Nga Namir Lapardhaja
Përveç mazhorancës që nëpërmjet Komisionit “Xhafa” kërkon ta vendosë nën kontroll drejtësinë dhe një pjese të opozitës, e cila e anatemon dhe linçon Prokurorinë e Posaçme, për shkak se drejtuesit e saj janë duke u hetuar për korrupsion, censura që iu bë nga mediat e mëdha intervistës së drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, tregon se, nëse je i lirë nga ndikimi politik dhe klientelizmi mediatik, ti e meriton të drejtosh prokurorinë.
Është po e njëjta medie që nuk lë politikanë të korruptuar pa nxjerr në ekran përpara arrestimit dhe përballjes me drejtësinë, apo në raste të tjera që nuk i pasqyron progres-raportet e Bashkimit Evropian që flasin për institucionin e vetëm, që është SPAK, puna e të cilit jo vetëm përgëzohet dhe veçohet, por është i vetmi për shkak të të cilit merr përgëzime Shqipëria.
Me një numër të konsiderueshëm hetimesh të kryera në nivele të larta të administratës dhe politikës, SPAK ka arritur të bëhet një autoritet i pavarur që mund të përballojë presionet dhe ndikimet politike.
Përtej sherrnajës së ditës dhe përpjekjes për ta vënë nën kontroll drejtësinë dhe institucionet e tjera që do të duhej të ishin të pavarura, siç janë KLSH apo ILDKPI, mendoj se ka ardhur koha që drejtuesi i SPAK-ut të zgjidhej direkt nga populli. Janë 43 shtete në SHBA, të cilat prokurorët e tyre i zgjedhin nëpërmjet votës së qytetarëve, në mënyrë që politika t’i mbajë ‘duart’ larg.
Zgjedhja e drejtuesve të institucioneve të pavarura nga populli, është një hap që ka mundësinë të forcojë demokracinë dhe transparencën në Shqipëri. Po ashtu, ky proces mund të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë, duke i dhënë njerëzve mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si administrohen këto institucione dhe si zbatohet ligji.
Për më tepër, ky hap do të dërgonte një mesazh të fuqishëm se Shqipëria është e gatshme të bëjë hapa të mëtejshëm përpara në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian. Një sistem i drejtësisë i pavarur, ku drejtuesit e institucioneve të pavarura janë të zgjedhur nga populli, është një standard që përputhet me vlerat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe do të ndihmonte Shqipërinë të bëhej një shtet i plotë demokratik, duke e çliruar nga ngërçi i një politike 34-vjeçare që e tërheq zvarrë vetëm për interesa personale.
Nuk mendoj se është e rregullt. Më kujton kohën e Enverit ku Prokurorë e Gjykatës, votoheshin nga populli, por gjithmonë me PROPOZIM NGA LART DHE MIRATIM NGA POSHTË. Punë muti.
Një ide e mirë.. Por Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti, me lobimet e tyrë çdo ditë do bën të pa munderën që ta dëmtonë SPAKUN dhe rreformën e në drejtësie.
Asnjëherë nuk janë votuar prokurorët,hetuesit dhe gjyqtarët nga populli,mos ja fut kot.Ne i kemi jetuar ato vite dhe e dijmë se nuk është e vërtetë ajo që ke thënë.Si duket ke qënë i vogël aso kohe ose nuk kishe lindur fare.
Si është e mundur të mos kuptohet se drejtësia nuk duhet të jetë e varur as nga politika dhe as nga populli, ajo duhet të jetë e varur nga ligji dhe vetëm nga ligji. Sulmet që i bëhen SPAK vijnë nga një pjesë e popullit, ashtu si dhe mbështetja e tij. Për detyrë ata kanë të mos ndikohen nga ambienti, ata kanë varësinë e tyre nga Kushtetuta dhe ligjet që burojnë prej saj. Pikërisht ledhatimi që i bëhet si në këtë rast që drejtuesi i SPAK të zgjidhet nga populli, krijon premisën të përçahet jo vetëm populli por dhe drejtësia. Kësaj i thonë që këtë organ t'a trajtosh sikur të jetë parti politike. Kjo ide ishte dhe shkaku që e bëri Altin Dumanin të dilte në intervistë dhe të merrte pjesë në një takim të shoqërisë civile. Si rrjedhojë si pranoi të futej në ingranazhet e përbaltjes, shtypit. Nëse do vazhdojë të dalë, përballja ka për të qënë e paimagjinueshme, gjë që do sillte jo vetëm fundin e tij, por dhe humbjen përfundimtare të shpresës për drejtësi. Njerëzimi nuk është një tufë budallenjësh që krijuan një zot jashtëtokësor, të cilin askush nuk ka mundësi përbalt dotë. Pra, mund të mos besojnë në ekzistencën e tij por për t'a përbaltur nuk e përbaltin dotë.Janë zotërit toksor ata që një pjesë e popullit krijon për interes, të cilët qelbin dynjanë.
Po ç'thua o Namir ....katundari , puntori i pa shkolluari , profesioniti te votoje per nje funksionar te marre drejtesie po n'a kujtone kohen e Enverit.
Propozim futurist do ta quaja këtë të Lapardhasë sot. Më e udhës do ishte që Presidenti si kryetar Shteti, të zgjidhej nga populli, siç shumë shtete në Europë e Rajon e kanë. Por më parë ka ardhur koha, në mos ka kaluar, që Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re, meqë ajo e 1998, është e vjetër 25 vjeçare dhe me ndërhyrjet e herëpasherëshme të bëra nga pazaret politike të dy partive izma të PPSh, që e kanë dominuar tranzicionin, është jashtë kohës dhe me shumë të meta, që nuk plotësojnë stadin ku ka evoluar shoqëria, dhe kur për më tepër, kur jemi në prag të anëtarësimit në BE. Është për të ardhur keq që për një nevojë të tillë kaq aktuale, të mos merret asnjë inisiativë.
O Jani Kusuri, jep pra një mendim se si të zgjidhet, jo vetëm mendimin “nuk është e rregullt”, sepse vetëm dimë të shajmë, e ndoshta me të drejtë, por duhet edhe një mendim “se si të zgjidhet”.
I nderuar QYTETAR, ju lexove dhe ju kuptova. Do të isha i mendimit (me që po ma kërkon) që në këto punë, të prevalojë meritokracia nëpërmjet konkursit, që kush të jetë i zoti, të marrë pozicionin përkatës, duke prevaluar NDERSHMËRIA, BESNIKËRIA ndaj profesionit, AFTËSIA PROFESIONALE, FIGURA MORALE DHE PASURIA, e verifikuar nga organet përkatëse. Besoj se unë e dhashë mendimin tim. Po ju, që më bëtë këtë vërejtie, për vehte, nuk keni dhënë asnjë lloj opsioni. A kam të drejtë ? Ju uroj gjithë të mirat.
Mendimi im qe te zgjidhet nga profesionistet.Ne cdo qark te votojne vetem juristet sepse ata e njohin personi nga ana profesionale,po e votuan injorantet e kemi partiak.Ose me Saliun ose me Ramen.
Ka një iluzion në çështjen që trajtohet. Duket, sikur, po të zgjidhet një funksionar nga populli, do të rregullohet gjithçka. Por zgjidhet nga populli për një post shtetëror, një personalitet që është i njohur në popull si organizator, si mendimtar, etj,.. një njeri i shquar i fushës për të cilën popullit do t'i duhet të zgjedhi midis më të mirëve, ndryshe do të kishim një zgjedhje hipokrite, që do të na nxirrte në të njëjtën qafë, si kur nuk zgjidheshin nga populli. Edhe kuvendarët nga populli zgjidhen, por atje të paktën populli zgjedh kuvendarin e krahut që mendon se do të përfaqësojë interesin e grupimit të tij botëkuptimor. Kurse në rastin e nëpunësve të drejtësisë populli do të ndodhej para një dileme... "hë, kush do të jetë më qelibari nga këta(?)", sepse për të, të gjithë, avokatë e gjykatës, madje edhe prokurorë kanë qenë të përfshirë nëpër afera dhe askush nuk siguron që pas zgjedhjes në organet e drejtësisë nuk do të korruptohen më tej. Jo të gjithë juristët njihen nga populli votues për aftësitë profesionale dhe integriteti moral. Atëhere si mund të zgjidhen kështu, symbyllur. Edhe në ato vende që përmend autori, njëjtë është: f o r m a l e! Edhe atje edhe këtu, juristët venë në një kohë të caktuar para kutive të votimeve politike, zgjedhin përfaqësuesin e tyre politik në shtet, sipas bindjeve të gjithsecilit juristët (avokat, gjykatës, prokuror qoftë). E pra, puna e punonjësve të drejtësisë nuk është e ndryshme nga ajo e profesioneve të tjera, njëlloj të korruptieshme dhe të anshme nga pikëpamja botkuptimore, nuk bëjnë "vezën e kuqe" këta, por puna e tyre vlerësohet nga integriteti i lartë profesional dhe morali i lartë, i fortë dhe i qendrueshëm ndaj korrupsionit. Nuk mund të ketë asnjë organ të pavarur nga politika; vetë komponentët përbëres të shtetit janë të varur nga politika, or ti, Namir, që duket se ke mangësi konceptuale dhe utopike të shtetit. Shteti në vetvete është politik. Nëse do të zgjidheshin organet e drejtësisë nga populli, a do të duhej një fushatë zgjedhore për kandidatët e posteve që do të kërkonin të zgjidheshin, kush do t'ua bënte fushatën këtyre qelibarëve(?): partitë, epo, ku ishim, askun, ku do jemi, kurkund. Marrëveshjet mes grupimeve politike bëjnë që shteti të funksionojë normalisht, pra duhet vullneti politik, duhet që politikanët e të gjitha krahëve të jenë të një mendje, që të shmangen krizat brenda shtetit, që janë politike edhe në drejtësi; siç u bë me SPAK-un. Kështu që artikulli nuk tregon tjetër veç dëshirën tuaj të zjarrtë, si autor, që SPAK-ku të zgjidhë problemet politike të tuat, për drejtimin e shtetit. Thellohu, o Namik, thellohu!... Janë të thella këto punë dhe jo ashtu siç duken, e që ti përpiqesh t'ia shtrosh publikut. Je gjithnjë i përciptë. Nejse, ke kohë të thellohesh... është e përpjetë, po shumë e përpjetë të merresh seriozisht... Apo shkruan sa për ylefe, bukën e gojës; nëse kështu, vazhdo, mirë e ke dukesh trendi fare.
Drejt e ka La pordha, mirepo... shpellaret kane popullin e tyre e pretendojne se ai eshte populli shqiptar e po keshtu edhe Rama. Se kush eshte vertet populli shqiptar e rrefen vote, por shpellaret e kjane perdhos edhe kete factor. Ndaj... mos na cani bythen me teori por shikoni si te shmangni shpellaret, sepse Spakun e investo. Amerika dhe e di ajo si duhet zgjedhur.
Kur te jepen prova bindese se shpellaret respektojne voten e popullit, edhe mund te diskutohet kjo gje, por aktulisht eshte manover djallezore per tu dorezuar Shqiperine shpellareve.
Gjyqtaret e cdo niveli te zgjidhen me kandidate dhe votim nga populli, sic u be me 5 nentor, diten e votimit te Presidentit, Guvernatoreve sipas shteteve, te kryetareve te bashkive sipas qyteteve, te komisionereve te bashkive , te gjyqrareve te te gjitha niveleve etj. Ky eshte sistemi demokratik.
Atje i thonë Amerikë. Ndersa këtu, kur të varrosim Sali Berishen dhe Ilir Metën, atehere do të bëhet siç thua ti.
O Martin, u bënë zgjedhjr nga populli, aty ku thua ti, por u lobua nga partitë ama; e pra nëse u lobua nga partitë, atëhere, kush është produkti i këtyre zgjedhjeve, që zgjodhën gjykata të "paanëshme". Aq më shumë për gjykatat e të gjitha niveleve, se të tjerat, është njëlloj politik, sikur ta kishim kushtetutën dhe sistemin zgjedhor si atje. Edhe këtu demokratike janë zgjedhjet, sipas një kanuni të caktuar, por është fjala për gjykatat, që edhe atje lobohen, si këtu, që do të loboheshin nga partitë dhe në fund do të konsideroheshin partiake, të njëanshme, të korruptuara... etj.
Ta leme me mire tek USA se po e mori shqiptari ne dore dihet se si do shkoje puna!Ketu ishin shqiptaret 34 vjet pse se bene?Ah harrova e beri Rama!
E me cfare kompetence populli do zgjedhi nje kryeprokuror ? Pretendoni qe te gjithe do kene nje shkollim ne Jurisprudence gje ? Ka mekanizma qe merre me kete pune cfare lidhje ka te merret populli. Njerezi po deshtojne cdo dite per te zgjedhur deputete e kryetar bashkish jo me per prokurore e kyeprokurore.
Larg turinjte e qurrosur prej Spakut, sepse eshte e vetmja shprese qe u ka mbet shqiptareve.
Zoti Lapardhaja! Ne kohen e Enver Hoxhes edhe gjykatesit apo drejtusit e tyre zgjidheshin nga populli qofte dhe formalisht, por ama, me kujtohet qe votonim per gjyqtaret dhe nuk kishte trup gjyqesore me me pak se 3 veta, sot nje njeri jep vendimin; nje here ja jep vulen Lulezimit, heren tjeter Saliut apo nje gjyqtar do vendos per masen e arrestit.... jane krjuar ne kete menyre nga parlamenti demokratik qe me nje urdher apo me nje dore parà te urdherohet per vendimin. Sot, qofte dhe formalisht zgjidhet organi qe perben shtyllen e shtetit dhe demokracise qe si thuhet eshte drejtesia dhe kur flet ajo ne duhet te mbyllim gjithe vrimat e trupit ! Pse ky eshte shteti ligjor demokratik? Edhe diktatura e kishte me demokratik ne leter. Shkrova edhe nje mendim ketu por ka dy probleme: po deshi Merua do ta nxjerre ne gazete se e ka private dhe e dyta kush pjerdh se çfare shkrova une ! Kjo eshte demokracia dhe shteti ligjor!
…..e po……..këtë sistem kërkuam, dhe këtë kemi, ku njëri ja fut pordhës, tjetri legenit, tjetri kazanit, tjetri pjerdh me gojë, prandaj mos e kerko tek Mero, mbasi e ka institucion privat mediatik,,ku nuk i jep llogari njeriu për orientimin apo pëlqimin politik, njerëzor apo fetar, dhe boton ç’ti këcasë e ç’ti dojë kokrra e qejfit. Të fala atyre që nuk të botojnë, si SYRI, LAPSI, TOPECHANEL, KLLANI KAPO, TVSH (aneks i Sali Berishes); etj, etj…..
Namik Lapardhaja ata qe duhet te zgjidhte populli kane vdekur ose i ka eleminuar Sali Berisga.Te gjithe te tjeret jane me kursin 6 mujot te plepave ndaj Shqiperia nuk ka me per te zgjedhur njerez te devotshem e te perkushtuar per drejtesi te pavarur. Pyete njehere Lulin se mos ka ndonje mik qe ti jape edhe nje 5 milionsh tjeter se nuk i kane mjaftuar ato qe ka vjedhur ne rrugen e Kombit. Populli do Zef Brozin,por a e do politika ...?????? Se besoj!!
Po ku i njeh populli prokurorët që të zgjedh më të mirin për k/prokuror.... Kësaj i thonë të flasësh kotë. K/prokurorin e zgjedhin prokurorët mbi bazën e arritjeve të gjithësecilit.
Ne fakt votimi nga populli ne kete rast mendoj se nuk ka rezultat sepse do te nderhyje politika si ne referendumin e 1994 ku e hodhen poshtë Berishen,por une mendoj se me e drejte ështe zgjedhja sipas Kushtetutës,por te jepet mundësia qe afer mbarimit te mandatit,kryetari te kete te drejte te kandidoje,sidomos kur ka rezultat,ne pune e grupit,siç po ndodh tani.Pse nje president,ka dy mandate ose kryeministri ka mandate pa fund,kurse shefi i SPAKUT vetem tri vjet
Po të më pyesnin mua do të propozoja që A Dumani të zgjidhej për dy mandate si Kryeprokuror i SPAK-ut.Kështu korrupsioni i politikanëve dhe zyrtarëve publik do të merrte një goditje të madhe.Do vinte një moment që zyrtarët që kanë në dorë taksat e qytetarëve,para se të vinin dorë mbi paret publike të mendonin burguKështu pra do të minimizohej korrupsioni.
Kjo ide eshte tipike bolshevike! E deshtuar per te qen e sukseshme! Pasi populli nuk eshte ne ate nivel qe mund te jete I afte te bej dallimin! Ky lapardhaja flet kot ja fut si kau peles!