Ëndrra me Putinin!

2 Dhjetor 2024, 10:56Blog TEMA
Ëndrra me Putinin!

Nga Kimete Berisha

-  Jo çizmet e gomës, por pak me hallakat, këtij i gjenden edhe opingat.

- Kryeministri Kurti tha se sulmi në Kanalin Ibër-Lepenc lidhet me Federatën Ruse.

- Ky gjithmonë e lidh Ukrainën me Kosovën.

E bën këtë lidhje antihistorike për ta hapur (siç e ka hapur), dhe për ta bërë 'normale' (siç e ka bërë normale), temën e 'ripushtimit' të mundshëm të Kosovës nga Serbia, anipse Kosova kurrë s'ka qenë nën Serbi, por nën Jugosllavi'!

- Ama, nuk bindet!

- Ky, mëkeq, jeton në një dimension tjetër..

Sheh veç luftë, dhe ëndrra me Putinin.

- Rusia publikisht lufton në Ukrainë, dhe krejt botën e kërcënon, por luftën ndaj Albin Kurtit e bën fshehur!

- Nëse ky kujton se do të bëhet si Zelensky që bota t'i japin armë për të luftuar ushtria e tij inekzistente kundër Serbisë dhe Rusisë, duhet të lyp çare diku tjetër, se nuk është mirë!

Nuk mund të bëhet Zelensky se s'është as president!

- Kjo ëndërr e sëmurë i takon Vjosa Osmanit!

- Për shkak të rivalitetit falls të këtij dhe Osmanit me Putinin, Kosova u bë halucinante, qesharake dhe teatrale! 

- Rivaliteti i vazhdueshëm i Kurtit dhe Osmanit me Putinin është çmenduri e padëgjuar!

- Nuk ka lider e as superfuqi në botë që ia tregojnë muskujt Putinit, si këta!

Pse?

-.Edhe nëse Rusia e ka syrin në Kosovë, nuk e ka me Juve, por me Amerikën, kështu që...'Shut Up'

- E, Hashim Thaçin e ka fajtor për qejfi.

Sherri i tij tha se nuk po e dërgon FSK-në në Veri.

- NATO ia 'kërkoi' Hashim Thaçit më 2013 që të mos e çojnë FSK-në në Veri.

- Anipse, nuk është kryeministri ai që e çon ushtrinë askund.

Kur e lyp rreziku, me këtë punë merret Komandatja....veç Presidentja ka të drejtë ta mobilizojë ushtrinë.

- Ama, aq fort është i magjepsur me vetveten, sa nuk është i vetëdijshëm që po flet si President!

- Lëre ti Hashim Thaçin.

- Hashim Thaçi nuk ia ndalon t'i ngijë bukë ushtarët.

- As s'ia ka ndalu' kush ta mbajë premtimin për ta ta paditur Serbinë për gjenocid.

- Pasulin e ushtrisë ia kanë besu' edhe atë e kanë hëngër pa e zier!

P.S. Give me one reason to stay...!

7 Komente

  1. R
    Reli

    Kimete. Kosovën në traktatin e Londrës e mori Serbia "1913" U bë pjese e mbretërisë se Serbisë. Më pas kur u krijua mbretëria e Jugosllavisë ishte pjese e mbretërisë Serbe. Në konfederatës e Jugosllavisë ishte pjesa e shtetit Serbë bashkë me Vojvodinën ishin dy krahina autonome. Dhe nga 1999 u kthye në origjinë...e pavarur. Sa për info Kismete.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Famoze Kimet. I ke rënë mirë pikës. Por, Albini është bërë si pika (.) mbi i, dhe Vjosa është bërë si dy pikat mbi germën ë. Njëri iiiiii dhe tjetra ëëëë…..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mot n'zgjedhje martohet perseri Kurti me Osmanin

        Bravo L.Xh., krejt drejt e ke. Kimetja i ka ra kokes, por ma mire te thote se tashme defakto Kosova e ka vendos kthimin nen Serbi, e de juro kjo bahet mot. Ceremonia, e njajte me at te shpalljes se pavaresise ne 17 shkurt 2008, do te mbahet nga VV mot kur te cbahet pavaresia e dhuruar ne Usa. Ma pas fillon fartesa e gjithllojshme e e dardanave te VV me serbt e Vucicit. Bukur fort aaaaa?!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Kimete, mundesisht kur te shkruash, shkruaj shqip e jo me shprehje te Kosoves, se ndryshe na duhen perkthyes dhe per ato shprehje qe ju perdorni.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Po Ramen se ka kohe qe e keni harruar,kur permenden Serbet,ju e beni vazhdimisht bashkepuntore me Vuçiçin

          Përgjigjjuni
          1. D
            Druni

            Po të mos shfrynte përditë kundër Kurtit, këtë bukuroshen e super-squt s'do ta lexonte askush. Pr'atë nuk e heq synin nga e çamja e drrasës s'derës.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jaho

              Të lumtë Kimi, je drejtë, e aftë, e zoja dhe mbi të gjitha je atdhetare! Kurse për të gjithë komentuesit e Shqipërisë, e kam një këshillë; Atyre që u pengon gjuha shqipe e dialektit Gegë-verior-kosovar, shkoni more në PS, të grekut Rama dhe Baze!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje