmth veçse i perserit. Ato jane thene e sterthene, por nuk thote gje se si do t'i realizoje ato? Per disa prej tyre duhen ndryshime kushtetuese pra duhen 93 vota pro ne Parlament. I ka, do t'i kete? Per disa te tjera duhen ndryshime ligjore qe kerkojne 84 vota, po keto ku do t'i gjeje?! Çudija eshte se si ka mundesi qe i shkohet pas dhe i behet jehone broçkullave të ketij karagjozi politik.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi

        Demokratet e gjithe Fierit, me roskovec, mallakaster bashke behen a nuk behen nji karroce o Lul cari.

        Përgjigjjuni
        1. i
          ida

          Luli eshte I kufizuar nga mandati i kryetarit!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Me duket se lyerja e flokeve qe te duket me i ri lulushi ja ka mare mend fare ketoj krimineli ,ne mbledhje me alibaben dhe dy tre rangalle i duket sikur ka nje batalin nga mbrapa ,çe re mendja te shkretin .

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              O Lul kokë paçe,harron qe je ne opozite me një parti qe e bere kashte e koqe? Të gënjenë mëndja që je ne kushtet qe ti të besh planet me pika si në kohen e Maos dhe qeverija të zbatoje planet e tua? Per të drejtuar qeverine duhet të fitosh zgjedhjet o humbes serial!

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Po ai vetingu ne politike a te kap ty o Luli ? Per kete pyetje te thjeshte jep nje pergjigje qofte dhe me te vogel se pyetja ime.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha Jaho

                  Po per pronat o toç asnje propozim ?

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironsi i Vjetër

                    Ky Lul Infantili, është njeriu më i degjeneruar në psikozën e popullit dhe akoma nuk i mbushet mendja.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Ik ore idiot. Kur flet Basha per veting te politikanve, sikur flet kurva per ndershmeri.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Buda

                        Pika 6. Ne Kuvendin e Shqiperise te mos zgjidhen me shume se 100 deputete.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          stiv bermema

                          Si do qe ta vleresoni Lul Bashen, ai eshte me fizionomi perendimore dhe PD ka te ardhme vetem nese bashkjohet rreth tij

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje