Kurti – shembulli i politikanit të keq

25 Nëntor 2024, 17:25Blog Ndue Ukaj

Disa politikanë shfaqen në skenën politike të një vendi dhe mbeten përherë si modele frymëzuese, siç është Ibrahim Rugova, kurse disa të tjerë, janë të dënuar që të shërbejnë në histori si shembuj të këqij, që breznitë e reja, përmes tyre të dinë të bëjnë dallimin mes të mirës e të keqes.
Shembulli i politikanit të keq është Albin Kurti, të cilin, breznitë e ardhshme politike, nëse historia do të shkruhet drejt e pa shtrëngime ideologjike, do ta skajojë diku, si shembullin më të shëmtuar të viteve të shtet ndërtimit të vendit tonë.
Një politikan arrogant, kokëkrisur, që retorikën e ashpër e përdorë për ta izoluar vendin e vet, kurse shndërrimin politik e bën, jo për të evoluar e mësuar, por për të përfituar vetëm elektorat, rrjedhimisht pushtet.
Gati njëzet vite, për aq sa ishte në opozitë, herë në rrugë e herë në Parlament, ka bërë me gisht kah të tjerët, duke treguar se si nuk duhet të qeveriset dhe sa të këqij janë tjerët, por tash e pesë vite, që kur është në pushtet e zotëron pushtet pafund, nuk di të tregojë si duhet të qeveriset, kënd e do, çfarë vizioni ka, duke mebtë kështu kryeministri me më së paku vepra dhe me skandale të pafundme.
Pra, në këtë fund mandat, ajo që nuk duhet të gëlltitet nga njerëzit racionalë të vendit tonë, është të mos duartrokiten veprimet të tij prej kameleoni politik, të tipit të endacakut, që sa e sheh në një kauzë ultra liberale e sa në një tjetër ultra konservative.
Kjo të bën të kuptosh se ai nuk është i vërtetë, në asnjërën, rrjedhimisht, ai nuk është i vërtetë as kur bëhet se e do Ibrahim Rugovën e kujdeset për shtëpinë e tij e nuk ishte i vërtetë as kur e fyente me termat më negativ të mundshëm.
Ngjitja e Kurtit në kulmin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, ka vetëm një lidhje - me interesa elektorale – ngaqë ai e di, dhe ky fakt dihet mirëfilli në Kosovë: Rugova edhe si i vdekur shërben si hambar politik për të gjitha partitë. Prandaj, ngjitja e tij në kulmin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, tashmë kur hovi i degradimit të tij politik ka marrë udhë pa kthim, duhet të kuptohet e të lexohet vetëm me terma elektoral. Pra, thënë me një gjuhë simbolike, Rugova po tentohet të përdoret si strehë e madhe politike, për politikanin që bën jetë prej endacaku, pa strehë të veten. Dhe në kohë shtrëngatash, strehët më të sigurta janë ato të dëshmuarat historikisht.
Në gjithë këtë parehati të madhe politike në të cilën ndodhet Kosova, vendi më i izoluar sot në Europë, me tensione tepër të mëdha e një gjendje të brendshme toksike, ajo që më brengos pamasë, është një gjendje infantile e një pjesë të madhe të atij që mban emrin komunitetit intelektual, e që, kritikën e revoltën e bën në kafene dhe mjaftohet me kaq. Një shurdhim e memecëri e kësaj pjesës të rëndësishme të shoqërisë, natyrisht se i konvenon fuqisë së pushtetit, kudo në botë, sidomos në vendet të pakonsoliduara, ku nuk ka traditë politike e ky yryshi pas pushtetit, njerëzit i shpërfytyron.
Çfarë e karakterizon pushtetin e sotëm në Kosovë?
E para që duket me lehtësi është arroganca, dhe, siç kanë vërejtë të mençurit, arroganca është barasvlershme me injorancë ose edhe më e keqe.
E dyta është një si paralizë mendore, ku, njerëzit e pushtetit, edhe në ditë shtrëngate dimërore, kanë guximin të dalin në dritare e t’iu diktojnë njerëzve iluzionet e tyre se jemi në ditë të ngrohta e me temperatura verore.
Pra, pushteti i sotëm në Kosovë nuk përdor kurrfarë kompasi moral, nuk bëhet fjalë të pranojë ndonjë faj e përgjegjësi dhe për çdo dështim, ka më së paku një justifikim.
Propaganda më e keqe në historinë njerëzore është propaganda e shtetit, prandaj, këtë propagandë, jo vetëm për interesa politike, por parasëgjithash kulturore, shoqëria jonë duhet ta refuzojë ashpër; kësaj propagande duhet t’i bëjmë refuzim estetik e praktik.
E di se nuk përbën kurrfarë risi të përsërisim fraza të njohura, se mashtrimi në politikë është mashtrim dhe natyrisht sjell pasoja, të cilat po i paguan shumë shtrenjtë vendi ynë, por, meqë jemi popull me kujtesë të shkurtë, këto tema elementare duhet t’i përsërisim sa më shpesh, deri sa t’I mësojmë mire.
Fundja, që të kujdesemi pak e ta ajrosim mjedisin etik e social të vendit nga gjithë ato elementë toksik, t’i hapim dyert e dritaret e të ajrosemi me vlera të njëmenda të demokracisë perëndimore, për çka kemi sakrifikuar e luftuar e për çka kemi nevojë si për ujë, ajër, e diell, sepse këto vlera, hapin shtigje për progres.
Përçarjet e mosdurimi, në vendin tonë kanë marrë trajtë të frikshme, ngaqë furia e pushtetit turfullon natë e ditë, kundër çdo kujt që nuk apllaudon politikat e tyre, edhe kur vetëdijshëm çirren se po fluturon gomari.
Kjo mendësi nuk ka lidhje me demokraci e me vlera njerëzore.
Kurse në planin e jashtëm, ky pushtet do të mbahet mend në historinë tonë më të re si një pushtet, që me kazme u ka hyrë themeleve të shtetit tonë, duke tentuar t’i largojë gurët e këndit që mbajnë ngrehinën tonë shtetërore, që janë miqësitë me perëndimin. Dhe fakti që Kosova është nën sanksion përbën një gjendje alarmi që duhet ta bëjë secilin njeri të këtij vendi të ndihet keq dhe me faj.
E kam thënë dhe përsëritur shpeshherë, se, në hapësirat shqiptare, por edhe në Ballkan, sa herë janë pakuar vlerat perëndimore, është zymtuar gjithçka dhe është vyshkë jeta njerëzore. Prandaj, të besosh e të shpresosh, se kjo mendësi mund t'i sjell vendit tonë ndonjë rezultat të mirë, është si të besosh se pas këtyre netëve me acar e ngrica, nesër temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celsiusë në vendin tonë.
Dhe për fund, nuk duhet shumë informacione, dije e ekspertizë, për të kuptuar si flasin këta udhëheqës me botën, me ata që na duan vërtet e që e kanë provuar me besnikëri këtë dashuri. Mjafton t’iu bësh këtyre një regjistër gjuhësor dhe sheh çfarë varfërie përfaqëson gjuha e tyre.
Imagjinojeni me çfarë argumente infantile flasin me bashkësinë ndërkombëtare e me partnerët tanë!
Prandaj, sot, askush në perëndim nuk iu beson. Sepse, besimi është vlerë e madhe njerëzore, është blatimi përpara fjalës që kthehet në veprime, dhe jo mendësia bashibozuke, të flasësh diçka, të mendosh diçka tjetër e të veprosh krejt diçka tjetër.

32 Komente

  1. B
    Bodeci

    O Uku, nuk mund të "aplaudoj" përçatjet e tua! Mëso mirë si të shkruash pastër Shqip dhe pastaj del në gazetë!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrotull temës

      Mos ik nga tema! Ndue Ukaj shkruan shqip më mirë se ti.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titulli i merituar o Uk

        Me sakte titulli duhet te ishte: Kurti e mori ne qefe Kosoven.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kelmendi

          Me bie ne sy qe ne Kosovo ka nje pjekuri me te madhe se ne Shqiperi kur vjen puna te maturija e gjykimit. Por nga ana tjeter gazetaret jane me te zene me paraqitjen e tyre intelektuale se me zgjidhjen e problemeve thelbesore. Pershkrimi katastrofal i gjendjes dhe distancimi “psiko-intelektual” u jep gazetareve nje fitore te vogel dhe te pavlere kundrejt nje populli te bombarduar nga tik-toket dhe minaret. Albin kurti e ka shfrytezuar ne menyre te poshter boshllekun e krijuar nga mungesa e literatures se ndritur dhe te sakte shqipe, me te njejtat forma sikurse dhe feja dhe erresira orientale.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pollogasi

            Më thuani ju mallkuesit e Albinit, një gjë: Përse, pas Adem Jasharit, personi më i urryer ndër shovenistët sherbë, brenda e jashtë e Sherbisë, është ALBIN KURTI ?!

            Përgjigjjuni
      2. S
        Shqipetare i thjeshte

        per Fate te keq Kosova ka "Vuajtur" gjithmone per Politikane me Vizjon,dhe me sens Inteligjente Diplomatike..pse e them kete?? 1-Shkrimi Fillon me Ibrahim Rugoven?? po ta Gjykojme me Objektivitet Rugova ishte nje Politikane Pacifiste,qe erdhi ne Majen e Pushtetit te LDK-s ne Kosove me Ndihmen e Autoriteteve Jugosllave. ishin pra Jugosllavet qe "Terhiqnin " Fijet pas Rugoves, dhe ishin po ata qe nuk e linin te Kalonte "Vijat e kuqe" per sa i perkiste Interesave Jugosllave, 2-Shume kush qe eshte Idhetare i Ibrahim Rugoves kur te lexoj keto qe shkruaj mbase do te me shaje me "Kuce dhe Mace"..por E VERTETA ESHTE SHUME KOKEFORTE,, 3.-LDK-ja e Kosoves u Formua me Bekimin e Autoriteteve Jugosllave, dhe Rugova krijoj nje "Shtet Paralel" Kosovare,por qe nuk i prishte asnje pune Jugosllaviose. 4-Sa se "PATRIOT" ishte Rugova, kete mbetet ta shikojne dhe Gjykojne Analistet dhe Historjanet Kosovare,..por Rugova vete ishte KUNDER UCK-s...mbase kete e themi per "Dinakri", dhe te mos i Hanin Koken Serbet..por Pyetja MADHORE eshte:Pse Serbet VRANE Femi Aganin Keshilltarin e Rugoves dhe jo vete Rugoven????????????????????????????? 5-Kur filluan Bombardimet Rugova na Gjene Strehe ne Vilen e Miloshevicit, kur se Kosova Digjej....dhe ne ate Kohe ish Ministri i Jashtem Shqipetare Paskal Milo i thote ne Itali:Se Shqipetaret te quajne per TRADHETARE ai Pergjigjet:Nuk me behet vone fare c´fare Mendojne Shqipetaret??????????????????Pse i thashe keto te gjitha:Albin Kurti, nuk ka Njohje dhe asnje Shkolle Diplomatike,nuk e di se sa "Nuhatje" ka nga Politika Rajonale dhe Boterore,,thashe Nuhatje per te mos thene :Se sa Inteligjente eshte..?? 6-Jo gjithkush qe ngjite majat e Pushtetit eshte me te Vertet nje Politikane Klassi, i zhdervjellet dhe i gatshem qe te beje Kompromise, te dije dhe te Kalkuloj qe ne fillim, me Opsjone: NJe-dy dhe Tre....per Probleme qe jane Specifike...dhe per ate qe eshte me e Rendesishme te dije te te sillet me MIQETE e Kosoves dhe Shqiperise ne Pergjithesi..ne jemi nje KOMBE qe nuk kemi shume Miqe..por ne jemi po ky kombe qe kemi shume Armiqe..qe sipas Gjeo-Politikes aktuale..herea heres nxjerrin koken, ne menyre Individuale ose edhe ne Partneritet te Fshehur. 7-Serbia si Shtet ,eshte themeluar shume here , perpara Shqiperise dhe Kosoves..dhe si te tille Lidhjet e saj Diplomatike-Ushtarake-Fetare dhe Kulturore jane shume me te avancuara se ato te Shqipetareve-....KETE NUK DUHET TA HARROJME, mbase edhe nuk na Pelqen ta Themi por keshtu eshte....Serbia dhe Serbet Betohen per " Nene-Rusi"..po Kosova dhe Shqiperia a kane nje "Nene apo Vella" qe te Betohen????????????????????Kete le te na i thote Albin Kurti, pa paragjykime,,,dhe Nenvlersime..Uroj qe Albin kurti te jete nje "Gjeni" i Politikes dhe i Interesave Kosovare-Shqipetare..por per fate te keq, keto Interesa nuk Mbrohen duke Share apo Nenvlersuar Kundershtarin....dhe nese Kosova ne shume Drejtime ka si "Kundershtare" Serbine..Albin Kurti, u shet Idhetareve te tije Edi Ramen si Kunderhstare qe i Prishin Pune Kosoves dhe Qeverisjes se tije... @@Albin Kurti, ne se nuk di te Qeverise , ose Qeverise keq..se paku duhet te Angazhoj Keshilltare te Politikes Rajonale dhe Boterore...theme Keshilltare-me Principe Kombetare Shqipetare...dhe jo Njerez te Korruptuishem dhe te Manipulushem..vete Albin Kurti deri tani ka treguar se eshte nje Politikane i Deshtuar dhe Aspak ne nje Linje Kombetare Shqipetare...Deklarimi i tije per Gjuhen Shqipe, perpara nje Mickowski Sllavo-Maqedonas e bejne ate shume Inferjore dhe Bythe-lepires i Interesave Sllavo-Serbo-Maqedonase...si dhe Raportet e Ulta-me SHBA-BE...ne se ka Politikane akoma ne Kosove..ata duhet te Kerkojne DOREHEQJEN E Albin Kurtit..memire tani se sa me Vone?????????????????????

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Dr. Rugova nuk erdh ne majen e pushtetit te LDK me ndihmen e autoriteteve jugosllave. Dr. Rugova pranoi te behej udheheqes i LDK vetem pasi e kontaktuan disa here politikanet e SHBA. Ai ishte njeri i amerikaneve. Ate cka thua ti nuk eshte fare e vertete!

          Përgjigjjuni
          1. G
            GOSTIVARI

            Mendimi yt përkitazi me oponencën e ALBIN KURTIT për gjendjen e pozitën faktike të shqipes në FYROM, më bën të kuptoj se ti nuk kupton asgjë dhe se diskriminimin në ekstremitet të shqiptarëve e vlerëson si arritje që në fakt është një poshtërimit historik e histerik. Shqipja ka status cirku e argëtimi sllav me injorancën kolektive politike, hiq një segment arbnorësh. Sot në TV KOHA, inaugurimi i figurës mitike të rezistencës arbnore - RAFI HALILI, më ndozi shkëndijën e entusiasmit e dinjitetit KOMBËTAR në SHQIPËRINË e OKUPUAR LINDORE.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Asdrenas

            Rrugëve dikur i pavendosur i quante protektoriat e me ç's'u ra . Hyri me shashka , e po gjuan me groshin që gjeti në hambar . S'i merr të përpjetë drethka pa purtekë . Orekset ? Ç'bishtaja të vjelë !

            Përgjigjjuni
            1. u
              une

              Artikullshkruesi ka plotesisht te drejte sepse -Kurti nuk eshte i korruptuar dhe ky eshte nje mekat i madh ne ditet e sotme. -Kurti nuk merr shembull nga shteti ame Shqiperia qe korrupton ambasadore, zyrtare te larte te huaj e media nderkombetare e qe shet copa Shqiperie per te blere mbeshtetje. -Kurti organizon zgjedhje te lira e te ndershme dhe nuk ben asnje perpjekje per blere intimiduar apo shantazhuar votuesit. -Kurtu rrit pensionet me 20% e jo 4% si qeveria Shqiptare, madje edhe te miturve u dha nga 100 eur per vit te ri. -Kurti nuk i ben mbledhjet e qeverise neper hotele, motele e plazhe por ne zyrat e qeverise dhe nuk shperdoron buzhetin e shtetit me ahegje qeveritare. -Kurti nuk ka avion personal nga taksat e shtetit duke shpenzuar vetem ne nje udhetim per pune shteti apo personale sa paga e mijea pensionisteve por shkon me avionin e linjes si cdo qytetar i Kosoves . Kurti nuk e nderon Kosoven duke shkuar me grup me parate e shtetit per te pare ndeshje e NBA-se ku nje bilet kushton sa paga e 100 pensionisteve. Por nuk jane keto te metat kryesore te Kurtit. Mekatet me te medha te Kurtit jane se- -Nuk synon ta bleje apo ta shkaterroi opoziten dhe popullin opozitar nuk e debon nga Kosova -Nuk krijon alenca me Serbine sic ishte Ballkani i hapur ne dem te Kosoves Prandaj o burra te gjithe kunder Kurtit e ne vend te tij te zgjedhim ndonje me silesi te larta morale te kohes sone si vjedhja, korrupsionim ryshfeti, imoraliteti r me qellime akoma me te larta si varferimi sa me i madh per shumicen e popullsise dhe majmjen e nje grupi te vogel rreth qeverise me qellim qe te ikin sa me teper shqiptare e te zevendesohen me afro-aziatike.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sena

                Krahë e tij njëri as dhe tjetri nuk krahason në shqepjen e Epirit . Ja t'i sundonte kalifati ca .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keshtu si "une" shkruan tan kulti i VV

                  O "une", qenke vete Albini qe e ke shkrujt ket mut pacavure. Ti je berllog i ndyre dardan me gjak ose babe serb. Per ty ma mir do bahet kur serbt ta qeverisin perseri Prishtinen, sepse ata do te te bajn qen roje te tyne neper rruget e qytetit. Por kujdes nga ndonje presh qe do ta futin dardanet e vertete ne aq sa vrima i ki more klysh serb.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pollogasi

                    Kështu e akuzonin edhe Adem Jasharin së gjalli...falë zotit që Albini jeton. Leh Valensa, Nemet Shandor, Shevernadze, Adem Jashari, Albin Kurti - ikona të dinjtetit kombëtar të popujve përkatës.

                    Përgjigjjuni
                  2. 7
                    707

                    Kurtoviçi është nji zagarë serbo malazez asgjë më shumë

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Testi ADN e zgjidh punen e Kurtit

                      Duhet me ia ba me zorr testin e ADN halese Kurti, e mandej do shihni cdo del. Na vem baste se ai do del 75% gjat serb.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Peja

                      Pajtohem plotësisht me Autorin për kritikat ndaj Kurtit.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hakiu

                        Pse e urreni o Shqiptar Albin Kurtin,PSE... Albini, kufirin nga ura e Mitrovices e dergoj 60 km ne veri Jarinje dhe Bernjak... Albini,ndaloj zgjedhjet serbe ne Kosove... Albini,hoqi targat nga qarkullimi ne veri... Albini,hoqi sitemin paralel,komunat serbe... Albini,ndaloj krimin dhe kriminelet serb ne veri... Albini,po na nderton shtetin po i vjen era shtet... Albini,eshte i paster si loti,e jo opozit,jeni tmerri dhe fatkeqesia e Kosoves.. Albini,nuk u pasurua sikur "komandantet",modest dhe i menqur... Paran publike po e shfrytezon me nikoqerllek,nuk po abozon,po kerkon zhvillim ekonomik,ngadal po sigurt... Diksh po hote se kemi sanksione,gjithe e dine bile edhe thmija pse jane sanksionet,ato jane se Albini spo e shet Kosoven sikur opozita AAK-LDK-PDK.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          O Haki zombi, a merr frym ti more.....

                          Haki, at qe i ka bo Albini dardaneve te mjere nuk ua ka bo as vet shkjau nder shekuj! Albini asht ne kry te nje klani me gjak te perzier dardano-serb, fatkeqsisht. Veriu i Kosoves ka shkue njehere e mire. Puna asht ta shpitojm pjesen taten e tia bashkojme Shqiperise. Trump do ta ban ket nder t'modh per shqiptaret.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tonini

                            VRITNJE ALBININ, pastaj e qani si Adem Jasharin. Ai është jashta koncepteve të tradhtisë së padukshme dhe korrupsionit "modern" nga iu vie vuajtja aakpdklk e carnave që duan vdekjen e ARBNORIT ALBIN.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rrugova spiune udbash

                            Rrugova nuk eshte shembull . Kurti nuk eshte politikan nuk ka retorike nuk ka verbe eshte i varfer ne fjalore , mbi te gjitha eshte nje serbe i mire dhe nje antishqiptar. Rrugova ishte ai qe ne kohen e luftes jetoje ne pallatin présidenciale te Milloshevicit dhe me avion e présidentit Milloshevic shkoje ne Rome. Teoria se u rrembye me force tregojani femijeve ne kosove , Milloshevici u tregua burre shteti meqense Rugova kishte qene spiune udbash i shpetoje jeten .

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              JU LUTEM , PUBLIKOJENI KOMENTIN TIM

                              Per komentuesin " une " . Ne se qendrojne dhe jane te verteta gjithe ato merita qe i vesh A .Kurtit , nuk jane me pak te vertetat e tjera : 1- Qe Ai ka qene dhe mbetet aleat i semundjes kanceroze per shqiptaret , me emrin Sali Berisha dhe jo me pak me Ilir Meten . 2- Qe krijoi nje palo parti me 20 a 30 veta me program per te rrezuar qeverine e E.Rames , bile duke votuar vete dhe shume pasues te tij , mbasi kishte fituar zgjedhjet ne Kosove . 3- Eshte treguar edhe me poshte se nje diletant ne politike , gje e trashe , pa asnje takt dhe bile arrogant ndaj qeverise shqiptare dhe vecanerisht ndaj Edi Rames . 4- Nje qendrim edhe me te ndyre e te urryer Ai ka mbajtur ndaj shqiptareve te Maqesonise , duke i care e percare ata dhe bere aleance me partine me antishqipttare atje , ate te Nikolla Gruevskit . 5. Mbajti nje tjeter qendrim te hapur anti shqiptar lidhur me te drejten e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe ne Maqedoni , rasti me i fresket dhe me aventurier ! 6- Ka qene dhe vazhdon te jete nje nga kundershtaret me te eger te UCK - se dhe luftetareve te saj , duke punuar prej kohesh per plotesimin e dosjeve te drejtuesve kryesore me akuza te sajuara , ne akord te plote me UDB - ashet . Nuk po zgjatem me shume kesaj radhe . Pse mbyllni syte per te mos i pare gjerat realisht ?! Nuk iu falet kurrsesi idjotesiamper te prere te gjitha fijet qe iu lidhin me shtetin meme , per ter cilen kane luftuar e derdhur gjak nder shekuj shqiptaret e Kosoves ! ! !

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Koxoves i ndryshohen kufijt ne 2025

                                Bravooooo! Por kulti i zombive te VV e ka varros tashme pavaresine e Kosovs martire! Kjo pjelle me emer VV do oerfundon ne ferrin e Dantes. Klan antishqiptar, per Tirana do ta asgjeson ket kult te krijuar nga Serbia. Shpejt kthehen te lire heronjte e UCK nga Haga, dhe do shohim si do arratisen ne Serbi kupola antishqiptare e VV.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tonini

                                  Ka qenë kundërshtar i UCK-istëve të rremë që perfitojnë nga gjaku dhe sakrifica e atyre që SHqipërinë e patën dhimbje, dashuri, krenari e kënaqësi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    pollogasi

                                    Ata që kanë vendosur ta varrosin Kosovën DARDANE -SHQIPTARE, iu duhet nënshkrimi i ALBIN KURTit dhe se marrin kurrë. Varrosjen tonë duan të na e projektojnë si vullnetin tonë për vetëvrasje. Albini i lexon sic i lexojmë edhe ne miliona të tjerë.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Albin Kurti

                                    Argumente koti. Kurtit ju ti merrni te keqen!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qashtër

                                      T'i kursehet si ron së mirës , në superiore , e mbeftë nën me t'abuzuarit ! M'i marrëtë të mirat se të liga s'ka , sarkazma .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. avokati

                                        Me i marre te keqen Kurtit, problemi eshte se do na duhet secilit nje TREN m e te pakten 10 vagona !!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Serbet ti marrin te miren Kurtit

                                          Po serbet cfare ti marrin Kurtit?

                                          Përgjigjjuni
                                        2. s
                                          sapa

                                          Do te deshiroja qe ky Albin Kurt me gjithe te metat e tij por qe nuk vjedh popullin e tij dhe nuk thote mi hane dardhat pas shpine te ishte ne krye te shtetit shqiptar ne Shqiperi!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Demokrati idealist

                                            Si çdo politikan edhe Albini ka anët pozitive dhe negative të tij.Përsa i përket kontrollit të territorit dikur i pakontrolluar nga qeveria,sot 100% e territorit kontrollohet nga organet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës,përfshirë edhe veriun.Policia e Kosovës tashmë ka nën kontroll rrugët e qyteteve me shumicë sërbe.Kanë pushuar së qëni organet paralele që drejtoheshin nga Beogradi.Bankat sërbe kanë pushuar së qëni funksionale.Sërbët po i regjistrojnë makinat e tyre me targa kosovare.Kufiri tani nuk është më tek Ura e Ibrit në Mitrovicë por gjer në kufi me Sërbinë. Këto janë të arritura të mëdha për qeverinë Kurti,prandaj ai ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë të Kosovës.Ndërsa përsa u përket ndërkombëtarëve të cilët i fërkojnë kokën dhe i bëjn lëshime Vuçiçit në dëm të Kosovës nuk jam aspak dakord.Por Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm dhe elastik me Perëndimin,sepse pa ata nuk do kish Kosovë Republikë. Nga ana tjetër dënoj qëndrimin e tij përçarës ndaj shqiptarëve në Maqedonin e Veriut.Ky qëndrim po rrezikon heqjen e gjuhës shqipe si gjuha e dytë zyrtare në MV.Kurti duhet të dijë se edhe pa Shqipërinë Kosova dhe UÇK-ja nuk do t’ja kishin dalë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              pollogasi

                                              DEMOKRAT, kjo që thua është AKTI I KRENARISË SHQIPTARE, por të verbërve që nuk duan të shofin dritën, nuk ua ka fajin dielli.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. L
                                              Lakmè

                                              Perënduar nga maja e minaresë të tëra i pakeni . N'buz t'detit ma mirë ka me kon . Me kamt n'ran , me e pa perëndojë . Me e pas , n'pallam .

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje