Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!

29 Nëntor 2024, 18:51Blog TEMA
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!

Nga Aranit Muraçi

Diskutimi se kur iku gjermani i fundit, në çfarë ore, ku e hëngri drekën ose darkën para se të largohej, e përcollën me armë apo me duartrokitje, vazhdon dhe e “ushqen” përçarjen tonë kombëtare, si “mos më mirë”.

Përmes një debati të tillë, të dëmshëm, sepse i pa vlerë do të ishte gjysma e së keqes,  historianët tanë duket sikur paguhen për të mbajtur ’shënime’ për ngjarje që ndodhin nëpër botë, siç janë për shembull luftrat e fundit në Gaza dhe Ukrainë.

Meqë nuk e dimë se kur është çliruar Shqipëria, ose nuk kemi deri tani asnjë përgjegjës për falsifikim dhe përderisa njohim dy data të ndryshme, do të thotë se iu kemi dhënë një shans popujve të tjerë rreth nesh të na faktojnë atë që ata pretendojnë ndër shekuj; se ne nuk dimë asgjë për historinë tonë. Për të kaluarën tonë.

Edhe pse historinë thonë që e shkruajnë fitimtarët, ne dimë për luftrat antike në Athinë, betejat më të mëdha të udhëhequra nga Aleksandri i Madh, Jul Çezari, Napoleon Bonaparti etj. Dimë për datat dhe fatin e betejave të shumta anembanë globit sepse ato i kanë shkruar historianët dhe i njeh historia.

Nëse nuk do të ndryshohej zyrtarisht data, dëmi mund të tejkalohej. Nuk kanë dy data çlirimi asnjëra prej ish-vendeve komuniste dhe as vendet e tjera perëndimore. A thua se vetëm Shqipëria u çlirua ose ishim ne që shpëtuam botën nga nazizmi dhe fashizmi?!

Por nëse nuk pajtohemi për datën e Çlirimit të Shqipërisë do të thotë se ne nuk dimë asgjë për luftën anti-fashiste. Si mund të dimë çfarë ka ndodhur në Mesjetë? Për antikitetin është mirë të mos flasim fare. Do të qeshin me ne!

Kështu, debati politik se kur u çlirua Shqipëria jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë shkencore, por, përkundrazi, ndihmon që historia jonë të duket sa më e pabesueshme në botë dhe historianët tanë të duken “vegla” në duart e politikanëve. Çka do thotë se e tërë historia e shqiptarëve dhe veçanërisht argumentet që ne do të paraqesim për territore të diskutueshme, nga të tjerët, nuk do të jenë asgjë më tepër sesa pretendime me karakter politik.

Nëse duam t’ju faktojmë serbëve, grekëve, dhe çdo populli tjetër me të cilin kemi pasur dhe kemi mosmarrëveshje, përmes këtij debati, i kemi humbur mundësinë vetes të jemi të besueshëm. Si të na kishin porositur dhe të na kishin paguar armiqtë më të ‘betuar’ të kombit shqiptar, nuk kishim arsye pse ta humbnim një mundësi të tillë!

Shqipëria u çlirua më 29 apo me 28 Nëntor?

Historianët, studiuesit, profesorët e universiteteve përderisa nuk pajtohen për datën e çlirimit dhe e kanë ndryshuar atë zyrtarisht nuk kanë sesi ta dinë studentët, nxënësit dhe qytetarët. Kur dëshmitarët i kemi ende gjallë, provohet se nuk e kanë falsifikuar dhe manipuluar të huajt historinë e shqiptarëve.

Debati i cili merr ‘zjarr’ veçanërisht në ditët kur në fakt duhet të nderohen ata që luftuan dhe u sakrifikuan për çlirimin e Shqipërisë vërteton shkencërisht se vetë shqiptarët e kanë falsifikuar dhe e kanë manipuluar historinë me duart e tyre. Manipulimi nga injoranca apo për arsye të tjera do të shërbejë si një argument i fortë në duart e fqinjëve, që thonë se ne nuk jemi autoktonë në trojet tona, por ne sollën turqit këtu ku jemi sot.  Është dhe do të mbetet turpi ynë për aq kohë se nuk dalin përgjegjësit e këtij turpi kombëtar!

14 Komente

  1. D
    D

    JEMI ,,KOMB FALLCO ,,PRANDAJ SMEREMI VESH,,,

    Përgjigjjuni
    1. A
      ANA

      Jo nuk jemi komb fallco. Jane armiqte qe iu kane ngatërruar mendjen shqiptareve. U sqarova shume me ketë shkrim sepse fjala ÇLIRIM është e kundërta e fjalës LIRIM.

      Përgjigjjuni
    2. E
      ENTSOE

      Historianet shqiptare te rinj duan te shkruajne historine SE Jane pinjoll te bashkepunetoreve, duan te shplajne dicka. Dr Celo Hoxha, Ku Ka mbrrit Shqiperia!!! Perderisa thone qe historine nuk duhet ta shkruajne fitimtaret, perse duhet te rishkruajne te humburit dhe bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit?! Hipokrite, sic kane qene historikisht! Donin pushtet pa e miratuar ate. Per shifrat Mo's u beni merak, SE I Ka departamenti I shtetit USA.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        Autorët përgjegjës janë Sali Berisha dhe të paguarit prej tij, kurse planet dhe platforma për "dekomunistifikimin" e Shqipërisë janë jashtë kufijve, duke filluar me Beogradin, por jo vetëm...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altin Pellumbi

          Dy pyetje per komentuesit! 1) A mund te behet referendum per daten e çlirimit? 2) A mund ta ndaje nje gjykate Europiane(per te drejtat civile) kete pune dhe te biem rehat? Flm

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            O Altin, as referendum nuk kemi pse bëjmë, se është vendosur një herë nga ata që e bënë dhe fituan luftën, as të huajt, s'kemi pse i pyesim. E dimë vetë, tradicionalisht kur është vendosur që atëhere, kur bëheshin paradat e madha ushtarake, çdo pesë vjet, para '90-tës. Nuk do të vëmë 'Ballistët" të vendosin datën e Çlirimit. Hajde baba të të tregoj arat, i thonë kësaj. Ballistët le të vazhdojnë në të tyren, këtë ka demokracia, ata mund dhe të thonë se ata e kanë çliruar shqipërinë nga nazifashistët, pasi i kandisën që, ishin që ishin bashkë, të largoheshin ashtu nga Shqipëria.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bureto

            Historikisht, sidomos në historinë moderne të Europës, si datë për pushtimin ashtu dhe çlirimin prej tij, njihet ajo kur pushtohet/çlirohet kryeqyteti i vendit nga pushtuesi. Historianët e dinë mirë këtë. Thënë kështu, a nuk do ishte më mirë që për Shqipërinë datë e tillë të quhej 17 nëntori, kur për të si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, kundër gjermanëve është bërë dhe një luftë disa ditore? Pse i druhen këtij fakti, apo meqë 29 nëntorin e caktoi Enver Hoxha në letrën që i dërgoi Titios, paçka se në 28 nëntor 1944, vetë ai në fjalimin që mbajti me rastin e festës së Flamurit në Tiranë deklaroi se, nga kjo ditë e tutje, kjo datë do ishte njëherazi festë e Pavarësisë dhe Çlirimit. E çuditshme, por fajt që ne, si në çdo gjë dhe për çdo gjë, duket sikur na kanë mallkuar që t'i komplikojmë vetë ato. Mendoj se autori i shkrimit këtë don të thotë dhe ka të drejtë.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              E pra Burrto, ja paska caktuarTitoja datën e Çlirimit Enverit, nga letra që ky i fundit, i dërgoi Titos. Na çudite. Dhe duket se ke njohuri të thella për historinë moderne të Europës; i di mirë këto punë ti. Po ato shtete, që nuk i kanë pasur kryeqytetet e pushtuara, kur e kanë ditën e çlirimit? Y, zarbë, ditë tjetër ti, vetëm të mos jetë data 29 nëntor, që e vendosën çlirimtarët, jo po më 32 nëntor. Edhe në 17 nëntor të vendoset, njëlloj është, Ballistët e PD-së nuk do ta pranojmë, se është vepër e "komunistëve" të shitur tek sllavo-komunizmi. Duan vetëm më 28 nëntor, se vetëm atëhere nuk do të ekzistonte për ta ditë çlirimi nga nazifashistët. E kupton, o trim i lalit. Pika që s'u bije, mbetët të pagdhendur dhe dredharakë të përhershëm. Pastaj, bëjmë dhe dy ditë pushim, o tutkun; mos u ndij. Ja ta them unë, edhe Tirana në 29 nëntor është çliruar, se partizanët gjetën, fiks në orën 12, një gjerman në një bodrum që rezistoi ca, por në fund e vranë pa gjyq, si të vrisnin ata dhe thanë, ja, tani e çliruam Tiranën.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Bo bo booo, o ti me tre pika, që nuk ta pata borxh, që më bërë me dhimbje koke, a të rënë pika. Jo për gomarlleqet që shkruan, por për mënyrën se si i shkruan ato. Tamam si një analfabet funksional.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Bureto, ti nuk e di se ç'është analfabetizmi funksional. Ta kanë shpjeguar një herë, por ti, mushkë, që mushkë paske rastisur. Ja, shikoje pak vehten në pasqyrë, ja ai je i tëri e i bëri. Pastaj dhe në qofsha, çë? Dhe se kush shkruan gomarllëqe, atë nuk e cakton ti, të zuri koka ty, nuk të pëlqeka ty; punë e madhe, ne analfabetët funksional kështu shkruajmë, shatra-patra, mer jahu. Mos i lexo po deshe, në s'ta kem borxh. Shënimin e shkrojta poshtë tëndit, se ai më tërhoqi nga budallallëqet prolekse absurde që kishte. Mund të ishte dhe shënim më vete, por më duhej një referim dhe e gjeta, shkrojtur nga një anlfabet jo funksional. Mallkomi tënd nuk më zë se i kam vënë që në fillim tre pikat, për të mos u marrë mësysh. Nëse do të të lexojnë pa vërejtje thellohu në fillim dhe mos përhap të pavërteta.

                  Përgjigjjuni
            2. a
              astrit

              fale dhunes se verber e te eger enveriste mbi shqiptaret perçarja nacionale eshte e pa riparueshme.fale paaftesise se politikes ne vitet mbas rrezimin te diktatures ne vazhdojme te jemi "ne" e "ata" Keshtu qe eshte e kote te kerkosh te gjeje vend konsensi dhe logjika shkencore historike ne mosmarveshjet tona historike e jo historike. Ne jemi komb armiqesore me vetveten!

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                Po, po Astrit, ke shumë, po shumë të drejtë, dhuna e enverizmit nxiti përçarjen nacionale; e di ti ç'është përçarja nacionale? Nëse nuk e di, mos e përdor. Ne, që kemi jetuar disi në atë kohë, nuk mbajmë mënd të kemi qenë të përçarë nacionalisht; dimë se ka patur luftë klasore, që përkon me dialektikën e zhvillimit të shoqërisë, deri në zhdukjen e klasave. Pas "rrëzimit të komunizmit", ne vazhdojmë, se nuk kemi ç'i bëjmë, ajo vazhdon, me uljet e ngritjet e saj, vetvetiu, mes të pasurve dhe të varfërve, mes pasardhësve të LANÇ-it dhe atyre të Ballit, se ashtu nuk i ka edukuar enverizmi, por tradita familiare. Konsensusi është për të mos u gjakosur, jo për të bërë atë që presupozon ti. Për mua, le të ulen në kuvende, por pe për gjëra parimore nuk duhet lëshuar, se ndryshe do na kthehen dhe një herë bejlerët dhe agallarët e Turkut.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tragjasiot

                SOCIALIZMI U PRAKTIKUA AQ KEQ NE SHQIPERI SA PER POPULLIN PUNTOR E SIDOMOS FSHATAR 29 NENTORI ISHTE DITE PUSHTIMI E JO DIT CLIRIMI. PER KONKRETIZUAR KETE KA MIJERA FAKTE POR UNE DO JAP VETEM NJE QE KAM PERJETUAR VET. PUNTORET E FSHATRAVE PUNONIN 7 DIT NE JAVE SA ZBARDHTE DERI SA ERREJ NE BUJQESI ME MJETE PRIMITIVE PER NJE PAGESE SA PER TE BLER RRACIONIN E BUKES MISRIT. BASHKFSHATARI TONE MURAT GJONZENELI U RIKTHYE VULLNETARISHT NE BURG POLITIK SE NE FSHAT LODHEJ ME SHUME SE NE MINIEREN E QAF BARIT DHE RRACIONI I USHQIMIT NE NE FSHAT ISHTE ME I KEQ SE NE BURG. PO TE ANKOHEJ NJERI PER ATE GJENDJE E PRISTE BURGU.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Old

                  Pikërisht siç ka shkruar Winston Churchill, "Ballkani konsumon më shumë histori sesa prodhon"... Shkurt fare. Ne shqiptarët nuk duhet të kemi fare as datë pavarësimi dhe as datë çlirimi. Ne kemi vetëm data shpëtimi.. Më 1912 fitorja nuk ishte mëvetësia nga Turqia, sepse turku e kishte marrë të tatëpjetën, por sepse duke u shpallur më vete shpëtuam nga copëtimi mes fuqive ballkanike. Ama mbeti jashtë kufijve më shumë se gjysma e Shqipërisë Edhe më 29.11.1944 ne vetëm sa shpëtuam territorin tonë nga reparacionet e luftës që kërkoi Greqia në konferencën e Paqes në Paris,sepse rezultuam fuqi fituese e Luftës në sajë të partizanëve të Enver Hoxhës. Dhe pastaj erdhi Diktatura. Data e tretë e shpëtimit ishte data kur hymë në NATO,askush në rast lufte nuk mund të cënojë tërësinë territoriale të vendit tonë. Por,na mburret se na e realizoi Saliu këtë shpëtim. Kështu pra sa herë shpëtohemi aq herë e pësojmë!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje