Nga Ergys Mërtiri
Altin Dumani tregoi dje ne intervisten e tij ne RTSH se cfare do te thote te jesh nje funksionar i pergjegjshem. Ai reflektoi kulturen shtetarit te afte te ngrihet ne lartesine e detyres se tij.
Ai demonstroi profesionalizem, perkushtim, pergjegjshmeri dhe nivel te larte etike, qytetarie, modestie, vetpermbajtjeje e sinqeriteti.
Perballe akuzave banale te bera nga armiqte e SPAK-ut, mbushur me gjuhe ordinere shpifjesh, linçimesh, fyerjesh nga me te felliqurat, ai vuri si pasqyre qytetarine duke treguar para shqiptareve kontrastin e thelle me ta, cfare ishte vertete shkaterruese per ta.
Lufta qe opozita ka hapur me Dumanin eshte vetevrasese. Duke akuzuar per korrupsion, pa asnje prove, pikerisht ata qe sot jane nen akuze per pasurite e tyre perrallore te krijuara duke abuzuar me detyren, ne fakt thjesht godasin me koke nje mur te pathyeshem.
Sigurisht, SPAK ka akoma shume per te bere dhe shume gjera per te korriguar, por ai eshte i vetmi institucion qe po punon me pergjegjesi, pavaresi e profesionalizem duke ua futur te dridhurat te gjitheve, majtas e djathtas.
Pikerisht per kete arsye ai edhe po luftohet egersisht nga qeveria dhe opozita bashke. Ndersa Berisha akuzon me gjuhen e tij ordinere, Rama e pengon institucionalisht duke ngritur edhe komision parlamentar kunder tij.
Spaku ka bere qe, per here te pare ne 34 vjet, te vihen ne banken e te akuzuarve njerez te paprekshem, te paimagjinueshem se mund te merreshin ndonjehere ne hetim.
Per kete arsye, ai eshte e vetmja menyre qe disa njerez qe mbajne peng prej dekadash kete vend, te mund te shkulen nga politika per te dhene llogari para drejtesise.
Kjo ben qe SPAK-u te jete i vetmi institucion qe jep shprese se diçka ne kete vend mund te ndryshoje.
Sikur te kishim dhe pak te tjere si Dumani, psh te kishte nje te tille ne krye Gjykata e Larte, Gjykata Kushtetuese dhe Prokurorite dhe gjykatat e rretheve. Megjithate Dumani jep modelin enje juristi profesionist, nje te pakorruptueri, nje trimi qe ka sakrifikuar gjithcka per te sunduar me ne fund edhe ne kete vedn drejtesia. Respektin e mbi 80 % te shqiptareve !
Ergys Mërtiri. Ky artikull është perlë gazetarie. Nuk e di a njeh një farë Andi Bushati, nje mercenar gazetar. Nje njeri pa shtylle kurrizore. Te jesh opozitar kunder Ramës sot është detyre patriotike, ne mungesë te opozitës. Por te behesh sot me Sali Berishën është tradheti ndaj atdheut.
Bravo ????shum e vertet, rroft kombi Shqipetar.????????????
Dumani ka fatin qe k lindur ne kohen e shtetit serioz se po te kishte dale ne kohen e Saliut minimumi do te kishte ikur nga kjo bote si i ndjeri Xhevat Hanaj. Amerika ishte edhe ne ate kohe ,por qe mbronte interesat e kryekrimit shqipetar per sherbimet qe u kishte bere.
I vetmi analist i pa varur në llumin e madh të pseudoanalisteve.Njeri me norma dhe sjellje origjinale.I drejtë i saktë në çdo debat e diskutim.Të lumtë djalosh!Meriton respekt.
I pavarur apo frikacak. Një i pavarur nuk ka frikë. Përse kur kritikon saliun përfshin Ramën? Ka frikë të shajë vetëm saliun se do e quajnë ish kolegët peng i Ramës. Burracak dhe legen analist.
Më duket se keni shkruar saktë, zoteri.Ështe bërë "modë" që per t'u konsideruar i pavarur duhet te futesh ne një thes edhe Ramën edhe Berishën. Sigurisht ndaj dikujt shpif, ndaj tjetri tregohesh i drejtë. Por 1-1 japin zero. Kjo "modë" mizerabël gazetarie së paku tregon mungesë karakteri..
Legeni i sali malukut je ti dora vet.Ergysi është analist me integritet jo si andi bushati apo ndonjë tjetër.
plotesisht dakort! Do i vije radha dhe Paloqes qe dashka te bllokoje Tiranen,sikur eshte bacja e se jemes.Idiot!
Dumani meriton respekt Ka mbeshtetjen e SHBA s Thanks God jane ata qe po e shohin si rrugen e vetme te daljes se Shqiperise nga llumi i 35 viteve. Pa u shporrur korrupsionin, qe vazhdon na mbyt brez mbas brezi politikanesh, ky vend nuk ben para qendrueshem. Eshte e vetmja menyre per te ndalur “brain draining” duke kthyer shpresen, NDËRSHKUESHMËRIA.
Me inervisten e tij te dhen ne televizion kryeprokurori zoti Dumani,forcoi dhe siguroie dhe nje here besimin e popullit shqipetar. Dumani eshte bere deri tani prokurori me i besueshem dhe trim per shqipetaret. Populli ndjehet me i sigurt se njerzit me pushtet te padenueshmit si dhe njerez te forte te botes se krimit shkojn dhe do te shkojn para dejtesise dhe do te pergjigjen para ligjit dhe do denohen. Respekt pakufi per zotin Altin Dumani dhe shoket e tij te SPAK-ut.
Po mirë ky bën përkthim Shqip-Shqip. Ej po na mbytën budallejtë. Këtu ha bukë budallai, maskarai, qerrataji, kodoshi, horri dhe qorri. Zanati pa diplomë, opinjonist, bëj kursin ke arjan çani, dil ca kohë dhe lëpija çanit, dhe mbaron gjitholog. I fundit që mbaroi shkëlqyeshëm tek çani, ështl Curri. Curr me emër e Curr nga trutë. I infiltruari nga kishat e greqisë, ku ra telef për belerin. Me këto sorrogatosh mbushen mediat, dhe rezultati, estradë në ekran.
Hajde Xhulio Katani ku te kam
Vetëm me Amerikën dhe BE shpëtoi Shqipëria. Dumani kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, konfirmimi në çdo kohë nga i gjithë populli.
Respekt për gazetarin serioz, Ergys Mërtiri! Nderim për kryeprokurorin Altin Dumani! Vetëm duke ecur në rrugën e drejtësisë, do të bëhen shumë e shumë gjëra të mira, jo vetëm "diçka"
Analize e persosur me nivel te larte patrotik si vete qellimi per te cilin ai institucion eshte ngritur me ne krye nje bure shteti!
Respekt per mbeshtetjen ndaj Dumanit e SPAK-ut,qe ne keto momente ka nevoje me shume se kurre ndaj kesaj klike politikanesh te korruptuar dhe langove te tyre "analist",qe vazhdojne ta mbajne peng kete vend,duke mos I hapur rruge nje alternative bindese,per te cilen vendi ka shume nevoje.
respekte per ergys mertiri...
Bravo , Ergys ! Vetem nje dic , Jo te Vogel , duhet ta korrigjosh ( Jo vetem Ti , Po te gjithe ne ...) : Taborri berishist , gjithcka mund te jete , Po opozite kurresesi , Jo . Opozita , sic Ti e di shume mire , eshte nocion I shenjte , sepse mbron dicka te shenjte , Ajo eshte gardiane e lirise ... Eh...! Eshte nje lapsus I rende t'i njohesh kete hir , rolin e opozites , aq me keq ta mbash faktor duke e vendosur si kryefjale te narratives , kete bande palacosh me kryepalacon S. Berisha ....
Gazetaria tek ne është një profesjon që nuk evolon por vegjeton per interesa të tyre apo të pronarve të tyre. Te rrallë janë ata që flasin kunder kolegve apo mediave me nje gjuhe kritike. Bie në sy vetem ky i Temes dhe ndonje tjeter, rrallë herë. Dhe kur shkruajne edhe pse shkruajnë nje pjesë te së vërtetes, rruajne kufijte e tyre vetiak dhe nuk mund të cenojnë as edhe nje koleg që që që thotë të kunderten e tyre. Keta kurrë nuk analizojnë nje shkrim të pavërtetë të një kolegu tjeter. Kur them nje pjesë të së vertetës kam parasysh edhe Ergysin që shkruan per vlerat e Dumanit nuk shkruan asnjehere për antivlerat e kolegve kunder Dumanit. Kjo eshte edhe trimëri edhe drejtësi ne gazetari.
Nje analize e sakte,natyrisht pushtetaret e korruptuar nuk e duan z.Dumani,por nje duhet te dijne qe populli e mbështet SPAK,vetem ai po përballet me te korruptuarit.Pa le disa qe na hiqen sikur ato na e paskan krijuar,a valle e deshën....?.
Zotri Dumanin duhet i gjith populli Shqiptar ti bashkohet dhe te vihet nji drejtsi e pamvarur njiher e pergjithmon, duke ju dhen shpresa te rijve shqipetar me u kthye ne Atdheun ton te perhershem
Altin Dumani është shembull për të gjith prokurorët dhe punonjësit e tjerë të drejtësisë.Trim,i kulturuar,i aftë profesionalisht.Këtë e tregoj edhe nëpërmjet intervistës në televizjon.Ai nuk merret me shpifjet,intrigat,banalitet e ditës,por përdori argumentat për t'iu përgjigjur atyre,që e sulmojnë.
Populli shqiptar është mirënjohës dhe falenderues për atë udhëheqës që punon për vendin. Por këto34vite e tjetërsuar atë, sepse pa nga politikanët makabritete dhe ngjarje tragjike të llahtarshme.