Si u manipulua roli i Veliajt në inceneratorin e Tiranës dhe roli i Jorida Tabakut

5 Gusht 2023, 09:32Politika TEMA
Si u manipulua roli i Veliajt në inceneratorin e Tiranës dhe roli i

Nga Johana Lubonja

Disa ditë më parë agjencia BIRN bëri një fiasko të fortë kur publikoi një shkrim të firmosur nga Ola Xama. Termi fiasco është më dashamiri i mundur, pas një hulumtimi shterrues në dy dosje penale të plota:

a) kërkesa për heqjen e imunitetin të Arben Ahmetajt

b) kërkesa për sekuestron e inceneratorit të Tiranës

Për ta kuptuar fiaskon më mirë, do marrim me radhë pretendimet kryesore të kësaj mediaje, e cila ka patur deri vonë një emër të mirë, të errësuar së fundmi shumë, pasi Dritan Goxhaj zbuloi se dy gazetarë të saj janë përdorur nga shërbimi sekret serb për të amplifikuar sajesën e famshme të “shtëpisë së verdhë”.

Pretendimi kryesor i BIRN dhe Xamës në rastin me kryebashkiakun Veliaj ishte se, sipas tyre, Veliaj kishte iniciuar procedurën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Ola i referohej 5 faqeve nga dosja Ahmetaj pasi në momentin kur e publikoi shkrimin aq dispononte. Një burim pranë BIRN konfirmoi për DITA se gazetarja Xama i kishte siguruar këto pesë copa letrash nga deputetja Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit dështoi me komisionin hetimor që kryesonte për të vërtetuar implikim të Veliajt në aferën e inceneratorëve.

Ishte një transferim fiaskosh nga Tabaku te gazetarja Ola.

Pretendimi i saj në shkrimin e publikuar nga BIRN se Veliaj kishte iniciuar procedurat për inceneratorin, veç qëllimit politik, zbuloi dhe mungesë të plotë informimit.

Autores do t’i kishte mjaftuar të ndiqte seancën e marrjes në pyetje të Veliajt në Komisionin Hetimor “Tabaku”, për të kuptuar se kjo çështje ishte ezauruar. Po e shpjegojmë thjeshtë:

Sipas gazetares, kryebashkiaku Veliaj përdori si artificë propozimin e projektit amerikan të IFC-së, që pastaj qeveria ta konvertonte nismën për të ndërtuar inceneratorë. Në shkrimin dhe më pas në qëndrimet publike të gazetares, shtrohej pyetja nëse do ndërtohej dot inceneratori nëse Veliaj s”do e kishte bërë këtë propozim për landfill.

Por ajo që fshihte ose nuk e dinte gazetarja, është fakti se propozimi i Veliajt bazohet pikërisht në konkluzionet e raportit të IFC-së.
Ky raport kishte dy konkluzione kryesore:

1. Konkludonte se afati final për administrimin e ri të landfillit të Sharrës ishte viti 2015, ndryshe Tirana kalonte në kolaps mjedisor.

2. Kostoja për landfillim dhe kapsulim ishte 37 euro/ton.

Këto dy të dhëna janë shumë të rëndësishme, ndaj do u referohemi dhe në vijim.

Afati për ndërhyrje në landfill deri në vitin 2015, e vendos Veliajn në fakt në kushtet e vonesës, në propozimin që ka bërë. Duhej ta kishte propozuar projektin e IFC-së për zbatim në qeveri në mënyrë urgjente që në vitin 2015-të dhe jo në 2016-ën.

Pra Veliaj mund të akuzohet se propozoi me disa muaj vonesë vënien në jetë të projektit të ekspertëve ndërkombëtarë të IFC-së, krejt e kundërta nga çfarë e akuzon dhe aludon autorja Ola dhe BIRN. Në asnjë rrethanë nuk e akuzon dot Veliajn, si iniciator dhe nxitës me iniciativë private i një procedure që përfundoi me kontratë incenerimi.

Ky është thelbi dhe pika kycce e mashtrimit të shkrimit të BIRN.

Vazhdojmë me procedurën:
Pasi Veliaj e propozon projektin me kosto 37 euro/ton të IFC në 2016-ën, ministrat Cani dhe Ahmetaj e godasin projektin amerikan si shumë të kripur në kosto dhe të paleverdisshëm.

Sipas tyre ishte kosto tepër e madhe 37 euro/ton vetëm për landfillim dhe kapsulim të mbetjeve. Me sa duket ekspertët amerikanë të IFC kishin të tjera premisa në mënyrën dhe seriozitetin se si duheshin menaxhuar mbetjet.

Pastaj Arben Ahmetaj bën rokadë me Shkëlqim Canin dhe bëhet ministër j Financave dhe menjëherë ai krijon një triumvirat ministrish që do të menaxhonin problemin e mbetjeve në Tiranë: Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ky triumvirat pas pak javësh kaloi në fazën tjetër, ku vendosi që të vlerësonte mundësinë e dhënies me koncension PPP të menaxhimit dhe vlerësoi ofertën Zoto-Mërtiri, ky i fundit mik dhe ortak biznesi i Ahmetajt prej shumë vitesh.

Në këtë pikë vlen të vendosim disa piketa:

– Konceptuese dhe gardiane të procesit ishin tre ministritë

– Autoritet Kontraktor ishte ministria e Mjedisit.

– Bashkia e Tiranës ishte kliente e koncensionit që do të operonte dhe në fazën e shqyrtimit të propozimit të ardhur nga Mërtiri-Zoto-Koka, do të ishte e përfaqësuar në komisionin e posaccëm për dhënien e këtij koncensioni.

Në fakt roli i Bashkisë është që t’I çojë kamionët me mbetje deri te dera e koncensionit, t’i peshojë e të dokumentojë dërgesën, se çfarë ndodh më pas nga mbrapa derës së koncensionit, është totalisht një përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit.

Kritikët dhe antagonistët e Veliajt kanë theksuar një shkresë të këtij të fundit ku shprehet “parimisht dakord” në emër të Bashkisë në lidhje me ofertën e propozuar nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e inceneratorit, si fazë e fundit e një procesi të sistemimit të Sharrës.

Kjo shkrese e famshme, e cila mban logon dhe vulën e Bashkisë, ishte dhënie dakordësie në parim nga kjo Bashki për një projekt të ri që kushtonte 29 euro/ton.

Në këtë pikë lind një pyetje për kritikët: Si mund të mos bjerë dakord një bashki për koston 29 euro/ton, ndërsa po vetë kjo bashki kishte propozuar zgjidhjen e IFC-së me 37 euro/ton? Çfarë duhej të bënte Veliaj? Të mos binte parimisht dakord me një ofertë 33% më të leverdishme? (!)

Kjo pikë është dhe fiaskoja e dytë e gazetares Ola dhe medias BIRN të cilat konsiderojnë si tepër të lartë koston 29 euro/ton sepse sipas tyre kjo kosto duhet të përfshijë dhe incenerimin dhe jo vetëm landfillimin.

BIRN dhe Ola Xama kanë të gjithe mundësitë që të pyesin ekspertët e IFC apo kompani të specializuara në këtë fushë se sa janë kostot e ngjashme në projekte të ngjashme në vende të tjera dhe më pas të krahasojnë këto projekte me mënyrën se si është përcaktuar trajektorja e pagesës në projektin e Tiranës. Nuk kanë bërë asnjë gjë të tillë. Thjesht kanë thënë se kjo kosto neve na duket shumë se kështu themi ne, se kështu duam ne.

Por le të vazhdojmë me procedurën.
Pasi u themelua komisioni i përbashkët me dhënien me koncension, pati debate nëse aprovimi i Bashkisë do duhej të kalonte nga Këshilli Bashkiak.
Mirëpo këtu, mjeshtrat e BIRN kanë neglizhuar një detaj tepër të rëndësishëm.

Gjatë punës së këtij komisioni u zbulua se në kadastër prona e fushës së Sharrës ishte pronë shtet, pra ishte pronë e qeverisë dhe jo e pushtetit lokal, jo e Bashkisë së Tiranës. Kjo bashki e kishte thjesht në përdorim. Çka do të thotë se Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë tagër të vendosë mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj prone, sepse nuk është as pronare e truallit dhe as autoritet kontraktor. është thjesht klient.

Ajo çfarë Bashkia e Tiranës do të duhej të shprehej me vendim të Këshillit Bashkiak, ishte qëndrimi mbi shtesat në buxhet që kërkonte ky projekt që bashkia të përballonte kostot.

Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka marrë këtë vendim në shtator 2017, pasi Ministria e Mjedisit kishte lidhur kontratë me koncensionarin në gusht. Në këtë pikë vlen të theksohet një detaj interesant.

Kur Arben Ahmetaj u pyet në Komisionin Parlamentar Hetimor “Tabaku” ai këmbënguli se kryetarja e komisionit Jorida Tabaku po ngatërronte sipas tij dy nocione “buxhetin” me “transfertën”. Buxheti është i kyçur, – thoshte Ahmetaj – dhe nuk ndryshon, ndërsa transferta (nga qeveria drejt Bashkisë) është e lirë të pakësohet ose zmadhohet. Sipas tij nuk kishte nevojë fare për vendim të Këshillit Bashkiak sepse bëhej fjalë për një marrëdhënie transferte dhe jo për një kyçje buxhetore.

BIRN dhe gazetarja nuk e kanë konsideruar në asnjë moment këtë shpjegim të dhënë nën betim nga autoriteti më i lartë përgjegjës i financave të vendit dhe këtij koncensioni.

Kjo është fiaskoja e tretë e tyre, pasi shqyrtimi i marrëdhënies së Bashkisë si kliente me një skemë komplekse koncensioni që përfshin tre ministri, kërkon një analizë financiare shumëplanëshe, sidomos kur në kushtet e pamundësisë së buxhetit bashkiak futet në lojë qeveria me sistem transfertash.

Nga sa më sipër, krahasimet elementare të pretendimeve të BIRN dhe Xamës me aktet hetimore dhe dëshmitë në komisionin kuvendor zbulojnë se në fakt kjo media dhe ljo autore, kanë kyer tre fiasko dhe kanë manipuluar në mënyrë mediokre.

Ndaj dhe zoti Veliaj mund të akuzohet se ka gabuar kur e ka quajtur gazetaren “Vrasëse me pagesë”. Kjo shprehje, që zemëroi dhe parimorin Gutierez që e ka burimin e informacionit te vilat e bëra me fondet e vjedhura të IPARD në Dhërmi, do kishte kuptim nëse autorja Ola do kishte realizuar një investigim që e vinte me shpatulla për murin Veliajn.

Kjo nuk ka ndodhur. Ndaj, në fakt, termi korrekt do duhej të ishte “Fiasko me pagesë”. (DITA)

51 Komente

  1. K
    Kazani

    Gazetare e kazanit-mediatik. Kuptohet që sennjeh kush. Për më tepër del bën dhe avokaten. Nuk ka lidhje se çfarë thotë BIRN edhe gazetarja OLA. Por këto nuk t'a bëjnë të pafajshëm si dreqi MJAF-tist, 99-ç hajdutin më çizme Lali fikun që edhe pse për show shkon në punë me biçikletë, asnjë nuk e beson se nuk është miliarder (po po miliarder, jo milioner). Pse Lali fiku lidhi marrëveshje më një kompani fiktive? Pa eksperiencë. Të paverifikuar. Pse lali fiku paguante 29€/ton diçkaje jo egzistuese. Pse lali fiku vazhdonte akoma ti paguante këto parë dhe kur të gjithë I thonin që është mashtrim. Pse nuk verifikoi? Pse nuk denoncoi? Pse lali fiku bën krejt të paditurin. Sa për ato që thua për IFC, ... Normal qenprej aty lind idea e zhatjes dhe vjedhjes . Duke u justifikuar mbi studimeve dhe vlerësimet, sugjerimet e organizmave të huaj. Që ashtu si Salehu edhe Rilindja e pjerdhur e ka tregtare shumë herë se nuk e rr.... ka... ti marri në konsideratë ato madje shumë herë duke bërë dhe të kundertën. Normal që edhe çmimi do të ishte diçka më poshtë se rekomandimi për të justifikuar vjedhjen. Kështu që përpara se te bësh avokaten. Bëj një investigim. Sa për lali fikun (që s'ka asnjë lidhje me PS). I madh dhe I vogël beson se ai është I zhytur kokë e këmbë në këtë aferë! (Dhe e gjitha kjo as pa dijeninë apo bekimin e Ramês)...

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK

      Ky koment duket qe eshte shkruar nga Kesul Kuqja,Hirushja etj. Tabaku! Bukuria dhe zgjuarsia nuk rrine bashke! keta perfaqesojne vetite me te poshtra qe kane Shqiptaret! Jane pjella te monstres Sali!

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Delenxhinj rilindas, plehra ne gen. Matematika dhe e shkruajtura nuk vihen ne dyshim. 1. Diskutimi per incenerim ( djegie) nga projekti i IFC i porositur nga basha, cmimi i propozuar ne kete rast ishte 39.€. 2. Ministrat e finances te 2 edhe Cani edhe Ahmetaj nuk e pranuan, dhe u vendos cmimi 29€ / ton ,per incenerim. 3. Ate qe nuk thote kjo gazekarja dhe delenxhnjte dhe hajdutet e tjere eshte se ka 1 cmim dhe per depozitim jo per incenerim qe eshte i miratuar 12€/ton. 4. Erion fiku nuk ka vetem pergjegjesi qe firmosi 1 dokument qe ishte kopetence e keshillit bashkiak dhe qarkut dhe jo e kryetarit te bashkise, por por lejoi qe zoto dhe mertiri te mernin 17€/ton per 1 pune qe nuk e benin. Dhe fiku vazhdoi te paguante per 1 pune qe nuk behej. Erion Veliaj eshte si Saje Qorri ngado ta sjelli e ta vertisi nuk i shpeton dot burgut. Dhe kjo nuk mjafton sepse sipas llogarise erion veliaj ka paguar teper mbi kontrate , mbi 50 milione euro. Duhen gjetur dhe sekuestruar dhe leket. Ka pasur vetem 2 njerez qe ishin te bindur qe kishte incenerator tirana, erion veliaj qe paguante leket dhe frok cupi qe denoncoi se meta donte te digjte inceneratorin. Kuptohet jane dhe keta mutrat qe shkruajne , po keta jane legene te lire ,per 1 sufllaq.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PPSL

          Maznik ti je ? O burra në mbrojtje të Lali Çerit...!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            Aty ne komisionin Tabaku, Veliaj u diskretitua dhe doli hapur fare se Veliaj eshte fajtori kryesor per inceneratorin e Tiranes . Sepse Veliaj kishte firmosur i vetem per inceneratorin , kur ne fakt duhej te firmoste ai bashke me keshillin Bashkiak, Por Veliaj e kishte menjanuar Keshillin Bashkiak, ne menyre qe te mundesinte Firmen e Zoto dhe Mertiri te ndertonin inceneratorin. Kjo gje e fut ne burg Veliaj mashtrusin

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lili

            Nese Erion Veliaj do te dilte fajtor do te shkonte ne burg; tani kur fajtore del Ola Xama a nuk duhet mbyllur ne bordello te Nigerise, se vetem nigerianet do t'ia benin qejfin.

            Përgjigjjuni
            1. g
              genci

              eksperiencat e familjes tende ne nigeri nuk duhet te behen shkak per t'u kopjuar nga te tjerat (jo per gje po ju humbet fama kurverore)

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben.

                Moj Lili ,moj truthare . Nuk jane mbyllur hetimet per inceneratorin e tiranes dhe ne nuk dime akoma cilet jane fajtoret dhe cilet do denohen pastaj nga gjykatat. Nga e nxore ti moj mavri me boje qe denove dhe gazetaren????? Po si jane kaq plehra keta te rilindjes, keta jane te gjithe per incenerim.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Laura

                  gencit dhe benit... 20 nentor 2022: Ja kush eshte Ola Xama qe ne Dubai i ka shkuar fama: "CNA.al, pas një dalje televizive të Olës tha çfarë ka ndodhur që vajza ndryshoi qëndrim, përse e bëri këtë, cilat janë arsyet, u pagua apo jo. Ishte në Dubai e na tha se Alabbari kishte bërë mrekullira dhe të tilla do vinte të bënte edhe në Tiranë si gazetare e "TV Klan", por Ola u mërzit." Pse u merzit? Nuk e trajtuan mire arabet. Mos u merzit moj Ola, se nigerianet ta bejne qejfin mire paguajne mire...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kunadhja

                    Jane mostra Serie te Brekushes.

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Raimond Vlonjati

                    Olta Xana nuk ka vjedhur sic vjedh Veliaj , ajo ka vepruar sipas ligjit “ Fjala eshte e lire” Jeton ne demokraci o patronazhist , o shembelltyre e shpifur e spiuneve fuksa te diktatures

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kunadhja

                      O lili-Mazniku...Lali fiku nuk shtetin dot ..Eshte i zhytur keq ..Dhe do ti duhet shume te laje edhe gjynahet e Ssjmes..

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vranakonti

                      Po u bazuat te Jorida kukumjacka, mortja qe nuk u ha. Veliaj eshte i mencem dhe nuk mund t'i beje gropen vetes. Nuk ka gje ai me inceneratoret.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                        O ti i Kazanit. Ke lexuar gjë nga ky artikull ti, apo e ke trurin te mbushur me glasat e Saliut? Nga trapa si puna jote Edi Rama dhe Veliaj rrinë ne pushtet. Veliaj mund të jetë vërtet mafioz. Por duhen gjetur prova se ku dhe si, që të denohet. Propaganda Saliste nuk e Godet Veliajn atje ku ai mund të jetë vërtet mafioz, sepse aty jane të lidhur bashkë dhe bien vete brenda. Kerkon ta godase atje ku duket sikur ka gjë, dhe ta perlyeje. Me këtë strategji qe even opozita u digjen letrare ne dore, populli humbet besimin të çdo akuzë, dhe Veliaj e Rama marrin vota. Pse? Po prej jush pra, qe bastardoni edhe çeshtjet ku drejtesia vërtet mund të kapë Veliajn. Kazan ti, Kazan Saliu, Kazan BIRN, që i bini legenit kot, dhe i jepni vota me zor Ramës dhe Veliajt. E ç'i do miqte kur ke armiq si ju? Ju jeni mik e shkuar mikut per Ramën.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirona

                          O Kazan! E paske mbush kazonin me mutin e Tabakut , e hongsh dhe mos i ngopsh ,

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Mara emigrante ne Itali

                          More kazan sipas emrit ke bere edhe komentin ,sa keq me te tille persona qe nuk kuptojneshqiperia do te eci mbrapa 100 vitet e ardhshme , e gezofshi informimin mediatik me zorret e salikes neper kembe

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kazani

                            E dashur Mara nga 5karra! Shqipëria e ime dhe jotja ka shkuar këto 30 vjet më e pakta 100 vjet mbrapa. Më Saleh, Nano, Like, Lul dhe përmbyllës - përmbarues Edin dhe Rilindjen. Ju s'doni me e kuptu se diku keni të lidhur ndonjë interes. Por shikojini mirë hajdutat e kombit dhe mos e vini dorën në zjarr për ta. Që të gjithë janë nga i njejti brumë! Hajduta

                            Përgjigjjuni
                          2. n
                            nje banor i Tiranes

                            Ti Kazan , jà hengsh ate qe nuk thuhet Lali Erit . Asnje akuze , asnje dyshim , asnje hetim nuk ekziston ne lidhje me Erion Veliajn . Shpifjet tuaja dhe balten e "non gratave" hidhjani foltores dhe plehrave te saj . Drejtuesa si Erion Veliaj , qe i rrine puneve mbi koke nate e dite rralle i vijne Tiranes . Kryeqyteti yne , nuk mund te konceptohet pa Erion Velian .

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kazani

                              Plako nuk kam as me Saleh e Like e as me non grata. Por s'kam se si të jem as me Lali Çerin milionerin MJAFT-ist e 99-ç. Dhe nga 99-çat çfarë nuk pret!. Lali çeri o i pafajshëm aq sa gjyshja e ime ishte e virgjër!. Prisni dje duroni (nqs drejtësia e mirëfilltë do të funksionoj). Salehu, Like, Luli, Edi dhe Çeri do të jenë në të njëjtën adressë...

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Komunist me Rolex

                                O plak ça merresh me komuniste?? Po kritikon ps lali fikun liderin global vjedhjet me PPP je direkt armik i popullit je me saliun e liken që jane po aq hajdutë ja këta të rilindjes. Plus keta që komentojnë çdo postim jane çerrat e bashkise që komentojnë në cdo faqe

                                Përgjigjjuni
                            2. 0
                              007

                              Jorida eshte prej Tirone dybekun e Tund me Tropojane. Ka perfituar krahas JamSerbo boshnjakut Malltezi dhe kjo Nafije e Tabak Tropojes trauall dhe ka ndertuar 8 pallate te kompleksi Partizani. Rrnofte Nafije e Tabakve te Tropojanit......

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Leseisti

                                Çifti me i shemtuar ne partine demokratike , pas kriminelit te Viçidolit .

                                Përgjigjjuni
                              2. 0
                                007

                                Jorida eshte prej Tirone dybekun e Tund me Tropojane. Ka perfituar krahas JamSerbo boshnjakut Malltezi dhe kjo Nafije e Tabak Tropojes trauall dhe ka ndertuar 8 pallate te kompleksi Partizani. Rrnofte Nafije e Tabakve te Tropojanit......

                                Përgjigjjuni
                                1. 0
                                  007

                                  Jorida eshte prej Tirone dybekun e Tund me Tropojane. Ka perfituar krahas JamSerbo boshnjakut Malltezi dhe kjo Nafije e Tabak Tropojes trauall dhe ka ndertuar 8 pallate te kompleksi Partizani. Rrnofte Nafije e Tabakve te Tropojanit......

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    lavazh special

                                    kjo nuk eshte gazete, por lavazho

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Flisni aresyes!

                                      Kazani eshte vetem per plehra. Ndoshta dhe per te djegur raki. Por kurr jo per te marre mendje prej tij, por per te jashteqitur mendje ose dhe ndonje gje tjetr.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Ministria e KomshiKulturës

                                        Nga prapanica e zhubrosur e Johanës prej Lubonje plasi një pëëërrrrrrrrrr I fuqishëm saqë edhe Ymeri shtangu në vënd....një copë piper jeshil ra nga caviteti i rreshkët i saj tek tasi i sallatës së drurit: edhe çfarë pastaj? - Gogësiti Ymeri dhe vazhdoi të mbllaçiste sallatë

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          te gjithe mashtrusa ne kete vend

                                          Birn e VOA jane bere media te drejtuar nga mashtrusat e saliut dhe qe japin te dhena ca mashtrus analfabet.Vetem te shikosh erebaren rrugeve me nje qen te shemtuar si vetja,nuk te behet ta lexosh,apo tropojanet e VOA

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            km

                                            Eshte Hera e dyte qe pacavurja "Birn",dmth -dardha qe Ka bishtin mbrapa,del bllof.Ju kujtohet besoj ,falja qe i beri Edi Rama ,Duke terhequr akuzen per shpifjet.Kjo eshte e dyta here.Pra "dardha"e paska ne karakter shpifjen per interessa ose ne interes te personave te caktuar.Emri Tabaku eshte domethenes,shpifese professioniste nga nje femer pa' karakter .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kazani

                                              Po plako, njëlloj siç thoshte Saleh-u për "New York times" Paçavurja... Kështu është kur nuk të pëlqejnë shkrimet ose ndonjë fillon gërvish sadopak korret e koorupsionit. E ka fajin BIRN se Lali Çeri MAFT-ist, 99-çi, që se lidh asgjë me të majtën dhe PS, është i implikuar !

                                              Përgjigjjuni
                                            2. N
                                              Nemesis

                                              Sa te ka paguar lali me xhan qe te hedhesh hi para nje fshati qe duket e qe nuk do kallauz?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                ppa

                                                Gazetaret e kazanit dhe kazanxhijte e rrjeteve sociale, te frymezuara nga vemja politike Tabaku, kete pune kane. Urime autores per qartesine dhe korrektesen e analizes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Loku

                                                  BIRN eshte e pa besueshme. Mashtron me gjysem të verteta.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qoniu

                                                    Ky "kazani" qenka ne tave se i ditka gjojnat ne maje te gishtave...eskspert i modh ske çi thua...hahaha

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kotfare

                                                      O Mero, mbete duke mbrojtur aferen e inceneratoreve duke e sterholluar muhabetin kur cdo gje duket qarte fare ................................

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Titi

                                                        Artikull i argumentuar mire...kisha nje fare mendimi per Tabakun, por qenka nje skile e keqe. Nuk eshte 'manipulim medioker', por manipulim kriminal qe nevojit ndjekje penale per autoret e shpifjes dhe manipulatoret.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. g
                                                          gazi

                                                          Pune baxhellash...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shqiptari

                                                            BIRN duhet te investigoje.A ka lidhje vellai i Tabakut me plehrat dhe dherat qe mblidheshin,bliheshin prane landfillit apo djegesit te Tiranes,para se aty te fillonte koncesioni?!Pastaj te porosise Olen te beje investigimin ne fjale.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Kinkel.

                                                              "Në këtë pikë lind një pyetje për kritikët: Si mund të mos bjerë dakord një bashki për koston 29 euro/ton, ndërsa po vetë kjo bashki kishte propozuar zgjidhjen e IFC-së me 37 euro/ton? Çfarë duhej të bënte Veliaj? Të mos binte parimisht dakord me një ofertë 33% më të leverdishme? (!)" Sa me siper: Pronar i aseteve te Bashkise Tiranë është Keshilli Bashkiak i Tiranes. Renia ne parim dakord nga Erion Velija qofte dhe per nje cmim me te ulet me mendjen e tij, eshte e jashteligjshme. Ashtu si ne rastin e pare kur Keshilli Bashkiak eshte mbledhur dhe e ka miratuar ne parim per 37 euro per ton, edhe ne rastin e dyte duhej te mblidhej e ta miratonte ne parim me kushtet e reja te koncesionit plus cmimin e ulur 29 euro . Pra si do qe t'a kthesh biseden shkresa e Erion Veliajt pe renien dakord ne parim eshte totali se jashteligjshme, sepse ka suprimuar Keshillin Bashkiak te Tiranes per asetet e tij, dhe k pervetesuar titullin perfaqesues te Keshillit!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Vlonjati

                                                                Ne nje video, Erion Veliaj promovonte inceneratoreve dhe landfillet. Atehere si ka mundesi qe nuk ka gisht ne kete mesele? Ne si popull jemi dele, sepse na gjen partia nje vend pune sa te hamë bukë qe te mos ngordhim dhe nuk na lene te ngremë kryet sepse te heq buken maskarai/partia. Akoma shani majtas-djathtas, ata jane bashkë (PD/PS) si e si ta shkaterrojne kete komb.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Fatmiri Gri

                                                                  Jemi ne merak o!?Bardhi me Tabakun,Zhupen,…. yjet e Lulbraves,me cilen parti jane!?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Salkari

                                                                    Metodika “babale “ frymemarje per PD- ne ….pa babale dhe ipokrizi te gershetuar me intrige dhe thashetheme nuk jetojne dot pelivanet e PD

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. n
                                                                      një ish Gazetar në BIRN

                                                                      BIRN është 100% me njerëz të Berishës dhe Metës, akoma nuk e keni kuptuar o Shqiptarë. BIRN nëse do ndokush që ti bëhet "biografia", ka lindur nga paratë e pista të Berishës dhe familjarëve të tij, ku më pas ka hyrë dhe Meta dhe familjarët e tij në "LOJË". Nëse e shqiptarët dhe Drejtësia besojnë akoma çfarë shkruan BIRN, që 100% të materialeve të fryra dhe 99% jo të vërteta, i merr nga njerzit e Berishës dhe Metës jo vetëm nga Zyrat e Partive PD e PL, por dhe nga Zyrat e SPAK ku dihet tashmë që shumica dërrmuese dhe e fuqishme për vendimmarrje janë njerëz të lidhur/korruptuar nga Berisha (miqtë e Argitës janë jo pak në disa pika të Drejtësisë së Re, që bëjnë Muuu..., që punojnë për babait e Argitës dhe shokun e ngushtë të babit të Argitës, Ilir Metën -njeriun e Zi që student, që si bashkëpunëtorë i Sigurimit spiunonte jo vetëm kursin e vet por dhe sa të mundte në tërë Fakultetin Ekonomik). Kjo Media mafioze/gjobëvënëse BIRN e mbuluar nga disa fonde të dhëna nga "dikush" në BE për interesa "investigimi" në Ballkan, paguhet jo pak prej vitesh nga njerëz biznesmen që pastrojnë paratë e vjedhura e me gjak të familjes Sali Berisha dhe familjes Ilir Meta_j. BIRN është klonimi i SYRI Media 1000%, ndaj kuptohet se çfarë prodhon dhe kundra kujt.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        KATUNDARI NGA SHIJAKU

                                                                        Jordan goc Tirone . Kercen me nallone Ben nallonja trak e trak. Dhe degjohet ne shijak.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. g
                                                                          gjuhetari

                                                                          BIRN DO TE ISHTE MIRE TE KISHTE DHE PRAPASHTESEAT E DUHURA bIRAT E KURVES

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            KURIOZI

                                                                            Nese qenka keshtu puna ai Lali Eri alias koqja pse nuk i hedh ne gjygj ?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. K
                                                                              Kanina e Ismailit

                                                                              Ahahaha..Per te qeshur apo per te qare!!!Si u manipulua?!KU KE SHANS TE MANIPULOSH EMRAT E PASHALLAREVE NE KETE ORGANIZAT KRIMINELESH O MJERANE!!!!!RROFTE LAVATROCJA MERO KAPEDANI....MJERE SHQIPERIA!!!!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. d
                                                                                doktor Saliu

                                                                                Mos e merrni aq shume ne mbrojtje kete Veliajn se nuk eshte pa gje ne kete meselene e incenaratoreve. A keni degjuar se ne Landfillin e Sharres pati edhe nje aksident me vdekje? Apo ju u vjen keq vetem kur vdekja ndodh tek njerezit tuaj.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. B
                                                                                  BABALESHA e Partisë .

                                                                                  Nuk kalohet vetë jeta, Babales i duhet një BABALESHË .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. C
                                                                                    Come

                                                                                    Dmth veliaj eshte fare nje foshnje naive qe ben vetem punen e vet dhe te gjithe te tjeret ja punojne, e ofendojne dhe i bien ne qafe kot se koti?! Hahahahahhajhah……….mund te vazhdoj te qesh pafund, por eshte me teper per te qare. O gazetare dhe o gazete - veliaj eshte i koruptuari kryesor dhe perfituesi kryesor i aferes. Ka ndermarre veprime me vullnetin e tij dhe e ka nxitur dhe mundesuar kete afere. Per hesap te tij dhe te sulltan rames, kuptohet. Mund te genjeni ate kategori te “qytetareve” qe pret nga ju lajme per t’i percjelle me tej si papagalle, por nuk mund te manipuloni njerezit qe kane pak fare njohuri si funksionon qeveria rama dhe bashkia veliaj.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. R
                                                                                      Real

                                                                                      Cfare qyqe je ti moj e ashtuquajtur gazetare qe shkruan nje carcaf me shkrim te porositur ne mbrojtje te Lalit te ripjelljes.Ka filluar Lali ta degjoje tringellimen e prangave.

                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                      Lini një Përgjigje