Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe drejtësinë

28 Nëntor 2024, 17:14Blog TEMA
Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe

Nga Ervis Iljazaj

Vendimi i gjykatës për lirimin e Sali Berishës e kthen këtë të fundit në gjendjen ku ishte. Nën hetim nga SPAK dhe detyrim paraqitje. Kështu që nuk kuptohet se çfarë fitoi Berisha kur në gjendje të lirë ishte edhe më parë dhe në arrest shtëpie shkoi pasi refuzoi vendimin e prokurorisë. Megjithatë, është mirë që ky lirim nga arresti në shtëpi e kthen situatën ashtu siç duhet të ishte dhe ashtu siç ishte një vit më parë, ku drejtësia vazhdon hetimet dhe punën e saj dhe zoti Berisha vazhdon aktivitetin e tij politik deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Në këtë kuptim, vendimi për lirimin e Sali Berishës ishtë një vendim që i kënaq të gjithë aktorët në lojë. Kënaq opozitën pa dyshim, por edhe mazhorancën dhe drejtësinë.

Opozitën është e qartë se përse. Tashmë ajo e ka liderin e saj në gjendje të lirë dhe mund të kryejë aktivitetin e tij politik. Madje, disa prej tyre arrijnë deri aty sa thonë që kjo është shenja e fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Kjo mirë është për garën politike në Shqipëri. Tanimë, opozita nuk do të ketë më alibinë e marrjes pjesë në zgjedhje me liderin e saj në arrest shtëpie.

Mazhoranca gjithashtu është e kënaqur me lirimin e zotit Berisha për disa arsye. E para, sepse bien akuzat e kundërshtarit politik se gjykata dhe drejtësia përdoren nga Edi Rama për të sulmuar opozitën. Fakt është se ka disa kohë që gjykatat e ‘’regjimit’’ kanë dhënë vendime në favor të zotit Berisha. Gjykata e Apelit që i dha logon, Gjykata Kushtetutese dhe GJKKO sot me vendimin për lirimin e Berishës.

Edi Rama nga ky vendim del jo si njeri që ka kapur gjykatat, por si një njeri që nën qeverisjen e tij gjykata japin drejtësi, ashtu sikurse deklaroi opozita sot. Arsyeja e dytë, është fakti se nësë Edi Rama fiton zgjedhjet parlamentare të 2025-s, e bën duke mundur një kundërshtar dhe kjo e legjitimon më shumë në mandatin e tij të katërt. Një fitore me liderët e opozitës nën arrest do të ishte një mandat i palegjitimuar dhe vështirë se do të mund të shkonte deri në fund.

Arsyeja e tretë, se përse ky vendim kënaq Edi Ramën dhe mazhorancën, është frika nga precedenti i rrezikshëm për ish kryeministrat.

Në fund, ky vendim kënaq dhe drejtësinë shqiptare, e cila shpesh herë është nën kritika të forta dhe sulme politike se po tregohej e njëanshme. Prandaj edhe vendimi i sotshëm i gjykatës e konsideroi qëndrimin nën arrest shtëpie të zotit Berisha si të ekzagjeruar dhe hoqi nga përgjegjësia e saj një peshë të madhe. Edhe pse nën arrest shtëpie zoti Berisha nuk ishte si pasojë e e drejtësisë por si pasojë e sjelljes së tij me të.

Por më e rëndësishmja në këtë histori është fakti se vendimet e gjykatave në Shqipëri duhet të zbatohen gjithmonë. Kjo është një kulturë e cila duhet të ndryshojë nëse duam vërtetë të krijojmë një kulturë demokratike dhe respektimin e institucioneve. Sepse në shoqëritë e lira ku jetojmë sot, mundësitë e kërkimit të së drejtës janë të fandme. Ka pothuasje pesë shkallë drejtësie ku mund ta kërkosh të drejtën tënde. Ekziston shkalla e parë, e dytë, Gjykata e Lartë, ajo kushtetuese, madje dhe ajo e Strasburgut. Prandaj, nëse ke të drejtë, herët apo vonë e drejta do të triumfojë. Vetëm kështu bëhen betejat juridike. Ato bëhen në gjykatë dhe jo me mjete politike. Vendimet nuk konsiderohen të drejta kur janë pro teje dhe të kapura nga regjimi kur janë kundër teje.

10 Komente

  1. S
    Shkembi

    Pirdh o pirdh. Ke lene pa permendur me keyesoren qe bordello e drejtesise tall bythen me ligjet e me vendimet e saj. Nje pyetje analistit te bythes:po sikur nje qytetar te tallej me vendimet e gjykates, sic beri mostra, a do e lironte nga arresti .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ....o po nuk tha Mero njehere, perse akuzohet Berisha, krimet e tij, nese eshte denuar , burgosur dhe pasuria konfiskuaar, po mo o Mero pyt Artanin......lol...========mjaft me tashetheme e fleterrufe.....si ne Zerin e Popullit

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adam

      Shtet Kurve habitem ne mes te Europes dhe aty ka akoma popull

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Detyrimi i paraqitjes me duket se RA apo jam gabim o Ervis gazetari?!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Martin

          Sali Berisha qe njoh une do te vazhdoje me parrullen e "Qeverise Teknike" te bllokoje rruget dhe institucionet me vagabondet dhe rrugecerit qe i ka rritur me duart e veta dhe i ushqen me para te vjedhura nga tenderat, firmat piramidale dhe pagesat marramendese te agjenturave serbo-greko-ruse. Pastaj do t'i kerkoje arumunit Edwin Rama fitoren e Partise Demokratike ne tavoline, sipas marreveshjes se alternimit te pushtetit te 23 prillit 2008. Po qe se arumuni Edwin do te tregoje se ka edhe gjak labi nga Vunoi, perbindeshi oi Vicidolit do te djege edhe nje here gjithe Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Si te fitojme te gjithe, po vertet te gjithe?!

            Ne Shqiperi te gjithe gjithnje fitojne, askush nuk humbet, asnjehere. Pika te gjithe fituesve me te cilet tallet e gajaset pafund familja nongrata. Zgjohuni tutkune, zgjohuni, atdheu u perket hu, jo familjes nongrata. Dumani te mbylle dosjet e 21 janarit dhe CEZit, qe do te fundosin nongrate. Edi iken vete me pas, ne drejtim te paditur, sepse nuk ben dot pa Saliun. Atdheut i duhet tani nje KM si Meloni, dhe e kemi tanime nje te tille si zv/KM. Keshtu fitojne vrtet te gjithe, duke rendur drejt BE.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rejdi

              Minus i madh për drejtësinë e re, ku vet rama thotë se është inisiativa e tijë, kështu që bashkë kanë një urrejtje. Turp dhe pa preçedent, i akuzuar ne volum faqesh sa një mal, lirohet. Burgoset një që vjedh një pal këpucë. Lironi të gjith të burgosurit për vjedhje dhe korrupsion, nuk keni pse tregoni se drejtesia është e pa varur. Popullit që aspiron për drejtesi, i kini dhënë një nokdawn ku sbeson më.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Shtet bordello me nje drejtesi qe "gjykon" se kujt i mbetet hatri apo si do te shkojne zgjedhjet. Drejtesia nuk funksionon dhe nuk duhet te funksionoje ne keto "parime". Drejtesia eshte operacion me thike qe nuk duhet te "arsyetoje" por te zbatoje ligjim pa meshire sidomos ne rastet politike (kushdo qofte) qe e kane shkaterruar vendin. Por shqiptaret e drejtesise jane mafioze para se te jene emisare te drejtesise. Ata me lehte blihen se luftojne. Ky eshte rezultati dhe me kete bie poshte cdo shprese.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Shtet bordello me nje drejtesi qe "gjykon" se kujt i mbetet hatri apo si do te shkojne zgjedhjet. Drejtesia nuk funksionon dhe nuk duhet te funksionoje ne keto "parime". Drejtesia eshte operacion me thike qe nuk duhet te "arsyetoje" por te zbatoje ligjim pa meshire sidomos ne rastet politike (kushdo qofte) qe e kane shkaterruar vendin. Por shqiptaret e drejtesise jane mafioze para se te jene emisare te drejtesise. Ata me lehte blihen se luftojne. Ky eshte rezultati dhe me kete bie poshte cdo shprese.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    VISI

                    PIDHROBSH I VDEKUR IPA KALLUR RRACE QIR

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje