Më mirë rrugëve!

27 Nëntor 2024, 15:00Blog Nga Dritan Hila

Më mirë rrugëve!

Nga sot, Sali Berisha është i lirë të shkojë në zyrë, në Kuvend dhe natyrisht në mitingje.

Kuptohet që asgjë nuk do ndryshojë në retorikën e tij kundër qeverisë dhe drejtësisë, pasi letrat janë akoma të hapura, sikurse asgjë nuk do të ndryshojë as në marrëdhëniet e tij me publikun dhe partinë, pasi ai i kishte të gjitha kushtet që të ligjëronte dhe takonte kë të donte.

Mbase gjykata i ka marrë dorën Ramës për këtë punë e mbase ka vepruar në kokë të vet, e trembur nga presioni i vazhdueshëm që politika bën ndaj tyre, por në fund, në rrafshin politik dhe prag zgjedhor, asgjë nuk ndryshon.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Berisha, Meta dhe kallamkusur, ishin rrugëve, e megjithatë humbën. Qenia rishtas në rrugë nuk ndryshon asgjë, madje për Ramën do të jetë shumë më mirë, pasi Berisha është i rrezikshëm nëse nuk do ishte prezent. Një Berishë mungues në publik do ta drejtonte fokusin e shqiptarëve drejt qeverisjes dhe Ramës. Në liri, në rrugë, në ekrane, iu rikujton shqiptarëve veleritjen 35 vjeçare. Ligjërimet e tij do iu kujtojnë ndryshkun. Për Ramën nuk është një sfidë elektorale prania e tij në publik. Përkundrazi, i duhet në rrugë, që nesër mos të thotë se humbi ngaqë nuk e lanë të lirë.

6 Komente

  1. L
    Lironi Liké spiunin

    Me mire pa ligje . Se kuptoje pse e mbajne Liké spiunin Babalen nxiri te gjithe, po rihet polici me shpulle fytyres . Drejtesi e pjerdhur Drejtesive zene nga krimi .

    Përgjigjjuni
    1. d
      diplomati

      Ik ore "gazetar" i tredhur! Po kerkon te justifikosh veprimin e Rames qe liroi Salen permes gjykates. Nuk beheh dot ambasador ti. Vetem Arta Dade te bente.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lumi iVlorës

        Më në fund PD-ja ka një shans që të festojë dy ditë ,festën e Shpalljen e Pavarësisë dhe më e rëndësishmja si gezim i glorifikuar dita e lirimit nga arresti shtëpisë i Saliut , se për ditën e çlirimit , ky sojsës dhe armik idemokracisë nuk pyet sepse nuk e njeh këtë ditë .Mirë le të festojnë militantët ,sepse është e drejtë e tyre.Por a është i motivuar ky gëzim kaq i ekzaltuar ?!Medoj se nuk është një fitore që duhet të binin kaq fortë daullet borit curlet .Perse e them këtë mendim?:Sepse Sali Berisha nuk është liruar nga tre akuzat sepse pritet gjykimi i çështjes në ditët apo muajt në vijim Ekziston mundësia që PD dhe opozita në tërësi të shgënjehet nga vendimi i gjyqit.Nuk mendoj se Saliu do të dalë i pa lagur me te tre akuzat që ijanë kopsitur.Sidoqoftë ky e fitojë një bonus si ato që do të marim ne pensionistët (sigurisht bonus moral)Ne andej nga jugu për rujtjen e kopesë mbajmë qën të fortë që të ndeshet me ujqërit por që ata hanë edhe njerëz që i afrohen stanit apo kopesë në mal.Për këtë arësye natën ilëshonim dhe ditën i lidhim për të mos ngrënë njerëz.Dhe ky veprim vazhdon deri sa qeni plaket dhe nuk ha as ujkun dheas njërëz.Në këtë moshë e lënë të lirë nga hallkaja deri sa ivjen ngordhja.Në paralelizëm me këtë veprim të gjykatëses më duket se jemi në të njëtin shëmbull që solla për qëntë e stanit.Saliut i ka ardhë koha që leh natën dhe ditën por nuk të ha, pra ska rrezik edhe po e lanë të lirë dhe ja hoqën zinxhirin që të bëjë më mirë detyrën e lehjes dhe të paktën po levizi nëpër rrugët të paktën edhe po nuk kafshojë le të trëmb me prezencën e tij nepër rrugë , në zyra në palament dhe në koferencat e shtypit të flasë ,të flas sa të pëlcas deri sa ti vijë ngordhja dhe pastaj të shpëtojë populli nga një njeri që i ka sjellë kaq të këqija këtij populli dhe demokracisë në Shqipëri.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zi e me zi

          Ketij kelyshit djali i sh Drejtorit te Sigurimit te Shtetit me detyre Debim-Internim, nuk i del e keqja qe Saliu fitoj lirine e hequr me urdher te Ramutit, nipit te Spiro Kolekes

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan Hila ! nese eshte e vertete ! ik .

            Nese eshte e vertete kjo qe thua...qe i Jati i ketij Dritan Hila ka qene me Detyre Debim-Internim....ky duhet te fshihet nga Ekranet e TV..... ! meqe ky tall caret me njerezit qe e ndjekin dhe njerezit qe ky fton.....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dritan Hila ! nese eshte e vertete ! ik .

              Nese eshte e vertete kjo qe thua...qe i Jati i ketij Dritan Hila ka qene me Detyre Debim-Internim....ky duhet te fshihet nga Ekranet e TV..... ! meqe ky tall caret me njerezit qe e ndjekin dhe njerezit qe ky fton.....

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje