
Nga Elisa Spiropali
Fort rrallë ndodh të rebelohet një prift, e të bëhet rebel.
Edhe më rrallë të rebelohet një rebel dhe të bëhet prift.
Shqiptaria, sa kryeneçe edhe e paparashikueshme, krahas çudirave dhe çmendurive, kur e ka parë pisk, e ka bërë ndonjë thagmë.
Papë të Romës dhe të Bizantit, luftëtarë me nam botëror, shtetarë gjenialë, shenjtorë, shkrimtarë me famë planetare, janë disa shembuj sa për t’ua kujtuar sot disa të përgjumurve, se ka vërtet nëpër botë shqiptarë që bëjnë punë të thjeshta e të rënda, ama edhe Mbretërit, Papët, Vezirët, Gjenialët, nuk na kanë munguar.
Një nga këto shkrepëtima, apo zjarre, apo ndezje të genit shqiptar, është padyshim i madhi, i paharruari, i pavdekshmi, Fan S. Noli.
Prift, atdhetar, politikan, shtetar, historian, jetëshkrues, poet, shqipërues, Noli i madh bëri atë që s’ka mundur ta bëjë kurrkush deri më sot: Pa i mbetur hatri as Zotit, as Djallit, pajtoi brenda vetes, Priftin me Rebelin.
Jetën e Priftit Rebel, e shkruajti Ilir Ikonomi.
Po Ilir Ikonomi, a është Prift apo Rebel?
Të arrish të thyesh klishetë e soc-historisë, pas qindra, ndoshta mijëra, ditëve e netëve kërrusur mbi libra nëpër biblioteka dhe arkiva, them se Ilir Ikonomi është të dyja, edhe Prift edhe Rebel.
Aq i vlefshëm është “Rebeli” i Ikonomit sa me ta mbaruar leximin, s’di kujt t’ia ndreqësh e kujt t’ia prishësh, Nolit që bëri gjithato punë për Shqipërinë, apo Ikonomit që e ngriti Nolin nga varri bashkë me punët, ia shkundi baltrat, dhe na dha të lexonim një libër sa qiellor aq edhe demoniak.
Spropali ka qene ne klase me nipin tim ne gjimnazin Qemal Stafa dhe ai thoshte gjithmone Elisa e di permendesh Nolin nga fillimi ne fund........
Paske pi i cik o jet! Disekuiliber total! Po te merren kembet! Mbahu ne supin e "Skenderbeut"!...
KA TRUSHPERLARE E SYLESH..qe nuk kuptojne asgje cfare eshte shkruar aq bukur...shkurt e qarte vleresimi i figurave qe nuk vine shpesh ne nje komb jo te madh ! Mos vleresimi eshte pjelle e injoraces , krekosjes shpellare... dhe perulja ndaj tutoreve kriminel qe shkaterruan e vrane shqiptaret.
Pash hirin e syve t'tu, o zoja shoqe nr. 1! E paske kuptu drejt Nolin e denigruesit Ilia Konomi!
Mezi pres ta lexoj.
Ku është argumentimi logjik dhe informacioni këtu? Zonja ka folur si Skënderbeu i Nolit ditën që erdhi në Krujë! Shumë bukur! Parlamenti i ka kthyer njerëzit në folës të vetëm një stili, panegjirikut. Shqiptarët janë emocionalë dhe në këtë vend supa e nxehtë gëlltitet pa i fryrë. Të kalosh tërë ditën, madje edhe të flesh natën nëpër biblioteka në mënyrë "sasiore" nuk është e mjaftueshme...
Nje analize e shkurter por me gjetje shume interesante..
Hahahahhaha
Është e vërtetë , o TANI , unë e njof mirë Elisan dhe familjen e saj . Elisa ka mbaruar shkollën në Tiranë , me medalje ari , që nga fillorja e deri në gjimnaz , nuk njihte tjetër notë , vetëm dhjeta . Duke qënë e shkëlqyer , ju dha e drejtë studimi për në SHBA , në një nga universitetet më në zë të Amerikës , të cilin e mbaroi gjithashtu shkëlqyeshëm . Kreu gjithashtu dy mastera , po në SHBA . Ka qënë vajzë e mrekullueshme , tani është një nënë dhe familiare shumë e rregullt , ka dy fëmijë dhe një bashkëshort siç është vetë .
Aleksandrisë q'i vunë flakën , t'harrojnë . Kuranin e mësuan përmëndësh , t'u shomë suranë . Direkun de ja , për të mbeturit . I Stilianit t'ish , për mbetjet !
Kjo zonja qe po i di kaq mire e holle punet e Nolit, si ia mori Zoti ment e kokes e tha faqe gjithe mezhlisit shqiptar se Don Kishoti eshte personazh i letersise shqipe. Kur e njihka kaq mire Nolin si nuk e diti se eshte pikerisht Noli qe ka perkthyer ne shqip vellimin e pare te kryevepres se Servantesit.
Do ishte mire qe keta Konomet ti rrin larg historise se schqiperise dhe heronjve te saj pik
Pse kështu Shkëlqesia Juaj Zoti Messershmitt?! Për këtë porosi, ndonjë gjë më shumë apo ndonjë argument a ke? Mezi pres ta lexoj!
Brazzers is free Elisa
Eh moj ELISA :Historia nje edhe PIRAT qe u be PAPE sic ishte BALTAZAR KOZA por dhe PRIFT qe u be DIKTATOR sic u be STALINI.